M`i moret qirinjte,fletet,portretet
pastaj me rradhe mblodhet ca letra
artikuj disidente,copa gazetash
e tash po e shoh
si shigjetoni veshtirimet
mbi cizmet e mija
tip Hitleri
apo gropat e syve
apo duart gjithe shkronja
ja po vini afer
me pinca ne duar...
krisht,sa te medha ngjajne
librat e mi per t`censuruar
jo!!!Hap perpara mos bej
librin kurre s`do ta lejoj
te ndotet ne n`duart e tu
hajde ik,njeri me pinca
i more gjithe copat e mija
po librin nuk ta le
nuk ta le librin
t`ma marresh
dhe virgjereshen e flijoj
mbi shenjen e djallit
vec librin jo...
ty s`ta dorezoj
ik,mos me bej
ta thith me shiringa gjakun
dhe faqet e shanjta t`i lyej
me plazmen time te embel
teksa helmohem me peshtymen
ty librin nuk ta jap...
dhe me djallin do bej pakt
vec nga libri i lyer me gjak
s`ndahem kurre
dhe kur gryken ta kem
me katran
dhe kur te mbarsem me perbindesha
ne bark
nje shpate s`do e kursej
t`i zhduk
ata qe
paturpesisht
guxojne
me sy te kuq
peshtirshem
mbi librin tim
te kundrojne.
Krijoni Kontakt