Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Tufa

  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    tufa

    hapa syte. tek komodina ne koke te krevatit, nje tufe me para, e trashe sa nje liber i vjeter i zverdhur nga koha, ishte gjeja e pare qe pashe dhe qe me bindi qe isha zgjuar, pasi nuk shikoj asnjehere para ne enderr. shikoj gjak, shikoj sikur fluturoj, ose sikur rrezohem duke lene thonjte neper muret e ndonje pallati me tulla te kuqe, por asnjehere para. nuk e di se cdo te thote kjo, se ne c'kod, gjuhe apo marreveshje me djallin ben pjese e per me teper, nuk me rruhet fare. aroma e rende e veres se djeshme e kaluar neper procesin kimik te nje goje te mbyllur hermetikisht nga gjumi i rende dhe dhimbja e lehte e kokes ishin tregues te qarte te nje dite te rende perpara.
    kishim pire deri ne tre te mengjesit, -sebepi nuk ka shume rendesi, nuk eshte asgje me shume se sa nje vegel lemuese, aspak i ndryshem nga faktori paranoje-, dhe na kishte zene gjumi aty ku kishim qene ulur kembekryq. vetem pozicioni kishte ndryshuar gjate nates: instinkti i rehatllekut.
    me veshtrim te pare, parate nuk me ngjallen asnje ndjenje, por pasi i hodha njehere syte neper dhome dhe vura re se te gjithe ishin akoma ne gjume e kur pa asnje qellim etja e shqises se shikimit perfundoi tek tufa e parave, (qe te krijoni nje tabllo me te qarte, perpiquni te kujtoni skenen kur mark renton ne trainspotting, u vjedh parate shokeve) ndjeva se hapesira qe ato zinin ne dhomen e mbushur me pordhet e nje nate te shkujdesur, ishte hapesira me e bukur qe kisha pare ndonjehere. goxha tufe: vetem neper filma mund te keni pare te tille, ose neper firmat piramidale, vetem se kjo ishte tufe me sterlina, e jo me leke. sikur te isha piktor, do kisha pikturuar ate komodine me gjithe radion, kasetat e vendosura shkujdesur, tavllen e duhanit mbushur me bishta cigareje dhe do theksoja tufen e parave qe ledhatonin shishen e veres akoma te pambaruar.
    nuk mendova. i mora. nuk kisha nevoje as te vishesha, sepse sic thashe kisha rene i veshur. hapa deren e dola. zbrita shkallet. as kur era e ftohte e mengjesit m'u perplas ne surrat, nuk mendova. ndeza nje cigare dhe me tymin e pare te dites qe po me mbushte mushkerite, kuptova se tufa e parave nuk kishte ndryshuar vecse shoqerine: ne vend te shishes se veres, po ledhatonte ***** tim te ngrefur nga mengjesi i nje dite pranvere. jo se nuk me ngrifet ne stinet e tjera, thjesht qelloi te ishte pranvere.
    veprimi justifikohet me fjale, vepra te tjera, qellime ose ideologji. ne rastin e fundit bejne pjese heremitet. a mund te zhdukesha? kaq shpejt po me shkelmonte pishmanlliku? po une as ndonje qellim nuk kisha. per aq sa mund te justifikohesha nga arsyeja e momentit, vjedhja ime mund te krahasohej me ndonje vjedhje muzeumi. nuk kisha ecur as dhjete metra me pantallonat e fryra nga te dyja anet, sapo po kaloja kthesen e pare qe do me nxirrte ne rruge te madhe, kur m'u dha shansi i pare per te vepruar. nje lypes me foli. c'rendesi ka se ishte lypes apo babai i shokut te cilit i kisha vjedhur parate. i vetmi ndryshim eshte masa e krenarise, rrallimi i te ciles nuk ben gje tjeter pervecse hap gojen. pastaj, c'mund te thoshte tjeter lypesi pervecse te kerkonte para? bera nje hap, e injorova. bera dy hapa, e injorova. bera tre hapa, e injorova. bera kater hapa, ndalova. hodha cigaren dhe u ktheva. me bekoi e perseri e coi gjuhen atje ku i dhimbte dhemballa. futa doren ne xhep dhe nxorra nje kartmonedhe, ia dhashe dhe u largova duke lene pas bekimet qe sa vinin e beheshin me te buta.
    pse kjo ishte vepra ime? ajo kartmonedhe kthehej ne cider 9.5% alc. sa te hapje dhe te mbyllje syte. plus, as qe nuk me shkonte ne mend se mund te isha ndonje robin hood akoma i paafirmuar, keshtu qe ne te s'emes ideja e te shkuarit ne ndonje kishe ose shoqate humanitare per kancerin apo per femijet e lindur me te meta mendore.
    gjate gjithe asaj dite, e bukur sic ishte, -me gjithmend ishte nje dite e bukur pranvere e parqet ishin mbushur plot-, pata vetem nje rast per te qene vetem per vetem me tufen e parave. si hyra ne nje pub qe sapo po hapej dhe porosita nje pint guinness, (menyra me e mire te luftuar hangover, eshte te vazhosh te pish) vazhdova per ne banje. £2490 te perbera prej kartmonedhash 50-she 20-she dhe 10-she. goxha, apo jo? i hodha nje uje syve dhe mora nje pamje disi te pranueshme nga shoqeria qe me rrethonte dhe u ktheva per tek bari, te paguaja birren dhe mbase mbase te gjeja ndonje llaf te mire nga banakieri. po ky molja qelloi nje hutaq i gjate me syze qe as nuk e kishte mendjen tjeterkund pervecse te mbushte frigoriferet me birra. e mbarova birren ne heshtje ne nje qoshe te pubit dhe u ngrita e ika, por para se te largohesha bleva nje shishe vere qe t'a pija ne ndonje park, ne shoqerine e ketrave dhe rosave. patjeter qe bleva edhe tre qese me patatine.
    e c'tiu them me? piva gjysmen e veres, hengra dy qese me patatine e me zuri gjumi. pashe ne enderr sikur po bija nga nje pallat e sikur muri ishte shume larg per t'u cjerre ne te e per te me ulur sadopak shpejtesine, keshtu qe erresira qe me mbuloi kur hapa syte nuk ishte shume ndryshe nga erresira e vdekjes. nuk kisha qene asnjehere ne park naten, e per me teper te ndodhesha ne nje park kaq papritmasl. me kujtohej se si kisha ardhur deri ketu, por jo se si me kishte zene gjumi. u ngrita dhe fillova te ec drejt rrezatimit te henes mbi liqen. hapin e kisha cuditerisht me te lehte nga c'e prisja. ju qe jeni meshkuj e dini qe gjumi i mbasdites nuk t'a le asnjehere ngrefur. ujit te qete te liqenit i mungoni zogjte e cdo lloji, te cilet me siguri ishin duke fjetur neper shkurret e ishullit te vogel qe ndodhej ne qender si te ishte ndonje anije e ankoruar aty pa ndonje qellim tjeter pervec atij qe po sherbente, -te strehonte zogjte. vone, shume vone e kuptova qe pervec shishes se veres dhe nje qeseje me patatine, me mungonin edhe £2470. nuk bleva dot as edhe nje bluze per te qene.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    rrotull asgjekundi
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    61
    **** Ndonje dite do ta cjerresh ate lekuren tende dhe do ja fusesh vrapit me se fundi.

    cheers
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 13-07-2003 mė 14:22

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    5
    Histori shume interesante. E vertete apo jo?
    Do we find life's meaning in those big moments or the small ones?

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ca deshe te me thuash ti kulla mua, pak me pare?
    Nuk te mora vesh...
    Megjitheate nuk ia vlen me shume te te marr vesh se sa te me flasesh. Thx.
    ndersa ky shkrimi yt me pelqeu pa nevojen te te sugjeroj veze apo djathe...
    macia
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •