Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    marathonomaku Maska e Hekurani1
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Afer Diellit
    Postime
    287
    Pajtohem me Babadimrin, nuk duhet lejuar diskutimi me kete fryme. Qifti i Arb-it vjen ne kete forum me detyra speciale nga Beogradi.
    Deri te Molla e Kuqe!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Hekurani1
    Unionisti


    Pajtohem me Babadimrin, nuk duhet lejuar diskutimi me kete fryme. Qifti i Arb-it vjen ne kete forum me detyra speciale nga Beogradi.

    ---------------------------------------
    Ku i more ti ata të dhëna mbi Arb-in ?!

    Përse nuk dhe sqarim për akuzën tënde të turpshme ?!

    Deri sa që ti nuk ke dhënë sqarim ,fjalët tua mbesin shpifje ,sikur shpifjet tjera të të gjithë LPK-istëve për 20 vjet me radhë .


    Çfarë turpi !!!
    Racë m.... jeni . Vetëm të shpifni e përçani dini !
    Ua kaloni edhe mësuesëve tuaj ( sërbëve ) ,në këtë profesion !
    Të pa ftyrë !!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    KJo teme eshte antishqiptare dhe duhet te mbyllet
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Postuar më parë nga Hekurani1
    Pajtohem me Babadimrin, nuk duhet lejuar diskutimi me kete fryme. Qifti i Arb-it vjen ne kete forum me detyra speciale nga Beogradi.
    Sa per sqarim, me lart nuk ka asgje qe eshte diskutuar, jane vetem artikuj qe kane te bejne me Gjykimin e Z. Limajt ne Hage. Jane vetem artikuj te huazuar nga Burime Interneti.

    Ndoshta edhe atyre ju duhet monitorimi juaj, me siguri se kete kerkon me ngulm.

    Nese ju jeni te atille qe te mbroni krimin dhe kriminelet, kjo nuk do te thote se te gjithe jane te atille.

    Sa i perket Dosjes se Limajt, pa marr parasysh dosjen e deritanishme, nje perfshirje shtese e rastin Drini e ben ate edhe me te urryer se kurre me pare.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Arb

    A e din perse behet i urryer KOMANDNT ÇELIKU dhe te kushe?
    qe po e jell nji ntervist te KOMANDANT ÇELIKUT ne kohen e luftes, e ka disa njerz qe ket luft e percollen nepermes ekraneve te TV-se dhe nga plazhet e bukura te detit,e atyre besa edhe ju kan dhimt shkiet se me ta kan pas miqsi te trash e ata me siguri e urrein.
    Siq po doket nga shkrimet tua besohet qe edhe ti je nji nder ta qe e urren!!!

    Dhe deshta te pyes ty ku ishe ti ne dhjetor te 1998 kur u intervistue KOMANDANT ÇELIKU
    ************************************************** ***************


    Intervistë ekskluzive me Fatmir Limajn - komandant Çeliku

    ATDHEUN TONË DO TA BËJMË TË LIRË

    Prishtinë, 06 shtator 2003 (KeL) - Në grykën e Llapushnikut u bë tërheqje dhe njëkohësisht luftë burrërore. Jemi përballur kundër 138 tankeve, raketave tokë-tokë, raketave kaqusha, minahedhësve të të gjithë kalibrave dhe helmeve kimike. Ushtarët përballeshin me tërë këtë arsenal të agresorit. Tërheqja është bërë vetëm pasi është tërhequr popullata në vende të sigurta dhe pasi është siguruar mbrojtja e tyre. Është bërë luftë në afërsi dhjetë metërshe, luftë dhëmbë për dhëmbë.

    Pyetje: Komandant Çeliku, intervista me „Zërin e Kosovës" sigurisht se ngjallë emocione te ju, si lexues i rregullt i saj?
    Çeliku: Sigurisht se po. Ka dy arsye për këtë: e para se, nga kjo gazetë, jam ushqyer me idealet më të larta për atdheun. Përmes saj kam njohur njerëz, të cilët më së shumti kanë sakrifikuar dhe kanë dhënë për lirinë e kësaj toke, duke filluar nga Jusuf Gërvalla e deri te shokët e ditëve të sotme. Nuk ka si të mos kesh emocione kur kujton se kjo gazetë, me sakrifica të mëdha, në kushtet e një ilegaliteti të thellë është shpërndarë nga duart e dëshmorëve të kombit si Rexhepi e Nuhiu dhe siç e quaj unë, simboli i rinisë shqiptare, Afrim Zhitia. E dyta është se, jam shumë i lumtur që për herë të parë para opinionit shqiptar dalë me intervistë në këtë gazetë, tanimë i uniformuar si pjestarë i UÇK-së, në gazetën me të cilën është e lidhur jeta ime dhe organizatën organ i së cilës është kjo gazetë.

    Pyetje: Nga kjo del se keni qenë, në rrugë e lirisë që herët, në ilegale?
    Çeliku: Po. Isha student pikërisht në kohën e vlimeve dhe përpjekjeve të mëdha që i bënë shokët tanë për mobilizimin e të gjitha shtresave drejtë çlirimit. Këtyre përpjekjeve iu bashkova edhe unë për të dhënë kontributin tim modest në kryerjen e obligimeve ndaj atdheut. Atëherë format e veprimit ishin tjera, por pa të cilat nuk do të ishte kjo që është sot. Të mos ishte ‘45-ta, nuk do të ishte ‘68-ta; të mos ishte ‘81-ta nuk do të ishte ‘89-ta dhe të mos ishte ‘89-ta nuk do të ishte ‘93-ta. Thënë troç nuk do të ishte UÇK-ja.

    Pyetje: Vitin e kaluar keni qenë në perëndim. Kthimi juaj dhe shokëve tjerë sikur i dha zjarr luftës.
    Çeliku: Shumë gjëra nuk më kanë përlqyer në perëndim. Kam kujtimet e mira vetëm të atyre që me një pathyeshmëri e luftuan armikun në Kosovë, dhe me një fanatizëm e ruajtën dhe e forcuan atdhedashurinë dhe nuk u ndalën për asnjë çast, për ta ndihmuar atdheun. Janë këta anëtarët e organizatës, organ i së cilës jeni ju, të cilët dëshmuan se kjo organizatë mbanë lartë idealet e themeluesve të saj, Jusufit, Bardhoshit, e Kadriut.

    Ne vetëm, nuk ua dhamë zjarrin luftës. Zjarrin ia dhamë të gjithë dhe do t’ia japim ashtu siç i jepet çdo armiku. Ky është vetëm fillimi! Ne ua dham krahun shokëve tanë, të cilët bënin dhe po bëjnë një rezistencë heroike, dhanë dhe po japin atë që duhet të jepet për këtë truall e për këtë popull.

    Pyetje: Ky zjarr i dogji armiqtë edhe në grykën e Llapushnikut, ku komandonit Ju, ajo u përsonifikua me grykën e Kaçanikut.
    Çeliku: Po, është e vërtetë se Gryka e Llapushnikut u përsonifikua me grykën e Kaçanikut. Aty u bë një luftë dhe rezistencë ashtu siç dinë ta bëjnë vetëm shqiptarët. Me ndihmën e njësiteve tjera, që kanë qenë të pozicionuara në anën tjetër të grykës, njësitet „Pëllumbi" dhe „Guri" dhe padyshim, me një sakrificë dhe shpirt luftarak të tri njësiteve tona, ne i dhamë grusht të fuqishëm armikut i cili për humbjet që i shkaktuam do të na mbajë gjatë në kujtesë. Mbajtja e grykës së Llapushnikut për ushtrinë dhe popullin tonë ka pasë një rëndësi të veçantë, për arsye se është kjo grykë që ia shtoi madhështinë ushtrisë sonë, është kjo grykë që mundësoi transportimin dhe armatosjen masive të popullit, dhe bëri një lidhje organike të territoreve të çliruara.

    Pyetje: Jemi mësuar vetëm me suksese të ushtrisë sonë, a mos kohëve të fundit kanë filluar të zbehen?
    Ç eliku: Jo. Nuk ka zbehje as vend për defetizëm. Në grykën e Llapushnikut u bë tërheqje dhe njëkohësisht luftë burrërore. Jemi përballur kundër 138 tankeve, raketave tokë-tokë, raketave kaqusha, minahedhësve të të gjithë kalibrave dhe helmeve kimike. Ushtarët përballeshin me tërë këtë arsenal të agresorit. Tërheqja është bërë vetëm pasi është tërhequr popullata në vende të sigurta dhe pasi është siguruar mbrojtja e tyre. Është bërë luftë në afërsi dhjetë metërshe, luftë dhëmbë për dhëmbë. Pas luftimeve ne bëmë analizat dhe erdhëm në përfundim se, ne jemi fitimtarë nga aspekti luftarak. Kemi humbje minimale, na janë vrarë vetëm dy ushtarë. Ndërsa nga ana armikut humbjet kalojnë shifrën 100. Ne kemi ruajtur faktorin ushtar, i cili është vendimtar për luftën. Në aspektin strategjik ne kemi humbur kontrollin në disa vende, por këtë nuk mund ta quajmë zbehje të sukseseve tona, sepse jemi të vetëdijshëm se lufta as nuk humbet as nuk fitohet me një betejë, jemi të përgaditur e të vendosur që luftën tonë ta çojmë deri në fund, dhe lufta jonë do të përfundojë me çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, që është dhe betimi yni ushtarak, dhe program politik i UÇK-së.

    Pyetje: Meqë potencuat programin politik, po ju bëjmë një pyetje në aspektin politik: Si i shihni zgjedhjet e Rugovës?
    Ç eliku: E theksuat shumë mirë, zgjedhjet e Rugovës. Ato ishin të Rugovës dhe të askujt tjetër.

    Pyetje: Duket se në përsonalitetin tuaj janë bashkuar e drejta dhe lufta si mjet për arritjen e saj, kjo e dyta iriton rugovistët dhe ikin prej saj.
    Çeliku: E drejta për të jetuar i lirë është e drejtë natyrore. Sikur çdo popull në botë, edhe populli ynë ka të drejtë të vendosë vetë për fatin e atdheut, me qenë zot në trojet e veta, kjo është e drejtë universale e sanksionuar në kartën e OKB-së. Nëse kjo e drejtë është marrë, përkundër vullnetit të popullit, atëherë edhe lufta për liri është një e drejtë universale e çdo populli, siç është e drejtë që edhe ne si popull të bëjmë luftë për të drejtat tona për të cilën edhe bashkësia ndërkombëtare është e detyruar ta pranojë ashtu siç është. UÇK-ja dhe populli janë duke bërë luftë të drejtë. E drejta dhe lufta si mjet për arritjen e saj, janë bashkuar në personalitetin e çdo ushtari të UÇK-së. Nëse dikush kësaj i ikë, quhet qyqarë. Nëse dikush mundohet t’i ndajë këto, i ndahet faqja e zezë në histori.

    Pyetje: Cili është mesazhi juaj për lexuesit e „Zërit të Kosovës"?
    Ç eliku: Bashkimi i mërgimtarëve rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që mbanë vetëm ngjyrën e flamurit dhe që për qëllim ka çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, është jo vetëm kërkesë, por edhe domosdoshmëri e kohës. Ftoj mërgimtarët që në emër të idealit të madh të lirisë e bashkimit ta ndihmojnë me të gjitha mjetet Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Thirrja Atdheu në rrezik-Vendlindja thërret, duhet të bëhet obligim për çdo bashkatdhetarë, kudo që është. I përshëndes të gjithë mërgimtarët dhe u them atyre se ata me djersë e punë dhe mjete për luftën çlirimtare, e ne me gjak, Atdheun tonë do ta bëjmë të lirë.

    E botuar në ZiK-Zërin e Kosovës, Organ i LPK-së, botuar në KeL më 04 dhjetor 1998 / Sh.S.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Ajo që është e bukur...
    Nga Cupke_pe_Korce në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 17-07-2008, 21:31
  3. A ekziston lufta kundër Islamit?
    Nga Kryeplaku në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 15:13
  4. Perfundoi gjykimi në Hagë i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56
  5. Nese Perendia ekziston... perse sundon e keqia..
    Nga ABIGAIL në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 09-09-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •