Baba Ali Tomorri ka lindur nė Shalėn e Tepelenės nga fundi i shekullit tė XIX. Ėshtė njė nga shkrimtarėt dhe historianėt e rinj tė bektashizmit. Shkrimet e tij nėnshkruhen edhe me emrat Varfe Ali Prishtina ose me pseudonimin "Turabi". Botimet e tij janė tė karakterit fetar bektashian. Ndėr to dallohen: "Bektashinjtė e Shqipėrisė", Korēė, 1921. "Leteratyra e Bektashinjtė" (pa vend botimi, pa datė). "Histori e Bektashizmės",Tiranė, 1929. "Nefese dhe Gazele bektashiane",(pa vend e pa datė botimi).

Botoi edhe shumė shkrime dhe vjersha tė veēanta nė organet e shtypit tė kohės. Njė poezi e tij i ėshtė kushtuar flamurit kombėtar: "Flamurit tė Shqipėrisė".

B. Ali Tomorri qe njė nga organizatorėt kryesorė tė tre Kongreseve Bektashiane: Kongresit tė Parė Bektashian qė i zhvilloi punimet nė Prishtinė, ku ishte edhe selia e parė e teqesė sė tij(nė 1922). Kongresit tė Dytė qė u mbajt nė Gjirokastėr, mė 1926 dhe Kongresit tė Tretė nė Turan tė Korēės, me 1929.
Mė 1921 B. Ali Tomorri nxori dhe drejtoi fletoren "Reforma". Mė 1947 u dėnua me vdekje nga gjyqi komunist dhe u ekzekutua me akuzen se ka bashkėpunuar me anglezėt.