Nga Fatos Lubonja/ Ne prag te zgjedhjeve lokale opozita shqiptare ka dale me nje teze te njohur elektorale te zbatuar nga socialistet para disa vjetesh: te caktojme kandidate nga shoqeria civile. Ne rastet e fitores kjo do te perkthehet me formulen: po bashkeqeverisim me shoqerine civile - e njejta parrulle qe perdoren socialistet dhe qe po vazhdojne ta perdorin edhe sot.
Kur e hodhen socialistet ne tregun politik kete ide e kam trajtuar si perversion te shoqerise civile. Mendoj se koha e provoi. Edhe sot them se kjo teze e opozites e thellon me tej kete perversion dhe, sipas meje, eshte nje zgjedhje qe, ndonese ne terma afatshkurtera, dmth. te fitimit te pushtetit, mund te rezultoje e suksesshme, ashtu sic u rezultoi socialisteve, ne terma afatgjata, si persa i perket interesave te shoqerise ne pergjithesi ashtu edhe persa i perket interesave te strukturimit te sistemit te pluralizmit politik ne vend, eshte nje teze qe con ne drejtim te gabuar. Le te shpjegohem:
Shartime qe krijuan hibride sterile
Kur Shqiperia se bashku me vendet e tjera te Lindjes u hap ndaj demokracise dhe tregut te lire problemi me i madh qe u shtrua ishte: a do te mund te implementoheshin institucionet demokratike evropiane ne nje terren te tille ku mungonte, ne kuptimin e vet me te gjere, kultura demokratike perendimore qe i ka gjeneruar ato? Me fjale te tjera: a do te mund te kishte pluralizem partiak ne nje vend ku te gjithe njerezit qene mesuar tradicionalisht te rroknin dhe mbeshtesin nje ide te vetme: ate te pushtetarit? A do te mund te kishte prokurori e gjyqesor te pavarur ne nje vend ku, tradicionalisht, arrestimet e vendimet gjyqesore i kishte marre po ky "kadi" pushtetar? A mund te kishte treg te lire ne nje vend ku mbreteronte kultura e plackitjes? .. e keshtu me rradhe. Ne kete kontekst ngrihej pikepyetja edhe persa i perket krijimit te shoqerise civile: A do te mundej nje turme individesh e mesuar t'i bindej e nenshtrohej te gjithpushtetshmit te kthehej nga nje mase amorfe ne shoqeri te strukturuar, qe merr pushtet nga i pushtetshmi dhe qe e kontrollon ate ne vendimet qe merr?
Pergjigjen ndaj kesaj problematike me pelqen ta jap me nje metafore. Ajo qe ndodhi ne Shqiperi (dhe jo vetem) persa i perket implementimit te institucioneve demokratike ishte dicka e ngjashme me nje proces shartimi. Pra, fidanet e institucioneve demokratike, qe u "sollen" nga Evropa, nuk u mbollen ne nje toke te re, por u "shartuan" ne trungun e kultures e mendesise se vjeter. Ne shumicen e rasteve te ketyre shartimeve ajo c'ka doli, po te vazhdojme metaforen, ishte nje hibrid - dhe karakteristike e hibrideve eshte steriliteti i tyre, dmth paaftesia per te lindur e zhvilluar pasardhes.
Hibride te tille jane sa shoqeria civile shqiptare aq edhe partite politike shqiptare. Po te kesh parasysh modelin e "fidanit" te shoqerise civile qe kerkuan te na sjellin vendet perendimore, ai duhej te lindte nga nevojat e brendshme e shoqerise per t'u organizuar ne mbrojtje te interesave te grupeve te ndryshme, me te shpeshten ne forme vullnetare ose duke u paguar aktivistet kryesore nga kuotat e derdhura nga gjithe pjesetaret ose nga sponsore te pasur, ose edhe nga buxheti i shtetit, si nje pjese e shperndarjes se taksave. Pra duhej te ishte nje produkt qe, per nga vete thelbi i natyres se vet, duhet te ishte i brendshem si nga pikpamja e financimit ashtu edhe e motivimit, me rrenjet ne token shqiptare. Kurse shoqeria jone civile i perngjet nje fidani qe u rrit me rrenjet ne ajer sepse ushqimi i saj, dmth. financimi i saj, por ne me te shpeshten e rasteve edhe motivimi, ka ardhur nga jashte. Ishte e veshtire te krijohej ndryshe, dhe nuk mund te mohosh gjithshka nga aktiviteti i saj, por fakti eshte se kemi te bejme me dicka tjeter nga shoqeria civile evropiane, pra me nje hibrid qe ne mbi 90 % te rasteve ka treguar dhe po vazhdon te tregoje se eshte steril, dmth. i paafte te veteshumohet e te zere rrenje ne shoqeri. Kur ke parasysh nga njera ane milionat e derdhura nga jashte per te krijuar OJQ/F dhe, nga ana tjeter, mjerimin e OJQ/F-ve, nuk mund te mos e konstatosh kete sterilitet.
Po keshtu edhe persa i perket partive politike: ngjashem me shoqerine civile, ato nuk linden sic kane lindur ne Evrope partite e majta dhe te djathta dhe liberale dhe te gjelbra dhe agrare etj., per te perfaqesuar dhe mbrojtur interesa dhe ideale klasash te ndryshme shoqerore. Hibridet partiake qe linden tek ne mbi trungun e vjeter kulturor qe kishte kultivuar partia meme, shpejt u rriten ne formen e perbindeshave qe synuan, nen thirrjen e atavike te trungut, te beheshin te gjithpushtetshem duke gllaberuar tere skenen politike, duke perfaqesuar te gjitha shtresat dhe duke synuar te perfitojne te gjitha perfitimet qe u sillte pushteti. Dhe, sikurse kuptohet, rritjen e tyre te perbindeshme e kane pesuar gjate periudhes kur kane qene ne pushtet.
Per t'u perqendruar tek tema jone, pra tek simbioza e hibridit parti me hibridin shoqeri civile: nje hibrid i tille ishte PD-ja ne pushtet, e cila, ne perpjekjen e saj per gjithpushtetshmeri, nuk tentoi ta korruptoje shoqerine civile te sapokrijuar nga te huajt, por ta shtype e injoroje, duke i dhene kesisoj, gjithsesi, njefare kuptimi ekzistences se saj. Po i tille hibrid, edhe me i keq ne aspektin e marredhenieve me shoqerine civile, u be PS-ja ne pushtet, e cila, duke zbatuar, nen thirrjen atavike te trungut te vjeter, modelin e gjoja bashkeqeverisjes me shoqerine civile, solli praktikisht thuajse eliminimin e shoqerise civile ose duke e thithur ate ne pushtet ose duke e korruptuar ne forma te tjera, sic ka bere vecanerisht me mediat dhe shtypin. Madje edhe kur hartuan legjislacionin e OJF-ve ia hoqen organizatave mbiemrin "jo qeveritare" sic kishte hyre ne fjalorin e perditshem, dhe ia vune thjesht "jo fitimprurese". Rezultati eshte evident: nderkohe qe vendi ka aq e aq probleme te te drejtave te njeriut, te shtypit te lire, te ekologjise, te edukimit, te shendetit, te sigurimeve shoqerore etj. etj. eshte e veshtire te gjesh sot shoqata jo fitimprurese qe te ngrene zerin per tu bere verejtje dhe kundershtime politikave te ndryshme qeveritare qe kane krijuar keto probleme. Por edhe kur keto ekzistojne jane krejt te pafuqishme per te ndikuar. Nderkaq, fakti se shoqeria civile shqiptare, - me sakte personalitetet kryesore me te cilet ajo identifikohej - pa u formuar mire, u treguan te gatshem te behen njesh me pushtetin tregon anen tjeter te medaljes se kesaj simbioze hibridesh sterile.
Krijoni Kontakt