Studenteve qe kane mbaruar universitetet jashte shtetit, se shpejti do t'u njihet diploma. Ministria e Arsimit ka pergatitur draftin, qe se shpejti do te kthehet ne vendim qeverie. Stazh dy vjecar, per dege profesionale si mjekesia, apo provime shtes per disa te tjera, keto do te jene "haracet" qe do te paguash per te marre nje diplome shqiptare, perveca asaj se huajes
Denisa Xhoga
Diplomat e huaja do te njihen edhe ne Shqiperi. Nga 28 mije studente, 11 mije prej tyre shkojne per studime jashte shtetit. Kjo prirje eshte ne rritje, ky numer shtohet nga viti ne vit. Nje grup specialistesh ne Ministrine e Arsimit kane pergatitur draftin per t'u paraqitur ne Keshillin e Minisitrave, te cilet duhet ta kthejne ne vnedim qeverie. Ne kete draft parashikohen te gjitha procedurat per te ekuivalentuar diplomat e huaja me tonat, dhe jo vetem diplomat, por nga masterat deri dhe doktoraturat, duke perfshire te gjitha deget nga drejtesi, socilologji, mjekesi, biologji etj. Konkretisht per njohjen e diplomes se nje studenti qe ka mbaruar jashte duhet te plotesohen disa kritere si vleresimi i nivelit te shkolles se kryer, shihet nese kjo shkolle njihet nga vet shteti dhe sa pike akreditimi ka fituar, krahasohet me nivelin tone dhe se cfare detyrash duhet te realizojne studentet, qe t'u njihet edhe "shqip", kjo diplome. Per te ushtruar profesionin, keta te rinj per disa dege si mjekesia, duhet te kalojne dhe 2 vjet praktike. Kjo, per te njohur problemet dhe fenomenet shqiptare. Nje problem tjeter ka juridiku. Ne shume universitete pervec bazes se formimit jurdik, jepen dhe te dhena mbi legjislacionin e vendit. Keshtu nje studente i Bullgarise, apo Hungarise njeh legjislacionin e ketyre vende dhe jo te Shqiperise. Megjithate specialistet shpjegojne se duhet pare formimi juridik qe ka studenti, pasi legjislacioni eshte dicka qe ndryshon nga viti ne vit. Megjithate, provimeve keta studente nuk do t'u sheptojne. Nese per te njeten dege universitare, tek ne ka nje grup lendesh shtes, atehere keta studente do te jene te detyruar qe t'i japin. Prej vitesh te diplomuarit jashte shtetit, te cilet jane kthyer ne Shqiperi trokasin ne dyert e ministrise dhe rektorateve per te bere njohjen e diplomave. Kryesisht keta te rinj jane punesuar ne sektoret privat, ose te huaj. Nderkohe me njohjen e diplomes shqiptare ata aken mundesi dhe per t'u punesuar ne administraten shteterore, duke bere karriere. Problematike jane disa dege te vecanta, te cilat nuk ekzistojne ne vendin tone, si per shembull shkenca komunikimi, apo administrim publik. Keto dege jane shume te kerkauara dhe te admirueshme, por ne vendin tone nuk ekzistojne. Puna per te pegatitur kete draft vendimi ka vite qe ka nisur dhe tashme, kerkon vetem nje finish nga qeveria. Ndersa me ekuivalentimin e diplomave shqiptare me ato te huaja ne jemi ende shume pas.
Krijoni Kontakt