Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te hapen dosjet e komunizmit?

Votues
173. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    119 68.79%
  • Jo

    42 24.28%
  • Nuk e di

    12 6.94%
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 82
  1. #-9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Hapja e dosjeve të së shkuarës komuniste

    Ne opinionin publik shqiptar nepermjet mediave kohet e fundit eshte inicuar nje debat mbi nje ceshtje qe i ndjek nga pas shqiptaret qe prej 14 vjetesh. Behet fjale per dosjet e ish Sigurimit te Shtetit ne kohen e rregjimit komunist te cilat fshehin te verteta te frikshme per shqiptaret. Behet fjale per dosjet e qindra mijra shqiptareve qe variojne nga te perndjekurit politike, ne te deklasuarit e per te perfunduar ne art e letersi. Cdo qelize e jetes shqiptare dhe cdo shtrese e shoqerise qe jetoi nen rregjimin komunist, eshte prekur apo implikuar ne te shkuarren. Pyetja qe ju shtrohet per diskutim eshte:

    A duhet te hapen te gjitha dosjet e sigurimit te shtetit?
    Cilat jane arsyet qe ju shtyjne te mbani kete qendrim?

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #-8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare shprehet për hapjen e arkivave të shkrimtarëve: Shumë prej tyre më vinin në shtëpi si miq

    Kadare: Arkivat çojnë tek e vërteta

    “Nuk janë njëlloj fajtorë broçkullat e letërsisë me veprimtarinë e informatorëve”

    Shekulli

    Pyetje: Përgjigjja juaj për zotin B.Blloshmi ka patur shumë jehonë në opinionin publik si dhe atë zyrtar. Shumica janë për hapjen e arkivave, por nga disa shprehet drojtja se mos kjo nxit tensionet në shoqëri dhe ndjenjën e hakmarrjes.

    Përgjigje: E kam thënë se kjo hapje nuk është as e lehtë, as e gëzueshme. E kuptoj fare mirë rrezikun për të cilin flisni ju. Së pari, dua të saktësoj se kam folur kryesisht për sferën e kulturës, sidomos të letërsisë dhe të arkivave të fshehta që lidhen me të. Në këtë rrafsh, dalja e së vërtetës do të jetë e bezdisshme për disa, po kurrsesi për shumicën. Jemi përpara një dileme: të flijojmë të vërtetën për hir të një grupi, apo të bezdisim këtë grup për hir të së vërtetës. Kuptohet, që ndër dy të këqijat, zbulimi i së vërtetës është më e pakta. Sikur arradha e fajtorëve , (informatorëve të djeshëm), të ishte treguar më e mirëkuptueshme ndaj viktimave, natyrisht që operacioni mund të shmangej. Për fat të keq, në shumë raste ka ndodhur e kundërta. Ushtria e informatorëve nuk ka treguar asnjë ndjeshmëri e asnjë pendim. Përkundrazi, për të zhdukur gjurmët e fajit të vet ka krijuar e vazhdon të krijojë tymnajë.

    Pyetje:Arsyet e këtij gjallërimi?
    Përgjigje: Kryesorja ka qenë inkurajimi që kanë marrë nga disa kujtime që i kam quajtur nexhmijehoxhiste. Dhe sidomos nga vendi që u kanë dhënë mediat. U është krijuar iluzioni i një farë rikthimi në jetën politiko-shoqërore. Nuk është fjala vetëm te ish-informatorët. Është fryma e tyre që rrezikon shoqërinë tonë. Shpesh janë pinjollët e tyre. Në Ballkan, e sidomos në Shqipëri, raportet etër-bij, janë të veçanta. Më parë, shumë bij kishin për detyrë borxhet e etërve, kryesisht ato të gjakmarrjes. Tani disa prej tyre, kujtojnë se janë të detyruar të marrin përsipër edhe borxhet e turpit. Ndaj përpiqen të dhunojnë të vërtetën.

    Pyetje: Në fushën e letërsisë, të kulturës ku bëhet dhunimi kryesor?
    Përgjigje: Dhunimi kryesor bëhet te çështja e fajësisë. Kërkohet me ngulm transferimi i fajit, madje i krimit. Letërsia e krijuar në epokën e komunizmit nuk ka të njëjtën fytyrë, as të njëjtin thelb, as të njëjtin moral.. Veprimtaria e shkrimtarëve gjithashtu. Në këtë botë të ndërlikuar gjen edhe të mirën edhe të keqen, edhe martirët edhe tradhtarët, edhe margaritarët edhe qymyrin e zi. Shtrohet pyetja: Si do t’i futim të gjitha këto në të njëjtin thes?
    Avokatët e së keqes përpiqen të bëjnë pikërisht këtë gjë. Ata i quajnë njëlloj fajtore, vjershat për kooperativat, ose për xha Sulon traktorist, ose për pranverën e socializmit, me një fjalë të gjitha broçkullat e kohës, me veprimtarinë e zezë të informatorëve. Këtu qendron thelbi i mashtrimit. Ne e dimë se broçkullat e letërsisë socialiste, janë broçkulla, kurse kallëzimi, spiunimi është tjetër gjë. Ai është krim.

    Pyetje: Por edhe brenda letërsisë, siç e thatë, ka ndryshime
    Përgjigje: Natyrisht. Është thënë gjithmonë se një pjesë e letërsisë komuniste, është thellësisht e fajshme. Është ajo pjesë që ka nxitur urrejtjen klasore, persekutimin, izolimin e vendit. Që është ngazëllyer nga sadizmi i pushtetit, nga garipat e Sigurimit e të tjera si këto. Por as kjo nuk mund të ngatërrohet me naivitetet, me budallallëqet, me idiotësitë, quajini si të doni, të pjesës tjetër, asaj që nga një vesh i hynte e nga tjetri i dilte lexuesit shqiptar. Për ne duhet të jetë e qartë sot: njëmijë broçkulla të tilla, nuk barazohen me aktin e zi të një kallëzimi, atij që e çonte shkrimtarin në burg, ose në pushkatim. Me broçkulla është mbushur gjithë letërsia botërore në çdo epokë e në çdo regjim. Kallëzimet janë veçanti e regjimeve më të errëta.

    Pyetje: Është folur disa herë për deklarimin e drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, lidhur me botimin e fakteve të tilla. Ju keni patur rastin ta shihni këtë dosje? A mund të na thoni, diçka?
    Përgjigje: Kam parë vetëm një pjesë të vogël të saj, rreth një të katërtën. Më ka munguar vullneti për të kërkuar vazhdimin. Edhe prej kësaj pjese kuptohet se kjo nuk është një dosje klasike e Ministrisë së Brendshme. Ajo është, me sa duket, e Arkivit të Partisë. Si e tillë për nga larmia duket edhe më e pasur se një dosje profesionale. Në të ka gjithfarë materialesh që i drejtohen partisë: letra, akuza kundër shkrimtarëve, denoncime për vepra “të gabuara”, propozime për dënime etj.etj. Në të ka raporte të Sigurimit, gjithmonë lidhur me dyshimet për shkrimtarët, raporte të komiteteve të Partisë, të personave të veçantë, të zyrtarëve, të intelektualëve etj. Në raportet ka shumë emra e iniciale, që citohen prej agjentëve, të cilët figurojnë me emërtimin “Burimi”. Nga kumtimet e tyre merren vesh shumë gjëra, duke përfshirë edhe pabesitë e atyre që hynin nganjëherë si miq në shtëpinë e shkrimtarit të vënë në shënjestër. Ja kështu. Më lejoni të mos flas më për këtë

    Pyetje: Natyrisht. Vetëm po të dëshironi diçka për saktësi. A mund të thuhet se ata që janë vënë në shërbim, kanë patur të njëjtën përgjegjësi morale?
    Përgjigje: Kurrsesi jo. Ka patur njerëz që kanë rënë në grackën e Sigurimit nga një rastësi e keqe. Diktatura komuniste shfrytëzonte veset dhe fatkeqësitë njerëzore për të zgjeruar rrjetin.Për të dhënë vetëm një shembëll: tradhtitë bashkëshortore, ose deviacionet seksuale, ishin një rast klasik për t’i rekrutuar njerëzit. Të gjendur përpara kushteve tragjike të humbjes së nderit, ose jetës, njerëzit e gjorë pranonin kontratën. Por kjo s’do të thotë se nuk kishte të tjerë që bashkëpunonin me shumë zell, madje edhe vullnetarisht. Këta të fundit, ishin më të këqijtë.
    Desha të shtoj këtu se ish-informatorët, ashtu si gjithë qytetarët, kanë të drejtë të mbrohen dhe të shpjegojnë rrethanat në të cilat kanë qenë të detyruar të veprojnë ose jo.

    Pyetje: Në dëshmitë e tij tronditëse shkrimtari Bashkim Shehu, biri i kryeministrit Shehu, ka treguar se si ju ju quanin agjent të Perëndimit, dhe se ju vetë keni qenë i informuar prej tij për këtë gjë.A ka qenë e rëndë kjo për ju?A nuk ishte më mirë që të mos e dinit?
    Përgjigje: Nuk di ç’të them. Ka qenë padyshim e rëndë. Të dish qysh nga viti 1980 se të quajnë agjent, nuk është e lehtë. Nga ana tjetër, ka mundësi që kjo më ka forcuar nervat. Mendoja se ata përfytyronin për mua gjënë më të keqe të mundshme. Përtej saj nuk kishte shkallëzim. Kjo më jepte një farë mpirjeje, një farë ndiesie fatalizmi që mund ta merrje edhe për gjakftohtësi.

    Pyetje: Në disa reagime të njerëzve që nuk janë në një mendje me ju, përmendet fakti që ka raste kur shkrimtarët e përgjuar nuk kanë pësuar ndonjë gjë prej spiunimeve.
    Përgjëgje: E njoh këtë mënyrë të arsyetuari. Është absurde, për të mos thënë e pandershme. Spiunimi është krim, pavarësisht nga pasoja që jepte ose nuk jepte. Duhet të jesh fare budalla, ose të hiqesh si i tillë, që të mos e dish se diktatura gjithashtu bënte llogaritë e saj.
    Dy janë mënyrat e mbrapshta të arsyetimit: E para, kur vepra e dënuar duket më pas jo fort e rrezikshme ndaj thuhet: kot ishte ajo vepër, s’kishte ndonjë gjë të madhe kundra! Dhe o burra, t’i sulemi autorit, ta bëjmë fajtor se na zhgënjeu etj.etj. Sipas këtij arsyetimi, meqenëse vjershat e Blloshmit e të Lekës ishin thjesht poezi peisazhi, edhe qëndrimi ndaj autorëve mund të ishte me rezerva. Ndërkaq për ato vjersha peisazhi ata përfunduan me një plumb pas qafe.
    Arsyetimi për spiunimet që s’shkaktuan fatkeqësi është i të njëjtës natyrë. Kohët e fundit në një gazetë u botua një shkrim ku autori, pothuajse haptas shfaqte brengën e tij që shkrimtari Kadare nuk pësoi gjë nga kallëzimet. Me fjalë të tjera, autori thoshte: u rropatëm ne të gjorët ta rrëzonim shkrimtarin, por ç’e do, ai kishte aq mbrojtje të fortë saqë tallej me ne.

    Pyetje: Mendoni se ka ndonjë bazë kjo thënie?
    Përgjigje: Nuk përjashtohet. Në këtë rast, autori i shkrimit përfaqëson informatorin e pikëlluar nga mosdëgjimi i kumtesës spiunore. Shkrimtari ka gjithmonë mbrojtës atje ku s’e pret. Në fillim të viteve 80-të, një nga oficerët e Policisë së Fshehtë të Tiranës, në një çast ndërgjegjësimi ose ndoshta neverie ndaj përgjimeve kundër shkrimtarëve, tradhtoi sekretin e detyrës dhe duke rrezikuar kokën, me anë të një miku, më njoftoi për një spiunim të ardhshëm.

    Pyetje:Me arkivat lidhen edhe dorëshkrimet e veprave ose dokumenteve që nuk mund të botoheshin gjatë rregjimit komunist. A krijon problem çështja e tyre?
    Përgjigje: Nuk krijon asnjë problem nëqoftëse do të respektohen kriteret e njohura. Përkundrazi, mund të kthehen në katastrofë, jashtë tyre.
    Kriteri bazë për çdo vepër që pretendohet se është shkruar në një tjetër kohë është vërtetimi me anë të dorëshkrimit. Asnjë autor serioz nuk mund të bëjë gabimin fatal duke dhunuar të vërtetën. Ekspertiza e dorëshkrimit përcakton saktësisht kohën e të shkruarit.Nuk mund të shtohet ose të hiqet asnjë frazë.
    Për letrat ku ka denoncim politik të regjimit duhet të vërtetohet jo vetëm koha e shkrimit, por edhe fakti nëse letra u dërgua ose jo. Sepse një shfryrje e bërë për veten tënde është kryekëput tjetër gjë, në krahasim me një akt qytetar siç është dërgimi.

    Pyetje: Një pyetje e fundit, që lidhet me arkivat, por këtë herë për Kosovën. Më 1999, gjatë vizitës suaj të parë në Kosovën e lirë, ju bëtë propozimin e pazakonshëm që populli i Kosovës të falë publikisht agjentët e fshehtë të Serbisë midis shqiptarëve. Si u prit kjo?
    Përgjigje: Është e vërtetë që propozimi im ka qenë tepër delikat. E bëra i shtyrë nga një interes madhor. Kisha bindjen se ishte e vetmja mënyrë për të nxjerrë jashtë përdorimit makinën monstruoze të shërbimit sekret jugosllav në Kosovë. I ngjante një çminimi. Duke bërë falje publike për agjentët, Kosova do t’u jepte atyre shansin të këputnin lidhjet e të mos i bindeshin më zinxhirëve të Beogradit. Thënë shkurt, Kosova do të shpëtonte prej veprimit të tyre të mëvonshëm dëmtues.
    Thirrja ime nuk u kundërshtua, por as u përkrah nga askush. Heshtja ka qenë e kuptueshme. Gjithkush që do ta miratonte kishte rrezik të akuzohej se ndihej fajtor. Megjithatë ngul këmbë të nisma të përtërihet. Trazirat e fundit në Kosovë hedhin dyshime për ndërhyrje agjenturore. Djegia e kishave p.sh. nuk ka qenë asnjëherë në stilin shqiptar. Tani që Kosova ka Presidentin, Parlamentin dhe qeverinë e vet, mendoj që akti për faljen e agjentëve, duke u nismëtuar tashmë nga këto institucione të larta, do të jetë tepër i frytshëm dhe në dobi të Kosovës.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #-7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Po hapjes se dosjeve!

    Jam nje qytetar i thjeshte shqiptar dhe gjerman ketu ne Heidelberg.
    Do te ndjehesha shume i lumtur sikur te hapesh dosja ime ne Shqiperi dhe nje kopje te ma sillnin dhe mua ketu ne Gjermani ne rruge zyrtare.E kam kerkuar kete gje prej kohesh.
    Nuk e di ne se eshte me mire per te gjithe shqiptaret qe te hapin dosjet apo jo
    por di te them se po te ish bere kjo prej kohesh ne rastin tim,qe ne ato momente kur
    nje gazete gjermane beri krimin e shpifjes ndaj personit tim( Duke me quajtur agjent te Tiranes ,gje qe coi ne nxitjen e turmes se refugjateve shqiptare per vrasjen time si dhe ne shume monstruozitete te tjera,une dhe familja ime do te kishim kyrsyer shume dhimbje)
    Ky shenim ketu me lart behet me pergjegjesi te plote ,ne nje gjendje shendetesore psiqike
    integre,dhe ka vleren e nje dokumenti juridik dhe i drejtohet parlamentit shqiptar
    .................................................. .......

    Warning: The FBI methods are so advanced that any fake copy and falsification of biographica elements will be treated legally and will be severely punished !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 25-05-2004 më 23:42

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar wittstar për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #-6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Thumbs up Miku im s'kam durim

    More parlamenti.Kane kaluar me teper se pese minuta qe e kam shkruar ate mesazhin e dosjeve.Kam 13 vjet qe pres.Hajde dema shpejt se nuk kam shendet me prit me gjate.
    Dali ,Dali

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar wittstar për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #-5
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Votova PRO nxjerres në dritë të këtyre raporteve dhe dosjeve të kyçura në errësirën e drejtorisë së tyre arkivore, sepse ja vlen që kjo pjesë e errët e bërthamës që e mbajti gjallë mekanizmin e Shtetit Komunist, tashmë të shuhet nga mëndjet e shqiptarëve, dhe dhimbja që krijoj, të kaloj nga ky popull.

    Ka qënë ky sistem rrëfimi, çka e mbajti të fortë dhe kohëgjatë regjimin e Shtetit Popullor Socialist të Shqipërisë gjallë dhe në këmbë për gjysëm shekulli. Unë nuk kam jetuar në Shqipëri gjatë kohës komuniste të saj, por di nga më të moshuarit sesi ky sistem përdorte frikën psikolligjike dhe mendore tek njerëzit për ta mbajtur vetveten gjallë.

    Atyre që bënin rrëfim, që spiunonin dikë që 'mendonte për puç' kundra shtetit, apo që kishte lidhje me agjentura të huaja, u premtohesh një punë më e mirë në shtet, si psh një zyrtar të thjesht bëhesh drejtor diku në ndonjë drejtori tjetër, etj, vetëm se kallëzonte fshehurazi mendimet apo opinionet e dukujt. Ka pasur raste që vllai ka spiunuar vllain, dhe kushuriri kushuririn vetëm për një post më të mirë, e për një jetë pak më të mirë. Dhe kjo ngritje në gradë më të mirë punë, ju duke u bazuar në aftësitë vetjake, por në rrëfim spiunçe, e bëri ekonominë shqiptarë më të dobët, vit pas viti.

    Kjo frikë ishte tek të gjithë, ngaqë nuk e dije nëse shoku jot ishte spiun apo jo, kishe frikë të mendoje ndryshe, dhe ndaj ai popull u mbajt i paralizuar për 50 vjetë në këtë mynyrë.

    Qytetarët shqiptarë e mbartin edhe sot këtë gjumë të gjatë në vetëdijen e tyre. E kan akoma brënda kujtesën e frikës që u injektoj sistemi dhe mekanizmi i pushtetit komunist tek ta. Duke i hapur këto arkiva, dhe duke i nxjerrur në dritë faktet e vërteta, do arrijmë të ndihmojnë vetëdijen dhe gjëndjen mendore të shumë shqiptarëve, sepse duke u nxjerrur në dritë dhe duke u shqyrtuar kjo çështje, është e vetmja mynyrë që kjo kujtesë e keqe të shuhet nga mëndjet e shqiptarëve.

    Shprehja popullore 'aty ku bie dielli, nuk hyn mjeku' është një thënie shumë e mënçur e me bazë. Por në këtë rast, hapja e arkivave duhet bërë me karar, me kontroll dhe rregull. Qytetarët duhet të ken të drejtën t'i shfletojnë këto dosje, padallim mes tyre. Dhe gjithashtu, më parë se dosjet të hapen, duhet që kuvëndi të vendos se çfarë do bëhet me njerëzit që janë 'burimi' i të dhënave të këtyre dosjeve, dmth spiunët. Unë mendoj se është koha që këta të falen nga opinioni publik, nga qytetarët që pësuan vuajtje prej tyre, sepse 'kur fal dikë, je falur edhe ti si njeri.'

    Çfarë mund të sjellin në dritë këto arkiva sot, janë edhe lidhjet e mundshme të politikanëve të sotëm shqiptarë me kallëzimet e atëhershme. Mund të ketë të tillë politikanë që në atë kohë kan kryer kallëzime, e që sot marrin pjesë në drejtime të partive tona shqiptare. Hapja e arkivave do të na ndihmoj edhe më ne qytetarëve për të ditur se çfarë politikanësh kemi në qeveri, dhe në partitë politike.

    Mendoj se hapja e tyre do ndihmoj në rizgjimin e shoqërisë shqiptare nga frika e së kaluarës, dhe do ndihmoj edhe më shumë shuarjen e këtij fenomeni të keq dinak, të gënjeshtrave të politikanëve të sotëm, virtyte të këqia të cilat kan baza edhe tek kallëzimet e aso kohë në sigurim. Pra do ndihmoj në vetëdjen e përgjithshme publike dhe qytetare të shqiptarëve, dhe në një rizgjim të qytetarizmit dhe drejtësisë.

    Drini.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar drini_në_TR për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #-4
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488

    Pro Hapjes Se Dosjeve

    Dhe Une Votova Pro Hapjes Se Dosjeve Te Famshme Qe Mbartin Me Shume Dhimbje E Padrejtesira Sesa Mister.

    Ne Kete Menyre Shpresoj Te Ndahet "shapi Nga Sheqeri" Por Duhet Te Kemi Kujdes. Pa Asnje Motiv Hakmarrjeje Apo Ndershkimi. Ato Qe Ndodhen Ndodhen Dhe Nuk Mund Ti Kthejme Mbrapsh.

    E Verteta Duhet Te Shkelqei Gjithmone Sado E Hidhur Mund Te Jete.
    Kam Dhe Nje Lloj Hezitimi Persa I Perket Qartesise Dhe Pastertise Me Te Cilen Keto Informacione Do Dalin Per Tek "ne".
    Ndoshta Paraja Dhe Mund Te Bleji Zhdukjen E Ndonje Faqeje Ose Paragrafi Per Mos Te Nxjerre Ne Pah Fytyrat E Verteta Te Ndonje Politikani Te Sotem.

  11. #-3
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Po.

    Nuk do te isha kunder hapjeve te dosjeve komuniste me teper kurioziteti sa sa do te ishin te pranishem dhe ata lider kryesose te partive dhe parlamanteret tane, te cilet e mbajne veten si figura te pastra nga sistemi komunist. Them se do ti kem marre masat per ditet e dimrit duke i eleminuar, sic kan qene te zote te eleminonin kundershtaret ashtu dhe do te ken patur zotesi ti zhdukin gjurmet e tyre.
    Por qe gjithkush tani e din se kush ka qene per individin apo familjen e tij, spiuni .
    Listat u treguan sa u perbys sistemi. Nuk do te isha kurioze te dija pasi tani i dime, e kam te qarte pamjen e gjunjezimit te njerit prej ketyre kryespiuneve ish- sekretar partie, kerkimin e faljes per gjithe te zezat qe kishte bere gjithe kohen e pushtetit te tij ndaj familjes sime. Kur e shikon te perulet para teje per meshire njeriun qe me ligesite e tij te nxine jeten tende , ndjen vec perbuzje.
    Cfare hakmarje te beshe;se mos ka qene nje apo dy spiune kan qene shume aq shume sa kur i shikoje ne liste te dukej e pabesushme te shikoje firmen e njeriut me te ngushte qe ti ke kaluar jeten si shoke, komshija yt, pjestare te familjes kusherinj etj. etj. Dikush per poste, dikush per te pastruar njollen e vet, dikush nga zilija, dikush per leke e dikush nga pasioni; keto kan qene arsyet e spiunllekut te njereze, njerez "te zinj "qe i sherbyen me zell nje sistemi te urryer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dallandyshe : 24-05-2004 më 16:22

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dallandyshe për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #-2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Vendndodhja
    Prapa diellit
    Postime
    24
    Nuk do kete akt me idiot se hapja e ketyre dosjeve. Eshte vertete irrituese fakti qe shqiptaret kane ngelur akoma peng i se shkuares, dhe jane te gatshem ta perdorin te shkuaren e hidhur per te percaktuar vlerat ne shoqerine e sotme e me tej edhe ta perdorin ate si burim sherri per te tashmen.

    Dy gjera desha te thosha ketu.

    Le te supozojme per nje sekonde se dikush, politikan apo jo, ka qene spiun, E PO PASTAJ? Pse na qenka ky njeri me i padenje per shoqerine shqiptare sot? Sepse beri detyren e vet dhe i sherbeu shtetit shqiptar, duke zbatuar ligjin e tij? A nuk eshte valle ky xhest nje akt kaq i kerkuar sot ku punonjesi i shtetit rralle here gjendet te zbatoi ligjin me aq rigorozitet si dikur? A eshte shume e veshtire valle te kuptosh se keta njerez ishin nen urdhra dhe perfaqesojne "korrierin" dhe jo ate qe shkruajti mesazhin?! Pse valle duhet te kene turp keta ish-spiune sot, dhe kush i garanton punonjesit e SHIK-ut sot se nqs ata bejne detyren,neser mund te mbajne pergjegjesi per kete. Eshte e habitshme se si shoqeria shqiptare kerkon me kaq pasion te orientohet nga sherri, inati, urrejtja, a thua se 50 vjet nuk ishte mjaftueshem! Eshte perverte se si ne i referohemi kaq fort te shkuares duke kerkuar motive per konflikt, dhe ne vend qe ti gjykojme njerezit nga aftesite, duhet ti gjykojme ata nga morali. A mos valle keta punonjes te SHIK-ut dje na qenkan me pak te afte, te talentuar apo te pazote se ata qe u kalben burgjeve te Hoxhes?? Aspak, ne fakt ndodh pikerisht e kunderta. Ne fund te fundit kujt i kercet se c'ke qene 20 vjet me pare? Sigurisht atyre qe u ka ngelur ora 20 vjet pas, dhe nuk dine te bejne perpara.

    Se dyti.

    Eshte e qarte qe shume ketu pretendojne se do zene ndonje "peshk te madh" me hapjen e dosjeve. Cfare shume ketu nuk dine, eshte fakti se ish-komunistet e kane pasur te ndaluar me ligj qenien spiune apo SHIK-as. Kjo sepse komunistet ishin perfaqesues te hapur te partise ne baze dhe nqs kishin per te denoncuar dike nuk kishte pse ta benin fshehurazi. Cfare kishin ata ta thoshin ne sy per mire apo per keq. Komunistet pra e benin apo e zbatonin hapur propaganden dhe vijen e PPSH e keshtu fshehja nuk ishte ne rregulloren e tyre.
    Per me tej me ka rene shpesh ne vesh fakti se ka pasur nje shumice dermuese ish-te perndjekurish ne SHIK. Kjo ka kuptim. Askush nuk mund te fliste keq kunderkomunizmit perballe dikujt qe ishte familje komunisti apo e privilegjuar prej komunizmit. SHIK-u me force dhe kercenim i detyronte shume individe me "biografi te keqe" apo familjaret e tyre te bashkpunonin me SHIK ose te degdiseshin ne internim. Rekrutimi i tyre e bente punen e tyre me te lehte pasi pak prisnin qe keta njerez te ishin SHIK-as.

    Kete argument e mbeshtet edhe fakti se shume individe me biografi te keqe si psh deputeti i PD, Butka, biografia familjare e te cilit ishte nga me te nxirat ne qetapet e komunizmit, cuditerisht jetoi tere jeten ne Tirane, mbaroi shkollen e larte dhe beri edhe kariere te lakmueshme duke u emeruar nen-drejtor i shkolles se mesme Ismail Qemali( ne mos gaboj) ne Tirane. E raste si keto jane me qindra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mazllemi : 24-05-2004 më 17:06

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Mazllemi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #-1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mazllem,
    transparenca eshte gjeja kryesore. Behet ketu ne Amerike, analizohet akoma se ceshte bere ne Japoni me bomben, apo me zezaket para 200 vitesh etj etj etj. Mos jane valle keta me te mire se neve? Dmth mos valle keta kane me shume vlera ne planin njerezor apo kulturor apo cfardolloj tjeter se individi Shqiptar?

    Transparenca duhet, qe keto qe jane sot ne pushtet qe kane prejardhje te dyshimte, dhe sidomos ato qe do vine neser ta dine mire se nese nuk e bejne detyren e tyre sic duhet, do kete pasoja per ta. Nuk ka me sekrete. Ketu desh u degjenerua presidenca e Clintonit per nje k'urvicke ti po me thua mua qe ne mos marrim vesh se si kane vuajtur shqiptaret? Se cfare eshte bere ne kurrizin e tyre? Mua sme intereson shume del apo sdel emri i Nanos aty, se i dalur eshte, dihet edhe ai dhe zoti Sali Berisha se nga cila vrime i kane origjinat. Ajo qe eshte per tu vleresuar eshte AKTI, se sa kush e cili emer do dali nga keto dosje. Shqiperise i mungon nje filozofi e mirfillte politike, dhe e vetmja menyre se si mund te krijohet ky sistem eshte duke pare te kaluaren dhe gabimet qe jane bere, plus ABUZIMET. Vetem me krijimin e nje filozofie te mirfillte, dhe jo te rrockelleqeve te tipit Sali Berisha apo Nilkolle Lesi, por te intelektualeve Shqiptar, do kemi nje politike te stabilizuar.


    Ti i shef gjerat ne planin e interesit tend vetiak, ndersa ketu nuk intereson shume njeriut per shokun fatos apo sali dhe per emrat qe do dalin(nqs do dalin). Por eshte AKTI i kesaj gjeje, qe eshte i domosdoshem. Eshte akt qe cdo shoqeri demokratike e ka kryer, qe te shohi historine, te krijoj nje politike te qendrueshme te brendshme dhe te jashtme, sisteme kontrolli te fuqishme gjyqesore dhe ekzekutive.
    Pra shkurt nuk i interson shkurt njeriut per peshkun e madh, se peshqit dihet kush jane, qofte si kafshe e qofte si njerez nga trute qe kane. Ketu eshte akti qe eshte i domosdoshem per zhvillimin e nje shoqerie sa me demokratike.

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  16. #0
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    O Mazlleeem,
    Mos e ke pas gje babin spiun te sigurimit ti trim?
    Te hapen dosjet se ashtu shikojme te gjithe se sa ish-spiuna ka vene prap Nano spiuni ne krye...
    MtrX ubicumque felix

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar MtrX për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Kush ishin ballistët?
    Nga Tepelenas_nr_1 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  3. Aleksandër Meksi, Dhuna komuniste apo vetëm "dosjet" ..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-11-2006, 03:53
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •