Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anėtarėsuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118

    Qendrimi I Greqise Ndaj Pakicave Kombetare.....

    Nga fillimi i vitit 2001, sipas agjencise Rojter, Bashkimi Evropian do te dergoje ne Shqiperi "nje komision per te diskutuar rreth nje marreveshjeje bashkepunimi." Sekretari i pergjithshem i ministrise se jashtme greke i deklaroi kryeministrit shqiptar gjate vizites se tij kohet e fundit ne Shqiperi se "legjislacioni per pakicat duhet te rishikohet "ne qofte se Tirana deshiron t’i afrohet Bashkimit Evropian," kurse kyeministri shqiptar paska shprehur bindjen se "Shqiperia do te perpiloje nje legjislacion te avancuar, nje nga me te perparuarit ne Evropen Juglindore."
    Nisma e BE-se per t’iu mesuar autoriteteve shqiptare se si te sillen me te ashtuquajturen pakice greke, qe numeron rreth 30 - 40 mije fryme, ultimatumi i te derguarit te kryeministrit grek, si dhe deklarata e kryeministrit shqiptar te krijojne pershtypjen se ne legjislacionin shqiptar per pakicat kombetare paska te meta serioze. Per te sqaruar kete ēeshtje, per te pare se ku jane dhe per hir te argumenteve, autoritetet perkatese shqiptare e kane obligim te studiojne ligjet dhe praktikat e vendeve te tjera, natyrisht edhe te Greqise, madje edhe te vendeve, qe mbahen si me te perparuarit ne kete drejtim.
    A ka legjislacion me te avancuar dhe praktike kaq absurde ne vendet e tjera sesa ēka verehet ne vendin tone per te ashtuquajturat pakica kombetare? Ne vend qe nxenesi ta kerkoje e te veje atje ku eshte shkolla, ne Shqiperi shkolla (greke) i ndjek nga mbrapa nxenesit e diaspores greke, kudo ata ndodhen edhe kur ky numer bie ne kundershtim flagrant me ligjin.
    Nga ana e tyre, autoritetet greke nuk e kane marre mundimin deri me sot te lejojne zyrtarisht hapjen edhe te nje shkolle te vetme fillore per femijet e qindra mije emigranteve shqiptare. Greqise as nuk i shkon ndermend te ndermarre nje veprim te tille zyrtar, qe do te kishte sadopak nuancen e njohjes se te drejtave te nje elementi nacional qe nuk eshte e nuk e quan veten grek. Ne mentalitetin grek, nje hap i tille do te ishte precedent i rrezikshem qe do te minonte teorite rreth te ashtuquajturit homogjenitet te shtetit grek dhe do t’u shtonte oreksin pakicave nacionale per arsimim ne gjuhet e veta kombetare. Ky hap do te rriste edhe presionin nga brenda e jashte ndaj Greqise. Ai do te bente gjithashtu te shkonin kot mundimet e autoriteteve greke gjate shume dekadave per te asimiluar shqiptaret e vjeter, qofte autoktone apo te vajtur gjate shekujve, ne Greqi. Perpjekjet per t’i ēkombetarizuar emigrantet e rinj shqiptare nepermjet shkollimit ne greqisht dhe me ndihmen e kishes ortodokse greke duke u nderruar fene, si dhe diktati i autoriteteve greke, duke shfrytezuar pranine e tyre ne Greqi, ndaj shtetit shqiptar, do te beheshin gjithmone e me te paefektshem.
    Nje politike e tille e brendshme e shtetit grek ndikon fuqishem edhe politiken e tij te jashtme ndaj fqinjeve pavaresisht nga mballomat e garniturat evopiane qe e shoqerojne ate. Ndaj Shqiperise, ne vend te reciprocitet te pakten per hir te qendrimit te qeverise se sotme shqiptare, Greqia e ka rritur intensitetin dhe diapazonin e presionit.
    Greqia nuk ka hequr dore nga pretendimet territoriale ndaj Shqiperise. Per te shmangur nje akuze te tille, por edhe per ta mbajtur situaten ne tension, tani per tani, qeveria greke ua ka lene te ashtuquajtureve qarqe ultranacionaliste detyren per te ngritur hapur kerkesa territoriale, kurse ne cilesine si qeveri po keto kerkesa ajo i kamuflon me parullen per respektimin e te drejtave te njeriut dhe te normave demokratike.
    Ne takime zyrtare te nivelit te larte midis te dyja paleve, pala greke i ben pales shqiptare kerkesa ultimatum, qe flasin per imponim te raporteve pronar-vasal. Ne parlamentin grek behen debate lidhur me "rritjen e nacionalizmit shqiptar, zgjerimin e rolit destabilizues te grupeve te armatosura shqiptare ne Kosove, Maqedoni dhe Serbine jugore" pavaresisht se lufta e shqiptareve kunder nacionalizmit agresiv serb u mbeshtet dhe mbeshtetet, natyrisht me perjashtim te grekeve, nga gjithe bota demokratike. Nje gje eshte me se e qarte ne kete kontekst. Sa me afer i afrohet zgjidhjes ēeshtja e Kosoves, aq me shume irritohen autoritetet greke dhe aq me shume i meshojne paralelizmit absurd qe ata bejne me kete ēeshtje.
    Eurodeputetet greke, te Demokracise se Re dhe te PASOK-ut, kerkojne qe Shqiperise t’i nderpritet ndihma makrofinanciare dhe ajo te perjashtohet nga tratativat per fillimin e bisedimeve per nenshkrimin e marreveshjes se asosacionit e stabilitetit. Edhe ministri i Jashtem Xhorxh Papandreu ka hipur ne skene per te atakuar Shqiperine. Ai i shkruan Komisionerit Evropian per Marredhenie me Jashte Kris Patten duke e bere problem "mungesen e te drejtave te ‘pakices greke.’"
    Edhe pse midis te dy vendeve eshte nenshkruar Traktati i Miqesise dhe i Bashkepunimit, Ligji i Gjendjes se Luftes me Shqiperine ende nuk eshte hequr nga Greqia ne nje kohe kur me Italine ajo e ka abroguar nje ligj te tille pavaresisht se ishte Italia fashiste ajo qe kreu agresion ndaj saj ne vitin 1940 dhe jo Shqiperia. Pasurite e shqiptareve ne Greqi jane bllokuar nen pretekstin e ketij ligji absurd, kurse per pasurite e popullsise shqiptrare qe u masakrua dhe u detyrua me forcen e armeve te largohej nga Ēameria, jepen argumente nga me absurdet per te mos ua kthyer ato pronareve te ligjshem.
    Duke pare nje politike e veprimtari te tille greke kunder Shqiperise, kushdo mund te nxjerre konkluzionin se Greqia akoma jeton ne te kaluaren. Qe te jetoje ne te tashmen, asaj i duhet te zbatoje proverbin e vjeter, qe thote se "te njohesh te tjeret eshte dituri, te njohesh vetveten do te thote te pastrosh mendjen." Pikerisht kete te fundit nuk kane bere fqinjet tane.
    Megjithate, pikerisht ne kete sfond aktiviteti politik nga ana e Greqise kunder Shqiperise, qeveria e sotme shqiptare marredheniet me fqinjen jugore i trajton ne kuadrin e "partneritetit strategjik midis dy partive, dy qeverive e dy vendeve" me shprese se rruga per Evrope do te shkoje nga Athina ashtu si dikur rruga per Moske shkonte nga Beogradi.
    Me perjashtim te atyre qe ia kane lidhur kembet e duart vetes, zor se ka nga ata te cilet kane mend ne koke e sy ne balle, qe nuk kuptojne e nuk shikojne se ku e ka hallin pala greke.
    Po te kthehemi perseri ne temen e fillimit, ate te pakicave kombetare, do te thosha se kushdo do te behej kurreshtar te mesonte se ēfare thone vete personalitetet greke per kete ēeshtje. Materiali i meposhtem, i bazuar ne burime nga Greqia dhe Komuniteti Evropian, i botuar me shkurtime ne gazeten Illyria (Nju Jork, SHBA) mund te hedhe pak drite mbi pervojen e shtetit helen ne kete drejtim.
    x
    x x
    Apeli drejtuar kryetarit te parlamentit grek dhe drejtuesve te partive ne vigjilje te 25 vjetorit te rivendosjes se demokracise ne Greqi me solli ndermend nje raport mbi shqiptaret e Greqise, perpiluar nga nje grup hulumtues te Komunitetit Evropian ne vitin 1987.
    I nenshkruar nga tre deputete turq te pakices turke, shtate organizata turke dhe tri organizata maqedone per minoritetet perfshire edhe Grupin grek te Helsinkit per Monitorizimin dhe te Drejtat e Pakicave ne Greqi, Apeli thekson se republika e Greqise ka nje dobesi te theksuar: Ajo nuk njeh pranine e pakicave kombetare ne territorin e vet.
    Nenshkruesit i bejne thirrje shtetit grek qe te njohe ekzistencen e pakicave maqedone dhe turke, te ratifikoje Konventen Kuader per Mbrojtjen e Pakicave Kombetare te Keshillit te Evropes pa kushte per zbatimin e saj dhe te zbatoje parimet e Konventes si dhe te dokumenteve perkatese te OSBE-se me qellim nderprerjen e gjithe formave te diskriminimit apo persekutimit te pjesemarreseve te ketyre pakicave dhe respektimin e te drejtave te tyre.
    Eshte e vertete se autoritetet greke, qe gjithmone kane luajtur rolin e strucit, si dhe publiku grek, i cili eshte indoktrinuar si duhet dekada me radhe, refuzojne ne menyre kategorike te njohin pranine e pakicave kombetare ne territorin grek. Parimi te cilit greket gjithmone i jane permbajtur eshte se kushdo qe jeton ne Greqi eshte grek. Gjithe ata qe nuk jane greke duhet te largohen. Ky eshte mentaliteti mbizoterues ne Greqi, anetare e Kombeve te Bashkuara, e Bashkimit Evropian, e NATO-s, e OSBE-se dhe organizatave te tjera nderkombetare. Nuk u shkon nder mend grekeve se ne qofte se vendet fqinje do te kishin zbatuar te njejtin parim, tashme nuk do te kishte me greke jashte kufijve te shtetit grek.
    Te citojme shkurtimisht pergjigjet e disa autoriteteve greke ndaj Apelit sipas burimeve greke.
    Kryetari i parlamentit Apostolos Kaklamanis: "Ne Greqi nuk ka as pakice turke, as maqedone. Ekziston vetem nje pakice fetare myslimane. Ēdo sajese, sidomos ne kete moment, u sherben qellimeve te tjera dhe me te do te merremi ne menyren e duhur."
    Ministri per Shtypin Dimitris Reppas: "Sajesat antihistorike dhe jorealiste do te deshtojne."
    Ministri i Jashtem grek Xhorxh Papandreu: "Greqia, qe ndodhet ne nje rajon te veshtire, ndjek nje politike shembullore ne drejtim te pakicave."
    Kurse ish ministri i Maqedonise dhe Thrakes Stelios Papathemelis deklaroi: "Me duhet t’ua them ne gjuhen e tyre ‘Ai sihtir’ [P...!]." Udheheqesi i KKE i shtoi nje version tjeter motivit te Apelit. Ai theksoi: "Besojme se publikimii nje deklarate te tille ka me pak lidhje me pervjetorin e rivendosjes se demokracise sesa me dialogun qe po zhvillohet midis Greqise dhe Turqise. Ajo i krijon mundesine Amerikes te imponoje kushtet e veta per dialog. Ata qe guxuan te ndermarrin nje veprim te tille mund te gjenden jo vetem ne Greqi."
    Gazeta Eleftherotypia botoi nje artikull shkruar nga profesor Nikolas Stavru, grekoamerikan ne lidhje me Shtetet e Bashkuara qe qendrojne mbrapa peripecive ballkanike. Stavru shkruan se mbrapa Apelit fshihen Ankaraja dhe padronet e vet ne Uashington me mbeshtetjen e "industrise" se te drejtave te njeriut ne Shtetet e Bashkuara dhe filialet e saj ne Greqi. Kjo deklarate, e cila ua hedh fajin Shteteve te Bashkuara i ngjan deklarimit te kryetarit te parlamentit Kaklamanis rreth sulmeve ajrore te NATO-s kunder Serbise. "Sulmet e drejtuara nga Shtetet e Bashkuara e kthejne Evropen ne kohen e Luftes se Ftohte," deklamoi ai. "Duhet t’i japim fund qenies sone pre e nje fuqie [SHBA] e cila nuk do qe Evropa te qendroje me kembet e veta."
    Ēka terheq ne veēanti vemendjen eshte ngjashmeria e madhe e reagimeve te autoriteteve dhe perfqesuesve te partive politike ndaj Apelit dhe deklaratrave qe permban raporti per shqiptaret e Greqise. Perfundimi qe mund te nxirret nga permbajtja e Apelit eshte se politika e pushtetareve greke sot per te njejten ēeshtje eshte e njejte me ate te vitit 1987, kur u perpilua raporti i siperpermendur, permbledhja e te cilit vijon.
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    5
    Tema eshte shume interesante dhe mua me behet shume qejfi qe disa njerez e kane marre mundimin dhe kane shprehur njohurite dhe opinionet e tyre me ne. Por nga ana tjeter me bene pershtypje reagimet dhe pergjigjet e disa anetareve te tjere. Shume ekstremista.

    P.S. Zoti Cela, me duket se vajzen tuaj e kam pasur ne gjimnaz, por nuk jam e sigurte.
    Do we find life's meaning in those big moments or the small ones?

  3. #13
    plaē te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    Ēdo gje e Bukur perfundon nje dite

    Vetem ē"eshtje kohe eshte.

    Do kete dhe nga ata qe jane ekstremista se nuk merr shijen diēka kur e krijon kur nuk jane te dyja palet.

    eshte si puna e partive kryesore.
    " not yet "

  4. #14
    Me zemėr nė Shqipėri Maska e bond james
    Anėtarėsuar
    15-03-2003
    Vendndodhja
    shtet i bukur por jo si mėmėdheu
    Postime
    74
    shoku_sar,
    Jam krejt dakord me at qė ke thėnė mė lart dhe ėshtė mė shumė se e vėrtetė gjith qė ke shkruajt, kurse replika e ornamentit, qė me nji forum deklarohet qė ėshtė minoritar ėshtė mė shume se logjike qė i mbron padronėt e vetė dhe pėr nji leckė qė ja kanė dhėnė grekėrit ai ėshtė nė gjendje qė tė gjithve ne shqiptarėt t'na shes pėr nji lek te greku.
    ėshtė qesharake deklaratat e politikanėve grek kur thonė se ska pakica tė tjera pėrveē nji pakice myslimane edhe ato grek mysliman ėshtė vallė pėr tė qeshur, por pėr fat shqiptarėt ortodoks nė greqi(arvanitasit), ende spo kanė guxim ta ngrejnė lart zėrin dhe tė deklarohen si shqiptarė , mendoj se ajo vjen nga ksenofobia e helenasve ndaj popullit tonė dhe tė ndjerit e kanė pėrjetuar shumė shpesh nėn lėkurėn e tyre antishqiptarizmin, duke bashkjetuer me kėta MONSTRA tė ballkanit.
    pėrshėndetje
    :^Globi

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    62
    Por nga ana tjeter me bene pershtypje reagimet dhe pergjigjet e disa anetareve te tjere. Shume ekstremista.

    Une do te thoja se te mbrosh te drejtat e tua dhe te vendit tend nuk do te thote se je ekstremist.Une do ta thoja se Greket historikisht kane qene nacionaliste dhe ekstremiste te terbuar, dhe ate pa asnje arsye,duke na luftuar dhe poshteruar me te gjitha format.Qofte ne planin Politik,ku gjithmone mundohen te imponojne dhe te keshillojne duke urdheruar,qofte ne planin Social, ku njerezit tane ballafaqohen me diskriminimin me te madh qe egziston sot ndaj shqipetareve ne Europe,qofte ne planin e politikave te saj te jashtme,qe nepermjet kerkesave te paskrupullta qe i ben Qeverise sone ne lidhje me minoritetin,do te pengoje me cdo kusht hapjen e negociatave me BE-ne.
    Greqia ka nevoje per fuqine tone punetore e cila eshte nga me e lira,ka nevoje per licensat qe marrin firmat Greke ne Shqiperi por kjo nuk do te thote se ne duhet te behemi vegel apo skllever te Grekeve.Une nga shkrimet e mesiperme nuk pashe asnje lloj ekstremizmi por perkundrazi ate te vertete te cilen ne duhet ta shohim ne sy edhe pse disa i tremben asaj.
    Nuk e di nese e keni lexuar dje nje nga shkrimet e saj,dmth te dt.13.07.2003.Qeveria Greke i ka bere kerkese Qeverise Shqipetare, duke i kerkuar dhe BE-se se Shqiperia duhet te permbushi keto kerkesa nese do te hyje ne Evrope:

    1-Te behet regjistrimi i Popullsise ne lidhje me Kombesine dhe besimin fetar.
    2-Te perdoret Greqishtja si gjuhe zyrtare ne zyrat shteterore,si dhe te jene ne Greqisht te gjitha Tabelat.( behet fjale per zonat e ashtu quajtura minoritare)
    3-Pjesemarrje e barabarte ne aparatin Shteteror
    4-Percaktimi i kufijve te zonave ku jetojne minoritetet
    5-Te pranohet qe Himara eshte zone minoritare

    A nuk jane te gjitha keto tendencioze?,cfare duhet te kerkojne me teper se kaq Greket ?.Pra te dashur miq ne nuk jemi aspak ekstremiste po ekstremistet jane ata qe ne na provokojne, na diskriminojne,na perbuzin,na pengojne.

    Pershendetje

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    5
    Harley, une jam shume dakord me ty dhe ato qe thua ti. Une personalisht jam shume antipatike ndaj politikes greke dhe shume gjerave te tjera greke. Eshte vendi qe kam me pak qejf ne te gjithe boten, mund te them, dhe falenderoj zotin qe nuk me eshte dashur te emigroj atje. Panvarsisht, nuk mendoj qe disa prej nesh duhet te shprehen me ekstremizm: hajt te rrahim grekerit, pse te shkojme ne greqi te punojme, grekerit jane keshtu apo ashtu. Po te mbajme qendrime te tilla me te veshtira do i bejme gjerat.
    pershendetje
    Do we find life's meaning in those big moments or the small ones?

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anėtarėsuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118
    nga disa pergjigje te disa patriota kuptova sa shume e doni shqiperine,pervec disa forumista si puna e ornamentit qe harron se ata kane qene te paret qe kishin drita pra minoritaret grek,dhe autobusi i pare aty ka mberritur nderkohe qe ne ecnim ne kembe ose me kuaj.ciao patriota.ju faleminderit...
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  8. #18
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Postuar mė parė nga plaku-i-detit
    Greqia .
    Popullin qe Urrej me shume.
    Sa here qe ndodhem ne greqi qejfi im te rah ndonje greke.

    Ē"plodhem kenaqem kur rrah greket apo sjane ca frikacak te medhejne.

    Nga hija e tyre tremben.
    Harram e paste buken ai shqiptar qe nuk u bje grekeve se ata policat greke jane duke rrahur shqiptaret si gomert ne lakra.

    Vrisni ca greke dhe shifeni sa mire do ndiheni)


    Me respekt [SHEJTANŻ]
    Un e di si gomari ne duhan
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #19
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Nje artikull te gazetes Koha Jone:

    EMIGRANTET NE GREQI NJOFTOJNE TUBIMIN E MADH

    THIRRJE E EMIGRANTEVE TE GREQISE

    Te dashur bashkeatdhetare;

    Duke ju referuar situates se veshtire dhe njerezore, qe eshte krijuar per shkak te mbylljes se procesit te legalizimit e shohim te nevojshme dhe te domosdoshme te marrim masat e duhura per te perballuar kete situate. Sigurisht secili prej nesh eshte i informuar mbi vendimet e marra ne Samitin e Selanikut per emigracionin dhe problemet e reja qe linden pas ketyre vendimeve, ku u diskutua per te blinduar kufijte e Europes, PER NE EUROPIANET (?), si dhe per largimin e shume emigranteve qe jane viktime e ketij samiti dhe te diskriminuar nga ligji i vendit nr. 2910, te cilin e kane tjetersuar, deformuar "qarkoret" e shumta, te cilat cenojne te drejten elementare te nje emigranti ne nje vend qe aplikon Standarte te B.E-se, si dhe ka neneshkruar "Kartat e emigrantit". Ne Greqi vazhdimisht emigrantet gjenden ne procesin e vazhdueshem te dorezimit te dokumentave dhe pa poseduar per gati dy vjet pa dokumenta. Ne asnje vend, dhe as vet ligji nuk ka nje procedure te tille, duke i mbajtur emigrantet ne terror, legal dhe ilegal, "duke i mbyllur ne Kafaz", komentonte "Elefterotipa" keto dite, duke u privuar dhe te drejten per ne vendin e tyre. Jashte legalizimit mbeten nje numer i madh emigrantesh, per mungesen e deshires politike per zgjidhjen e problemit nge qeveria greke. Nga ana tjeter eshte dhe mosinteresimi i Shtetit Shqiptar, i atyre politikaneve qe "gufojne prej patriotizmes"

    Nuk i duan emigrantet. Ata per ta jane persona Non Grata".I shohin thjeshte si burim te ardhurash ekonomike. Tashme po shohim te kercenohet jeta jone, kercenohen mardheniet tona ne pune, femijet qe mesojne neper shkolla, prinderit tane te cilet nuk jane ne mardhenie pune, te drejtat njerezore dhe shoqerore. Duke marre parasysh gjendjen e krijuar, duhet te jemi te ndergjegjshem, se do te jemi vet ne emigrantet te cilet do t'i pergjigjemi kesaj situate, Eshte organizimi i Perbashket i shoqatave, sindikatave i oraganizatave te emigranteve qe ndodhen ne Greqi, sigurisht jemi te mbeshtetur edhe nga sindikata greke, shoqata antiraciste vendase, organizata jashteqeveritar, faktore te tjere politike, avokate me ze ne jurispudencen greke, jane solidarizuar me thirrjen tone dhe mbeshtesin Kerkesat tona. Gjithe te huajte jane prezente se bashku per te protestuar sipas normave dhe ligjeve te vendit, europian. Per KETO JU FTOJME te merrni pjese ne PROTESTEN PAQESORE, DITEN E ENJTE, Date. 17.07.003 ora 19. 30. Sheshi "OMONIA". Konfirmojme dhe marrjen e lejes nga policia vendase. Heshtja dhe indiferentizmi nuk mund te japin kurresesi rezultat pozitiv. Perkundrazi do te jene faktor negativ ne ardhmerine tone ne Greqi. Nga ky tubim do te

    K E R K O J M E

    Legalizimi te mos kushtezohet me Esimat.

    Leja e qendrimit te jete edhe leja e punes.

    Te hiqet taksa e legalizimit 147 euro.

    Te legalizohen pesionist`t sipas standarteve Europiane.

    Te realizohet bashkimi familiar pa pengesa.

    Lejet e punes dhe te qendrimit te jepen me shume se tre vjet. Sipas standrteve po Europiane.

    Lejet e qendrimit te ken te drejten e levizjes ne vendet e B.E s. Edhe keto sipas standarteve europiane.

    Te mbetet i hapur procesi i legalizimit.

    Emigranteve te mos u privohet e drejta e shkuarjes ne vendin e tyre.

    10-Te perfitojne te drejten e pasaportes dhe dy nenshtetesine; gjithe emigrantet qe kane 10 vjet qendrim ne Greqi.

    11- Te njihet e drejta e punes per efekt pensioni.

    EMIGRANTE, PUNETOR GREK DHE TE HUAJ. TE BASHKUAR!

    GRUPI KORDINUES I SHOQATAVE, SINDIKATAVE DHE BASHKESIVE, ORGANIZATAVE DHE LIDHJEVE TE EMIGRANTEVE, GREQI
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    62
    Panvarsisht, nuk mendoj qe disa prej nesh duhet te shprehen me ekstremizm: hajt te rrahim grekerit, pse te shkojme ne greqi te punojme, grekerit jane keshtu apo ashtu. Po te mbajme qendrime te tilla me te veshtira do i bejme gjerat.


    Jo, jo Anonim une nuk them se ne duhet ti rrahim Greket,nuk them se ne jemi Ideale, se jemi pa gabime dhe te meta por nuk duhet te krahasojme individet me Popullin tone,nuk duhet te lejojme qe Greket te luajne me djersen e paster te njerezve hallexhinj te cilet heqin kafshaten e tyre per te ndihmuar familjet apo njerezit e afert, ndersa Qeveria Greke luan me Dokumentat e tyre,ku per kete ju merr nje shume te konsiderueshme dhe kete ne qofte se ja u jep,se pas nje viti apo dy ata do te kne prap probleme te njejta.Dhe jane pikerisht ata emigrante hallexhinj qe po punojne ne Greqi shume lire por kjo nuk do te thote se ne si Shtet dhe si komb duhet te bejme cfare duan ata, duke vene kushte dhe duke bere kerkesa nga me te paskrupulltat.Si mendon ti se Greket nuk i kane bere llogarite?Po po bile shume mire se ne Greqi nuk shkon popull tjeter te punoje per nje cope buke dhe ceshte me kryesorja me njerezit tane ata mund te luajne si te duan se me Shtete te tjera ndryshon puna.Tjetra eshte se ata nuk duan te humbasin Bisneset e tyre te fuqishme ne Shqiperi dhe ecin me moton-jep 5 qe te fitosh 1000.
    Ku te shkojne njerezit e shkrete?, halli dhe e keqja i ka cuar ne Greqi se jam i bindur se po te kishin mundesine me te vogel nuk do te kishin ndenjur as 1 ore me teper.Ne ne qofte se gjithmone do te heshtim,gjithmone e me shume do te na e rendojne barren derisa nje dite nuk do te mund te marrim me fryme.
    Por ti e dashur, je ne Amerike dhe nuk e ndien se cdo te thote te jesh Shqiptar ne Evrope.Une do te thosha se ju duhet ta dini se ku jetoni, ta vleresoni mire dhe si i thone asaj fjales,"Ti lash kembet dhe ti pish ujet".Une Anonim u bera 13 vjet,gati,ne Evrope dhe ne nje vend qe eshte, ose me mire qe duket se eshte me i mire nga te tjeret,kam pare dhe kam bredhur ne shume vende te Evropes dhe kam degjuar po te njejtat fjale.Se Shqiptaret ndihen te nencmuar.Lind pyetja; Pse ?.Pikerisht pra se nuk kemi dike te na mbroje se vete jemi te pafuqishem,se gjithmone kemi ulur koken,se gjithmone kemi pritur qe ai tjetri ta kuptoje vete por e kemi bere si ajo shprehja "Prit Gomar te mbije bar".Te kuptohemi kjo nuk do te thote se ne duhet te rrahim Grekerit apo Francezet por te gjithe bashke duhet te ndergjegjesohemi se cilet jane miqte tane,ata qe na duan dhe cilet jane ata qe nuk na duan.Ne nuk jemi popull analfabet,nuk jemi te pashkolluar,nuk jemi rebele dhe bandite sic na prezantojne te tjeret dhe kete ne duhet ta luftojme,duhet te mos e pranojme,duhet ta ngreme zerin deri ne instancat me te larta.
    Pse populli Shqiptar ne Amerike gezon nje respekt,pse atje njerezit ecin perpara,pse atje Shqiptaret qenkan te mire dhe ne Evrope jo?Pra problemi qendron diku tjeter.Diku kam lexuar se ne "Bote ekzistojne vetem Ide perfekte dhe jo njerez perfekte".Nuk ka Shtete ideale, nuk ka shtet qe nuk ka korrupsion por ne jemi ata qe hame dajakun se ne jemi "Dhija e zeze" e Ballkanit sic propagandojne fqinjet tane dhe miqte e fqinjeve tane.Ne duhet te behemi te vetedijshem Te mos marrim ate cfare nuk na takon por duhet te kerkojme me cdo kusht te na japin ate qe ne meritojme dhe qe na takon.
    Pershendetje

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  3. Qėndrimi i qeverisė italiane ndaj Kosovės
    Nga mani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-03-2005, 03:11
  4. Greqi: Opinioni grek i shqetėsuar nga kėrcėnimi shqiptar
    Nga huggos nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 30-01-2004, 19:15
  5. Aktivizimi juaj ne ceshtjen kombetare
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-10-2002, 02:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •