Cuditerisht jeta nuk ka ngjyra gjithmone, dhe kjo dihet. Por perseri ne harrojme te kaluaren me shpejt se sa i imagjinohet. Me mire te themi se e fshehim diku perbrenda shpirtit tone , dhe per ti dhene ngjyra dites vazhdojme te ecim.
Rastesisht , nje dite papritur fati te shokon duke te sjell perballe kujtimet e hidhura qe ti nuk do ti nxjerresh. Por nuk ke zgjidhje.
AKOMA ME KEQ, kur kjo ndodh sepse dikush kerkon te lendoje, te te riktheje kujtime rrengjethese qe ti te qash. Dhe jo gjithmone mund te kontrollosh zemren qe te mbaje lotet.
Para disa minutash me ndodhi perseri. Nuk je interesant nese luan me ndjenjat e dikujt. Nuk je i zgjuar nese di vuajtjet dhe hallet e dikujt. Por je jashte normave nese ke deshire qe te shkarkosh lotet e dikujt, pavaresisht se fytyra e ketij fatkeqi mundohet ti fshehi.
Cfare do te benit ju qe te mos qani kur dikush mundohet te mposht me kujtimet e hidhura?
Krijoni Kontakt