Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 164
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2002
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    12
    Po sikur te ishte kurani me ndonje baz shkencore Amerika dote paguante miliona dollar per ta futur ne parimet e veta shkencore.Por si europa ashtu dhe Shba ua kan fale vendeva me te ''zhvilluara'' arabe dhe aleatet e tyre te ken si baz shkencore dhe fetare,ndersa ne Europianet[shqiptaret] deri me tani nuk patem as nje dobi shkencore e as fetare nga kurani ,per pos qe per hir te kuranit mbetem peng para portave te Ameriks dhe Europes dhe mbyllen dyert per te jetuar ne nej bot moderne, andai per ket na kerkoin kushte, ne anen tjeter kompotenca everteta esht qe nuk doin prrallat shkencore te kuranit ne boten bashkohore.
    Pasi qe te gjith ne forum jemi shqiptar ju falemenderoi ne mir kuptim dhe mendoi qe nuk kemi ndonje arabik qe per hir te kuranit te arbis te me keq kuptoi.

  2. #122
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Biologjia dhe Feja



    Sot, ndėrkohė qė prestigji i materializmit dhe ateizmit ėshtė nė rėnie, shkencėtarėt po arrijnė tė kuptojnė, gjithnjė e mė shumė, se feja ėshtė aq thelbėsore saqė nuk mund tė braktiset. Njerėzimi nuk do tė jetė i aftė tė arrijė lumturinė pa atė. Por armiqėt e realitetit dhe tė se vėrtetės pėrpiqėn akoma nėpėrmjet shkencave fallse, tė mbrojnė ateizmin. Por a bie ndesh feja me shkencėn siē pretendojnė ateistėt? Kėsaj pyetje mund t’i pėrgjigjemi duke iu referuar biologjisė. Nga tė gjitha shkencat biologjia ėshtė mė afėr me fenė sepse ajo ka lidhje me "jetėn".

    Nga tė gjitha krijesat e gjalla, njeriu ėshtė organizmi mė kompleks dhe mė i pėrsosur. Ėshtė pikėrisht njeriu qė zbuloi shkencėn dhe diturinė dhe ėshtė ai qė i ēon ato drejt zhvillimit tė mėtejshėm. Gjėja e parė, pėr tė cilėn edhe njeriu mė i lashtė ka qėnė kureshtar tė dijė, ėshtė ajo e ekzistencės sė tij si njė krijesė e gjallė. Kėtu ka diēka, tė cilės ne nuk ja dimė natyrėn, qė i dallon tė gjitha krijesat e gjalla nga realitetet e tjera ekzistuese, siē janė mineralet, shkėmbinjtė, uji, etj. Tė gjitha krijesat e gjalla, njerėzit dhe kafshėt kanė diēka tė pėrbashkėt.

    Ėshtė plotėsishtė e natyrshme tė besohet qė tė gjitha krijesat e gjalla t’i nėnshtrohėn tė njėjtit ligj. Sundimtari qė na imponon kėtė ligj e manifeston fuqinė e Tij nėpėrmjet atributeve dhe emrave tė ndryshėm tė Tij. Ai qė na ėshtė paraqitur Vetė me emrin e Tij, Allah, ka shpallur edhe emrat e Tij tė tjerė. Emri i Tij, El-Haliku, pa dyshim qė ka pėrparėsi, mbasi do tė thotė Krijuesi (i ēdo gjėje). Mė pas vijnė emrat tė tjerė si Err-Rrezzaku, qė do tė thotė: Furnizuesi (i pa masė), El-Mussavviru, qė do tė thotė Formėdhėnėsi, El-Hafidhu, qė do tyė thotė Ruajtėsi apo Mbrojtėsi, e shumė tė tjerė.

    Mjaft jobesimtarė janė pėrpjekur tė paraqesin njė shpjegim racional "shkencor", pėr kalimin origjinal nga lėnda inorganike nė formėn e jetės organike. Por edhe shkenca ėshtė gjithashtu subjekt i relativitetit. Filozofėt, shkencėtarėt, qė nga grekėt e lashtė e deri mė sot, kanė shkruar qindra e qindra libra dhe kanė shpikur shumė teori rreth fillimit tė jetės nė tokė, por kjo ka qėnė e vetmja qė ata mund tė bėnin – tė parashtronin teori dhe spekullime. Ata kanė ndjekur njė rrugė tė terthorėt, sepse deri me sot, asnjėri nuk ka dalė me ndonjė shpjegim i cili i kundėrvihet realitetit tė shpallur nė Kur’an. Akti i krijimit dhe dhėnjes sė jetės i perket vetėm Zotit. Kjo nuk ėshtė dhe as nuk mundė tė shpjegohet ndryshe. Kur’ani, libri i fundit i shenjtė, e ka ruajtur dhe mbrojtur origjinalitetin e vet. Njė deshmi e epersisė sė tij ndaj gjitha filozofive dhe teorive ėshtė se asnjė nga hipotezat e pranuara, nuk biie ndesh me te vertetat e kur’anit. Ėshtė inkurajus fakti, se sot shumė shkencetarė besojnė se feja ka rolin kryeasor nė shpjegimin e krijimit. Teoricienatat biologė nė veēanti, janė duke u perpjekur tė japin shpjegime tė reja pėr prejardhjen e jetės nė tokė, trė cilat janė nė perputhje me fenė.

    Pavarėsisht arritjeve dhe zhvillimeve te mėdha nė fusha tė tilla si inzhinjeria gjenetike, biologjia molekulare, AND dhe imunologjia, shkencėtarėt akoma nuk janė nė gjendje tė mbyllin hėndekun e madh midis materjes organike dhe asaj joorganike. "Jeta" mbetet mrekullia mė e madhe e gjithėsisė. Teoritė e gabuara tė Darvinit dhe teoritė e tjera evolucioniste, qė nuk pranojnė mrekullinė e krijimit, janė duke u hedhur poshtė njėra pas tjetrės.

    Teoria e Heingsberg-ut mbi "indeterminizmin" (papėrcaktueshmėrinė) nė mekanikėn kuantike e shpartalloi tėrėsisht materializmin e nė veēanti nocionin e "shkakut" dhe "pasojės". Mė vonė, filozofi amerikan Tomas S. Kuhn e ēoi mė pėrpara argumentin qė nuk ka dhe nuk mund tė ketė asnjė teori shkencore pėrfundimtare. Dhe kjo ėshtė e vėrtetė, sepse pėrgjatė historisė ėshtė dėshmuar fakti, qė tė gjitha teoritė e kanė humbur "tė vėrtetėn" e tyre dhe janė zėvėndėsuar nga teori tė reja.

    Njė model, njė mėnyrė e tė shikuarit tė njė ēeshtjeje ose njė paradigmė, siē e quan Kuhni, zotėron ēdo degė tė shkencės pėr njė periudhė kohe dhe pastaj i hap rrugėn njė tjetre. Sipas Kuhnit, nuk ka asnjė paradigmė tė pėrsosur nė asnjė degė tė shkencave. Pėr shėmbull, njė grup kėrkuesish shkencorė fillojnė tė punojnė nė njė fushė tė caktuar, brėnda paradigmės sė tyre, duke pėrdorur metodat e tyre speciale. Me kalimin e kohės, arritjet nė kėtė fushė bėhen tė pranueshme pothuajse prej tė gjithve. Mė pas, pikėrisht ata hulumtues qė ishin pėrkrahėsit mė tė fortė tė paradigmės sė tyre, pėrpiqen ta zhvillojnė atė sa tė mundėn mė tej. Dhe kėshtu fillon njė periudhė e pėrzgjedhjeve dhe shoshitjeve tė problemeve dhe hulumtuesit procedojnė pėr zbulime tė reja brėnda paradigmės sė tyre. Kuhni thotė se kjo ėshtė njė etapė nė tė cilėn progresi shkencor ėshtė bėrė pa ndėrprerje. Pas njė farė kohe hulumtuesit ndeshėn pėrballė tė dhėnave tė reja, tė cilat bien ndesh me paradigmėn e tyre, pikėrisht sepse tė gjitha paradigmat kanė kufij tė pėrcaktuar. Pėr kėtė shkak nuk ka asnjė paradigmė nė tė cilėn tė pėrfshihėn tė gjitha njohuritė shkencore nė ēdo kohė. Ato argumenta tė shkencatarėve qė nuk mund t'i pėrshtatėn paradigmės sė parė, vazhdojnė tė pėrpunohėn, derisa dikush, tė gjėjė njė paradigmė tė re, qė mundė tė pranojė faktet e reja.

    Deri tani, tė gjitha teoritė e paraqitura si paradigma kanė arritur tė shpjegojnė vetėm njė pjesė tė realitetit apo tė fakteve. Kėto paradigma jo se kanė qėnė krejtėsisht tė gabuara, por ato asnjėherė nuk kanė qėnė plotėsisht tė drejta. Pėr shėmbull, disa fenomene natyrale mund tė shpjegohėn akoma me fizikėn e Aristotelit, ndėrsa ne tė shumtėn pėrdorim pėr shpjegimin e tyre ligjet e Njutonit ose nė disa kushte, teorinė e relativitetit tė Ajnshtajnit. Dhe lidhur me biologjinė, nė disa raste edhe Darvini ka tė drejtė.

    Sidoqoftė njeriu nuk mund tė mbyllė sytė pėrpara tė vėrtetės sė krijimit dhe si njė struc tė fshehė kokėn e tij nė rėrė.

    Shkencėtari i dėgjuar, filozofi Karl Poper, ka njė pikpamje tė ndryshme lidhur me kėtė ēeshtje. Ai e pėrcakton se sa e drejtė ėshtė njė teori duke kontrolluar, nėse ajo ka boshllėqe apo mungesa faktesh, qė kėrkohen pėr ta plotėsuar atė. Duke u nisur nga kjo ai pohon: "Darvinizmi nuk ėshtė njė teori shkencore".

    Ajo qė mund tė nxjerrim nga idetė e Poperit ose teoria e paradigmave e Kuhnit, ėshtė se realiteti nuk mund tė shpjegohet plotėsishtė nga teoritė shkencore. Shkenca mund tė ndriēojė vetėm disa fakte tė fshehura tė gjithėsisė.

    Nikolla Maksvelli ėshtė i mendimit se shkenca nuk mund tė pėrparojė vetėm duke rritur numrin e eksperimenteve tė bėra pėr secilėn teori. Pėr tė shpjeguar pastėrtinė dhe bukurinė e natyrės shkencėtarėt duhet t'i paraqesin teoritė e tyre aq qartė sa ėshtė e pėrsosur natyra. Por a ėshtė e mundur tė gjendet njė teori e tillė? A duhet njeriu tė lėrė menjanė tė vėrtetėn mbi krijimin, e cila shpjegon ēdo gjė dhe tė humbė nė labirintet e teorive?

    Kur'ani shpjegon prejardhjen e jetės, bilancin ekologjik nė natyrė, zhvillimin e embrionit dhe shumė fakte tė tjera nė mėnyrė kaq tė qartė, saqė ēdo biolog qė e lexon atė nuk ka pėrse tė mos pėrulet para Allahut e ta adhurojė Atė.

    Shkencėtarėt e vėrtetė do ta lexojnė dhe do ta respektojnė Kur'anin, sepse deri tani asnjėri nuk ka konstatuar ndonjė gabim nė njohuritė qė ai pėrmban. Kur'ani ėshtė fjala e Zotit, pra nuk mund tė gabojė.

  3. #123
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Fizika dhe Dita e Gjykimit



    Dėshira jonė nuk ėshtė e paracaktuar e ekzistencės sonė e as vdekja nuk ėshtė njė cak i paralėnė nga vetė ne. Jeta na duket pothuajse e pasosshme e sidomos kur gjėrat shkojnė ashtu si neve na pėlqen. Pėrderisa ngutemi tė preokupuar me gjėrat e pėrditshmėrisė sonė shumė pak jemi tė vetėdijshėm pėr ironinė se e gjithė kjo njė ditė do tė marrė fund.

    Shumica e religjioneve tė botės pajtueshėm me besimet e tyre parathonė jetėn pas vdekjes. Dita e gjykimit ėshtė njėra nga pjesėbesimit fundamentale tė muslimanėve, tė tė krishterėve dhe ēifutėve. Hindusėt poashtu e kanė idenė pėr reinkarnacionin e tyre tė stėrgjatė i cili megjithatė pėrfundon me ribashkimin final dhe ekzistencės supreme.

    Nėse pėrfundimisht besojmė nė Ditėn e Gjykimit, atėhere ēdo vepėr e mirė qė e shton imanin tonė do tė ishte lehtė e pranueshme pėr ne. Tė pėrkujtojmė kalimthi rrėfimin e profetit Ibrahim (paqja e Allahut qoftė me tė) tė dhėnė nė Kur’an kur flitet se si ai dėshiroi tė dinte nė ē’mėnyrė Allahu i ringjalli tė vdekurit. Ai vėrtetoi besimin e tij nė faktin se njė fat i tillė pėr njeriun ėshtė i paikshėm mirėpo shprehu interesimin pėr njė dėshmi e cila do ta kishte shuar kureshtjen e tij. Atėhere Zoti ia mundėsoi atij tė jetė vėrtetė dėshmitar i njė mrekullie. Me mendimin se nje profet i madh siē ishte Ibrahimi (a.s.) nuk e fshehu kureshtjen e tij pėr dėshmi qetėsuese, natyrisht se ne njerėzit e thjeshtė ndjejnė nevojė pėr argumente edhe mė tė mėdha. Kjo veēanarisht kėrkohet nė botėn e sotme kur njė numėr i madh i besimeve kanė pėsuar rrėnim si pasojė e tė arriturave shkencore. Fatmirėsisht te muslimanėt progresi nė shkencė vetėm se solli sqarime dhe u dha kuptim tė ri disa ajeteve tė paqarta kuranore. Andaj Kur’ani mbetet tė qėndrojė edhe mė tutje mbi librat e tjerė religjioz me plotninė e autoritetit tė njė libri vėrtetėsisht tė shpallur nga Zoti.

    Ekziston vetėm njė version i Kur’anit. Madje qoftė kritikėt e Islamit detyrohen tė pranojnė se ėshtė i vetmi nga tė gjithė librat e shenjtė qė mbeti i pandryshuar qysh nga zbritja e parė tė dėrguarit tė fundit Muhamed (a.s.) para 14 shekujve. Eksiztojnė shumė ajete nė Kur’an qė pėrshkruajnė fakte shkencore tė cilat janė arritur tė zbulohen vetėm nė njėqind vitet e fundit.

    Nė kėto ajete gjendet njė ndėrlidhje pėrsoshmerisht e pakundėrshtueshme gjatė pėrshkrimit tė fenomeneve tė ndryshme. Aty me pricizitet tė plotė bėhet fjalė pėr ide qė nė mėnyrė mahnitėse pėrkojnė me rezultatet e hulumtimve mė bashėkohorė tė universit.

    Hyrje ne Kozmologji

    Tentimi i paramendimit tė asaj se si e ardhmja e gjithėsisė lidhet me Ditėn e Gjykimit shpie te domosdoja e njoftimit tė sadopakshėm me kosmologjinė. Nė pak faqet vijuese do tė bėjmė fjalė rreth krijimit tė gjithėsisė, gjendjes sė tanishme tė saj dhe versioneve tė sė ardhmes qė na pret.

    Vitet e Dritės

    Hapėsira e pamatshme e gjithėsisė bėri tė nevojshme njėsimin e distancės (ndėrmjet trupave qiellorė) me vite drite. Viti i dritės paraqet distancėn tė cilėn e kalon drita brenda njė viti me shpejtėsi 300 000 km/s. Largėsia e diellit nga toka ėshtė tetė minuta me shpejtėsi drite. Pas diellit, ylli mė i afėrt me tokėn gjendet nė distancė prej katėr vjet drite. Kurse pėr tė kaluar nga njėri skaj i galaktikės sonė nė tjetrin, nevojiten 150 000 vjet dritė. Distanca mesatare ndėrmjet galaktikave ėshtė pėrreth dhjet milion vjet drite. Me qindra bilion galaktika tė tilla janė pjesė pėrbėrėse e kėsaj gjithėsie jashtėzakonisht tė paskaj.
    Galaktikat shpėrhapėse

    Nėse drita qė arrin nė tokė larg prej galaktikave tė tjera, analizohet nė spektroskop atėhere do tė arrihet njė pėrfundim i ēuditshėm se galaktikat janė duke u larguar nga ne me njė shpejtėsi tejet tė madhe. Sa mė e madhe tė jetė largėsia e njė galaktike prej asaj tonės aq mė e madhe do tė jetė shpejtėsia e largimit tė tyre. Njė lėvizje e tillė e galaktikave i detyrohet ekspansionit (zgjerimit) tė gjithėsisė. Gjithėsia thuhet se u krijua nga njė shpėrthim i hatashėm qė njihet si “Eksplodimi i madh” dhe gjendet nė zgjerim e sipėr qysh atėhere.

    Gjithėsia nuk mund tė krahasohet vetėm si njė sferė e pėrbėrė prej galaktikave qė largohen vazhdimisht nga njėra tjetra nė bashkėsinė e pafund tė hapėsirės. Ajo ėshtė si njė ballon me shumė pika nė tė, ku secila prej tyre pėrfaqėson njė galaktikė. Sipėrfaqja dydimensionale e hapėsirės e kėtij balloni imagjinativisht pėrfaqėson tre dimensionet e hapėsirės e qė zgjerohet nė dimensione edhe mė tė larta, ēka faktikisht tejkalon kapacitetin tonė pėrceptues.

    Ardhmėria e Gjithėsisė

    Nuk dihet ende nėse gjithėsia do tė vazhdojė zgjerimin e saj tė pandalshėm apo nėse do tė vijė ēasti i kontraktimit (pėrmbledhjes) sė saj. Nė secilėn nga kėto dy raste ardhmėria e banorėve tė gjithėsisė do tė jetė jopremtuese nė zbrazėtinė e saj. Nėse mirret se ekspancioni edhe mė tej vazhdon atėhere pas disa biliona vjetėsh gjithė energjia e diellit dhe e yjeve do tė shpenzohet dhe ēdo gjė do tė pėrfundojė nė ftohtėsinė e vdekjes. Ndėrkohė mbetet boshsia e hapėsirės qė edhe mė tek ekspansionohet. Alternativa e ekzistimit tė mjaftueshėm tė materies dhe e ndalimit nė ēastin kritik tė zgjerimit tė mėtejshėm shpie deri te faza kontraktive e gjithėsisė. Kjo fazė ka si pėrfundim gjendjen e stėrngjeshur tė materies me njė temperaturė jashtėzakonisht tė lartė e qė njihet si “Kolapsi i madh”. Kjo do tė shkatėrronte tė gjitha format e mundshme tė njohura nga ne. Pėrveē kėtyreve dy versioneve tė lartcekura depresivedhe qė shpien nė paqėllimėsi, ekziston ehe versioni i tretė. Disa fizikantė besojnė se koha mund tė prapėsohet nė momentin kur gjithėsia do tė nisė kontraktimin e saj. Ky version ka ngjashmėri tė dukshme me pėrshkrimin kur’anor tė Ditės sė Gjykimit.

    Tani le t’i kthehemi pėrsėri zhvillimit etapor tė gjithėsisė. Do tė mundohemi tė sqarojmė se si e tėrė kjo shpie deri te fundi i cili lidhet me njė fillim tjetėr e qė ėshtė Dita e Gjykimit. Pajtueshmėria ndėrmjet kozmologjisė dhe shpalljes kur’anore do tė bėhet vetėvėrtetuese.

    Pėr disa njerėz shkenca nė shekullin XX i ka zėnė vendin mrekullive dhe feja nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė kulturė interesante e trashėguar prej tė kaluarės. Fakti qė mė sė shpeshti anashkalohet ėshtė se Zoti caktoi ligjet e gjithėsisė mbi tė cilat bazohet shkenca dhe teknologjia sot. Fizikantėt dhe kozmologėt nga tė katėr anėt e botės janė duke punuar drejt njė botėkuptimi mė kuptimplotė tė strukturės sė universit. Meghithatė pėr jobesimtarėt ekzistenca e kėsaj gjithėsie ėshtė e paqėllim. Sipas tyre ky plan funksionues i universit ėshtė i rastėsishėm dhe ligjet e saj janė ta pacak. Ndėrkaq sipas pikpamjeve islame, universi ėshtė krijuar pėr njė qėllim kur edhe do tė pushojė sė qeni. Maurice Bucaille, autori i veprės “Bibla, Kurani dhe shkenca” thotė: “Nuk ekziston as edhe njė gabim i vetėm shkencor nė Kur’an”. Nuk do tė duhej tė befasoheshim nėse sot kur bota ėshtė e dhėnė e tėra pas shkencės e vėrteta pėr Ditėn e Gjykimit tė dal nė shesh nė sajė tė dijenive shkencore ne Kur’an.

    “Ne do t’u bėjmė atyre tė mundshme qė tė shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre derisa t’u bėhet e qartė se ai (Kur’ani) ėshtė i vėrtetė, A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr ēdo gjė?” (41:53)

    Ringjallja krahasohet me pėrtritjen e tokės shterpė

    “Allahu ėshtė Ai qė i lėshon erėrat, e ato i lėkundin retė dhe Ne i derdhim ato nė njė vend tė thatė dhe me atė ujitje e ngjallim tokėn pas vdekjes sė saj. Ja kėshtu ėshtė ringjallja.” (39:9)

    Tė ngriturit e reve dhe rritja e bimėve pas shiut nuk janė mrekulli mirėpo i detyrohen ligjeve tė ndryshme fizike dhe biokimike. Ajetet kur’anore pohojnė se ringjallja pas vdekjes poashtu bazohet nė disa ligje fizike pėr tė cilat ne ende nuk jemi vėnė nė dijeni. Pashmangshėm besojmė se Allahu ėshtė Krijues i tė gjitha ligjeve tė universit.

    Eksplodimi i madh

    Gjithėsia u krijua para biliona vjetėsh nga njė eksplodim i hatashėm i ashtuquajtur “Eksplodimi i madh”. Ky fakt pėrmendet nė Kur’an nė ajetet vijuese:
    “A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt e toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė tė jetės sė ēdos sendi, a nuk besojnė?” (21:30)

    Konkluza pėr “Eksplodimin e madh” dhe “origjinėn ujore tė jetės” u bė nga ana e jomuslimanėve (ata qė nuk besuan). Nė fillim e tėrė materia dhe hapėsira (qiejt) ishin tė bashkangjitura nė unifikimin e njė pike (njė pjese) tė vetme. Pastaj ēdo gjė u nda e u shpėrnda. Tė dhėnat vėrtetuese tė “Eksplodimit tė madh” sot janė aq vėrshuese sa qė kjo mirret si njė fakt e jo vetėm njė teori.

    Ekspansioni i Gjithėsisė

    Gjithėsia ka pėsuar zgjerim tė vazhdueshėm qysh nga ēasti i krijimit tė saj. Ky zbulim epokal u bė nga njė astronom, Huble, nė fillimin e shekullit tonė. Mirėpo njė fenomen i tillė gjithashtu ėshtė paraparė nga Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit e Einsteinit.

    Kontraksioni i gjithėsisė dhe zbrasja e kohės

    Koha ėshtė njė nga misteret mė tė pakapshme tė universit. Askush nuuk di tė definojė se ēka nė tė vėrtetė ėshtė koha. A.Einstein pohon se koha ėshtė diēka qė ne e masim me orė. Nė shpėjtėsi tepėr tė larta koha kalon mė ngadalė ndėrkaq ndalet fare nė shpejtėsinė e dritės. Koha ka vetėm njė kah; ajo shko gjithmonė kah ardhmėria. Ne shohim shiu duke rėnė nga qielli, gjėrat duke u thyer, njerėzit se si po mplaken dhe si po vdesin. Ne kurrė nuk shohim ndonjė gotė duke u ēthyer ose dikė qė kthehet prap pasi qė tė ketė vdekur. Mirėpo fizikantėt siē janė Michael Ber, Thomas Gold dhe Steven Haėking dhanė mendimin se nė ēastin kritik tė kontraktimit tė gjithėsisė koha mund tė zprapset nė tė kundėrtėn e kahut tė saj. Ajetet kur’anore paralajmėrojnė se njė ditė do tė nisė kontraktimi i gjithėsisė dhe atėherė Dita e Gjykimit:

    “(Pėrkujto) Atė ditė kur Ne e palojmė qiellin sikurse palimi i fletėve nė libėr. Ashtu sikundėr e kemifilluar krijimin (tuaj) e rikthejmė. Ky ėshtė obligim Yni, e Ne e bėjmė kėtė” (21:104)

    Nė ajetet e lartcekura kontraktimi i universit ėshtė krahasuar me palimin e fletėve tė librit. Kjo ndoshė kur bėhet zbrasja e kohės. Prapėsimi i kohės do ta ngjallė njeriun nga varri. Ēdo gjė do tė pėrsėritet prej fillimi meqėnėse ēdo gjė ka qenė e regjistruar nė kohė:
    “Nuk ka asgjė tė fshehur nė qiell e as nė tokė, e tė mos jetė e shėnuar nė librin e sakt (dijen e Zotit)” (27:75)

    Pasiqė historia e tokės pėson kthim nė kohė, popujt poashtu do tė kthehen njėri pas tjetrit. Tė gjitha veprat e mira dhe tė kėqija tė njeriut si dhe tė popujve do tė dalin nė shesh pėrgjatė kohės qė zprapset.

    “Dhe (atė ditė) e sheh secilin polull tė gjunjėzuar, secili popull thirret te libri i vet (shėnimet e veprave). (U thuhet): Sot shpėrbleheni me atė qė keni vepruar”.

    Me zprapsjen e tillė tė kohės njerėzve u mundėsohet tė shohin ēka patėn bėrė nė kėtė botė. Ata nuk do tė mund tė kenė ndikim nė lėvizjen e duarve tė tyre, kėmbėve, gojės dhe syve tė tyre. Tė gjitha gabimet dhe gjėrat e mira qė i ka bėrė njėherė njeriu do tė pėrsėriten prap prej tij. Kėshtu duart, kėmbėt dhe tė tjera pjesė tė trupit do tė bėhen dėshmitarė kundėr tij para Allahut dhe nė prani tė engjujve. Njeriut nuk i mbetet asfar mundėsie mohimi kundrejt veprave tė tij tė kėqija.

    “Atė ditė kur dėshmojnė kundėr tyre gjuhėt e tyre, duart dhe kėmbėt e tyre pėr atė qė atė kanė punuar” (24:24)

    “Ne u tėrhoqėm juve (idhujtarėve) vėrejtjen pėr njė dėnim tė afėrt, nė ditėn kur njeriu (besimtar) shikon se ēka i kanė sjellė duart e veta, e jobesimtari thotė: “Ah, sa mirė do tė ishte pėr mua sikur tė osha dhe!” ” (78:40)

    “dhe kur tė dėrguarve u ėshtė caktuar koha (pėr tė dėshmuar)” (77:11)


    Ska vullnet tė lirė nė gjithėsinė e kontraktimit

    Njeriut i ėshtė dhėnė vullnet i lirė tė zgjedhė ndėrmjet tė mirės dhe tė gabuarės nė jetėn e gjithėsisė sė fazės ekspansive. Ndėrkohė ēdo vepėr e tij regjistrohet nė kohė. Mirėpo me gjithėsinė e fazės kontraktive nuk do tė ketė vullnet tė lirė veprimi dhe askush nuk do tė ketė fuqi pėr tu bėrė dėm apo dobi tė tjerėve.

    “Ėshtė dita kur askush, askujt nuk do tė mund t’i ndihmojė asgjė; atė ditė e tėrė ēėshtja i takon vetėm Allahut!” (82:19)

    Zprapsja e gravitetit

    Graviteti i detyrohet disa minuta diferencė kohės nė lartėsi tė ndryshme mbidetare. Koha kalon papėrfillshėm mė shpejt nė majė tė maleve nė krahasim me nivelin e detit. Ky ndryshim nė kohė i pavėrejtshėm pėr ne mund tė matet me ndihmėn e orės atomike. Nėse koha zprapset nė fazėn kontraktive tė universit atėhere ky ndryshim kohe do tė zprapset gjithashtu. Kjo do tė shkaktojė zprapsjen e gravitetit duke krijuar njėherėshi tėrmet katastrofal tė paparė ndonjėherė.

    “Kur tė dridhet toka me dridhjen e saj tė fuqishme” (99:1)

    “E kur tė fryhet nė surė njė e fryeme. Dhe tė ngrihen toka e kodrat e t’i mėshojnė njėra-tjetrės me njė tė goditur” (69:13,14)

    “Dita kur qielli tė bėhet si kallaji i shkrirė. Kodrat tė bėhen si leshi i lėnurur” (70:8,9)

    Pėrkundur zprapsjes sė gravitetit masa e tokės nuk do tė shpėrbėhet e tėra meqėnėse zprapsja e kohės do tė shpie tė gjitha gjėrat dhe ēėshtjet nė vendet e tyre tė mėparshme.

    Toka “bosh pėrbrenda”

    Zprapsja e gravitetit do ta detyrojė tokėn tė hedh jashtė gjithė materien e saj tė brendshme dhe tė shndėrrohet nė njė top gjigant por bosh pėrbrenda.

    “dhe kur toka tė shtrihet mė gjerėsinė e saj. E tė nxjerr ēka ka brenda e tė ēlirohet” (84:3,4)

    Qendra qiellore nė zgavrėn tokėsore

    Meqenėse zprapsja e gravitetit e shndėrron nė strukturė zgavrore, qielli poashtu do tė gjendet nė qendrėn e zgavrės tokėsore.

    “Diėt kur toka ndryshohet nė tjetėr tokė,e edhe qiejt (nė tjerė qiej), e ata (njerėzit) tė gjithė dalin sheshazi para Allahut, Njė, Mbizotėrues” (14:48)

    Ajetet qė pasojnė paraqesin kuptueshėm pėrshkrimin e Ditės sė Gjykimit. Dita e Gjykimit fillon me tėrmetin pėrfundimtar tė shkaktuar nga ēasti fatal i zprapsjes sė gravitetit. Kjo zprapsje, siē kemi thėnė do tė shkaktojė derdhjen e materialit tė brendshėm tė tokės dhe do ta le atė bosh pėrbrenda. Njerėzit do tė ngjallen njėri pas tjetrit (me grupe tė shpėrndara) brenda kėsaj lėvozhge tė rruzullit tokėsor tejpėrtej sė cilės mbizotėron qielli. Tėrė historia njerėzore do tė luhet pėrsėri pėrgjatė kohės qė ka kthyer kah. Kombet dhe njerėzit edhe njė herė do tė dėshmojnė atė qė patėn bėrė dhe pėrfundimisht do tė gjykohen sipas atyre veprimeve.

    “Kur tė dridhet toka me dridhjen e saj tė fuqishme. Dhe tė nxjerrė toka atė qė ka nė brendinė e saj. Dhe njeriu tė thotė: ‘ē’ka ėshtė kjo’ (qė bėn kėtė dridhje)? Atė ditė ajo i rrėfen tregimet e veta, ngase Zoti yt e ka urdhėruar atė. Atė ditė njerėzit shfaqen tė ndarė nė grupe qė tė shpėrblehen pėr veprat e tyre” (99:1-6)

    Ndonjė kureshtari mund t’i shkojė mendja se prapėsimi i kohės qė shkakton ringjalljen nga varret dhe ripėrtrirjen e moshės drejt rinisė dhe fėmijėrisė do tė shpie deri te asgjėsimi i njeriut nė mitrėn e nėnės. Sipas kėsaj ideje e zprapsjes sė kohės do tė flet poashtu pėr njė ekzistence tė paqėllim. Por nuk ėshtė ashtu. Tėrmeti fatal nukdo tė bėjė zhbirjen tonė nga toka por do tė pjesėmerr nė fenomenin e bashkangjitjes sė dimensioneve mė tė larta botės sonė. Nė ato dimensione gjenden xhehnemi dhe kopshtet famėmirė tė Ademit. Nė pak faqet vijuese do tė mundohemi tė kuptojmė se sa mrekullueshėm Zoti e ka bėrė rregullimin funksionues tė gjithėsisė. Jeta jo vetėm qė do tė rikrijohet por gjithashtu janė vėnė rregulla pėr ruajtjen e saj nga shkatėrrimi i universit dhe bartjen e saj nė botėn e dimensioneve tejekzistuese.

    Dimensionet e tejsotme

    Menduar matematikisht ekziston numėr i pafundėm i pafundėm i dimensioneve. Ne jetojmė brenda hapėsirės tredimensionale. Ēdo gjė nga pėrditshmėria jonė e ka gjatėsinė, gjerėsinė dhe lartėsinė (thellėsinė) e tij. Imagjinimi i konceptit shumėdimencional pėr ne ėshtė pothuaj i pamundur. Dihet se graviteti intensifikohet nė afėrsi tė diellit e poashtu sot flitet pėr tė ashtuquajturėn shtrembėrimi i hapėsirės nė dimensione tjera. Kėtė fakt i pari e vuri nė dukje Ajnshtajni gjatė llogaritjes precise tė arbitės sė planetit mė tė brendshėm, Merkurit.

    Dikur njerėzia besonin se toka ėshtė pllakė e rrafshėt. Ata frikėsoheshin nga mundėsia e rėnies poshtė nga ajo nėse ecin tepėr larg nėpėr tė. Sot e dimė se njė gjė e tillė ėshtė qesharake meqenėse sipėrfaqja e tokės ėshtė e lakuar dhe e vazhdueshme si ajo e njė e topi. Dalja nga toka mundėsohet vetėm nė qoftė se lėvizim nė njė drjtim perpendikular ndaj sipėrfaqes sė saj. Ky drejtim ėshtė ngritja telart hapėsirės prej kudoqoftė qė gjendemi. Me problem tė ngjashėm kuptimor ballafaqohemi nė rastin e dimensionineve mė tė larta. Mund tė kemi pėrshtypjen se do tė ishim larguar nga gjithėsia sikur tė udhėtonim tepėr larg saj por fatkiqisht kjo ska fare tė bėjė me tė vėrtetėn. Qoftė sikur tė udhėtonim biliona mia larg kėtuhit ne vazhdimisht do tė mbeteshim tė burgosur brenda hapėsirės sonė tredimensinale.

    “Dhe ne kemi qenė tė bindor se allahut nukmund t’i shmangemi nė tokė e as nuk mund t’i shpėtojmė Atij duke ikur” (72:12)

    Shtegėdalja e vetme e pėrtejkalimit tė botės sonė ėshtė dalja nė di mensionet tjera me anė tė lėvizjes nė njė drejtim perpendikular me hapėsirėn tredimensionale. Por meqenėse nuk ekziston vazhdueshmėria kaluese ndėrmjet dimensioneve tona dhe atyre tjera ky kalim sot ėshtė i pamundshėm. Njė realizm i tillė arrihet nėse bėhet “shqyerja” e hapėsirės dhe bashkangjitja me ato dimensione. E kjo mund tė ndodh vetėm nė qendėr tė vrimave tė zeza.

    “Dhe qielli hapet e bėhet dyer-dyer” (78:19)

    Vrimat e zeza

    Hapja e portave qiellore (tė cekuar ne Kur’an) ėshtė ide e krahasueshme me atė tė vrimave tė zeza. Ato hpje lehtė mund tė jenė porta tejkaluese nga bota e sotme nė atė shumėdimensionale. Shkatėrrimi i pėrbrendshme i yjeve masivė pasohet me formimin e vrimave tė zeza nė zonėn gravituese tė atyre yjeve. Forcat gravituese nė vrimat e tilla janė jashtėzakonisht mbizotėruese sa qė as drita me shpejtėsinė marramendėse tė saj nuk mund t’i shpėtoj. Nga kjo vjen emri vrimė e zezė. Disa fizikantė supozojnė se brenda kėtyre vrimave, hapėsira dhe koha mund “tė shqyen” duke formuar potat e lartėcekura. Mirėpo densiteti i pafundėm i materies brenda kėtyre vrimave pengon hapjet e tilla. Kjo pengesė nuk do tė ekzistojė nė gjithėsinė e fazės kontraktive. Sprapsja e gravitetit do tė shndėrrojė tė gjithė trupat qiellorė nė struktura zgavore nėpėr qendėr tė sė cilave kalon hapėsira qiellore.

    “E qielli ēahet, pse ai atė ditė ėshtė i raskapitur’ (69:16)

    Engjujt zbresin nėpėr portat qiellore dhe askush nuk mund tė lihet pasdore.

    “Dhe (pėrkujto) ditėn kur do tė ēahet qielli me anėn e njė reje e lėshohen engjujt nė njė mėnyrė madhėshtore” (25:25)

    “(Pėrkujto) Ditėn kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokėn e sheh tė sheshtė (tė zbuluar) dhe Ne i tubojmė ata e nuk na mbetet asnjė prej tyre pa e tubuar.” (18:47)

    Kataklizma e gjithėsisė pėrfundimisht do tė pėrmbyllet nė njė lėmsh tė zjarrėt dhe fizikantėt kėtė e njhin si “kolapsi i madh”. Gjithė njerėzimi do tė tubohet. Pėr shkak tė prapėsimit tė kohės ēdonjėri jashtė vullnetit tė vet do tė reduktohet drejt asgjėsė. Mirėpo mbledhja dhe tejbartja e njėzve nė botėn tjetėr do tė pėrmbushet nga engjujt “zbritjes sė madhe”.

    Nė udhėtimin tonė tė fundit nėpėr portat e hapura qiellore, ne do tė kalojmė nėpėr shumė rrafshe dhe dimensione. Fjala sikur ky udhėtim tė ktyhej pėrmes transportimit apo mbartjes nė “diēka”.

    “Ju patjetėr do tė pėrjetoni gjendje pas gjendje’ (84:19)

    Kur do tė vijė Dita e Gjykimit

    “Njerėzit tė pyesin pėr kijametin e ti thuaj: ‘Pėr atė di vetėm Allahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta ėshėt afėr!’ ” (33:63)

    “Ata kėrkojnė prej teje ngutjen e ndėshkimit, e sikur tė mos ishte afati i caktuar, atyre do t’u vinte ndėshkimi por ai patjetėr do t’ju vijė atyre befas ashtu qė ata nuke hetojnė” (29:53)

    Rrejshėm mund tė fitohet bindja se sikur tė dinim shpejtėsinė e ngadalėsimit tė ekspansionit tė gjithėsisė ne do tė kishim arritur tė parashihnim Ditėn e Gjykimit. Mirėpo nėse veē ekziston lidhja komparative ndėrmjet kohės dhe ekspansionit tė gjithėsisė ne kurrsesi s’do ta dinim ēastin e ngadalėsimit tė ekspansionit tė saj. Kjo ėshtė sikur tentimi e caktimit tė shpejtėsisė sė lėvizjes sė njė veture me anė tė orės sė kapur pėr rrotat e saj. Nėse vetura do ta ngadalėsonte shpejtėsinė e lėvizjes, akrepat e orės do tė ngadalėsoheshin poashtu kėshtu qė shpejtėsia do tė na dukej gjithmonė e njėjta.

    “E afėrta ėshtė afruar (kijameti). Pos Allahut nuk ka kush qė mund ta largojė atė (ta pengojė)! A prej kėtij ligjėrimi (Kur’ani) po ēuditeni?” (53:57-59)
    Qoftė qytetėrimet mė luminante tė universit kudoqoftė do tė vėrtetonin se gjithėsia zgjerohet me po tė njėjtėn shpejtėsi tė mbetur trashėgim konstant qysh nga koha e krijimit tė saj. Kjo pėrforcon faktin se Dita e Gjykimit nuk mundet asesi tė parashihet por pritet tė ndodhė nė secilin ēast. Allahu i vetmi e ndoshta edhe engjujt pėrgjegjės pėr ēėshtjen e kohės e dinė ngadalėsimin e kohės dhe afrimin e Ditės sė Gjykimit. Konceptet e ngadalėsimit tė kohės dhe rrafsheve tė ekzistencės nėnkuptohen nė ajetet pasuese:

    “Njė lutės e kėrkoi dėnimin e pashmangshėm pėr jobesimtarėt. Atė (dėnim) s’ka kush qė mund tė ndalė. Ai dėnim vjen nga Allahu, pronari i shkallėve tė larta (nė qiej). Atje ngjiten engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) nė njė ditė qė zgjatė pesėdhjetė mijė vjet (ose lartėsia e atyre shkallėve ėshtė pesėdhjetė mijė vjet)” (70:1-4)

    Shtegngjitjet (nėpėr dimensione)

    Shtegngjitjet pėrfshijnė shumė nivele, rrafshe ose dimensione e Allahu ėshtė Krijues i tė gjithave pa pėrjashtim. Kur Dita e Gjykimit tė afrohet njė vėshtrim i gjithėsisė sonė nga ana e jashtme do tė kishte parashtruar tė dhėnė se koha jonė po ngadalėsohet nė krahasim me njė kohė standarde nė “tejbotė”. Ajetet e lartcekra nuk pohojnė se njė vėshtrim i tillė do tė bėhet nga qėnjet njerėzore. Duket se kjo vėrejtje ėshtė bėrė nga Allahu me rastin e ngritjes sė engjujve te Ai.

    Pritja nė varr

    Nė Kur’an shpirti krahasohet me vetėdijshmėrinė kurse vdekja me fjetjen. Pas vdekjes pėr njeriun s’do tė ketė mė vetėdijshmėri pėr kalueshmėrinė kohore. Gjėja e parė qė do tė ballafaqohemi pas kėsaj ėshėt Dita e Gjykimit.

    “Agonia e vdekjes i vjen me atė tė vėrtetėn (i zbulohet ēėshtja e ahiretit); kjo ėshtė ajo prej tė cilės ke ikur. Dhe i fryhet surit, e ajo ėshtė dita e premtuar” (50:19,20)

    “E ditėn kur tė bėhet kijameti, kriminelėt betohen se nuk qėndruan (nė dynja) gjatė, por vetėm njė ēast tė shkurtėr. Kėshtu kanė qenė ata qė i bishtėruan sė vėrtetės. E atyre qė iu ėshtė dhėnė dija dhe besimi thonė: Ju keni qėndruar aq sa u pat caktuar Allahu deri nė ditėn e ringjalljes, e kjo pra ėshtė dita e ringjalljes, por ju ishit qė nuk e pranonit.” (30:55,56)

    Nė Ditėn kur e vėrteta rrėqethėse do tė shfaqet tronditshėm para tė gjithėve, ata qė s’patėn besuar do tė jenė tmerrėsisht tė pikėlluar dhe tė stėrmbushur me pendim. Do tė dėshironin tė mos kishin qenė kurrė por fatmjerėsisht nė Ditėn e Gjykimit s’do tė ketė mė vend pėr rindreqje dhe rikthim.

  4. #124
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Redi
    Administrator
    Anėtari Nr. 5
    Shkruajtur mė : 09-07-2003



    Shkenca dhe Feja praktikisht kane lindur qe me krijimin e njerezimit dhe shpesh here kane qene ne opozite me njera-tjetren.

    Feja eshte sistem i gjere besimesh, vlerash etj qe ndiqen nga persona dhe grupe te vecante gati ne te gjitha shoqerite e Botes.

    Ajo i ka mesuar dhe i meson njerezit te udhehiqen nga principe te forta morale duke i treguar se cfare eshte e drejte dhe cfare e gabuar, cfare duhet te bejne dhe cfare JO.

    Shumica e njerezve ne kete Bote ne nje menyre apo ne nje tjeter jane Fetare, pavaresisht se ka shume te tjere qe nuk jane te tille por besojne ne Zot, ashtu sikurse ka dhe te tjere qe nuk besojne fare dhe ne Zot, pra jane Ateiste.

    Megjithate, ka shume grupime ne fe apo sekte te ndryshme qe besojne ne Nje apo Shume Zote dhe qe ndjekin rituale te ndryshme. Ata kane menyrat e tyre per te shfaqur besimin dhe peruljen nga Zotit.

    Si cdo gje ne kete Bote, dhe Feja nuk ka vetem anet Pozitive por dhe ato Negative te saj.

    Per shkak te imponimit dhe persekutimit, i mesoi njerezit qe te jene teper konformiste dhe te pranojne gjithcka si te Vertete duke mos i dhene mundesi per te eksploruar dhe inovuar.

    Ajo qe e ka pesuar direkt kete konformizem ka qene pikerisht Shkenca e cila gjate viteve te absolutizmit fetar evoloi shume pak.

    Sot ne nje ore, behen me teper shpikje sesa jane bere ne nje Shekull dikur.

    Shume shkencetare dikur i kane paguar teper shtrenjte zbulimet e tyre te cilat ne sot i marrin si te verteta pa piken me te vogel te dyshimit.

    Psh, per shekuj e mijevjecare me rradhe, Toka eshte menduar qe ka qene e Rrafshet dhe Qendra e Universit.

    Sot, jo vetem qe shihet qe ajo eshte e rrumbullaket, por qe eshte nje Planet i Zakonshem si gjithe te tjeret, ne nje Sistem Diellor si gjithe te tjeret, ne nje Galaktike si gjithe te tjerat.


    Kjo Teme titullohet Shkenca vs. Fese jo pa qellim.

    Ne rast se keto jane ne opozite me njera-tjetren, si mendoni se kush po fiton e kush po humbet terren dhe a jane te lidhura keto ne menyre te pandashme me njera tjetren?

    A mendoni se ne nje te ardhme Feja do ti lere rrugen shkences apo do te qendrojne te dyja bashkarisht?


    Kini parasysh qe te Besosh ne Zot, nuk dmth qe duhet te jesh fetar patjeter.

    Mund te shprehni mendimet tuaja.


    PS. Ju lutem mos e kaloni temen ne debate Fetare pasi nuk eshte hapur per kete qellim.

    Pėrshėndetje : )

    * Tema ėshtė shumė interesante ...
    - .......


    Pėrgjegja ėshtė kjo :


    Shkenca e vėrtetė
    nuk mund tė jetė
    nė kundėrshtim me Fenė/Dinin !



    .......


    Sinqerisht
    ©PrInCiPiEl
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 04-08-2003 mė 20:29

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    pershendetje Pall dukagjini

    e pergezoj iniciativen tate per te dhene edhe ti mendimin tat nga Dukagjini
    por qe te japesh nje mendim te pakten duhet te dish te shkruash shqip
    dhe e dyta ktu po flitet per shkencen dhe fene pra

    nuk i rruhet njeriu nese amerika ska pagu milionat per blla blla blla .....ca ke ngatarru ti

    meqe jemi shqiptare te keshilloj te marresh mesime mbi gjuhen shqipe se qenke shume dobet

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2002
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    12
    Pershendetje Shahut1

    Se pari ki gabuar tek emri im,emri im esht Pal emer 2000 vjet i
    perdorur ne trevat tona.
    - Se dyti as dreqi i shahut te Indis nuk e kupton se qka ke shkruar me lart me ato fjalet tua si;TATE pastai TAT etj.
    -Se treti me filozofin tende, me shkencen e kuranit,dhe prrallat e Nastradinit, merrem vetem neteve te gjata te dimrit

    Ju pershendes dhe rrosh.

  7. #127
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    a e kuptoni qe forumi mund te behet me interesant, qyshse anetaret do te fillojne te shprehin mendime personale, ne vend te citimeve te gjata, te lodhshme e te kopiuara nga dikush tjeter...
    jo per gje, por tregojne se sa te afte jeni qe te mendoni me koken tuaj, se sa origjinalitet personal posedoni...
    ...qofte edhe duke mbeshtetur pikpamjet islame; vecse me argumenta, qe nuk e di se sa realiste mund te jene larg shpellave te TORA-BORES...

  8. #128
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Shiko dordo se Zoti te ka dhene dy sy dhe nje goje qe do te thote lexo dy here dhe fol njehere prandaj mos fol pa i lexuar shkrimet e gjata se nuk mesohet dicka me rrokje.por me analiza ose interpretime dhe shpjegime te cilat kerkojne pak sqarim.sa per shpellat e tora bores ske pse i permend ketu skane te bejne me temen po deshe hap nje teme per to te marresh nje pergjigje te sakte..

  9. #129
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    une kam qene ne N.Y.C. diten e marte me 11 Shtator 2001...

    kam pare se si u mbushen muret e METRO me fotot e te humburve te asaj dite te paharrueshme!

    kam pare te birin e RROK SHQIPTARIT tek kerkonte me lot ne sy te atin, aq dhimbje kish ne fjalet e tij kur thoshte se; nipi yt po te pret...sa qe reporterja qe e intervistonte nuk e mbajti dot veten.

    vargje te panumerta te njerezve prane spitaleve, tek prisnin nje lajm, nje fjale per te afermit e tyre te zhdukur ne ato kulla marramendese...

    ndonese kemi nje goje, dy sy, tridhjete e dy dhembe, nje zemer e pese shqisa...po nuk patem mend mend ne koke dhe te perdorim logjiken! skemi gje ne vije...


    shnet

  10. #130
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    O dordi
    po kjo c'lidhje ka me temen???????
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Mrekullitė nė Kuran!
    Nga Immaculate nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 11-10-2006, 09:48
  3. Ungjilli si bazė e jetės
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  4. Kontributi i Krishterimit dhene shkences
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 17:49
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •