Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37

    Exclamation Nano dhe shpura e tij "SHKOLLOJNE" Veriun!

    Nė kujtim tė Ilia Qiqit, Athinasė, dhive tė Zagories, Luan Bregasit, e tjerė...

    Nga Mero Baze

    Njė nga dramat e dhimbshme tė Shqipėrisė ka qenė e lidhur me raportet veri-jug, por jo me diferencat reale mes tyre. Ėshtė njė histori e tėrė qė tashmė po mbush 60 vite, nė tė cilėn Veriu ėshtė kthyer nė simbol tė njė getoje qė shpėtohet nga disa engjėj qė fluturojnė poshtė Shkumbinit. Kėshtu ka ndodhur nė vitet e para tė komunizmit, kur u morėn disa gra amvisa nga jugu pėr t'u mėsuar si gatuhej bukė nė veri dhe sidomos nė Dibėr, Mat dhe Mirditė. Nė tė vėrtetė askush nuk e mori vesh pse u deshėn ato gra atje nė malet e egra tė veriut, pasi as kuzhinėn e veriut nuk e ndryshuan dot dhe as mbetėn tė kėnaquraa nga misioni i tyre. Mė pas ēuan mėsues nga Dropulli, si i ndjeri Ilia Qiqi, qė shkoi t’u mėsonte shqip pasardhėsve tė Ahmet Zogut, nė Lis tė Matit, me greqishten e ēal tė Dropullit. Mė pas Athinanė, qė u martua atje pėr tė forcuar unitetin, pastaj dhitė e Zagories, tė cilat nė tė vėrtetė nuk ishin aspak mė tė mira sesa dhitė e Martaneshit, dhe sė fundi, Luan Bregasin. Kėtė tė fundit, pėr tė ndėrtuar shkolla dhe pėr t'i dhėnė emrin shkollės, si pėr shembull: Shkolla "Koēo Kokėdhima", Shkolla "Luan Bregasi", shkolla "Gjolekė Malaj", shkolla "Xhoana Nano" etj.. Askujt tjetėr nuk do t'i kishte shkuar nė mendje ta poshtėronte kaq shumė gjysmėn e Shqipėrisė sesa u rikujtua dje Fatos Nano. Ėshtė thuajse gjysma e vendit me njė hartė ekonomike gati kriminale, pa asnjė investim, pa asnjė rrugė, pa asnjė perspektivė, e cila tentoi tė rikthehej nė jetė pas vitit '90 dhe u ndesh me racizmin e sė majtės shqiptare duke u identifikuar me drejtuesin e atėhershėm tė shtetit. Ky racizėm u shtri gati nė njė lloj nazizmi tė fshehur pas vitit 1997, kur kriteri i parė i tė hequrit nga puna, nuk ishte nėse ishe apo jo me PD-nė, por nėse ishe apo jo nga veriu. Poshtėrimi i kėsaj gjysėm Shqipėrie, nga njė klasė me hipotekė politike jugore, shkoi nė ekstrem nė qeverinė e parė tė Fatos Nanos nė vitin 1997, e cila ishte tėrėsisht jugore dhe vazhdon deri mė sot duke mbajtur si simbol tė veriorėve nė pushtet Ndre Legisin dhe Musa Ulqinin, tė cilėt, tė dy sė bashku, nuk kanė fuqi as sa bodigardi i Edi Ramės. Pikėrisht kjo klasė politike qė urren veriun, kjo klasė politike qė ishte ideatore e nxitjes sė urrejtjes ndaj veriut, kjo klasė politike qė e izoloi veriun dhe po i shkatėrron atij tė vetmen aortė zhvillimi qė ka - rrugėn Durrės-Morinė, - kjo klasė politike qė mes tė tjerash ka justifikuar revolucionin nė Shqipėri me luftėn ndaj veriut, dje shpalli projektin e saj tė fundit poshtėrues ndaj Veriut. Njė tufė biznesmenėsh, nėn drejtimin e Fatos Nanos, iu turrėn veriut, me njė premtim poshtėrues pėr ēelje shkollash (pėr fat tė mirė nuk kanė pėr ta mbajtur premtimin), nė shkėmbim tė lėnies sė emrit tė tyre nė krye tė kėtyre shkollave. Shteti qė ka varfėruar veriun, shteti qė ka izoluar veriun, shteti qė ka nxitur racizėm ndaj veriut, ende nuk ka asnjė projekt pėr ta shpėtuar atė. Oferta e tij e vetme ėshtė njė tufė biznesmenėsh, shumica e tė cilėve janė produkt i trafikut qeveritar, dhe qė shpresojnė ta pėrdorin veriun si njė govatė ku tė lajnė kėmbėt dhe tė pastrojnė tė kėqijat e rrugės sė tyre tė dyshimtė drejt pasurimit. Biles ky gjest ėshtė fyerje dhe pėr atė sakrificė tė sinqertė tė Ilia Qiqit, Athinasė, dhive tė Zagories, amvisave tė Pėrmetit dhe gjithkujt tjetėr qė u bė personazh i demagogjisė sė komunizmit pėr veriun e Shqipėrisė. Ka gjashtėdhjetė vite qė ky shtet pėrsėri nuk pranon tė bėjė diēka konkrete pėr veriun nė emėr tė shtetit. Pėrsėri pėr kėtė zonė tė getoizuar nga politika, shteti i Fatos Nanos pėrgatit, - njėsoj si vite mė parė, - dhi nga Zagoria, ose biznesmenė nga Ballshi. Si pėr t'u thėnė gjithė qytetarėve tė veriut, qė nuk meritojnė mė shumė.



    Copyright © Media Enter 2003
    Liridashes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Cfare ka bere veriu per ket shtet e komb qe te kerkoj borxhin mbrapsh. Dhe nje gje, ky qe ka shkruar artikullin duket qe eshte nga ata qe kane bere shkollen e gazetarise se marksizem leninizmit. Ne demokraci jane individed qe ne rradhetepare duhette mundohen te permirsojne jeten e tyre nepermjet zbatimit te ligjit dhe punes, fatkeqesisht kto janedy gjera shume te rralla qe spara i hasim ne veriun tone te dashur. Me shume atje gjen vlerate tipit kanuni shpelles sesa civilizim prandaj keq puna.

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Cfare ka bere veriu per kete shtet dhe komb ????

    Te jesh valle kaq i trashe sa mos ta dish qe figurat me te spikatura te kombit shqiptar vijne pikerisht nga Veriu, duke filluar me ate qe shkruajti shqip per heret te pare, tek ai qe sot eshte heroi yne kombetar, tek ai qe arriti per here te pare ne histori nje shtet te centralizuar, tek ajo qe sot konsiderohet si gruaja me e dashur e rruzullit dhe per te perfunduar tek ai qe udhehoqi studentet ne rrezimin e diktatures dhe qe sot nuk eshte me !

    Megjithate po te kujtoj edhe se cfare nuk ka bere Veriu !

    Nuk ka mbjellur faren e keqe te komunizmit, nuk shkaterroi fene dhe vlerat kombetare, nuk u be kurre bishti i Serbise, nuk e degjeneroi shqiptarin deri ne ate pike ku femija spiunonte prindin, nuk e izoloi Shqiperine per ta cuar ne Kine dhe ne Rusi, nuk ngriti ndonjehere tre gishtat apo flamurin grek ne toke Shqiptare .... se harrova nuk furnizon semaforet e Europes !

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Mendoj se shteti me diskriminimin qe po i ben per aresye politike apo te tjera infrastruktures dhe zhvillimit te veriut jovetem del jashte funksionit te tij por mbi te gjitha i fryn ne nje forme shume te rrezikshme konflikteve sociale. Eshte e papranueshme qe bashkia nr 2 e vendit dhe njekohesisht me e madhja ne veriun e Shqiperise, Shkodra, te marre te njejten sasi fondesh nga qeveria shqiptare sa bashkia e Orikumit qe eshte njekohesisht edhe bashkia me e vogel e Shqiperise.

    Pertej <> se disa dudumeve qe u ka ngelur sahati ne kohen a atij qe sot e therrasin me te drejte(edhe genetike) babe kjo politike i fryn percarjes kombetare sepse krijon nje hendek shume te thelle midis individit ne Veri dhe shtetit qe e trajton ate si nje qytetar te huaj ...... kjo fryme qeverisje mund te kete nje fund shume te hidhur prandaj duhet qe qeveria te shperndaje fondet dhe sherbimet e saj ne nje menyre te ekuilibruar dhe transparente !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Orku, mos bej propagande kot . Per nje gje jame shume dakort me ty, thellimi i ndarjes veri jug eshte dicka e keqe qe nuk i sherben kombit shqiptar. Megjithate mendimi im qe veriu me vlerat e kanunit qe i ka rringjallur dhe i mban gjalle, me bindje te verbta politike, me paaftesine per te bindur vetveten se ka ligj qe duhet repsektuar ndryshe nuk behet shtet, eshte kthyer ne nej pengese me shume se sa nje ndihmues ne modernizmin e kombit shqiptar. Cfare finanacimesh do nga shteti ti kur gjithe kohes i ke vene shkopinj nen rota, duke filluar qe nga mospagimi kolektiv i dritave, taksave, mosluftimi i korrupsionit dhe injorimi i ligjit. Dhe per kto gjera nuk ja ka fajin jugu, apo jo. Megjithate, mendimi im eshte se kjo teme sduhet hapur fare sepse eshte shume e mbrapshte, dhe i fryn percarjes, qe ne duhet ta evitojme. Megjithate kjo sdo te thote qe ne sduhet te kritikojme anet negative te kujdo personi, sepse autokritika eshte ajo qe na ka munguar gjithmone ne si popull dhe gjithe jeten kemi fluturuar me pras, ose e kanun ne dore.
    OK

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    "cfare ka bere veriu per kete komb"?!?! ke ndejte shume ne lluce per me e marre vesht o krokodil. Por po deshte ke mundesi me pa pak ma larg.

    "mospagimi kolektiv i dritave, taksave, mosluftimi i korrupsionit dhe injorimi i ligjit" nuk e din ti krokodil se prej kah vine? Me duket se ja veshe Veriut kot se jane tipare te tjeterkujt e tjeter kush po perfiton prej tyne.

    Nxirre o krokodil pak kryet mbi uje e shif.

    Megjithate mbas fjaleve te Orkut asht e panevojshme me shtue.

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Postimi #2
    Cfare ka bere veriu per ket shtet e komb qe te kerkoj borxhin mbrapsh

    Postimi #5
    Per nje gje jame shume dakort me ty, thellimi i ndarjes veri jug eshte dicka e keqe qe nuk i sherben kombit shqiptar.


    Cfare kontradikte mes ketyre dy fjalive!
    Duke ndjekur permbajtjen e plote te dy postimeve duket qe fjalia e dyte eshte shkruar vetem per te lare gojen.
    Diskriminimi yt fillon qe me fjaline e pare, vazhdon me ate qe perdor fjalen "shpellor" (kanuni shpelles) per cilesimin e vlerave te njerezve nga veriu e pasurohet me tej kur shprehesh


    Megjithate, mendimi im eshte se kjo teme sduhet hapur fare sepse eshte shume e mbrapshte, dhe i fryn percarjes, qe ne duhet ta evitojme.

    Dmth le te mbetet ashtu sic eshte gjendja, mjerim pa kthim, ku asgje nuk u ofrohet njerezve dhe sikur i thuhet, hajt ikni prej andej, zbrazeni e mbushni rrethinat e mjeruara te Tiranes e Durresit ose zhdukuni me tej jashte Shqiperise.


    Per cfare shkojne parate e buxhetit te shtetit, po ato per pushtetin lokal?
    Apo per te bere fushata zgjedhore e mbushur xhepa?

    Zgjidhjet ne kapitalizem i ben individi?
    Po, por shteti ka detyrime e nje shtet socialist e ka akoma dhe me shume per detyre dicka te tille, te ndihmohen e t'u lehtesohet jeta atyre qe s'kane. Kane bere per veriun e Shqiperise nje zero te madhe me bisht (apo me xhufke).



    Orku dhe shkodra13, ju lumte!

  8. #8
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    e hodhi budallai gurin ne pellg...
    u ngriten 30 te zgjuarit me e nxjerr!!!

    me hy me diskutue se ca ka bo VERIU per kombin eshte as me pak se mungese inteligjence...
    ca njerez nuk kane nevoje per brire qe ti dallosh per ''gjenialitetin'' qe rrezatojne...

    postimi #3 e ka thone tamom sic duhet, megjithate mendoj se opinione te tilla me mire te injorohen se sa te shtjellohen...
    ja edhe vete po bie ne kurth...nejse

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet nė Bllog
    22
    Vetem njerez te ceket mundohen te bejne dallime krahinore duke ngritur vlerat e nje krahine e duke ulur te tjetres. Veriu dhe Jugu, Kosova dhe Cameria, Ulqini e Shkupi jane Shqiperi pasi shqiptare e kane emrin ata qe jetojne ne ato troje.

    Veriu dhe jugu i Shqiperise i kane dhene kombit njerez te perkushtuar ndaj ceshtjes kombetare dhe nuk ka nevoje ta ktheni diskutimin ne "gare" pasi keshtu i fryni ndasive kombetare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37
    Nuk besoj se eshte e udhes te diskutohet se kush i ka dhene kombit me shume, veriu apo jugu! Jemi shume pak per te qene veriore dhe jugore, kenetore apo shpellore! Problemi qendron a ka te drejte Mero Baze ne ato qe ka shkruar ne Gazeten TEMA, dhe ku po e con kete vend, edhe keshtu mjaft te mjere, Klika kriminale Naoiste dhe ustallaret e tyre?

    Ku eshte fundi i gjithe kesaj katastrofe kombetare te ciles nuk po i duket fundi?
    Liridashes

Tema tė Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-01-2007, 17:57
  3. Problemi i Mitrovices
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 04:16
  4. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •