Kėshtu dramaturgu Holger Drachman nė vitin 1883 shkroi dramėn “Na ishte njė herė” /Der Var Engang/, e cila u shfaq me sukses dhe u bė mjaft popullore nė teatrot e Kopenhagenit qė nė ato vite. Kjo dramė ėshtė mbėshtetur nė tregimet e shkrimtarit tė madh danez Hans Kristian Andersen me titull “Svidrengen” dhe nė komedinė e dramaturgut tė shquar Villiam Shekspir “The Taming of the Shrew” /Mposhtja e kryeneēes/. Komedia shekspiriane “The Taming of the Shrew” ėshtė publikuar pėr herė tė parė nė vitin 1623 dhe mbėshtetur nė tė janė bėrė edhe disa filma nga shoqėri tė ndryshme kinematografike me tituj tė ndryshėm si: “Kiss me Kate” nė vitin 1948 dhe varianti muzikor me titullin origjinal “The Taming of the Shrew” me interpretimin e aktorėve tė shquar Elisabet Taylor (nė rolin e princeshės)dhe Richard Burton, nė vitin 1953.


Mbėshtetur nė kėtė dramė regjisori i madh danez Karl Theodor Drejer xhiroi nė vitin 1922 filmin me tė njėjtin titull “Der Var Engang” /Once Upon A Time” qė nė shqip do tė thotė “Na ishte njė herė”. Ky film-pėrrallė u shfaq si premierė mė 3 tetor 1922 nė teatrin “Palads” te Kopenhagenit dhe pati mjaft sukses. Nė qėndėr tė filmit ėshtė mbreti dhe princesha e Ilirisė dhe njė princ danez qė kėrkon dorėn e saj dhe tregon tė gjitha peripecitė qė bėn ai pėr ta shtėnė nė dorė princeshėn e bukur por mospėrfillėse, indiferente dhe kryelartė iliriane.

Eshtė njė film pėrrallė dhe fillon me tekstin:

...Njė herė e njė kohė na ishte njė mbretėri qė quhesh Iliri…shumė larg, nė anėn tjetėr tė detit…Princesha e Ilirisė ishte bėrė e njohur gjėrėsisht pėr bukurinė e saj por ajo ishte krenare dhe e ftohtė (indiferente). Admiruesit e saj nuk kishin sukses dhe ajo i pėrēmonte…

http://www.logoreci.com/Abaz_Hoxha/princesha/


Princesha e Ilirise interpretuar nga
Klara Weith (Pompopidan)