Unë e dua Shqipërinë
me gegëninë e me toskëninë
për atë cop të bardhë si borë
ku rrinë bashkë lab e malësor
Unë e dua Shqipërinë
me Kosov e me Çamëri
për Ulqin e Gostivar
dhe për lotin mërgimtar
Unë e dua tokën nanë
o bukës bukë e ku i kam thanë
o gjakut gjak e zanës zanë
Se jam Shqiptar
Tjetër s'kam dasht
Veç zemrat tona që rrahin bashkë
Unë e dua Shqipërinë
për nje vajzë gjeraqinë
për tim bir që po lodron
për manarin që blegëron
Unë e dua Shqipërinë
për rininë e mençurinë
dhe për djepat me stoli
dhe për varet me lavdi
Dëgjojeni këtu
Krijoni Kontakt