Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anėtarėsuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Mosha
    37
    Postime
    118
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    historia e shkodres........

    Historia e Shkodres

    Historia e Shkodres Shkodra eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise,qender e rendesishme ekonomike dhe kulturore.Shtrihet ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te Shkodres,ne lartesi 16 m.,ndermjet lumenjeve Drin e Bune,malit te Taraboshit dhe keshtjelles se Rozafes. Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres.Ishte qender e fisit ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra e shtetit ilir.Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit.U pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte kryeqendra e Zetes.Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune autonome me institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj.Me 1936 u pushtua nga venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.Shkodra. u beri balle dy rrethimeve osmane,me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje heroike qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Becikemi.Pas pushtimit popullsia u shperngul,qyteti u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i armeve,i mendafshit,argjendaria etj.. U ndertuan shtepi dykateshe prej guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.Ne shek. XVIII u be qendra e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe pas renies te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869). Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 1870 kishte 50.000 banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me 3500 dyqane.Me 1807-1808 ishte ndertuan bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet kombetare,lekuret,duhani,baruti etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve te huaja.Si port perdorej Oboti,por sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini.Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan.Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e levizjes kombetare.Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat drejtuar fuqive te medha.Dega e Lidhjes per Shkodren,qe pati dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per mbrojtjen e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin.Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte. Shkodra ka qene ne te periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore.Permendet bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa,qe sherbeu me pas si seli e deges se Lidhjes.U themeluan shoqeri letrare,kulturore e sportive,si shoqeria «Bashkimi» dhe «Agimi».U ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e revista brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkodra nisi puna e fotografeve Marubi,nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra eshte vendlindja e Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft shkrimtareve te tjere.Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e S erbise. Populli i Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te cilat hyne ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise,por duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar. Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.Ne gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut). Shkodra. ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare ne vitet 1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese(27.12.1923),me shumice derrmuese votash,fitoi opozita.Naten e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga ketu u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial te ngadalte,u ngriten fabrika te vogla,punishte te industrise ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923 Shkodra kishte 20.000 banore.ndersa me 1939 kishte 29.000. Shkodra ishte selia e arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi i Shtetit,Konvikti «Malet tona»,shoqeria sportive e kulturore «Vllaznia». Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e demonstrata. Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote te vendit
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  2. #2
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime

    Si mbeti Shkodra ne kufijte e Shqiperise

    Ndersa perfaqesuesit e vendeve evropiane ne ate 15 dhjetor te vitit 1912 po zinin vend ne tryezen e bisedimeve te Konferences se Paqes ne Londer, qe do te vendoste edhe kufijte e Shqiperise, ne cepin verior te saj luftohej. Lufta ne Shkoder kishte filluar qysh ne tetor, me fillimin e luftes ballkanike. Ne kohen qe konferenca e Londres po celej, Shqiperia kishte vetem dy jave qe kishte shpallur Pavaresine, nje nga vendimet e para te Qeverise se Ismail Qemalit ishte mbrojtja e territorit. Lufta do te perqendrohej mbi te gjitha ne mbrojtjen e dy skajeve: Shkodres dhe Janines.

    Konferencen e Paqes kishte vendosur ta shfrytezonte edhe Mali i Zi. Pikerisht per kete kishte vendosur qe t'i intensifikonte sulmet kunder Shkodres. Mbreti Nikolla kishte vendosur t'i vendoste Fuqite e Medha perpara nje fakti te kryer: Shkodra e pushtuar duhej t'i ngelte Malit te Zi.

    Pas vendimeve te te dyja paleve, lufta qe kishte filluar qe nga tetori do te intensifikohej, sulmet dhe qendresa do te beheshin gjithmone e me te ashpra. Gjithcka do te mbaronte vetem ne prill te vitit 1913, me nenshkrimin e nje marreveshjeje. Qyteti do t'i kalonte per nje vit per administrim Komisionit Ushtarak Nderkombetar dhe pastaj do te behej pjese e Shqiperise.

    Ne tetor 1912, kur filloi lufta ballkanike, ushtria shqiptare ende nuk ishte krijuar, keshtu qe shqiptaret ishin te detyruar qe te shfrytezonin edhe rezistencen e ushtrise turke kunder ushtrive te aleateve ballkanike. Nderkaq, ne strukturat e ushtrise otomane apo turke ishin te inkuadruar mjaft shqiptare, oficere, nizame (ushtare aktive), redife (rezerviste), mustafez (forca territoriale), etj. Vetem ne Elbasan, Janine, Kosove e Manastir, llogariteshin me shume se kater divizione me redife shqiptare, pa shenuar edhe numrin e konsiderueshem te vullnetareve dhe luftetareve mustafez. Gjate luftes forcat shqiptare u inkuadruan ne dy divizone; i pari qe u dergua ne Shkoder u kompletua kryesisht nga Shqiperia e Mesme dhe e veriut, kurse tjetri qe u dergua per te mbrojtur qytetin e Janines, u kompletua nga Shqiperia e Jugut.

    Ne krye te gjithe forcave shqiptare, redife, mustafez dhe vullnetare ishte gjeneral brigade, Esat Pashe Toptani, i cili ishte njekohesisht edhe zevendeskomandat i Korpusit te Shkodres. Komandant i te gjitha trupave, qe perbenin efektivin e Korpusit te Shkodres, ishte kolonel Hasan Riza bej, nje nder oficeret me te pergatitur dhe me te afte te ushtrise turke.

    E gjithe ushtria malazeze e mbret Nikolles, me te kater divizionet e saj dhe tri divizone serbe "Drini 1", Drini- 2" dhe "Shumadija", te pajisur me artileri, mitroloze, madje edhe me aeroplane luftarake nuk munden ta pushtonin Shkodren. Serbia perdori per here te pare ne kete lufte, te vetmen skuadrilje te avioneve luftarake qe kishte dhe i pari pilot serb, qe guxoi te fluturonte mbi qiellin e Shkodres, u rrezua.

    Ne prag te sulmit nga forcat malazeze me 8 tetor, 1912, Shkodra ishte qyteti me i madh i Shqiperise, me nje popullsi prej rreth 36 mije banoresh dhe nje nyje me rendesi ekonomike, ushtarake e kulturore ballkanike. Ne kete qytet ishin vendosur konsullatat e disa vendeve, si ajo e Austro-Hungarise, Rusise, Greqise, Italise, etj.

    Per pushtimin e Shkodres ushtria malazeze fillimisht beri ne plan qe te hidhte ne sulm dy te tretat e efektivit te saj prej 21 mije vetesh, te perbere nga dy grupime operative, te Zetes dhe ate Bregdetar, gjithsej 3 divizione.

    Me 10 tetor 1912, forcat malazeze te Grupimit te Zetes, prej 15 mije vetesh, filluan mesymjen kunder Garnizonit turko -shqiptar ne Tuz, i perbere prej tre mije trupash. Garnizoni i Tuzit, ne rrethim te plote, luftoi me vendosmeri perballe nje epersie derrmuese te kundershtarit dhe pa asnje ndihme nga jashte. Shume luftetare shqiptare u vrane nga zjarri i artilerise malazeze dhe sulmet e parreshtura te kembesorise. Vetem nga batalioni i Kavajes, gjate ketyre luftimeve rane 87 vete, ose nje e pesta e efektivit. Ne keto kushte te renda, me 13 tetor forcat malazeze munden ta thyejne qendresen dhe te pushtojne Tuzin.

    Renia e Tuzit qe nje goditje e rende ushtarake e psikologjike per efektivin e Garnizonit te Shkodres. Por Komanda e ketij garnizoni nuk ra ne disfatizem, perkundrazi ajo pershpejtoi masat e gjithanshme per te pritur armikun ne portat e qytetit, e ne radhe te pare intensifikoi punimet fortikuese ne rajonet e mbrojtjes. Qe ne vitin 1911 Komanda e Garnizonit kishte filluar fortifikimin e rajoneve te mbrojtjes te qytetit, ne menyre rrethore, duke shfrytezuar vecorite natyrore, te cilat favorizonin veprimet mbrojtese. Ne radhe te pare, pengesat e shumta ujore, (liqeni, lumenjt e Bunes, Drinit dhe Kirit, kodrat dhe malet, qe e rrethojne qytetin.

    Komanda percaktoi pese rajonet kryesore te mbrojtjes: rajoni i Taraboshit, i Shtojit, i Bardhajt, i Berdices dhe i Tepes. Cdo rajon kishte organizuar mbrojtjen rrethore per te perballuar mundesine e luftes ne rrethim, sidomos ne rastin e sulmeve te befasishme naten. Fortifikimi ishte i nivelit bashkekohor, me tre deri ne kater transhe, te lidhur me njera tjetren me hendeklidhje, me tela me gjemba para vijes se pare, qe shkonin nga pese deri ne dhjete radhe, me prozhektore per ndricimin e fushes se luftimit naten, me qe shumica e luftimeve u zhvilluan naten, pengesa te ndryshme ujore si gropa thithese, ne zona mocalore si ne fushen e Beltojes e te Trushit, me sistem nderlidhje dhe me strehime te mbuluara per efektivin. Ne fortifikimin e Shkodres, krahas trupave xheniere, nje kontribut te madh dha popullsia e qytetit, kryesisht ajo pjese qe nuk ishte e armatosur dhe nuk merrte pjese ne luftime. Rreth 400-600 banore te qytetit punonin cdo dite, te shoqeruar edhe nga banda muzikore e garnizonit.

    Komanda e Larte malazeze, duke vleresuar se rajoni i Shtojit duhet te ishte me i dobet per shkak se shtrihej ne zone fushore, vendosi te jepte aty goditjen kryesore. Me 25 tetor, pas nje pergatitjeje te fuqishme me artileri, forcat e divizionit te dyte malazez dhe te divizionit te trete ndermoren sulme te furishme ne Shtoj. U zhvilluan luftime kryesisht naten, ne distance te afert, me bajonete dhe trup me trup, por armiku nuk mundi te perparoje asnje hap perpara. Malazezet per tre dite paten rreth 1500 ushtare te vrare e te plagosur. Sipas nje pohimi te mbret Nikolles, te cituar nga nje historian ushtarak malazez, nga humbjet e renda te pesuara ne Shtoj, "te gjithe forcave malazeze, me perjashtim te brigades se Zetes, i kishte hyre paniku ne zemer, aq sa nje hap nuk mund te bente perpara". Pikerisht ne kete moment, Mbret Nikolla, duke pare se nuk po e pushtonte dot Shkodren me focat e tre divizioneve thirri ne ndihme nga Gjakova edhe divizonin e katert, me rreth 5500 vete. Keshtu perreth Shkodres, bashke me divizionin e pare qe po sulmonte Taraboshin, u perqendrua e gjithe ushtria malazeze, prej kater divizonesh.

    Me 5 nentor 1912, pas disfatave qe pesuan ne sulmet e tyre te perseritura ne Shtoj, Bardhaj e Tarabosh, para dite, artileria malazeze, filloi bombardimin e lagjeve myslymane te qytetit. Mjaft shtepi u shkaterruan dhe shume gra e femije vdiqen nen rrenoja. Malazezet kishin menduar se familjet dhe objektet e kultit katolik nuk do t'i pranonin myslymanet, por ndodhi e kunderta. Familjet dhe kishat katolike te Shkodres i strehuan me bujari familjet myslymane. Ne keto kushte, artileria malazeze, vazhdoi bombardimin e te gjithe lagjeve te qytetit, myslymane e katolike.

    Me 17 nentor trupat serbe te dy divizionieve Shumadia dhe Drini, se bashku me trupat malazeze te divizionit te pare, pushtuan kalane e qytetit te Lezhes dhe portin e Shengjinit, ku ndodheshin nje pjese e forcave shqiptare. Keshtu, u nderpre rruga Shkoder - Lezhe prej nga vinin furnizmet dhe ndihmat. Eshte fundi i nentorit te vitit 1912. Pas shpalljes se Pavaresise, ne 3 dhjetor 1912, vendoset armepushimi per nderprerjen e te gjitha veprimeve luftarake ndermjet ushtrise otomane dhe aleateve ballkanike. Ne kete moment, Mbret Nikolla i Malit te Zi i dergon komandantit te Garnizonit te Shkodres, kerkesen per te dorezuar qytetin e Shkodres, por Hasan Riza Pasha i pergjigjet: "Tashme, Shkodra eshte nje qytet shqiptar qe nuk mund te marre urdhera nga nje komande turke dhe se qyteti deshiron te mbroje pavaresine e vet kunder malazezeve".

    Ne kushtet kur Garnizonit te Shkodres nuk po i vinte asnje ndihme nga jashte dhe kur ishte shpallur pavaresia e Shqiperise, Hasan Rizaja vendosi qe te hynte ne marreveshje me malesoret shqiptare per t'u rene bashkerisht trupave malazeze. Me 27 janar 1913, ai mblodhi shtabin e Garnizonit dhe deklaroi se nuk mendonte ta mbronte me Shkodren ne favor te Turqise, por per llogari te Shqiperise. Data 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes se flamurit shqiptar ne kalane e Rozafes dhe dita e fillimit te sulmit te perbashket te forcave te Garnizonit te Shkodres dhe malesoreve shqiptare kunder trupave malazeze e serbe. Por me 30 janar 1913, pasdite Hasan Rizai u vra pabesisht. Komanden e Korpusit te Shkodres e mori zevendesi i tij, Esat Pashe Toptani.

    Ndersa Konferenca e Londres vazhdonte punimet, mbret Nikolles iu sugjerua nga miqte e tij me te ngushte europjane se vetem marrja sa me e shpejte e qytetit do te ndikonte qe Fuqite e Medha, te ndodhura para faktit te kryer, te vendosnin qe t'ja jepnin Shkodren Malit te Zi. Mbret Nikolla iu drejtua per ndihme te pakufizuar ushtarake Serbise. Gjeneralet malazeze dhe serbe ne fillim te shkurtit 1913 pergatiten planin e mesymjes se perbashket per pushtimin e Shkodres, ku do merrnin pjese forcat e kater divizoneve malazeze dhe tri divizioneve serbe.

    Per te marre Shtojin, malazezet formuan 2 kolona sulmi, te perbera nga efektivat e tri brigadave te kembesorise. Serbet, me forcat e tri divizoneve, te vendosura ne Mjede, Bushat, e Shkjeze, ne bashkeveprim me nje brigade malazeze te divizionit te pare, duhet te sulmonin rajonin e fortifikuar ne Beltoje e Berdice. Me 7 shkurt 1913, pas tri oresh bombardimi me artileri, nga i cili sipas kujtimeve te nje gjenerali malazez, Shkodra i ngjante nje vullkani te shperthyer, malazezet u hodhen ne sulm. Perleshje te pergjakshme u zhvilluan te te gjithe vijat e frontit, ne Shtoj, Tarabosh, e Bardhaj. Furia e pare u sulmit u drejtua kunder llogoreve ne Shtoj dhe zgjati gjysem ore me shume egersi. Malazezet lane shume te vrare, por Shtoji nuk ra.

    Ne nje ore, malazezet ne Shtoj bene tri sulme me bajoneta, te cilat perfundonin ne ndeshje trup me trup. Pasi u hodhen ne sulm te gjitha rezervat, malazezet munden te merrnin dy transhete e para. Mbrojtesit e rajonit te Shtojit u detyruan te terhiqen ne transhene e trete. Te gjithe burrave te qytetit te Shkodres, iu kerkua te shkonin ne llogore. Ata qe nuk kishin arme, u urdheruan te trasportonin te plagosurit, te cilet vinin ne qytet nga te gjitha anet.

    Komanda e Garnizonit te Shkodres, pasi vleresoi situaten, i dha urdher komandes se rajonit te Shtojit qe te kundersulmonte me rezervat e saj per te rimarre transhene e pare dhe te dyte, te pushtuar nga malazezet. Ne oret e fundit te po kesaj dite, efektivat e mbrojtesve te Shkodres ne Shtoj, u hodhen ne kundersulm. Pas nje gjysme ore, u mor transheja e dyte dhe per nje cerek ore, e para. Malazezet, te zene ne befasi, u terhoqen, por pasi u riorganizuan u hodhen perpara me shpejtesi, duke i pushtuar ato pjese - pjese. Per pak kohe, ata i rimoren te dy transhete. Por suksesi i tyre nuk zgjati shume; ne oren 02.30 te dates 8 shkurt, Komanda e Garnizonit te Shkodres futi ne luftim rezervat e saj dhe ne oren 04.00, malazezet ishin flakur tutje nga dy transhete, te cilat nuk i moren dot me.

    Komanda e Garnizonit te Shkodres, me daten 8 shkurt dha urdher per kundersulmuar. Sipas nje historiani malazez, ushtria e mbret Nikolles deri ne ate kohe kishte pesuar rreth 7 mije te vrare dhe mezi po perballonte kundersulmin e forcave te Garnizonit te Shkodres. Ne keto kushte te veshtira, komanda e larte malazeze riperseriti me kembengulje kerkesen qe trupat serbe te sulmonin menjehere Berdicen. Komandanti i forcave serbe vendosi te sulmoje naten Berdicen me dy kolona. Ne oren 03.30, te dates 9 shkurt 1913, trupat serbe te tri divizoneve kaluan ne sulm kunder rajonit te fortifikuar te Berdices. Ne kete sulm, serbet per 3-4 ore luftim lane ne fushen e betejes 1800 te vdekur, nga keta 39 oficere si dhe 300 rober. Shtypi serb i asaj kohe e quajti kete perleshje "Kasaphana e Berdices" dhe nje nga "katastrofat me te medha te ushtrise serbe gjate gjithe Luftes se pare Ballkanike".

    Mbret Nikolla, me humbjet e renda te pesuara, perfundimisht nuk kishte me shpresa qe ta pushtonte Shkodren vetem me ushtrine e vet. Ne keto kushte ai iu lut perseri mbretit te Serbise qe ta ndihmonte ushtarakisht. Serbia vendosi te dergonte ne Shkodrer, rreth 15 mije forca te tjera, qe do te emertoheshin "Korpusi bregdetar i Shqiperise", i cili, vec artilerise se rende do te kishte edhe kater avione luftarake, nga shtate qe kishte gjithsej ushtria serbe. Nderkohe, me 23 mars 1913, Konferenca e Londres kishte vendosur qe Shkodra t'i mbetej Shqiperise. Fuqite e medha europiane i kerkuan Malit te Zi dhe Serbise qe te terhiqnin forcat e tyre nga rrethimi i Shkodres. Por malazezet dhe serbet nuk donin te hiqnin dore nga plani per te pushtuar Shkodren. Ne marreveshje me qeverine greke nga Selaniku, nepermjet tri konvojeve, u transportuan ne Shengjin deri nga fundi i marsit, rreth 15 mije ushtare serbe, te pajisur, pervec artilerise, edhe me aeroplane luftarake. Njekohesisht, ushtria malazeze u vu nen komanden e gjeneraleve serbe. Por humbjet e renda qe kishin pesuar me pare ne luftimet kunder Garnizonit te Shkodres i benin gjeneralet serbe qe te hezitonin e te zvarritnin sulmin kunder Shkodres, derisa erdhi urdhri qe ushtria serbe te terhiqej nga rrethimi i qytetit. Te mbetur vetem, forcat malazeze me 31 mars 1913, ben edhe nje sulm te deshperuar kunder Taraboshit, por pa sukses.

    Gjendja ne Shkoder nderkaq nuk ishte e thjeshte, qe ne dhjetor njerezit kishin filluar te vdisnin nga uria. Ne kushtet e mungeses se ushqimeve dhe faktit se fati i Shkodres ishte percaktuar nga Fuqite e Medha, Komanda e Garnizonit te Shkodres vendosi te dilte nga qyteti.

    Me 23 prill 1913, u arrit nje marreveshje me palen malazeze me 24 pika, sipas se ciles Garnizoni i Shkodres do te dilte nga qyteti me te gjithe armatimin, pajisjet, dokumentacionin, etj.

    Me 24 prill 1913, ne mengjez, efektivi i Garnizonit te pathyeshem te Shkodres, i rreshtuar ne kolone marrshimi, me flamujt luftarake, se bashku me armatimin, mitralozet, topat dhe pajisjet e tjera, u nis per ne drejtim te Lezhes. Pas nje qendrimi te shkurter prej tre javesh te trupave malazeze, qyteti i Shkodres i kaloi per nje vit per administrim Komisionit Ushtarak Nderkombetar dhe pastaj u bashkua me pjesen tjeter te Shqiperise.
    Nga Perparim Rexhepi - Klan

    Eshte shume emocionuese kur meson sa shume sakrifica i'u eshte dashur shqiptareve te bejn per te mbrojtur cdo pellemb toke qe kemi sot

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Mosha
    38
    Postime
    981
    Faleminderit
    0
    12 falenderime nė 12 postime
    Pa e arritur fundin e shkrimit qe ke postuar me erdhi ne mendje pikerisht fjalia e fundit qe ke shkruar dhe fakti qe shumica jone nuk u di as emrat ketyre martireve qe ne ditet me te zeza te historise tone, ne varferine e tyre te skajshme, ne vetmine e madhe qe erdhi pas humbjes se Turqise, dhane te vetmen pasuri qe kishin .... jeten .... per nje enderr shekullore .... Pavaresi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Kėshtjella E Rozafės

    Emri Rozafa nuk del emėr ilir, nuk ėshtė emėr gruaje e aqė mė pak, emėr i nuses qė u muros ndėr themele, por ėshtė emėr qyteti e kėshtjelle ku luftuan ilirėt pėr tė ruajtur kufinjtė lindorė tė Perandorisė, emėr i ardhur nga shekulli VI pas Krishtit nga tė parėt tanė, si kujtim i ngjarjeve tė Lindjes ku u martirizuan Shėn Sergji e Shėn Baku




    Kolec ĒEFTA



    E ngritur mbi njė kodėr tė lartė shkėmbore e brinjėthikėt, nė njė pozitė mbizotėruese e madhėshtore, Kėshtjella e Rozafatės hidhte vėshtrimin e saj tė qetė e hijerėndė mbi fushėn e gjerė e pjellore, vėshtronte vigjilues ujėrat e lumenjve rrethues, hyrjen nė liqen dhe kurorėn e maleve tė larta si amfiteatėr gjigand natyror.



    Mendėsia popullore, madje e pasqyruar shpeshherė edhe nė shkrime e studime folklorike, letrare e historike, emėrin e kėshtjellės, Rozafa, e shpjegon me legjendėn e murosjes sė Rozafės, nuses sė vėllait tė vogėl. Riti i murimit ėshtė i vjetėr, shumė i vjetėr, e kanė pasur kėtė rit edhe ilirėt, por ky rit ka pasur kohėzgjatje tė madhe, pra nuk na ndihmon ta caktojmė moshėn e kėngės sonė legjendare. Emri Rozafė nuk del tek autorėt antik. Polibi, T. Livi, historiani i luftėrave iliro-romake, Plini, Flori, Apiani, Ptolomeu, Hierokli, Prokopi i Cezaresė e ndonjė tjetėr shkruajnė pėr Shkodrėn, por nuk e pėrmendin Rozafėn. As Zonara, historian bizantin, i shekullit XI-XII qė e ka shfrytėzuar historiografinė antike, nuk e pėrmend. Ai shkruan: "...dhe Gentin ... e ndoqi dhe e mbylli nė Shkodėr, ku kishte pallatet e tij. Ai qėndroi i qetė atje, mbasi ajo ishte ndėrtuar nė maje mali dhe rrethohej me gryka tė thella, tė cilat pėrshkohen nga lumenj tė rrėmyshėm. Ajo (Shkodra ) ishte e rretuar me mure tė forta". Pra ilirėt nuk dimė ta kenė emėruar as kėshtjellėn e tyre, as kodrėn, mbi tė cilėn ishte ndėrtuar ajo, ndėrsa autoritetet e huaja antike me Shkodra kuptonin edhe qytetin, edhe kėshtjellėn. Shėnojmė se emėri Shkodra duhet tė ketė qenė apelativ, mbasi del edhe nė vende tė tjera, por kuptimi i kėtij apelativi ka humbur.



    Dokumentet venedikase nuk e pėrmendin emrin Rozafė. Si duket venedikasit rindėrtues tė kėshtjellės, donin tė fillonin nga e tyrja e nuk kishin dėshirė tė pėrmendnin traditėn e emėrtimit. Ata vunė edhe toponime tė reja. Regjistri i Kadastrės sė Shkodrės 1416-1417, pėrmend Mali i Shkodrės, pėrmend kėshtjellėn, por jo Rozafėn. Tė periudhės venedike janė edhe toponimet qė pėrmend kėnga popullore, si: Kazenė, quajtur prej baxhove tė djathit, qė siē shkruan Shufllai, ishin nė Malin e Pashės (Mons Bazae e Barletit). Ky toponim del pėrsėri mė 1434 "Medonus caput Kasinarum Skutari", mė 1445 "Olim caput Kasinarum Skutari". Sot lagja Kazenė gjendet mbatanė Bune. Bolica e pėrmend me 23 shtėpi. Edhe Regjistri turk mė 1485 nuk e pėrmend emėrtimin Rozafė, sikurse nuk e cekun kėtė emėr as relatorėt tanė mesjetarė. Ndryshe nga kėnga popullore, Barleci, kur shkruan pėr ndėrtimin e Kėshtjellės, tregon se njėfarė Roza, me motrėn e vetė tė quajtur Fa, qenė themelues tė parė, prandaj fortesa quhej Rozafa. Kjo "legjendė" nuk njihet nga tradita, nuk njihet nė folklorin e arbėreshėve tė larguar nga Shqipėria, Moreja nė shekullin XV-XVI. As nga shkodranėt qė braktisėn vendin me pushtimin turk e shkuan nė Itali, mė 1479, nuk kemi ndonjė njoftim pėr kėtė gjė. Emri Roza, sado qė nuk hetojmė ndonjė lidhje me toponimin tonė, del si emėr qyteti tė vjetėr pranė Kotorit, tė cilin e shkatėrruan seraqenėt nė shekullin XI. Gjithashtu, nė shekullin XII del: "Qytetin e Kotorit ose tė Rozės" (Katarinensem seu Roze) etj. Si llagap del nė Shkodėr mė 1403: Stefan De Roza, qytetar fisnik shkodran, Jakob De Roza, i vėllai i tij. (Dok. pėr hist. e shqip. sh. XV). Shtojmė se ata mund tė jenė cilėsuar shkodranė, nga qė kanė banuar nė Shkodėr, por mund tė mos kenė qenė tė tillė etnikisht. Edhe nė Regjistrin e Kadastrės sė Shkodrės 1416-1417 dalin Jakomo, Stefa e Luka me llagapin Ruoza (mbase kemi tė bėjmė me tė njėjtin llagap shkruar e lexuar nė dy forma).



    Emri Rozafė ka gjetur pasqyrimin e vet nė shkrime: Mjeda, njohės i mirė i mitologjisė, nė poemėn "Shkodra" ka vargun lapidar, "Afėrdita pėr fli Rozafėn lyp". Ndėrsa kohėt e fundit "Fjalori Enciklopedik Shqiptar" shkruan: "...si subjekt murosja e Rozafės, nuses mė tė re tė vėllait mė tė vogėl ndėr tė tre vėllezėrit..." dhe "Ujėt qė depėrton ndėrmjet gurėve gėlqerorė te hyrja kryesore ėshtė e lidhur me fantazinė popullore me qumėshtin e gjirit tė Rozafės qė ju la jashtė murosjes pėr tė ushqyer foshnjėn". Pa u zgjatur, shprehje tė tilla nuk pėrligjėn as nga letėrsia dokumentare, as nga krijimtaria popullore. Nė tė gjitha variantet qė na kanė rėnė nė dorė pėr kėtė baladė tė bukur, tė vjetėr dhe shqiptare, nuk flitet se nusja e murosur e vėllait tė vogėl quhet Rozafė, por: nuse, reja Gjelinė (fjalė turke qė domethėnė nuse) dhe Gjelinė (emėr i shekujve tė parė tė erės sonė, nga njė Angjelinė, me rėnien e zanores nistore si nė huazimet latine). Pra: Angjjjelinė: Ngjelinė: Gjelinė dhe Gjinė, Vidė. Nė rrjedhje tė kohėve kėnga ka fituar elemente tė reja. Kėshtu, ai qė dėfton, si mund tė ndėrtohet kėshtjella, quhet me fjalė plaku a i dijshmi, shejti-si ndikesė kristiane. Vėllezėrit janė pa emra, por nė ndonjė variant quhen edhe Gjon Vėlla, baca Gjergj (edhe kėta emra tė dokumentuar si tė shekujve tė parė tė epokės sonė), te Shladebahu quhet Skandi, emėr ky qė tė kujton fisin Skanaj tė Mirditės, afrojmė kėtu luftėtarin Gjon Skanda nga Samrishi qė luftoi trimėrisht kundėr turqve, mė 1393, tė cilit Senati i Venedikut i fali pagesat e angaritė, mė 1417. Emri Askanius (Skanio) del tek patricėt e Tivarit e tė Budves. Tashti pyesim: Ē' lidhje mund tė ketė me emrin Askanius qė del te Virgjili? Sidoqė ruajtja s-sė sė pandryshuar nė sh kėrkon shpjegim, nėse s'ėshtė ndonjė dukuri rikthyese. Edhe emri i djalit tė vogėl, Miri, qė del nė ndonjė variant, ėshtė i vjetėr e me formim shqip nga mbiemri i mirė. Edhe sot gjenden te malėsorėt tanė emrat: Mirash, Mirotė, Mirakė, krahaso gojėdhėnėn pėr Mir Ditin e Dit Mirin si edhe me emrin historik, shqiptar, Progon Mira 1335 pėr tė cilin Jireēeku ka shkruar "alb, mirė. bonus, pulker". Formime emrash tė pėrveēėm nga mbiemrat kemi edhe Marash nga i mbarė; Keqan, Keqotė nga i keq; Gjetan nga i gjetur etj. Pa u larguar shtojmė se emrin Mir e kanė edhe popujt e tjerė. Si element i ri nė baladė ėshtė edhe mallkimi, qė shpėrthen si erupcion plot ndjenjė tė fuqishme e forcė poetike, qė shpreh urrejtjen e thellė ndaj zaptuesit turk edhe pėr faktin se nė ritin e ndėrtimit qė kam mbledhur nė Bregun e Bunės e nė Veri ėshtė si supersticion i fortė qė gjatė ndėrtimit nuk duhet tė mallkohet nė asnjė mėnyrė, se, ndryshe familjes banuese nuk i shkon mbarė. Element mė i vjetėr ėshtė urimi: "kalaja u forcoftė, djali em e gėzoftė/ u baftė krajl e nė tė sundoftė".



    Emri Rozafė shpesh ėshtė pėrdorur nė dy kuptime: edhe pėr kėshtjellėn, edhe pėr kodrėn mbi tė cilėn u ndėrtua kėshtjella. Kėtė emėr e njohin edhe udhėtarė tė shekullit XIX, si: Bue, Myler, Hani qoftė pėr kėshtjellėn, qoftė pėr kodrėn e kėshtjellės, madje nuk dimė mirė me cilin kuptim u pėrdor sė pari. Nė biografinė e Shtjefėn Nemanjes Kėshtjella e Shkodrės quhet "Qyteti i Risafit" (afėr vitit 1215). Ky cak kohor e rrėzon pėrrallėn serbe se kėshtjellėn e paskan ndėrtuar vėllezėrit Vukashin, Uglesha dhe Gojko, tė cilėt kanė sunduar nė shekullin XIV viset veriperėndimore e verilindore tė Shqipėrisė. Kėtu aderon edhe Degrani pa pėrmendur pasaktėsitė e Hekardit. Jireēeku shpjegon se emri Rozafa ėshtė emri i njė qytet nė Siri (Rusaf) ku luftuan e vdiqėn shejtėnt martirė Shėn Sergji e Shėn Baku, kulti i tė cilėve u pėrhap nė lindje.



    Duke u nisur nga fakti qė ushtarėt ilirė mbronin kufijtė lindorė tė Perandorisė Romake, mund tė mendojmė me ndonjė medievist, se qenė ilirė, sikurse mund tė kenė qenė ilirė ushtarėt qė sollėn kultin e tyre nė atdhe. Pėr tė mos harruar emrin e qytetit a kėshtjellės ku dy shejtėnt kaluan njė pjesė tė jetės e u martirizuan, shokėt e tyre sollėn nė atdhe emrin Rusaf kthyer nė gojėn e popullit Rrozafa, me forcimin e r-sė nė rr, si nė fjalėt latine, krahaso Rroma pėr Roma etj., ndėrrimin e u-sė nė o, dhe sonorizimin e s-sė nė z, ndėrsa Rozofat si zgjatje emri, a si lokativ.



    Kėshtu, emri Rozafė e ka filluar jetėn e vet ndėr ne nė shekullin e gjashtė. Ka mundėsi qė edhe balada e murimit, sido qė si rit ėshtė shumė i vjetėr e mund tė ketė pasur tharmin e parė nė ato kohėra, mund tė lidhet me ndonjė rindėrtim tė kėshtjellės nė shekullin VI, nė prakun e rrebeshit sllav.



    Si pėrfundim: Emri Rozafa nuk del emėr ilir, nuk ėshtė emėr gruaje e aqė mė pak, emėr i nuses qė u muros ndėr themele, por ėshtė emėr qyteti e kėshtjelle ku luftuan ilirėt pėr tė ruajtur kufinjtė lindorė tė Perandorisė, emėr i ardhur nga shekulli VI pas Krishtit nga tė parėt tanė, si kujtim i ngjarjeve tė Lindjes ku u martirizuan Shėn Sergji e Shėn Baku.

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Jireēeku shpjegon se emri Rozafa ėshtė emri i njė qytet nė Siri (Rusaf) ku luftuan e vdiqėn shejtėnt martirė Shėn Sergji e Shėn Baku, kulti i tė cilėve u pėrhap nė lindje.


    Afer fshatit Shirzh, gjendej Kisha e Shirzhit, e cila sipas Konsullit austro-hungarez ne Shkoder, Ippen, ishte nje renoje e nje ish-manastiri benediktin.
    Ne kete Kishe qe mbante emrin e nje prej Shenjteve, Shirzh-it, dhe Bacchus, martire qe lidhen sipas Jirecekut me qytetin Rusafa ne Siri (Jerecek-Das christliche Element in der topographischen Nomenklatur der Balkanländer), por qe quhej nga Banoret dhe Kisha e Shna Prena (St. Veneranda), ne diten e emrit te ketyre shenjteve, nga banoret e zones, festoheshin dhe ditet e nderimit te te pareve te popullise, nje rit pagan ky i kujtimit dhe i nderimit te paraardhesve.

    Ndersa vete qyteti i Shkodres permendet ne nje njoftim ne v. 168 p.K. si qendra e fisit ilir te labeateve dhe si rezidenca e prijesit te tyre Gentius.
    Me pas Shkodra permendet ne v. 40 p.K. ne traktatin midis Oktavianit dhe Mark Antonit, si nje linje demarkacioni e te zonave te zoterimeve te ketyre te fundit.
    Ndersa ne kohen pernadoreke, Plini njofton se qyteti ishte nje "oppidum civium Romanorum" ne statusin e nje kolonie, me ne krye nje Duovari.
    Me ndarjen e Dalmacise, Shkodra kthehet nen Perandorin Dioklecian ne kryeqqendren e Provinces se Prevalitanes (Praevalitana-Praevalis) dhe bie nen Perandorine Lindore Romake.
    Ne kohet bizantine, Shkodra si fillim ishte nen juridiksionin e Themes se Dyrahut (Dyrrachium), me pak nderpreje te ketij juridiksioni nen sllavet, derisa perandori Manuel Komneni (1143-1180) e bashkon Shkodren, me perandorine e Zhupanit te madh Stefan Nemanjes.
    Pas shperberjes se Perandorise Serbe ne 1355m Shkodra kalon nen sundimin e Balshajve, princerve te Zetes & Malit te Zi, nen te cilet ne qytet priten dhe monedha.
    Pinjolli i dinastise Balsha, Gjergji II Strazimiri me 1306, i kercenuar nga rreziku osman, ia kalon shkodren venedikasve, te cilet e mbajne kete qytet deri me 1479, kur qyteti pushtohet nga hordhite osmane, me te cilet u nderpre ajo perkatesi perendimore e qytetit, dhe shumica e popullsise se vjeter shkodrane emigroi drejt Venedikut, Ravenna-s, Padova-s, e eviso-s.
    Nen osmanet ne krye te qytetit u vu nje sanxhakbej, i cili ne rangun e nje pashai drejtonte tashme Iskanderije-n, emer qe u vu nga osmanet per qytetin.
    Nje rizgjim te jetes qyteti e pati ne kohen e Bushatllinjve ku kulmi i kesaj periudhe arrihet me Kara Mahmud Pashen, i biri i Mehmed Plak Bushatlliut, jo me kot kjo periudhe njihej nder shkodranet e vjeter per nga begatia qe solli, si "n'vakt vezirit".

    GJate luftes se pare boterore Shkodra behet qendra e administrates ushtarake austro-hungareze dhe pas humbjes se ketyre te fundit ne lufte, ne te hyjne trupat e Antantes dhe qyteti vihet nen drejtimin e francezit, Bardy de Fortou.

    ....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    cfare jane podgoricanet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,031
    Faleminderit
    30
    20 falenderime nė 13 postime
    "Padgricant" jane nje pjese e popullsise boshnjako - malazeze e perzene prej bashkekombasve te tyre qe me bujari u pranuan prej vandalive ne rrethinat e Shkodres. Kane nxjerre elemente qe kane patur nje ndikim ne historine e luftes se 2 boterore ne Shqiperi dhe gjate periudhes komuniste jane integruar ne organet e pushtetit te athershem ....Pas 90s e provuan te shkonin ne RFJ por i vendosen diku ne Kosove dhe disa u kthyen mbrapsht perseri.......Gjithashtu kane krijuar edhe organizata e parti per mbrrrrrrojtjen e te drejt_ave te ketij minoriteti dhe vizitohen shpesh nga politikane dhe perfaqsues te klerit malazezo - serb...........

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    sa eshte numri i tyre

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,643
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 6 postime
    Citim Postuar mė parė nga cool_shqype Lexo Postimin
    "Padgricant" jane nje pjese e popullsise boshnjako - malazeze e perzene prej bashkekombasve te tyre qe me bujari u pranuan prej vandalive ne rrethinat e Shkodres. Kane nxjerre elemente qe kane patur nje ndikim ne historine e luftes se 2 boterore ne Shqiperi dhe gjate periudhes komuniste jane integruar ne organet e pushtetit te athershem ....Pas 90s e provuan te shkonin ne RFJ por i vendosen diku ne Kosove dhe disa u kthyen mbrapsht perseri.......Gjithashtu kane krijuar edhe organizata e parti per mbrrrrrrojtjen e te drejt_ave te ketij minoriteti dhe vizitohen shpesh nga politikane dhe perfaqsues te klerit malazezo - serb...........
    cool_shqype
    jo te gjithe pogricant jane malazez. shum nga ata jane shqiptar qe kan jetu ne tokat shqiptare te malit te zi, dhe qe jane shperngul ne shkoder.

  10. #10
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anėtarėsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,281
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    cool_shqype
    jo te gjithe pogricant jane malazez. shum nga ata jane shqiptar qe kan jetu ne tokat shqiptare te malit te zi, dhe qe jane shperngul ne shkoder.
    Me sa di un,podgricanjt jan malazez,kryesisht nga zona e Podgorices qe jan debu nga Mali i Zi,kurse shqiptart qe kan jetu ne tokat shqiptare ne Mal te Zi,nuk kan ndonje emer te vecant per tu quajtur,ose thjesht nga qyteti nga jan,ulqinake,tuziane etj etj....
    Really Dude... Get A Life!!!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,643
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 6 postime
    Citim Postuar mė parė nga Adaes Lexo Postimin
    Me sa di un,podgricanjt jan malazez,kryesisht nga zona e Podgorices qe jan debu nga Mali i Zi,kurse shqiptart qe kan jetu ne tokat shqiptare ne Mal te Zi,nuk kan ndonje emer te vecant per tu quajtur,ose thjesht nga qyteti nga jan,ulqinake,tuziane etj etj....
    Ulqini nuk ka lidhje, por shum shqiptare qe vijne nga fshatrat shqiptare, si Tuzi apo ndonji tjeter afer Podgorices, quhen podgorican. Ata jane fshatra shqiptare qe i jane dhane Malit te Zi kur asht coptu shqipnia.
    Natyrisht, ka edhe malazez, por shum nga ata jane shqiptare.

  12. #12
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,964
    Faleminderit
    141
    234 falenderime nė 190 postime
    puroshkodran, mos po i ngatrron pak gjanat?
    "Podgoriēanet" jane nje grup njerzish te cilet kan qene ne sherbimin e Jugosllavise se dikurshme, "Kali i Trojes" per te okupuar Shkodren. Se bashku me vrakaēoret e mbetur pas rrethimit te Shkodres. Per nga feja jane musliman, por asnje nga ato nuk thote te jene shqiptar.
    "Se ēka ishim mos i pyet" , keshtu me tha nje nga keta"Podgoriēanet" nje here kure e pyeta per origjinen e tyre.Mos i ngatrro me malsoret qe vine nga fshatrat e Malesise, se nuk kan me shume lidhje se sa ke ti me "podgoriēanet".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 09-04-2009 mė 12:07
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. #13
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,725
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    hej e dini se un jam podguricane??????
    ne familjen time thuhet se stergjyshi im ka ardhur ne shkoder ne nje moshe te re ku i kishin debuar nga vendi i tyre per shkak te luftes.dhe do doja tju shpjegoja se podguricanet vijn nga podguricadhe kryesisht jane malazez.
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  14. #14
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anėtarėsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,281
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    Ulqini nuk ka lidhje, por shum shqiptare qe vijne nga fshatrat shqiptare, si Tuzi apo ndonji tjeter afer Podgorices, quhen podgorican. Ata jane fshatra shqiptare qe i jane dhane Malit te Zi kur asht coptu shqipnia.
    Natyrisht, ka edhe malazez, por shum nga ata jane shqiptare.
    Un jam me origjin ulqinake per vete...Fisi im ka ardh ne Shkoder para nja 150 vitesh.Dhe nga pervoja e origjines time...Shqiptaret e Malit te Zi dhe Podgricanjt jan komplet ndryshe.Tuzi perbehet kryesisht me shqiptare,ose me mir te them,te gjith banoret e Tuzit jan shqiptare,po nuk quhen podgricanj po tuziane.Me ca me tregon gjyshja perrallat e rinise te saj,thot qe podgricanjt u vendosen afer shtepive karakteristike te vjetra shkodrane,ku banonin familjet me te vjetra shkodrane,dhe punonin si sherbetore neper kto familje.Dhe kto podgricanj nuk dinin asnje fjal shqip kur kan ardh...kurse shqiptaret e Malit te Zi edhe sot e ksaj dite,ata qe padrejtesisht mbeten jasht shtetit shqiptar,flasin shqip,ose e pakta e pakta kuptojn.
    Really Dude... Get A Life!!!

  15. #15
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,725
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    adaes gjyshja ime edhe sot din me fol potguriqanshe.(dhe shum mir biles)
    dhe ne podgoric ka shume shqiptar ,gjithashtu di qe podguriqant jan vendos neper rrethina se shkodranet nuk i kan leju me u vendos ne qytet
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,643
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 6 postime
    Citim Postuar mė parė nga iliria e para Lexo Postimin
    puroshkodran, mos po i ngatrron pak gjanat?
    "Podgoriēanet" jane nje grup njerzish te cilet kan qene ne sherbimin e Jugosllavise se dikurshme, "Kali i Trojes" per te okupuar Shkodren. Se bashku me vrakaēoret e mbetur pas rrethimit te Shkodres. Per nga feja jane musliman, por asnje nga ato nuk thote te jene shqiptar.
    "Se ēka ishim mos i pyet" , keshtu me tha nje nga keta"Podgoriēanet" nje here kure e pyeta per origjinen e tyre.Mos i ngatrro me malsoret qe vine nga fshatrat e Malesise, se nuk kan me shume lidhje se sa ke ti me "podgoriēanet".
    Stergjyshja ime ka ardhe shum e re nga Tuzi ne Shkoder. Un nuk e kam njofte por ka fole gjithmone shqip dhe e flasin edhe ata qe jetojne hala atje. Tuzi asht fshat shqiptare, megjithate shkodranet i qunin Podgriēan. Biles gjyshja me tregonte qe , kur ishte femije, shoqet qe e dinin se e kishte nanen podgriēane, kur donin me e sha i thoshin: "Podgriēan e młt taman"
    Pra ka edhe shqiptar qe kane ardhe nga fshatrat shqiptare te Malit te Zi jane qujt podgriēan.

    Edhe podgriēant malazez kane kene te asimilum(flas per ata te 90 e ktej) dhe i thoshin vetes shqiptare. Maksimumi ndigjoshin ndonji kange Jugosllave ose ishin tifoz me Jugosllavine ne Botnor ngaqe Shqipnia nuk merrte pjese.
    Megjithse para disa ditesh pashe ne TVSH qe disa prej tyne kishin formu nji organizate dhe kishin fillu si grekt ne Himare.....

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,643
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 6 postime
    Citim Postuar mė parė nga bombona Lexo Postimin
    hej e dini se un jam podguricane??????
    ne familjen time thuhet se stergjyshi im ka ardhur ne shkoder ne nje moshe te re ku i kishin debuar nga vendi i tyre per shkak te luftes.dhe do doja tju shpjegoja se podguricanet vijn nga podguricadhe kryesisht jane malazez.
    Ti a e qun vedin shqiptare a malazeze?

  18. #18
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,725
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    Ti a e qun vedin shqiptare a malazeze?
    un e quj vedin shqiptare perderisa prejardhjen e kam nga shqiptaret dhe gjyshi,babai,dhe un kemi lindur ketu.qe do thot se dhe po te mos isha e till kur kolojn tre breza quhesh shqiptare mir....
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,643
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 6 postime
    Citim Postuar mė parė nga bombona Lexo Postimin
    un e quj vedin shqiptare perderisa prejardhjen e kam nga shqiptaret dhe gjyshi,babai,dhe un kemi lindur ketu.qe do thot se dhe po te mos isha e till kur kolojn tre breza quhesh shqiptare mir....
    mos u xej moj bombone se nuk t'shava....

  20. #20
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,725
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    mos u xej moj bombone se nuk t'shava....
    ku me pave mor te nxeme,a u dogje gja kur me preke a lol
    un thjesh po te shpjegoja se sa per te nxeme mos me hassh ne tela -thot nje fjal e urte
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 03:37
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 16:43
  4. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  5. Historia e Shkodres ne 1913
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 14:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •