Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22

    Interviste me zerin e ri te muzikes shqiptare, Elida Bardhi

    Elida Bardhi eshte nje ze i ri teper i suksesshem ne muziken shqiptare. Kengetarja eshte ne fillimet e karrieres se saj dhe eshte pritur shume mire nga publiku shqiptar, kryesisht te rinjte. Elida eshte edhe nje vizitore e komunitetit tone virtual dhe ka shprehur deshiren qe me anen e kesaj interviste te prezantoje vetveten per publikun shqiptar si brenda edhe jashte Shqiperise.

    Intervistoi Fatmir Terziu

    Mes muzikës dhe këngës shqiptare padyshim është edhe emri juaj i fiksuar dhe i dashuruar pas një sfilate këngësh nga një zë që "magnetizonte", sidomos të rinjtë. Tani ku ndodhet ky zë?

    Elida: Përshkrim interesant…akoma vazhdon të "magnetizojë" për të qënë e sinqertë, megjithatë mund të them se nuk e ka arritur kulmin e efektit nëse mund të shprehem kështu. Momentalisht e kryen k'të efekt nëpër koncertet apo aktivitetet e ndryshme që organizohen. Konkretisht jam e ftuar në një aktivitet multikulturor këtu në Londër ku do të prezantohem me këngë në shqip.

    Atëherë kënga është një emocion më tepër për ju apo është vetë Elida ajo që "ngec" mes emocioneve të këngës?

    Elida: Mund të them se të dyja ekzistojnë, arsyeja që jam këngëtare vërteton se kënga është vërtet një emocion i imi dhe, normalisht një këngëtar s'ka se si të mos "ngecet" mes emocioneve të këngës, përndryshe s'do të ishte një i tillë.

    Cila është e zakonshmja dhe e përditshmja e kësaj panorame emocionale?

    Elida: Eshtë me të vërtetë një pamje relaksuese…në çdo ambjent Elida është patjetër këngëtare, gatuan …këndon, shëtit…këndon, punon…këndon.

    E qetë në interpretim dhe a ndodh të jeni gjithmonë kështu?

    Elida: Çuditërisht e kam menduar të tillë por kam vërtetuar se emocionin më të madh në skenë e kam kur shikoj familjen aty diku nga rreshtat e parë duke më ndjekur. I kam shumë të dhënë pas muzikës dhe janë si të thuash kritikët e mi.

    Jeni vlerësuar "brilante", po ashtu edhe me mjaft epitete të tjera, kë keni fiksuar si më me përkedheli në fshehtësine tuaj ndjesore?

    Elida: Tashmë po u shpreha s'mbetet më në fshehtësi, më pëlqente kur më krahasonin me këngëtare si Shakira etj, megjithatë e them me plot gojën se kënaqësia më e madhe është kur prononcohet krenarisht emri im.

    Një talent si ju s'duhet lënë në harresë. Atëherë ç'bëni vetë ju për të mos e shuar atë?

    Elida: Sapo mbaroi sezoni i provimeve dhe kjo periudhë për mua do të jetë vrull pune. Kam disa bashkëpunime të planifikuara dhe më duhet ti realizoj derisa të fillojë sezoni tjetër. Dëshira është e madhe të punoj akoma më shume sidoqoftë pengesat ekzistojnë, shkolla, financimi, etj.

    Studente me angazhime të tjera, po për skenën dhe artdashësin e adhuruesin shqiptar a keni menduar?

    Elida: Kam menduar aq shumë sa që një herë më është dashur të pranoj një ftesë për koncert kur ndërkohë të nesërmen kisha për të dhënë një provim. Shpesh shquhem për iniciativë e kjo siduket ngaqë ia dal dhe mbanë.

    Ku qëndron pasioni juaj për këngën mes një rrjedhe me plot angazhime të tjera?

    Elida: E përsëris, kënga është bashkëudhëtari im i përhershëm, ajo më shoqëron mua edhe kur jam në humor edhe kur jam e mërzitur, asnjëherë s'ndihem vetëm, këtu qëndron edhe burimi i frymëzimit për angazhime të reja, për t'u paraqitur para publikut apo telespektatorit sa me mirë dhe me të reja surprizë. Kjo është njëkohësisht kënaqësi dhe përgjegjësi.

    Si ndjeheni kur dëgjoni një këngë të kënduar prej jush?

    Elida: Normal këngëtare…krenare për këngën, dhe përgjegjësi për të ardhmen.

    A është Elida në të njëjtën startesë?

    Elida: Jo, tashmë kam fituar goxha shpejtësi dhe më duket se dhe nga rezistenca nuk jam keq.

    A ka raport mes një kënge dhe një këngëtari jashtë skenës?

    Elida: Janë dy të dashuruar.

    Po në jetën e përditshme ku është ndryshimi i këtij raporti?

    Elida: S'ka aspak ndryshim, kudo që shkon i shikon bashkë përdore.

    Ç'është jeta për ju?

    Elida: Mvaret se si e ndërton atë, nëse e ndërton me kujdes dhe bukur del një kështjellë madhështore në të cilën ta ka ënda të jetosh, përndryshe , mund të mbetesh dhe i pastrehë.

    A ka kënga juaj mesazh për dëgjuesin… dhe cili është ai?

    Elida: Mesazhi kryesor jepet nëpërmjet tekstit, muzikës dhe interpretimi im e plotëson atë. Pastaj se cili është ai mvaret sipas tematikës në tekst… për diçka jam e sigurtë, gjithmonë përcjell mesazh pozitiv.

    Shenim: Intervista eshte publikuar me deshiren e artistes dhe ne nuk na ngelet gje tjeter vecse ti urojme artistes suksese ne karrieren e saj artistike qe sapo e ka nisur. Shpresojme qe se shpejti albumi i saj ti bashkengjitet koleksionit te muzikes tone shqiptare.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22
    Foto e artistes.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22
    Foto e artistes
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,191
    Postimet në Bllog
    22
    Foto e trete e artistes
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    London (england)
    Postime
    11
    Hey Elida ckemi lal po ti paske mbiemrin njesoj si te timin me doli dhe nje kusherire kengetare) ( Suksese me muziken dhe ne jete )

    Me respekt Erledi

  6. #6
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    ELIDA BARDHI SHAKIRA SHQIPTARE

    Intervistë : ELIDA BARDHI SHAKIRA SHQIPTARE

    Nga Muhamed Veliu


    Elida Bardhi është një këngëtare e re e cila u ka bërë e njohur për publikun shqiptar brënda dhe jashtë Shqipërisë, që para disa vitesh me ane të videoklipeve që ajo rregjistron herë pas here. Pasi ka studjuar në një kolegj turk vajzash në Shqipëri, ajo vendosi që pjesën tjetër të rinisë së saj ta jetonte në Londër.
    Gjatë bisedës, ajo është një vajzë që don të duket shumë modeste, dhe përgjigjet e saj i jep shkurt e prerë.Elida gjatë interpretimit të këngëve në skenë, nga lëvizjet e saja të shumta plot ritëm , të jep përshtypjen e një vajze çapkëne plot energji. Por gjatë intervistës për "Albanian Mail" ajo çuditërisht kthehet në një vajzë shumë modeste.
    “Në jëtë jamë modeste, kurse në skenë dua të shpërthej, dhe të jap maksimumin” thotë ajo gjatë bisedës të ulur pranë një bari në afërsi të London Bridge. Koha e pakët që ka në dispozicion bën që Elida të fillojë e të ankohet, thotë ka shumë kërkesa për koncertë anë e mbanë Europës ku ka shqiptarë, por shkolla dhe preukupimet e tjera, më bëjnë që shumë nga këto oferta, ti anulloj thotë ajo me keqardhje.
    Elida nuk e fsheh dëshirën që një ditë të jetë e famshme, dhe për këtë ajo thotë se duhet punë, dhe përkushtim.
    Ajo tani është një figurë publike, me shumë propozime nga djemtë, në Londër apo në Shqipëri që shkon shpesh, por “Albanian Mail” ka zbuluar një sekret, Elidës i kanë rrëmbyer të dashurin.
    PO kush? Lexoni intervisten ne vazhdim.

    Si ju lindi dëshira për të kënduar?

    Dëshira për të kënduar më ka lindur që fëmijë. Atëherë shoqëroja gjyshin në këngë i cili këndonte shumë bukur, po kuptohet jo në skenë. Kjo më bëri të ndjehesha optimiste për këngën dhe fillova të angazhohesha me të ashtuquajturat shtëpitë e pionierit apo edhe koncerte të zërave të rinj deri tek koncertet mes këngëtarëve të mëdhenj, nëse mund të shprehem kështu, apo edhe paraqitjet nëpër televizione, qoftë me videoprojekte apo paraqitje live.

    Si e mbani mënd vehten tuaj kur ishit e vogël?

    Nuk është e tepërt të them që kam qënë një fëmijë i shkathët, e angazhuar në aktivitete të ndryshme, por gjithmonë dëshira ka qënë, për tu bërë këngëtare.

    A e mbani mënd herën e parë kur jeni ngjitur në skenë dhe ç’farë keni interpretuar?

    Nuk besoj se mund të harrohet, ishte në koncertin e zërave të rinj, u prezantova me këngën Lot Në Shi, kompozuar nga vetë unë.
    Rryma juaj muzikore është ajo moderne, e ndërkohë këndoni edhe këngë të zhanrit popullor, ç’mund të na thoni më shumë?

    Jam e dhënë pas muzikës moderne por muzika popullore padyshim më mbush me emocion. Kjo më ka bërë që të paraqitem edhe me këngë të këtij zhanri.

    Ju keni marrë pjesë në disa festivale të këngës, në shqipëri si dhe në shumë koncerte të ndryshme në Europë, cilat janë emocionet e Elidës gjatë interpetimit?

    Në mënyrë të çuditshme, emocionet e mia e kanë kufirin deri prapa kuintave, e kur dal në skenë, mbështetja e spektatorit i shkrin ato me këngën. Ndihem e gjallë, këndoj lirshëm, me një fjalë si në shtëpinë time.

    Cili është koncerti që ju ka lënë më shumë mbresa dhe përse?

    Një koncert i organizuar në Këln. Interesantja ishte se nuk kisha veshjen të cilën e kisha zgjedhur sepse bagazhi kishte mbetur ne aeroport për shkak të një problemi me linjën ajrore. Isha me të vërtetë në siklet pas shumë peripecish i mora borxh. Nuk ndjehesha mirë fare sepse ishte një veshje e improvizuar në moment. Megjithatë veshja jo komforte nuk pati aspak efekt në interpretim. Pritja e ngrohtë e publikut, duartrokitjet e zjarrta më bënë që të harroj jo vetëm veshjen por edhe emocionet.

    Gjatë interpretimit në skenë ju krahas interpretimit me nivel të këngës, e shoqëroni atë me lëvizje skenike, të tipit Shakira, si arrini ti ndërthurni këto dy elemente, pra këngën me lëvizjet skenike?

    Është e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për interpretim live megjithatë mjafton të ndjesh atë ç’ka këndon dhe lëvizja skenike apo ajo mimike vjen natyrshëm. E përsa i përket krahasimit me Shakirën, më pëlqen, është një nga këngëtaret që unë e admiroj.

    Kush kujdeset për veshjen tuaj skenike?

    Kryesisht vetë megjithatë kërkoj dhe sugjerime.
    Keni nxjerrë një album tuajin të parë si e ka pritur publiku atë?
    Megjithse është i pari dhe ai sapo është hedhur në qarkullim është pritur mjaft mirë, po shitet në një masë që unë nuk e prisja, e kjo patjeter më mbush me optimizëm.

    Po ashtu keni realizuar edhe disa videoklipe njëri prej të cilëve u paraqit në festivalin e videoklipit, a mendoni se në të ardhmen do të punoni për videoklipe të tjera?

    Padyshim, gjithashtu do të punojmë që të jenë akoma më interesantë. Kur them punojmë e kam fjalën për kompozitorin, kameramanin, montazhierin, etj e padyshim dhe veten.

    Meqënëse jemi tek videoklipet mund të më thoni se kush merret me skenarin, koreografinë?

    Sa për skenarin apo idetë skenike janë të miat, të bashkëpuntorëve në videoklip si montazhieri
    kameramani, ndërsa me koreografinë nuk më ndërhyn njeri, me të angazhohem vetë.

    Cilët janë bashkëpuntorët tuaj të cilët bëjnë të mundur ralizimin e këngëve dhe të videoklipeve tuaja?

    Ndër të tjerë mund të përmend kantautorin Çlirim Denaj, kompozitorin Petrit Tërkuçin, Sokol Marsi, Poetin Jorgo Papingji, e kantautorin Elton Deda, të cilët i falënderoj sinqerisht. Kemi punuar mjaft intensivisht sepse dhe koha që unë kisha në dispozicion ishte jashtëzakonisht e shkurtër megjithatë ia dolëm mbanë me sukses.

    Jeni studente në një nga universitetet e Londrës, në ç’degë studjoni?

    Jam në vitin e 3-të, dega Menaxhim-Informatikë.

    Të jesh një këngëtare e mirë nuk do të thotë të kesh vetëm një zë të mirë, por edhe një trup të bukur.Ç’farë ju bëni që të keni linja trupore të mira?

    Të jesh një këngëtar i mirë, do të thotë, të kesh një zë të mirë, dhe të tjerat ndoshta e kompletojnë figurën e tij. E për të qënë korrekte në përgjigje të pyetjes, trupi në rradhë të parë është dhuratë e natyrës, në të vërtetë, ha sa më hahet, por merrem edhe me sport.
    Si e kaloni kohën e lirë?
    Gjatë kohës së lirë që jo shpesh e kam, merrem me sport, lexoj, frekuentoj pub-et, kinematë.

    A e ka gjetur Elida Princin e Ëndrrave?
    Me thënë të drejtën edhe unë ja kisha vënë sytë… po… Britney doli më e shkathët.

    Cilat janë planet e tua të afërta dhe të largëta?

    Plane kam mjaft e për këto duhet punë. Momentalisht bashkëpunoj me kompozitorin Chris Thorne, punët po shkojnë mirë. Jam mjaft e zënë sepse siç ju thashë edhe studjoj njëkohësisht, por shpresoj që jo shumë larg do të kem realizime të sukseshme. Le ta lëmë me kaq meqë jam edhe tip që më pëlqen të bëj surpriza.

  7. #7
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    o Redo rrofsh lale I owe u one ! Im on her tail now

    ~laterz~

    P.S Shume e mire dreqi por e dini ju qe une mbase e kam kushuri se nje mbiemer kam Drilon Bardhi lolz do pyes iher babiin shnet
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  8. #8
    Nga intervista duket e talentuar dhe me prespektive Elida.
    Do doja te dija dicka me shume ne lidhje me albumin e saj: Si quhet? Ku mund ta gjesh..? etj.

    Suksese ne te ardhmen Elida

  9. #9
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Elida,
    Eshte nder per ne qe te bashkohesh dhe ti ne komunitetin tone.
    urime dhe suksese ne karrieren tende qe, mesa shoh une, eshte ne lindje akoma, por ka gjithe premisat per tu zhvilluar ne nje star, gje qe na jep te gjithe shqiptareve krenari.

    Pershendetje dhe nje here.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #10
    i/e larguar Maska e Fredi
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    55
    Ne foto duket shume e bukur dhe i uroj suksese ne karrieren e saj. Por brenda mundesive duhet te na publikoje ndonje te dhene per veten e saj. Si P.Sh nga c'qytet i shqiperise vjen, sa vjece eshte, me cfare merret momentalisht me muziken vetem apo eshte edhe studente.
    Pershendetje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •