Unë personalisht banoj në Belgjikë dhe kam vënë re diçka tepër interesante... Shqiptarët sapo vijnë në Belgjikë, akoma pa bo 2-3 vjet, integrohen plotësisht në jetën e këtij vendi. Dhe jemi nga racat e vetme që arrijnë të integrohen kaq shpejt... Bile unë njoh gjithashtu edhe një familje me 7 fëmijë të ardhur nga një fshat shumë i thellë karakteristik i shqipërise dhe për çudinë më të madhe, pas 5 vjetësh ( pak a shumë ) qëndrimi në Belgjikë ata janë krejt të integruar...
E pyes veten a është thjesht një rastësi apo shqiptarët kanë me të vërtetë një aftësi të madhe integrimi. Edhe rinia shqiptare që jeton në trevat Shqiptare në Ballkan po njeh një zhvillim të paparë. Mos harroni se rreth vitit '92 në Shqipëri nuk mund të shihej TV e huaj... dhe tani, 10 vjet më vonë Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për rritjen konstante të përdoruesve të celularëve dhe SIDOMOS Internetit...
Atëhere si mendoni juve:
A është me të vërtetë rastësi apo kemi me të vërtetë një potencial të madh zhvillimi????????????????????????
![]()
Krijoni Kontakt