-
i/e regjistruar
A përngjan Kosova në vatër korrupsioni?!
Vesat Haradinaj, sociolog
Në të gjitha vendet ish-komuniste lulëzon korrupsioni, kurse Kosova është përjashtim!
A është e mundshme kjo?!... Në të gjitha anët e rrethuar me vende të zhytura në korrupsion e Kosova-e pastër?
Politikanët nuk e zënë ngoje, në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë, korrupsionin! Ky është popull i mrekullueshëm-thonë, dhe, si popull i mrekullueshëm, edhe më të “mrekullueshëm” i ka politikanët!...
Nuk e zënë ngoje korrupsionin as shumica e mediave, sidomos, jo mediat elektronike! Sepse gjithçka po shkon drejtë politizimit, ku shumë media anojnë direkt në subjekte të caktuar politike, kështu që edhe aferat e mëdha korruptive, nga disa media reflektohen disi në mënyrë me të “zbutur”.
E, keqja, a e mira për të cilat nuk flasin mediat, sidomos mediat elektronike, nuk ekziston. Kur dihet ndikimi aq i madh i mediave në të gjitha proceset politike. Mediat janë ato që i fusin friken edhe presidentëve më të fuqishëm në botë. Po marrim një shembull konkret kur mediat bënë publike skandalin e presidentit amerikanë Nikson, për përgjim në një objekt të opozitës, pra pas publikimit në media ai ka dhënë dorëheqje. Ja çfarë bënë mediat, pra fuqia e mediave është e pakrahasueshme!
Pse të flasin për to? Mediat tona elektronike janë institucione të drejtuara prej njerëzve të mençur, të cilët e dinë kur duhet të flasin e kur duhet të heshtin, për çka duhet të flasin e për çka duhet të heshtin, kë duhet ta fotografojnë për ditë-derisa t’ia neveritin opinionit e kë s’duhet ta lënë të shihet kurrë. E dinë se në asnjë mënyrë nuk kanë hesap të flasin për korrupsionin, sidomos jo për korrupsionin në institucionet e pushtetit! Mund t’i lejojnë vetes të komprometojnë ndonjë varfanjak, i cili, në sajë të spekulimeve, teksa ka arritur të shkoqet nga varfëria, por ata që janë në pushtet-ata nuk bën të preken! Ndërsa disa OJQ, që e shprehin hapur me adresë direkte aferat korruptive dhe njerëzit që i bëjnë, përballën me dy pengesa serioze. E para ka të bëjë me kërcënimet që i bëhen këtyre OJQ-ve, në mënyrë direkte, dhe e dyta ka të bëjë me donatorët pasi që shumica e donatorëve kanë lidhje brilante me institucionet dhe në këtë mënyrë vinë presionet që tu mbyllet goja disa OJQ-ve që janë me aktive.
Ndërsa të gjitha këto kritika që bëhen nga OJQ-të, janë bërë “monotone”, sepse nuk ka konkretizime, kështu që vet fenomeni i korrupsionit është bërë një term “simpatik”, që i takon përditshmërisë, kështu që edhe në opinion është bërë diçka rutinore, pra njerëzit janë mësuar në njëfarë forme me fenomenin e korrupsionit ka mbet mundësia e qytetarëve që të zgjedhin se a dëshirojnë të kryejnë punë në administratë fjala vjen për 2 muaj apo për 2 ditë, kështu që as qytetarët nuk ë shohin si diçka negative, por mbetet aktuale se “kush ka të njohshëm do të kryej punë” ndërsa kush nuk ka pajtohet me atë realitet pa bërë ndonjë bujë.
Çka po ngjet me mediat?!
Mos ngritja e problemit të korrupsionit në institucionet e pushtetit prej njerëzve në pushtet nuk flet mirë për mediat? Pse kanë heshtur?! Pse nuk e kanë parë asnjë të korruptuar në Kosovë? Mos ngritja e problemit të korrupsionit në institucionet e pushtetit nga njerëz të pushtetit mund të bëhet hyrje në kërkimin e lidhjeve mes korrupsionit në institucionet politike dhe të korrupsionit në mediat. Ndoshta për këtë arsye, dhe jo vetëm për këtë arsye, disa nga mediat menjëherë u turrën në mos ta shuajnë së paku ta komprometojnë ngritjen e problemit të korrupsionit!
Ti luftojmë, prandaj, sinqerisht dhe vendosmërisht korrupsionin, krimin e organizuar dhe të gjitha llojet e veprimtarive të paligjshme, që të kemi një shtet të mirë dhe një shoqëri të shëndoshë.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt