Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Postime
    2

    Veshtiresi per te mbetur shtatzene!!

    Une jam nje vajze 22 vjecare edhe jam e martuar qe 4 vjet..
    Skemi pasur deshire te kemi femije me perpara po tashi kemi vendosur te kemi nje bebe.
    Ka tre muaj qe po mundohemi po e skemi ndonje rezultat.
    Une me perpara kam pire disa birth control pills edhe mendoj se mos mund te jete ajo gje shkaku qe smund te mbes shtatzene.
    As nga une as nga burri nuk kemi ndonje rast qe skane pasur femi,edhe kjo gje po na merzit paksa..
    Nqs ndonjeri ka ndonje keshille apo pergjigje do me behej qejfi..
    Me respekt Griselda!!

  2. #2
    *Forever* Maska e malli
    Anëtarësuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Griselda nuk e di se sa vjet i ke perdorur (pills), por kur mbaron me pills duhet pak kohe qe trupi jot te jet si me pare, dhe kete duhet te keshilloj qe mos e mbani mendjen tek shtatzania , leja zotit ne dore .
    Mos ke frike sepse nga pills nuk ke ndalese shtazanie.
    Te uroj fat dhe se shpejti me nje bebe.
    muahhhhh nga malli
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  3. #3
    Artiste Maska e Kuntakinta
    Anëtarësuar
    18-01-2003
    Vendndodhja
    Bregu Lumit High Street
    Postime
    180
    E dashur Griselda!! Edhe une te uroj me shpirt nje bebush te shendetshem sa me shpejt!

    Provoni te kryeni mardhenie me shume gjate mesit te ciklit tend menstrual. Ajo eshte koha kur zakonisht femrat kane me shume shanse te mbesin shtatezane.
    :-)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Ne rradhe te pare eshte kohe e shkurter kjo sa po mundohesh per te mbetur shtatzene. Mos u deskurajoni.
    Se dyti, bebja vjen atehere kur do zoti dhe jo kur duam neve.Vjen atehere kur eshte koha e tij per te ardhur.
    Edhe nje gje, mund te perpiqesh ti prej tre muajsh por duhet te dish se kur , ne cfare ditesh , dhe ato dite jane vetem 4-5 ne cdo muaj. Pra ti ke propabilitetin e mbetjes vetem ne 15 dite qe kur ke nisur. Ovulimi, pra momenti kur vezet jane te gatshme , eshte ne mesin e ciklit, 14 dite afersisht nga dita e pare e ciklit, (momenti kur prishen vezet, periodat) atehere duhet te keni aktivitet te vazhdueshem.
    Mund te shkosh tek nje mjek te besh nje kontroll gjinekologjik per cdo eventualitet, nese nuk e ke bere akoma. Ai vlen per te pare nese mitra eshte ne pozicionin e duhur ( mund te jete e kthyer mbrapsht, pra e perkulur nga prapa dhe jo nga perpara si eshte normale) dhe atehere duhet te marresh pozicione te caktuara etj, etj.. Mund te besh nje ECO te shohesh nese cdo gje eshte ne rregull.
    Nese te qeteson disi, mua ime me me ka bare pas 5 vetesh martese Shpresoj te mos jete e njejta gje per ty.

    Urime per vendimin .Eshte gjeja me e bukur qe mund t'i ndodhe nje cifti
    Laguna Blu

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    14
    Griselda, po te shkruaj bazuar ne ato qe kam lexuar dhe degjuar.
    E para, mendoj se eshte shume heret per t'u shqetesuar. Ne moshen qe je, sic thua 22, shqetesimi duhet te te filloje pas nje viti tentativa.
    E dyta, s'ka te beje fare me farefisin, kane qene apo jo fertile ata.
    Mund te jete thjesht problem individual.
    E treta e zbuluar jo me shume se nje jave me perpara nga shkencetaret. Deri tani besohej se grate ovulonin nje here ne muaj, dhe per nje cikel te rregullt prej 28 ditesh i binte qe ovulimi te ishte ndita e 14-17. Kjo tani eshte hedhur poshte. Femrat ovulojne me shume se nje here gjate nje cikli dhe nuk ka nje menyre te sakte per ta vertetuar si dhe sa here. Eshte e ndryshme nga femra te femra.
    E katerta, marredheniet duhet te kryhen nje here ne 48 ore, ne menyre qe sperma te jete gati.
    Pastaj nqs do te kesh veshtiresi, nje EKO per vete mund ta besh per te pare nese mitra, sic te thone shoqet me siper eshte ne pozicionin e duhur.
    Nqs pozicioni i mitres eshte ok, dhe ti i ke menstruacionet te rregullta ka mundesi qe problemi mos te jete tek ty por te partneri.
    Gjithsesi duke te te uruar fat, mendoj qe eshte shpejt per t'u shqetesuar. Per momentin mundohu vetem te kenaqesh, gjithcka do te vije vetevetiu, bile pa e kuptuar dhe ti.
    Osi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e lozonjare
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    46
    Shpresoj qe ti e dashur Grisi te besh nje engjell te bukur , sigurisht eshte shume heret per tu merakosur ashtu sic te thane parafolset me perpara , por nuk eshte vetem mitra dhe ekografia , duhet te kontrollosh njekohesisht kuptohet pas nje ose dy vjetesh edhe balancat hormonale ne trup te cilat behen me analiza gjaku ku ato te japin nje ide me te qarte se kur evolon , sot ka shume mjete per te percaktuar ditene evolimit , nje pjese te rendesishme merr edhe temperatura , sa me e larte qe te jete aq me shume ke propabilite , me sa di une shitet ne treg te pakten ketu ne usa nje termometer per vaginal te cilin mund ta perdoresh perdite per te pare temperaturen se fundi kane nxjerre edhe nje aparature te cilen e blen pa recete dhe te tregon se kur eshte dita me e pershtatshme qe ti mund te ovulosh keshtu e dashur mos u merakos . gjithe te mirat

  7. #7
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127
    E dashur te uroj gjithe te mirat dhe nje bebush te shendetshem. Se pari e rendesishme eshte qe ti dhe partneri yt te kaloni mire dhe te mirekuptoni situaten tuaji. Une kam nje njeriun tim te afert qe po perjeton te njejten gje prej vitesh.
    Se dyti prit edhe nje apo dy vjet te tjera njekohesisht duke u vizituar te mjeku. Mund te jete ose ju ose partneri qe mund te mos krijoni femije, por mos u shqeteso sepse te tilla ka shume. Kjo eshte thjesht biologjike, rendesi ka mirekuptimi juaji.
    Ka shume raste kur asnje nga ju nuk ka probleme per te sjelle nje jete nje femije, pra te dy mund te jeni ne gjendje te riprodhoni, megjithate nje gje e tille nuk ndodh. Ne kete rast konsultohu gjithmone me mjekun, ndoshta dhe me mjeke te ndryshem per te qene te sigurte. Dhe tek e fundit atehere, nese i keni mundesite, mund te behet mbjellje ne laborator. Mos u shqeteso, nuk eshte artificial, eshte femije me gjak dhe me te njejtat gene si tuajt. Do perdoren organet tuaja...thjesht per ta sqaruar qe te mos krijosh ide negative.
    Te uroj gjithe te mirat dhe sic thashe e rendesishme eshte qe ti dhe bashkeshorti yt te jeni mire dhe kuptoni situaten dhe ka zgjidhje.
    Bebushi ne mos tani pak me vone do behet dhe do behet i shendetshem
    Winners Don't Quit

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Postime
    2
    Ju faleminderit per keto pergjigje qe sinqerisht me dhane pak zemer sepse jam si e depresionuar paksa me kete histori.
    Une te mjeku kam qene perpara nja 5 muajsh edhe me ka thane qe gjithcka eshte ne rregull .Edhe ato pills ka nja 1 vit qe si pi me.
    Une kam motren time dhe ca shoqe qe e di qe kane mbetur shtatzene me te paren,kjo gje me merzit mua dhe burrin.
    Ate termometrin vaginal sic thate ju Lozonjare se kam pare kund po do pyes ne dyqane per te...
    Gjithsesi me keni ndihmuar me keto pergjigje se nga natyra jam pak e turpshme dhe smund ta pyes as mamin time...
    Me respekt Griselda

  9. #9
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Griselda,

    shkaqet e sterilitetit bashkeshortor jane te shumte. Me se miri eshte ta besh nje kontroll ekografik, ne menyre qe te konstatohen. Mund te jete qe eshte ndonje arsye banale - pezmatim apo infeksion. Nese tek ti nuk verehen pengesa, preferohet qe bashkeshorti juaj ta beje spermiogramin qe te konstatohet numri dhe levizshmeria e spermatozoideve.

    Sa i perket mbaresimit artificial, jane dy metoda: insiminimi artificial (trajtimi i spermes se burrit dhe injektimi i tij ne vezore) dhe In Vitro Fertilisation (mbaresimi i qelizave ne kushte laboratorike e pastaj implantimi). Ne te dy rastet perdoren qelizat e bashkeshorteve. Klinika qe ofrojne kete lloj sherbimesh (apo ndermjetesim) ka edhe ne Shqiperi, edhe ne Kosove, e mos te flasim per shtetet perendimore.

    Keshtu qe nuk ke fare arsye te brengosesh, vetem kontrollohu te specialisti.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Heret une nuk mendoj se eshte, nese ju te dy doni femije, nese e keni menduar mire dhe nese keni mundesite e nje rritjeje dhe edukimi te mire.Pra momenti eshte i rendesishem nese vertete e doni nje femije dhe nuk ka rendesi mosha.
    Mua me shqeteson pak fakti qe thua se "je e turpshme dhe nuk flet me mamin"!!! Me ke tjeter mund te flasesh me mire? Kush do jete prane teje ne momente te veshtira kur nuk di nga t'a mbash ate te voglin per t'a lare, kur nuk di sa here t'i japesh per te pire....etj se jane shume. Ne te forumit????????? Asnjeri nuk do jete me ty vec nenes tende, i vetmi njeri me eksperience , pervec mjekut.
    Nese je e gatshme te besh femije , duhet te jesh e gatshme te diskutosh me mamin tend te gjitha keto te tregosh se tashme je femer e gatshme te behesh nene dhe se probleme ka ne cdo cast . Ajo i di te gjitha fazat, qe nga momenti kur vendos t'a besh e deri sa e rrit. Provoje dhe do e ndjesh veten te lehtesuar pasi diskuton me te.
    Te uroj suksese.
    Laguna Blu

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Masakra e Tivarit-1945
    Nga Sabriu në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-04-2013, 17:15
  2. Si u vranë 4300 shqiptarë më 1945
    Nga ~Geri~ në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:13
  3. Ah, më ka mbërthyer vjeshta...
    Nga Xhexho në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 04:47
  4. Në shtëpinë e Çajupit s’ka mbetur asgjë
    Nga iliria e para në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-06-2006, 04:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •