Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Per ty, shpirt...

    Mbi prehrin tim nje koke e vockel
    Ne enderr zhytet dalengadale
    Hyjni e embel dashurie,
    O mjalt i mallit tim te pare.

    Ti dridhesh shpirt, i vogli im
    Ē'mace a shtrige pas te ndjek?
    Shtrengohesh fort pas gjoksit tim
    Dhe doēkat fort e fort perpjek

    Kur hijet gjumin po ta mbysin
    Pse s'del nga endrra, biri im?
    Dhe qesh me diellin, loz me lulet
    Ferkohu trupit, flokut tim

    Por ti m'i hedh pas qafes sime
    Dy krahet e njoma si gjerdan
    Damare te kalter pulsojne fort
    Nje rrudhe e vockel ballin ēan

    Se ti nga fis luanesh je
    Dhe shtrigat fort i kap per fyti
    I mbyte shtrigat, biri im
    Si Herakliu gjarprin mbyti.

    Se ti nga fis luanesh je...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    31

    have i ever told u...

    ...i love you?
    engjell sic jam vet

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Hyjni e embel dashurie,
    O mjalt i mallit tim te pare.
    .................................................
    Damare te kalter pulsojne fort
    Nje rrudhe e vockel ballin ēan
    Me kenaqe

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,371
    Postimet nė Bllog
    22
    Dikeafajtore, nese pranon komente nga lexues pa shpirt poetik, mund te them qe nga cfare kam lexuar ne kete forum, poezite e tua jane me te mirat per mua. Kane nje rime te kendshme, embelsi te vecante, dhe nje force shprehese te madhe aqsa tek i lexon, te ringjall ate emocion qe ke ndjere edhe ti kur i ke shkruajtur ato vargje.

    Urime dhe mos na ler te varfer por na fal ndonje krijim te ri.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    dikea

    eshte mjaft te mbash mend vetem nje varg nga nje poezi
    "c'mace a shtrige pas te ndjek"
    kjo pyetje me behet me pikecuditese....shume e imponuar.
    lavdi qe po pasurojme fjalorin poetik me kafshe- njerez.
    e kam lexuar...sapo e ke bere "send"...i lexoj te gjitha krijimet e tua...i lexoj.
    urime!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    njė koment

    Dikeafajtore!
    Sapo u ktheva nga Shqipėria e pluhrosur deri nė fyt! Nuk hapa gjė tjetėr, por me vrap u futa nė FORUM! Mė kishte marrė malli pėr tė gjithė. U futa dhe tek strofat e tua. Ti nuk ke nevojė qė tė egėrsosh poezinė tėnde, sepse ajo foshnja qė ishte nga fisi i luanėve, padrejtėsisht dhe krejt nė mėnyrė tė panevojshme e ke ballafaquar me "mace e me shtriga"!
    Figurat e tua dhe embėlsia e vargut tėnd, nuk duhen zhigatur me vargje hakmarrėse!...Unė lexoj dhe midis rreshtave, mė kuptove? Tani tė uroj tė shkruash fisnikėrisht gjera qė lexuesit e tu mezi i presin!
    Urime pėr vargun "doēkat m'i hodhe nė qafė si gjerdan!..."
    Agim Doēi

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    131

    pershendetje

    ishte nje poezi teper e bukur
    teper ..........nuk ka fjale per ta pershkrujt.

    per mendimin tim pervec te qenit e bukur eshte dhe teper e sakte,plot ekuiliber.(kush don me kuptue kupton)

    albo tha dicka qe eshte mese e vertete.

  8. #8
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569

    Dikeafajtore

    Poezite e tua jane vertet shume te kendeshme .Urimet e mia me te ngrohta.

    Sa konkurence qe beni ore per mendimin tim ēdo poezi ka bukurine e saj.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Elda Romantikes

    Elda romantikes!
    Tė pėrqafoj fort dhe tė kushtoj disa vargje me dashuri.

    ELDĖS ROMANTIKE

    Ti je kaq e mirė dhe kaq e brishtė
    Ti romantikja bukuroshe fjalėngrohtė
    Sa keq mė vjen qė fjala tė gėrvisht
    Sa mirė mė vjen, qė je dhe ti nė botė!

    Ėshtė kohė e mbrapshtė Elda, kohė me inflacion
    Ėshtė botė e madhe Elda, mė plehra rrėzė murit.
    Rrugaēėt e panumurt ngado dhe i takon
    Ata qė lamtumirė, sa lindėn i thanė trurit!.....

    Ne ecim duke bartur veē halle pėrmbi shpinė
    Dhe hasim tė zgjebosur, qė kruhen tė gjithė jetėn!
    Tė mjerėt mbetėn pas, dhe kurr s'do na arrijnė
    Se shpirti romantik, sfidon edhe vetė vdekjen!

    Agim Doēi

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    e megjitheate...

    une mbetem tek poezia....
    per poezine
    me poezine...
    qe eshte absurde te besosh se i eshte kushtuar bebes-djalit.
    edhe po te qe keshtu dhimbem "perralla jo te bukura po iu tregojme kalamjve qe na zgjohen duke u trembur nga macet, nderkohe kur gjyshja e tyre i mirmban macet dhe kalamajt jo pak i kane qef dreqet..eh nejse... tregojme perralla per mace zezat e duam luanet qe kane vite qe po dalin fare ose qe jane larg ne pyll me ujkun.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mendimet e kota
    Nga Mbreti_ILI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 14-12-2009, 19:22
  2. Je si shpirt
    Nga edspace nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 13:02
  3. Eshte Me Shpirt Mire Zemer Miri Apo Zemer Miri Eshte Me Shpirt Mire
    Nga ELDORADO nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-01-2007, 22:19
  4. Ah, mė ka mbėrthyer vjeshta...
    Nga Xhexho nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 04:47
  5. Xhevat Oena, aktori zeshkan me shpirt te bardhe
    Nga fisnik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2003, 05:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •