Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk pati asnjë nevojë që kryetari Moisiu të arrestonte Adilin së pari, edhe pse as unë nuk jam për AKSH, por pa marrë parasysh kësaj ka pasur shumë mënyra tjera për ta zgjidhur këtë problem, në interes të seicilit nga ne por edhe të Adilit, pra pa e dëmtuar Adilin fare, sepse edhe nuk kishte e nuk ka nevojë fare për këtë gjë. Juve e bëtë këtë gjë pa asnjë arsye fare zoti kryetar.
    Së dyti, nuk ke nevojë të reagoni kundër gazetarëve që ia nxjerrin rrenat në shesh kryetarit Trajkovskit sepse për këtë gjë ai dhe ata nuk duhet të gënjejnë, sikur që nuk duhet gënjyer askush sepse ato herëdokurdo nxirren në shesh, dhe për këto gjëar nuk ka mbrojtje nga askush, tjetra këtu është gënjyer në dëm të interesave tona kombëtare.
    Marrëdhëniet e mira fqinjësore duhet të bëhen në interes e respekt reciprok e jo me uzurpime figurash të shenjta kombëtare tonat, sepse edhe ashtu tani jemi shekulli i 21 dhe kjo gjë nuk mund të bëhet më.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Alfred Nobel

    List of Laureates and Nationalities
    (The nationality the Laureates had when awarded the Prize.)

    Argentina
    1970, Chemistry, Luis Leloir
    1947, Physiology or Medicine, Bernardo Houssay
    1984, Physiology or Medicine, César Milstein (also United Kingdom)
    1936, Peace, Carlos Saavedra Lamas
    1980, Peace, Adolfo Pérez Esquive

    Czechoslovakia

    1959, Chemistry, Jaroslav Heyrovsky
    1984, Literature, Jaroslav Seifert


    Democratic Republic of Vietnam
    1973, Peace, Le Duc Tho

    India
    1930, Physics, Venkata Raman
    1913, Literature, Rabindranath Tagore
    1979, Peace, Mother Teresa
    1998, Economic Sciences, Amartya Sen

    Kjo eshte lista e fituesve te ciit Nobel,po ketu na del se Nane Tereza na qenka Indiane e jo shqipetare,pse athua?
    Pra se pari sheteti shqipetar dhe gjithe pjeset tjera te banuara me shqipetar duhet bere c eshte e undur qe kjo Shenjetore ta gjeje vendin e vet ne trojet shqipetare e jo indiane.Nane Tereza shqipetare e Shqiperia nuk egziston askundi ne listen e fituesve te cmimit Nobel a mund te merret me mend kjo a thua.Prandaj edhe sllavet edhe sllavomaqedonasit kane drejt te luajn me fytyrat tona me eminenete.Pse jo bile ata kan ngritur ne qender te Shkupit nje pllake kujtimi per Shenjetoren edhe ate ne gjuhen e tyre,e shteti yne cka ka bere ne kete drejti.
    Asgje!!!
    Meren me pune rrugesh udheqesit e partive politike dhe ata ne krye te qeverise,me pune krimi,me pune te fliqura thua se shteti shqipetar nuk ka asnje te keqe.Merren ata me ato cka u shkojne per shtati atyre.
    ----------------------------
    ----------------------------
    Oj sharki e lehet si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Beqari002 : 14-07-2003 më 07:08
    Jam martuar002

  3. #23
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    13-07-2003
    Postime
    8
    normal o beqar, kur ka lind ajo shqiperia nuk ekzistonte, bashke me te as nacionaliteti shqiptar, sidoqofte kjo s'e ben me pak shqiptare.

    POR ket problem duhet mos ta shperfytyrojme, le te mos ta emocionalizojme gjithashtu, pse duan maqedonet ti bejn statuje ne rome, kjo s'duhet te na shtyje qe per kunderpergjigje ti bejme dhe ne statuja ne çdo cep rruge e gerxhi, siç ndertoi bunkeret Moisiu dikur, shemtimi i vendit sot.
    per ket aresye ajo letra e atyre "intelektualeve" eshte shume emocionale dhe pa vend.
    perkundazi qeveria shqiptare nepermjet dipllomacise se saj, s'duhet te pengoje bustin e saj ne Rome por vetem MBISHKRIMIN si "bije e maqedonise", e pavertete kjo sepse as republika maqedone nuk ekzistonte kur ka lind ajo.

    gjthashtu ju kujtoj qe ka pas qene nje piace ne Palermo qe dikur quhej "sheshi i grekerve" me vone u korrigjua ne "sheshi i shqiptareve", pra jo gjithmone fqinjet na e kane me hile.

    pastaj pse merziti, populli yne i pashtershem i ka qit ose do ti qiti perseri "gonxhet" e ardheshme, duhet veç pak durim sa keta te POPULLARIZOHEN, as Nene Tereza su bo shenjtore per nje dit.

  4. #24
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    ITALIA KTHEN VEMENDJEN TEK SYRI I KALTER

    Perfaqesuesit e shtetit italian ne Shqiperi konfirmojne origjinen shqiptare te Nene Terezes. Ambasadori italian i akredituar ne Tirane, Massimo Ianucci pohoi dje ne nje konference per shtyp se te gjithe duhet te jene dakord qe Nene Tereza eshte shqipare. "Eshte rasti qe te ulen pak tonet e debatit qe jane hapur dhe historia te shinhet ashtu sic eshte ne te vertete" pohoi Ianucci. Sipas tij, tashme ne radhen e autoriteteve italiane ekziston nje vemendje mjaft e larte per figuren e Nene Terezes, per vete faktin se ajo perfaqeson nje pjese te ndritur te popullit shqiptar. "As ajo vete nuk do te donte qe te vinte kjo dite ku ziejne debatet per origjinen e saj, kur nje gje e tille eshte mjaft e qarte" tha ai.

    Pala italiane rikthen vemendjen e saj mbi projektin e ujesjellesit qe do nise nga Syri i Kalter per ne Pulia te Italise. "Ne fakt, ka kaluar pak kohe qe kur u hodh ideja e ketij projekti. Por pas nje pauze, ka pak jave qe Italise ka filluar t'i rikthehet vemendja ndaj ketij projekti prandaj besoj se do behet patjeter dicka. Jam i bindur se kreu i provinces se Pulias, keto dy dite do diskutoje serish me palen shqiptare per projektin" pohoi ambasadori italian ne Tirane. Sot pritet qe Fitto ta hape kete diskutim me kreret shqiptare gjate qendrimit te tij dy ditor ne Shqiperi. Para 6 muajsh ne viziten e tij te pare, ai refuzoi te fliste per mediat shqiptare ne lidhje me projektin e Syrit te Kalter, duke thene se projekti nuk ishte gati. Pritet qe tashme ai ta kete gati projektin ne menyre qe te hape letrat dhe te diskutoje me palen shqiptare.

    Nga ana tjeter, perfaqesuesi i shtetit italian beri te ditur se shume shpejt pala italiane do te konkretizoje projektin e Korridorit 8 se bashku me tre vendet Shqiperi, Maqedoni dhe Bullgari. "Javen tjeter do te miratohet fillimisht financimi prej 23 milione eruosh i rehabilitimit te segmentit Lushnje-Fier, si pjese e korridorit 8" pohoi Ianucci.

    "Nje gje eshte e sigurt, qe Shqiperia do te kete me shume mbeshtetje nga vendet e tjera gjate presidences italiane te BE-se" Kete fakt e konfirmoi vete ambasadori italian, Ianucci. Sipas tij, perfitimet e vendit tone do te jene me te shumta nga sa ka patur deri tani prej Bashkimit Evropian. Italia per kete do te marre pergjegjesite e saj mbi vete. "Gjithsesi, detyra jone kryesore gjate kesaj presidence do te jete perfundimi i marreveshjes se Stabilizim-Asocimit" tha Ianucci.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    FLET AMBASADORI ITALIAN

    Januçi: Nënë Tereza është shqiptare


    TIRANE

    Të gjithë e dinë se Nënë Tereza është shqiptare". Kështu deklaroi dje ambasadori italian në Tiranë, Atilio Masimo Januçi, në një konferencë për mediat. Januçi tha se autoritetet italiane po e ndjekin me përgjegjësi debatin që është hapur mbi çështjen "Nënë Tereza". Ai nuk shpjegoi se çfarë vendimi do të marrin autoritetet italiane lidhur me kërkesën e qeverisë maqedonase për ngritjen e një monumenti të Gonxhe Bojaxhiut në Romë, me mbishkrimin "Bijë e Maqedonisë". "Unë gjykoj se është rasti për t'i ulur tonet e debatit, pasi të gjithë e dinë se ajo është shqiptare. Ne duhet ta respektojmë historinë", shtoi ambasadori italian. Duke folur për koncertin e sotëm të Ana Oksës dhe Elsa Lilës në Tiranë, Januçi theksoi se ai do të mbahet në sheshin "Nënë Tereza", që "sigurisht ka qenë shqiptare". Koncerti Oksa-Lila do të mbahet me rastin e përurimit të presidencës italiane të Bashkimit Europian.

    Debati
    Pak ditë më parë disa intelektualë shqiptarë i dërguan një letër kryetarit të Bashkisë së Romës, Valter Veltroni. Në këtë letër, Kadare, Agolli, Godo, Kongoli e të tjerë kërkonin mosmarrjen parasysh të sugjerimit të qeverisë maqedonase, që një monumenti të Nënë Terezës t'i vihet mbishkrimi "Bijë e Maqedonisë". Sipas këtyre intelektualëve, nëse kjo do të realizohet, do të kemi një manipulim të historisë, pasi dihet botërisht se Gonxhe Bojaxhiu apo Nënë Tereza ka qenë shqiptare. Në letrën dërguar Veltronit, njerëzit e letrave shqipe e quanin një shprehje të nacionalizmit absurd pretendimin e Maqedonisë për ta "përvetësuar" figurën e Nënë Terezës. Debati mbi monumentin e Nënë Terezës që do të ngrihet në Aventino të Romës me rastin e shenjtërimit të saj nga Kisha Katolike (Vatikani), u pasua me reagime në Tiranë. Shumë intelektualë kërkuan që shteti ynë të bëjë më tepër për "gruan e vogël me zemër të madhe". Në fakt autoritetet shqiptare janë kursyer me dhënien e emrit të aeroportit të Rinasit, të një sheshi në Tiranë dhe me vendosjen e një monumenti në ambientet e Presidencës, me urdhër të ish-presidentit Rexhep Meidani.

    Opozita
    Kreu demokrat, Berisha, kërkoi nga Parlamenti hartimin e një rezolute ku të shprehet vlerësimi për figurën e Nënë Terezës dhe t'i kërkohet kryetarit të Bashkisë së Romës, që të mos e marrë parasysh kërkesën e qeverisë maqedonase. Berisha u shpreh se kryeministri Nano nuk ka bërë sa duhet për të nderuar figurën e Gonxhe Bojaxhiut.


    "Ne shqiptarët e pajtuar nga Nënë Tereza"

    LEÇE - "Nënë Tereza? Na ka mësuar të duam armikun. Tani që u çlirua Kosova, ajo është një figurë e vetme për të gjitha fetë dhe për popujt e vegjël që kanë vuajtur". Kështu ka deklaruar Pashk Balabani, presidenti i shoqatës Nënë Tereza e Leçes, gjatë një manifestimi që po bëhet në këtë qytet, nga shumë shqiptarë dhe kosovarë, me moton "Vajza shqiptare, nëna e gjithë botës, shenjtorja e dashurisë". Eshtë bukur që të shikosh të mblehur aq shqiptarë dhe kosovarë, që për të ardhur deri aty kanë bërë goxha rrugë dhe e kanë motrën e vogël, një pikë referimi tepër të fortë. Për të festuar shqiptarët kanë ardhur nga vende të ndryshme. Mark Topallaj, regjisor që punon në Padova tregon se edhe në ditët kur në Kosovë luftohej Nënë Tereza shikohej si një
    Simbol paqe dhe bashkimi. Ndërsa për një shqiptar tjetër, Nënë Tereza është një model për të gjithë: myslumanë, katolikë dhe ortodoks. ANSA
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Akademia e Shkencave: Nënë Tereza ka deklaruar: “Atdheu im është Shqipëria”
    TIRANË – “Fakti që Nënë Tereza ka prejardhje shqiptare është i pamohueshmëm. Ajo e ka deklaruar vetë në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” me plot gojën: “Atdheu im është Shqipëria”. Akademia e Shkencave të Shqipërisë në lidhje me vënien në dyshim të origjinës së Nënë Terezës pikërisht para shenjtërimit të pritshëm të saj në Romë, ka dalë me një deklaratë në të cilën shprehet se nuk ka asnjë dyshim se humanistja e madhe është bijë e kombit shqiptar, se varret e të parëve dhe të të afërmve të saj gjenden në Shqipëri dhe se ajo vetë ka deklaruar me rastin e marrjes së çmimit “Nobel” se atdheu i saj është Shqipëria. “Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe me shqetësim të madh lajmet e përhapura përmes medias për përpjekjet për të mohuar origjinën shqiptare të Nënë Terezës. Asnjë përpjekje e frymëzuar nga motive të mbrapshta nuk mund të verë në dyshim një të vërtetë të njohur botërisht. Kryesia e Akademisë ka besim në përpjekjet e shtetit shqiptar për ta mbrojtur këtë të vërtetë pranë autoriteteve të huaja kompetente”, - konkludon në deklaratën e djeshme për shtyp kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sa i përket debatit për ngritjen e një shtatoreje të Nënë Terezës në Tiranë, kryesia e Akademisë shprehet se në kuadrin e programit qeveritar për kremtimin e shenjtërimit të Nënë Terezës është parashikuar pikërisht ngritja e përmendores së saj në Tiranë. Është shpallur madje edhe një konkurs për këtë qëllim, si edhe është parashikuar mbajtja e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Nënë Tereza dhe vepra e saj”, që do të organizohet nga Akademia e Shkencave dhe do të mbahet në muajin tetor në Tiranë, muaji i shenjtërimit të Nënë Terezës në Romë.
    B. Budini
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Nga dita e shpalljes së konkursit për realizimin e shtatores për humanisten shqiptare, deri më sot, një numër i madh skulptorësh nga vendi dhe diaspora, kanë hyrë në konkurrim. Polemikat e fundit mbi origjinën e shqiptares në prag të shenjtërimit, kanë përshpjetuar procedurën për zgjedhjen e projektit fitues
    Shtatorja e Nënë Terezës, skulptorët në garë

    Alma Mile
    Ndonëse vetëm ditët e fundit është ndezur debati për Nënë Terezën, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ka kohë që ka filluar punën për të nderuar emrin e saj. Dhe duket se punët po shkojnë mbarë. Me hapjen në 30 qershor të konkursit
    kombëtar për realizimin e veprës në skulpturë për humanisten e madhe shqiptare Gonxhe Bojaxhi, e konceptuar si bazoreliev ose shtatore, pranë komisionit të konkursit, përbërë nga emrat të njohur si Ferid Hudhri (historian arti), Vilson Kilica (piktor), Rexhep Ferri (piktor, akademik nga Prishtina), Abaz Hado (Drejtor i Galerisë së Arteve) etj, janë ofruar emrat dhe projektet e para. “Kjo është një iniciativë shumë e mirë e qeverisë shqiptare, për të përjetësuar veprën e Nënë Terezës”, -thotë Abaz Hado, drejtori i Galerisë dhe kryetari i komisionit përzgjedhës. Kishte ardhur momenti që edhe kjo humaniste e shquar të kishte një përmendore, ashtu si edhe shumë figura të tjera të historisë shqiptare, të cilëve u është kushtuar nga një e tillë”,- vazhdon Hado. Për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e kësaj gare, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka caktuar Galerinë Kombëtare të Arteve. Sipas drejtorit të këtij institucioni, tashmë janë kontaktuar një numër i madh skulptorësh shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, nga diaspora, të cilët kanë shprehur interesin e tyre, për të realizuar një vepër kushtuar Nënë Terezës. Ndër ta renditen emrat e disa skulptorëve të njohur si Thoma Thomai, kujtojmë se ai është autor i shtatores së Fan Nolit, Muntaz Dhrami, skulptori kosovar Luan Mulliqi, Pjerin Kolnikaj, autor i shtatores së Gjergj Fishtës në Shkodër, Artan Peqini, Genc Mulliqi, Uran Hajdari. Ky i fundit është një nga ata skulptorë i cili i ka hyrë punës për realizimin e një monumenti për Nënë Terezën vite më parë. Ndërkohë pranë Galerisë së Arteve, vazhdojnë të paraqiten çdo ditë konkurrentë, të cilët interesohen dhe tërheqin dokumentacionin përkatës. Sipas drejtorit Hado, ky konkurs është menduar të jetë i hapur, duke i lënë në dorë artistëve të paraqesin jo vetëm projektin, por edhe vendin se ku do të vendoset shtatorja, në përputhje me kriteret urbanistike të vendosura më parë. Projektet dhe vendet e preferuara prej skulptorëve, të cilët janë kontaktuar deri tani janë nga më të ndryshmet. Ka nga ata që do të donin që vepra e tyre të vendosej në Sheshin “Nënë Tereza”, të tjerë në lulishten pranë galerisë, etj. Pas ekspozimit dhe shqyrtimit që do të bëhet nga ana e komisionit, do të zgjidhet edhe vendi më i përshtatshëm, për vendosjen e shtatores. Ekspozimi i veprave të pjesëmarrësve në konkurs, do të bëhen nga data 25 gusht-5 shtator, në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, për t’u bërë më pas, pjesë e fondit të saj. Fituesi i çmimit të parë do të marrë një shumë prej 1 milionë lekësh, ndërkohë që çdo bocet i ekspozuar do të shpërblehet me nga 10 mijë lekë. Ndonëse kjo është hera e parë që një institucion shtetëror merr përsipër të bëjë një shtatore për figurën e shquar shqiptare, nuk është hera e parë që realizohen vepra të tilla. Sipas Abaz Hados, ka pasur përpjekje që kanë përfunduar me krjime në portret dhe bocet nga artistë shqiptarë, të cilat më pas kanë shkuar në Malin e Zi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që në ambientet e Presidencës shqiptare, ndodhet një shtatore, me përmasa natyrale, e realizuar një vit më parë nga skulptorja dhe pedagogia Arminda Laçaj, falë sponsorizimit të një çifti amerikan. Por këtë herë bëhet fjalë për një ndërmarrje shumë më serioze dhe të organizuar, e cila dëshmohet dhe nga numri i madh i skulptorëve konkurrentë, të paraqitur deri tani pranë Galerisë së Arteve.

    Ditën e shenjtërimit, festime në Tiranë
    Një numër i madh aktivitetesh kulturore, është menduar të zhvillohen me rastin e shenjtërimit të humanistes së madhe shqiptare Nënë Terezës. Sipas Zyrës së shtypit pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për datën 19 tetor, ditë e Lumnimit të Nënës Terezë, janë parashikuar festime dhe aktivitete të programuara, si : koncert i madh me artistët më të mirë të vendit, ekspozitë fotografike kushtuar Nënë Terezës, koncert në TOB etj. Gjithashtu po në këtë ditë do të zhvillohet në Tiranë, në bashkëpunim me shoqatën italiane “Maratona dei popoli”, një maratonë ndërkombëtare me disa qindra pjesëmarrës nga Italia, Evropa dhe Shqipëria, titulluar “Memorial për Nënë Terezën”. Duke i dhënë një ngjyrim më festiv kësaj dite të shënuar.


    Projektet dhe vendet e preferuara prej skulptorëve, të cilët janë kontaktuar deri tani janë nga më të ndryshmet. Ka nga ata që do të donin që vepra e tyre të vendosej në Sheshin “Nënë Tereza”, të tjerë në lulishten pranë galerisë


    Kjo është hera e parë që një institucion shtetëror merr përsipër të bëjë një shtatore për figurën e shquar shqiptare, por nuk është hera e parë që realizohen vepra të tilla. Janë realizuar edhe vepra në portret dhe bocet nga artistë shqiptarë, të cilat më pas kanë shkuar në malin e Zi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    61
    Nene Tereza eshte Shqiptare dhe pike. Poshte Sterhollimeve dhe pikpamjeve sllave. Nje gje me ben pershtypje se pse ajo nuk e ndihmoi popullin e vet por ca inidian? ndoshta sepse eshte perzene nga qeveria shqiptare (enver hoxha) ? Ndoshta sidoqofte ajo eshte shqiptare dhe une e respektoj ate qfar ajo ka bere.....Gonxhe bojaxhiu eshte shqipetare....Persa i perket presidentit kjo eshte politike dhe politika thone se eshte k**ve (me falni per shprehjen)
    Sx to everyone will do good in their malnurished lives

  9. #29
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    SHKUP
    Autoritetet italiane e kanë rrefuzuar planin e Maqedonisë për ngritjen e një shtatore të Nëna Terezës në Romë pas protestës që kishin bërë intelektualët e dalluar të Shqipërisë kundër mbishkrimeve cirilike që planifikoheshin të vihen në te, raportojnë mediat e Shkupit.
    ''Kjo çështje nuk egziston më-nuk do të ketë shtatore të Nëna Terezës në Romë'', citohet të ketë thënë prefekti i Romës, Walter Velturoni.

    Më në fund e shpëtuam edhe Nënë Terezën Gonxhe Bojaxhiun tonë nga sllavizimi. Mendoj se do të ishte mirë që të ngritej sheshi i Nënë Terezës në Romë me mbishkrimin Nënë Tereza e shqiptarëve, dhe jo vetëm në Romë por edhe kudo tjetër në botë.
    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    o, taniqe zgjedhem nen terezen, le te ndihmojm dhe arabet per sinbadin.....
    Airbrushed Sinbad angers critics

    Sean Clarke
    Wednesday July 23, 2003


    Sinbad: "given no credit for his roots"

    A US academic has criticised Brad Pitt's new film Sinbad: Legend of the Seven Seas as "a lost opportunity" to undo negative stereotypes about Arabs and Muslims.
    Jack Shaheen, whose book Reel Bad Arabs charts Hollywood's frequently negative portrayal of Arab characters, says the new cartoon version, starring Pitt as the voice of Sinbad, erases all mention of Arabs or Arab culture from the story of the swashbuckling sailor. "This is a tale from the Arabian Nights", he says, "and there was nothing at all to suggest that."

    Dr Shaheen says he tried to persuade Jeffrey Katzenberg, the Hollywood producer who with Steven Spielbergs and David Geffen runs the Dreamworks studio, "at least to include some Arab proverbs, or put fezzes on the heads of Sinbad's crew members", but that Katzenberg, although initially enthusiastic, did not follow the suggestions up.

    "What this does," says Dr Shaheen, "is enforce the status quo stereotypes. If no attempt is made to challenge the idea that Arab equals evil, then misperceptions continue, particularly in the minds of young people."

    Dr Shaheen compared the de-Arabised treatment of the heroic Sinbad as "almost like taking Socrates away from the Greeks. Sinbad is given no credit for his roots."

    He said this was bad for the self-image of the many Americans of Arab descent who may be inclined in the current climate to downplay their heritage, as well as moviegoers in the Arab world. "I'm thinking," he said "of the millions of kids who would have embraced this character."

    Saying that the decision to remove Arab references was probably motivated by a desire "not to ruffle feathers," Dr Shaheen said he thought the plan may have backfired. The studio had succeeded in making a film - also starring Catherine Zeta-Jones and Michelle Pfeiffer - which caused no active offence, he said, but "the major criticism of it is that it's a bit bland. It's lost some of its swashbuckling fervour."

    Instead, Dr Shaheen recommends a 1979 treatment of the story, The Adventures of Sinbad. Meanwhile the Barbican Centre in London is organising a festival of cinematic treatments of the Arabian Nights.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Bota per Nene Terezen
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2006, 07:41
  4. Dr. Gëzim Alpion “pelegrinazh” akademik për Nënë Terezën
    Nga Shijaksi-London në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 11:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •