Kjo eshte nje teme filozofike dhe jo nje teme fetare apo shkencore. Diskutimi nuk nis me te mirat e fese apo te shkences, por nis me unin e njeriut, veten tuaj. Njeriu nuk ka te drejte te vere ne pikepyetje as shkencen dhe as cdo fe ne bote, per aq kohe sa ai nuk ka gjetur nje kuptim te jetes se tij mbi toke. Sa e lehte eshte te gjykosh njerezit, fete, shkencen duke u munduar te luash rolin e Zotit?!
Eshte interesant se sa shpejt nxitojne njerezit te vene ne pikepyetje e dyshojne gjithcka. Eshte po aq interesant se sa fete e kesaj bote qe kane lindur disa shekuj pas Eres Sone, pretendojne te japin edhe "historine e njerezimit". Njeriu egzistencen e tij e ka te lidhur ne menyre te pazgjidhshme me KOHEN dhe HAPESIREN.
Vendoseni shkencen dhe fene mbi dimensionin kohe dhe hapesire dhe pasi ta beni kete do ta kuptoni qe njeriu ka vetem nje gje te shenjte ne kete bote, jeten e tij ne paqe dhe lumturi. Secili ben nje perzgjedhje midis shkences dhe fese, apo dijes dhe jetes.
Eshte me e rendesishme te jesh i ditur apo i lumtur?
Krijoni Kontakt