Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253

    Post Shkollat shqiptare

    hi! une dua te di se cfare mund te behet per te permiresuar shkollat tona kur dihet se tani jane drejt nje degradimi total? ata qe do te dalin jane brezi i ri i kombit, dhe aludohet se ata do ta cojne perpara Shqiperine (per te qene me te sakte ata do ta ndertojne ate). por si mund te shpresohet per nje gje te tille kur shkollat jane ne gjendje te mjerueshme? une per vete jam nga fieri dhe njehere e nje kohe ketu ka pasur nje gjimnaz i cili ka qene nje krnari per qytetin tone (Janaq Kilica) por tani nuk eshte gje tjeter vec se " i semuri i qytetit". ju lutem pergjigjuni!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Vendndodhja
    Bologna (itali)
    Postime
    2
    failed rapper,pershendetje jam green_eyes,por nuk mund te bejme dot asgje,te vetmit jane te famshmit qeveritare.ciao
    nikmbashi !

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Patjeter qe mund te behet dicka. Qeverite e nxenesve me sa di une jane formuar tashme ne shume gjimnaze me fame ne shume qytete shqiptare. Le te hidhen ne greve, te ngrene zerin tek drejtoret dhe t'i bejne keta t'ju drejtohen bashkive perkatese duke ju thene ketyre se s'do te shkojne ne shkolle pa ju realizuar kerkesat e tyre per shkolla me te mira!

    Le te flasin me gazetare lokale dhe te botojne kerkesat e tyre ne shtypin lokal, dhe po paten fat te behen te famshem nga kjo gje, dhe ne shtypin kombetar. Qeveria dihet qe nuk ka bere dhe nuk ben per popullin pa shtytje apo frike nga poshte..., ata bejne mjaft sa ju mjafton per te mbajtur pushtetin ne zgjedhjet e ardhshme, s'kane pse mendohen per me shume! Eshte rradha e mesuesve apo nxenesve te organizohen vete.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Per mendimin tim problemi i arsimit mund te zgjidhet vetem duke rritur ne buxhetin e shtetit shifren qe investohet per arsimin...... une mendoj se ata qe kane nisur levizjen Mjaft sa merren me shendetsine (plage tjeter kjo) duhet te perqendrohen pikerisht ne mundesite reale qe ekzistojne per permiresimin e sistemit arsimor.... ideja eshte krijimi i nje levizjeje kombetare rinore qe do ta detyronte qeverine qe te dilte me nje projekt te qarte mbi menyren dhe kohen brenda se ciles do te ndodhin ndryshimet e kerkuara.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Skandal nė shkollat e Durrėsit

    Skandal nė shkollat e Durrėsit



    Mėsuesit nisin biznesin e notave



    Pėr njė provim apo edhe pėr tė ngritur njė notė nxėnėsit paguajnė 50-80 mijė lekė tė vjetra, ndėrsa kėto shuma shkojnė edhe mė shumė nė shkolla tė veēanta



    Ka nisur nė Durrės biznesi i notave me maturantėt, tė cilėt pretendojnė tė marrin klasėn apo edhe tė nxjerrin njė mesatare mė tė lartė se ajo e parashikuar. Njė diskutim i kohėve tė fundit pėr tė marrė parasysh edhe mesataren e nxėnėsve tė katėr viteve, ka bėrė qė mėsuesve tė Durrėsit t'u rikthehet jo vetėm autoriteti, por edhe njė lloj i ri biznesi, i cili duket se ka marrė pėrmasa shqetėsuese. Nė kėtė skandal tė ri janė pėrfshirė tė gjitha shkollat e Durrėsit, por nė mėnyrė tė veēantė ato tė cilat kanė njė reputacion mė tė madh ku edhe mendohet se njė pjesė e mirė e nxėnėsve do tė ndjekin studimet e larta ose tė paktėn e kanė njė synim tė tillė. Denoncimin pėr njė biznes tė tillė e kanė bėrė pėr "TemA" me dhjetėra nxėnės, tė cilėt kanė kėrkuar mospublikimin e emrave pasi mund tė jenė pasojė e njė hakmarrjeje tė mėsuesve qė tashmė mund tė quhen edhe biznesmenė me institucionin e shtetit.

    Gjithsesi gazeta 'TemA' ka njė listė tė plotė me emra tė nxėnėsve, tė cilėt kanė denoncuar mėsuesit e tyre pėr abuzime me lekė pėr tė marrė njė notė apo edhe pėr tė kaluar klasėn. Ēmimet pėr njė provim ndryshojnė nga njė shkollė nė tjetrėn dhe duket se prioritet kanė mė shumė shkollat brenda qytetit, tė cilat tashmė kanė krijuar edhe njė farė emri tė mirė. Kėshtu sipas maturantėve nė shkollėn 'Gjergj Kastrioti' pėr tė marrė njė provim apo pėr tė marrė edhe njė notė kaluese, pagesa shkon deri nė 80 mijė lekė. Lėndėt tė cilat janė edhe mė tė preferueshmet pėr paguar janė ato kryesoret, ndėrsa nuk kanė mbetur pas edhe ato tė dorės sė dytė, tė cilat tashmė u duhen nxėnėsve pėr njė mesatare tė lartė, e cila mund tė jetė e domosdoshme nė njė konkurrim nė vitin e ardhshėm. Pikėrisht kjo dhe interesimi i mjaft prindėrve ka bėrė qė biznesi tė jetė mjaft fitimprurės dhe nė tė, tė jenė pėrfshirė sidomos mėsuesit e lėndėve kryesore. Nxėnėsit, tė cilėt janė kontaktuar nga 'Tema' janė shprehur se me pėrjashtim tė ndonjė mėsueseje matematike, njė lėndė tė tillė e japin disa, pazari ėshtė i hapur dhe nuk ka vend pėr diskutime. Por nė shkollėn "Gjergj Kastrioti" rastet kanė shkuar deri aty saqė njė nga maturantėt ka paguar 50 mijė lekė pėr tė kaluar klasėn, shumė kjo e kėrkuar nga mėsuesja kujdestare, por mė pas ai ka ngelur, pasi tre mėsuesit, tė cilėt kishin vėnė nota jokaluese, janė grindur nė mes tyre pėr tė ndarė lekėt. Gjithsesi nė kėtė biznes janė pėrfshirė edhe shkollat, tė cilat janė nė periferi tė Durrėsit. Njė nga maturantėt e shkollės "Olsi Lasko" nė Shkozet tha pėr 'TemA' se nė klasėn e tij nė disa lėndė mėsuesit kanė kėrkuar lekė hapur edhe pazari ka qenė mė i ulėt se ai i shkollės "Gjergj Kastrioti". Kėshtu sipas tij mėsues tė veēantė tė lėndės sė matematikės apo edhe tė sociologjisė, u kanė kėrkuar nxėnėsve lekė pėr tė marrė provimin apo edhe pėr tė kaluar klasėn. Nga 80 nxėnės qė ka matura e kėsaj shkolle, duket se njė pjesė e madhe e nxėnėsve, edhe pse nuk janė dakord tė kenė dhėnė shuma pėr mėsuesit "biznesmenė" tė kenė dhėnė provimet. Po sipas maturantėve rastet janė tė shumta edhe kur mėsuesit nuk janė tė kėnaqur nga dhurata, tė cilat i bėjnė prindėrit e nxėnėsve, duke kėrkuar deri edhe nė mobilime tė shtėpive apo tė dhomave tė veēanta. Kėshtu nė shkollėn "Gjergj Kastrioti", njė 'dhjetė' ka shkuar deri nė mobilimin e njė kuzhine ndėrsa nė shkollėn "Olsi Lasku" ajo ėshtė ulur nė nivelin e njė kompleti pėr dhomė fėmijėsh. Nxėnėsit shprehen se janė ankuar pėr njė gjė tė tillė, por askush nuk i ka marrė parasysh kėto ankesa, ndėrsa shprehen se mėsuesit qė abuzojnė nuk e fshehin pozicionin e tyre, duke thėnė se nuk kanė frikė, pasi kanė mbėshtetjen e drejtuesve tė arsimit nė Durrės.

    I pyetur nga 'TemA' pėr njė situatė tė tillė, njė nga mėsuesit e njėrės prej shkollave tė mesme nė Durrės i ėshtė pėrgjigjur se ka dijeni pėr njė fenomen tė tillė, por ai ka mohuar implikimin e tij nė kėtė biznes. "Unė do tė thoja njė gjė, - ka shtuar ai, - kur njė mėsues emėrohet me lekė dhe transferohet po me lekė; kur njė drejtues abuzon nė mėnyra tė ndryshme nė shkollė; kur deri edhe rikonstruksionet e shkollave bėhen me tarafe qė kurrsesi nuk lėnė pas dore edhe abuzime financiare; - nuk ka pėrse tė mos ekzistojė njė gjė e tillė!" Po sipas tij, vetė drejtuesi i Arsimit nė Durrės, Alqiviadh Kadėnasi, shkel hapur ligjin duke bėrė referendum tek nxėnėsit, duke dhunuar jo vetėm orėn e mėsimit, por edhe fėmijėt nuk ka se si tė mos bėhen edhe gjėra tė tilla. Gjithsesi ajo qė ėshtė e qartė tashmė nė Durrės qėndron nė faktin se mėsuesve iu ėshtė rikthyer jo vetėm autoriteti, por edhe biznesi edhe pse i paligjshėm. Pėrballė kėsaj situate ata qė heshtin janė Drejtuesit e Arsimit, tė cilėt duket se janė tė implikuar vetė nė kėtė gjendje. Niveli i arsimit nė Durrės dhe autoriteti i shkollės kanė rėnė dukshėm nė kėtė vit. Kjo nisur edhe nga fakti se qė pėr emėrimin e drejtuesit tė arsimit u bė njė luftė e hapur politike dhe brenda njė viti u ndryshuan tre drejtorė. Mania pėr tė zėnė kėtė vend, i cili nuk ka ndonjė rrogė tė lartė mė shumė se nga dashuria pėr mėsimin ka dashurinė pėr abuzimet.



    Artur Llana
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    ne radhe te pare cdo gje qe ndoth tani ne shqiperi varet nga ana ekonomike dhe shqiperia eshte ne kriz.persa i perket shkollave ato detyrimisht me kete nivel kulturor dhe ekonomik qe kemi do arrin ne kete pike.se duke marre nje mesuese 100 mije lek ca do beje nuk e jep maksimumin ne mesim dhe lindin gjerat e tjera si rryshfetet etj.pastaj mentaliteti i rinise se sotme eshte shum larg shkolles .mos them te gjithe por 95% e tyre e quajne shkollen thjesht kalim kohe.pastaj dua te them dhe nje gje tjeter do zdo familjet shqiptare jane bere teper materialiste ato duke rendur mbrapa lekut lene mbrapadore ndoshta edhe pa dashur femijt se te gjithe e dine se nje e pjese e rinise i ka prindrit ose babane ne emigracion dhe kerkesa e llogarise ulet,duke u ulur kerkesa e llogarise ulet dhe interesi i femijes keto pra jane disa shkaqe qe4 duhen zgjidhur...
    thuaj,ZOTI eshte nje.

  7. #7
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    po diskutoja para ca ditesh me nje shok qe ishte futur dy hwere ne konkurs per ne univ dhe i kishin kerkuar 8 mln lek per te kaluar testin. tani une mendoj ser ne univ shqiptare 50% jane futur me leke per te marre vetem diplomen thjesht si emer, 50% me konkurs por nga keta 50% perqind, vetm 20 jane ata qe mesohjne tama, 30 jane sa per te akluar kohen ose per te marre nje note kaluese. po ku do te shkoje shqiperia me kaq pak ???
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •