Varros vellain dhe dorezohet: E vrava per vetembrojtje
Pjeter Paluka ka treguar dje versionin e tij, per masakren ndaj vellait: E vrava se me pushke, po kercenonte familjen time
Pjeter Paluka qe dy net me pare ekzekutoi vellain e tij me nje pushke dhe me pas u arratis, u dorezua pasditen e djeshme, menjehere pasi mori pjese ne varrimin e viktimes. Burime te policise se Krujes dhe atyre nga vendi i ngjarjes, thane se Pjeter Paluka, 44 vjec, baba i pese femijeve, u vetedorezua pasi u ndodh ne ceremonine e varrimit te vellait Aleksander Paluka, 40 vjec, baba i tre femijeve, me vdekjen e tij, te mbetur jetime. Ngjarja ndodhi te merkuren ne Murqine te Krujes, kur Pjetri u grind me familjen e vellait te tij. Pas ngjarjes ai u fsheh ne mal por premtoi se do te dorezohej. Ne nje bisede me "Korrieri"-n, i dyshuari i vrasjes pranoi krimin por shtoi se e kreu ate ne kushtet e vetembrojtjes. "Jam i tronditur per ate qe ndodhi. Une isha ne pune, kur u ktheva ne shtepi gjeta Sandrin i cili po debatonte me gruan time dhe e qellonte me qyten e pushkes, nderhyra per t'i ndare, jo se ishte gruaja ime, por se isha edhe vellai me i madh dhe nuk duhej te shkonim deri ketu, perderisa une do kthehesha ne shtepi". Pjetri thote se burim i konfliktit, ishte nje ngaterrese ndermjet dy femijeve 5-vjecare. "Une e dija qe gjithcka ishte mbyllur, por Sandri kishte marre armen dhe kishte vajtur tek shtepia ime. Kur une u mundova te shuaj konfliktin, filluan perleshjet, pasi une tentova t'i largoj armen nga duart. Arma shkrepi dhe une padashje vrava vellain tim". Pjetri pranoi se nje pule ka qene burim i pare i sherrit tragjik, pasi shpendi levizte ne oborret e te dy shtepive. Ne oret e vona te pasdites se djeshme, pa qene e nevojshme te vazhdojne kerkimet, 44-vjecari ka rene ne prangat e policise.
Ndoshta duket pak e cuditshme por realiteti shqiptar po e jeton nje gje te tille.
Ne oborret shqiptare nuk lejohet qe pula te qarkulloje nga oborri ne oborr pa dogane dhe pa dokumentat perkatese.
Krijoni Kontakt