Close
Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 164
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    Altino
    selam
    e ka bere quote nga une ate pjesen

    Iliriiiii

    degjo se je shum gjynah

    une nuk kam shkrujt ajetin aty thjesht kam bere ate "ndarjen" qe the ti me fjalet e mija(ti e kuptove shum mir ket gjo por si qerrata qe qenke e mbajte te fshehte dhe na e hodhe,ha ha )

    nga keto qe shkruan ti me duket si ti do naj formule matematike ne Kuran

    me vjen keq per ty

  2. #112
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Postuar mė parė nga Calvero
    Tung,
    Unė mendoj se shkenca dhe feja duhet tė kenė role tė ndryshme dhe tė ndara nga njera tjetra.
    Shkenca duhet tė japi njeriut njohuritė e nevojshme qė ai tė pėrballojė natyrėn ta mposhti atė dhe ta bejė jetėn e tij sa mė tė lehtė. Nė tė njejtėn kohė shkenca duhet ti pėrgjigjet kėrkesave materiale dhe ritjes sė vazhdueshme tė popullsisė. Shkenca pra siguron anėn materiale tė nevojave njerėzore dhe ajo e ka luajtur dhe e luan pak a shumė me sukses kėtė rol gjatė gjithė historisė njerėzore duke u perfeksonuar vazhdimisht.
    Ana shpirtėrore duhet tė plotėsohet nga arti dhe ajo morale (pėr ata qė janė tė pagdhendur) nga feja.
    Po ēfarė ka ndodhur nė tė vėrtetė ? Ndėrsa shkenca dhe arti e kanė luajtur mė sė miri rolin e tyre feja i ka futur turinjt gjithandej. Ajo ka dashur tė mari pėrsipėr rolin e shkencės duke propaganduar dogma absurde dhe duke i mbrojtur ato me zjarr. Nuk ėshtė roli i fesė tė shpjegojė preardhjen e gjithėsisė, tė njeriut si dhe tė shpjegojė fenomenet natyrore. Shkenca nuk ėshtė marė asnjėhere me moralin dhe me edukimin shpirtėror tė njerėzve pėrse atėhere feja duhet tė meret me edukimin shkencor tė tyre ?
    Nuk i kuptoj aspak disa persona kėtu nė forum si Altini55, Klevis2000 dhe Cunimartum tė cilėt mundohen tė na mbushin mendjen se Kurani i paska shpjeguar shumė teori shkencore qė para 1400 vjetėsh. Nuk dua aspak tė debatoj pėr kėtė apo atė teori konkrete. Desha tė them thjesht qė shpjegimi i tyre ėshtė bėrė gjithmonė pas zbulimit nga shkenca tė njė teorie dhe asnjėherė mė pėrpara. Pra pasi zbulohet njė teori studiuesit e Kuranit e hapin atė dhe mundohen tė vėrtetojnė nėpėrmjet disa shprehjeve stereotipe se Kurani e paska parashikuar kėtė gjė. Le ta hapin njėherė tani Kuranin kėta studiues dhe tė mundohen tė na shpjegojnė shumė teori qė janė akoma pezull dhe pazgjidhura nga shkenca. Nė kėtė mėnyrė ata do ti bėjnė njė shėrbim tė madh njerzimit sepse do ti kursejnė me miliarda dollarė qė shpenzohen sot nga shkenca pėr tė shpjeguar misteret e natyrės.
    Nė tė gjithė botėn e qytetėruar bile dhe nė mbretėritė dhe republikat islamike i jepet njė rėndėsi e veēantė studimit tė shkencės pėr tė ecur pėrpara pėr tė njohur natyrėn dhe shpjeguar misteret e saj. Pse nuk studiohet atėhere vetėm kurani nė fakultetet e fizikės apo tė astronomisė dhe me anėn e tij tė shpjegohet gjithēka ?

    Pėrshėndetje
    Calvero
    Calvero kerkon te shfaqesh vje llogjik te shendosh mor djal po gagbo ose nuk ke njohuri mbi fene Islame

    I nderuar z Calvero

    Na thu nga ana shpirterore njeriu duhet ta plotesoj me art
    Jame shume dakort me kete kjo eshte nje nga plotesimet e shpitrit por si mund te plotesohet ky shpirt pa njojtur prejardhen e tij

    Na thua qe feje ka dashur te mari rolin e shkences duke e mbrojtur me zjar
    Nuk di qe feja Islame te kete bere nje gje te tille Po ke ndonje fakt konkret na i sill
    Jo te na thosh llafe ne ajer (per fe tjeter nuk di gje cfar kane bere me shkenctaret)

    Tjeter na thua qe nuk eshte roli i fese te shpjegoj pjerardhjen po i shkences
    Carnavalo feja formoj njeriun dhe e shpjegon ashtu si dhe shkenca feja me nenyran e saj po dhe shkenca me menyren e saj
    Po te lexosh do te shikosh qe te dyja perputhen ne shumicen e rasteve
    na thote nuk eshte pune e fese
    Eshte nje lloj sikur babai ti thote djalit qe ti ske pasur kurre gjysh

    Tjeter na thua qe tipa si mua Klevis Cunimartum mundohemi tjy mbushim mendjen njerzve etj etj..
    Nuk pretendojme se mund ti japim shikim qorave dhe degjimin shurdhave
    Por sjellim fakte konkrekte ku shkenca perputhet plotesisht me ajetet Kur'anore dhe se Muhammadi.a.s eshte i derguar i Zotit
    Qe ta kuptoni me mire Zotri i nderuar ka Zot

    Na thua qe ne gjite boten e qyteterur Islame skences i japin nje rendesi
    Dhe u po te garandoj qe Islami nuk eshte kundra shkences por per kundazi eshte obligim per te gjithe qe te studjojne sa me shume duke ju treguar juve qe Allahu eshte krijusi i universit

    Tjeter na thua pse nuk studiohet Kur'ani ne fakultet e fizikes dhe astronomis
    Degjo Carvelo Kur'ani eshte liber fetar dhe fjala e fundit e Zotit nuk eshte liber per shkenctar
    Por shkenca eshte perputhur plotesisht me Kur'anin dhe vete shkenctaret jane habitur

    Na thua qe nuk do te meresh me kete teme dhe na shkruan nje carcaf te tere
    Nga qe te kame patriot me duket
    PO te pergjigjem "ic po Habili vdiq"

    Shendet
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #113
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Kur'ani dhe dija

    Te gjitha keto mrekulli qe shqyrtuam me siper vertetojne qarte se Kur'ani eshte liber ne te cilin cdo gje eshte provuar te jete e vertet

    Faktet rreth temave shkencore pershkrimi i historive te ndodhura ne kohet e lashta tregojne se askush nuk mund ti njihte ato ne kohen e shpalljes se Kur'anit

    Kjo na verteton "bindshem" nje gje

    Se Kur'ani nuk ka mundesi te jete fjal njeriu


    Ai eshte fjala e All-llahut te plotfuqishmit krijusit te gjithkaje

    Dija e te cilit perfshin cdo gje

    Ne nje ajet Kur'anor Allahu na thote

    _______________________________________
    "Sikur Kur'ani te ishte prej dikujt tjeter pervec Allahut njerzit ne te do gjenin shume kunderthenije {En'Nisa-82}
    ____________________________________________

    Jo vetem qe kunderthenje nuk ekzistojne ne Kur'an

    por shume pjese te ketij libri te shejnt permbajne mrekulli shkencose qe zbulohen dita dites

    Njerzimi duhet te kapet fort pas ketij libri hyjnor te shpallur nga Allahu

    Dhe ta pranojne ate si udhezues te vetem

    Ne nje ajet Kur'anor Allahu na bene thirje

    ________________________________
    Kete liber ne e beme dobiprures e te begacem Ndaj permbajuni atij,dhe ruajuni nga (gjynahet) me qellim te meshiroheni {El-En'Am-155}
    _______________________________________________

    Ne nje ajet tjeter Allahu na terheq vrejtje

    __________________________________
    Thuaj "e verteta eshte ajo qe vjen nga zoti juaj ndaj kush te doje ta besoj dhe kush te doj le ta mohoj {El-Kehf-29}
    __________________________________________
    Ne te vertet keto jane keshilla kush deshiron merre mesime nga ky Kur'an {Abese-11-12}
    ____________________________________

    Allahu ju shtofte dituri per te mesuar te verteten
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  4. #114
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorė
    Postime
    100
    Tung Altini55,
    Tema e diskutimit ėshtė shkenca vs fesė. Nuk preēizohet gjė qė do tė flitej veēanėrisht pėr fenė islame. Kur them qė feja ka futur hundėt dhe ka dashur tė imponojė dogmat e saj nuk thashė qė kjo fe ėshtė feja islame. Feja katolike siē dihet e ka bėrė kėtė gjė dhe ka persekutuar shumė shkencėtarė si Xh.Bruno, G.Galilei etj.
    Unė thashė qė nuk ėshtė roli i fesė tė shpjegojė preardhjen e gjithėsisė dhe tė shpjegojė fenomenet e natyrės sepse shpjegimi i tyre nuk ėshtė i bazuar nė kėrkime apo eksperimente, arsyetime apo llogjikė tė shėndoshė. Shpjegimi i fesė ėshtė krejtėsisht pa baza dhe arbitrar dhe nqs pėrputhet ndonjėherė me atė tė shkencės siē thua ti ėshtė krejtėsisht rastėsi.
    Mė duket se u shpreha qartė kur thashė se nuk do tė debatoj pėr kėtė apo atė teori shkencore qė vėrtetohet nė Kuran. Kjo sepse thelbi i shpjegimit mė duket pa baza. Pra nuk thashė qė nuk dua tė diskutoj pėr kėtė temė por nuk dua tė hyj nė detaje tė kota.
    Desha tė mė sjellėsh vetėm njė rast kur njė teori shkencore ėshtė zbuluar apo vėrtetuar duke u bazuar tek Kurani pėrpara se ajo tė zbulohej nga shkėncėtarėt. Ato teoritė janė tė gjitha tė zbuluara nga shkenca mė pėrpara dhe ti nuk bėn gjė tjetėr veēse i konfirmon nėpėrmjet Kuranit. Edhe po ta zėmė se janė tė vėrteta ato qė thua ti nuk vlejnė pėr asnjė gjė sepse vijnė siē thotė populli 'Si kofini pas tė vjeli'.
    Kuptohet qė po qe se kėto teori i shpjegoheshin shkencėtareve 1400 vjet mė pėrpara nga ana e studiuesve tė Kuranit ata nuk do t'i kuptonin por ato mund t'i shpjegoheshin tė paktėn nja 10 vjet mė pėrpara se tė zbuloheshin. Jam i sigurtė se shkencėtarėt do t'i kuptonin dhe kėshtu njerėzimit do t'i kurseshin shuma tė mėdha qė harxhohen nga shkenca pėr zbuluar misteret e gjithėsisė.
    Kur unė them sepse nuk studiohet vetėm Kurani nė fakultetet e shkencave ti thua qė Kurani ėshtė libėr fetar. Pikėrisht dhe unė aty doja tė dilja qė Kurani nuk ėshtė libėr shkencor prandaj dhe ti nuk ke sepse pėrpiqesh tė gjesh aty shpjegimin e teorive shkencore. Kėto gjėra duhet t'ia lėmė shkencės. Edhe fanatikėt mė tė mėdhenj myslymanė nuk e studiojnė Kuranin pėr tė shpjeguar teoritė shkencore sepse nuk i ka zgjidhur dot njeri deri mė sot dilemat dhe pikėpyetjet e shkencės duke u bazuar tek studimi i Kuranit.

    Pėrshėndetje
    Calvero
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Calvero : 21-07-2003 mė 06:22
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2003
    Vendndodhja
    cairo egjipt
    Postime
    11

    shum qesharake

    Me vjen shum keq qe ka akoma njerz qejetoin ne iluzione dhe ne mendime komunisto ateiste
    sot kan veretuar ( jo qe ekan vertuar) po kan arrirur tea bejn te qarte per shum ateist disa shkenctar qe ate qe ka then kurani eshte mese evertet
    kurse saiperket fjalevetuaj zoteri qe kurani eshte nje kushtetut per nacionalistat arab ajo seshte everete kemi edhe vende jo arabe qe jan muslimane
    si per shembull indonezia me maleizin eshum eshum vende te tjera ne bot pa ipermendur muslimanet ne amerik e everop
    egjetiu
    zoterinje sa iperkete se vendet elindjes jan te prapambetura .kjo nuk eshte aspak eqelluar mierepo eshte etrilluar ose keqinformuar ose ekeni nga inati sepse vendet elindjes jan vendet me te pasura dhe perkete arsye evropa dhe amerika gjithmon kan synuar me luftara te kryqzatave ti pushtoin keto vende gje qe ka quar deri tek mbetja mberapa ne disa segmente te jetes tek keto vende.
    shtet jo islam ekemi edhe bullgarin ,letonin ,moldavin tailanden polonin sllovakin eshum eshum vende te tjera qe ju mund ta studijoni harten gjeografike te botes zoterinje te nderuar
    kurani eshte liber( kushtetut -shkencorofetare)dhe jo siq pretendoni ju se ai eshte vetem nje liberz ithjesht vetem me liturgji fetare .gje qe ekan vertetuar shum shenctar dhe jo njerz si ju ,sepse gjithkush smund ta kuptoi kuranin sepse ai eshte nje mrekulli hynjore dhe eshte i zberitur nga ana e Allahut te gjith fuqishem e te drejt .icili na eka derguar kete udhe rrefyes per te na nxjerrur nga erresira emos besimit ne driten ete vertetes
    ju kisha lutur te mos beni komente te pa baza dhe te painformuar mir sepese kurani eshet feja dhe shkenca eshte udherrefyes perte gjith
    kurani eshte baza dhe themeli i shkences moderrne
    dhe kaqen edhe dote jet sepse shum versete qe flasin ne lidhje me msheftesit ne natyr sot shkenca nuk ka mundesi tei vetetoi
    por me kalimin ekohes dote behe te njohura per njeriun siq uben epo behen shum mesheftesi te nohura per ne gjate kesai kohe .
    ju pershendes me pershendetje nga kurani
    Allahu na udhezoft te gjithve ne rrugen e Tij te drejt dhe mos na laft ne erresiren einjorances po na udhe zofte ne te drejt dhe driten kuranore .

  6. #116
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    o ilir puna jote eshte si puna e nje te verberi mire vete nuk sheh po i thote te tjereve ecni kendej ose andej. ti je pagan besoj se forumsat e dine cfare do te thote.beson ne shume zotera ose sa turp do te ishte per nje person te thoshte kam 5 baballare.po per Zotin a nuk duhet te kete njeriu turp qe thote se ka shume Zotera ku dihet se Zoti eshte nje e ska dyshim per kete.sikur te kishte zotera te tjere do shkatarroheshin toka dhe qiejt sepse secili do mundohej te sundonte mbi tjetrin.
    2) e dyta ti flet per fene kur nuk ke diturine minimale per te se di cdo te thote fe ceshte feja etj. jeton ne kete bote dhe nuk e di pse ke ardhur.shume mire mund te kesh studiuar ndonje shkence te jetes po kjo nuk do te thote qe ti kundervihesh Zotit ose fese islame sepse kane qene shkencetare dhe kane rene dakort me ato qe thote kurani pse???// sepse e e verteta eshte prej Zotit dhe shkencetaret zbulojne ate qe Zoti ka krijuar dhe disa prej ligjeve qe Zoti ka krijuar ose per disa krijesa na ka folur ne kuran e shume te tjera qe shkenca nuk i ka zbuluar ende .pra asnjeher shkenca nuk bie ne kundershtim me kuranin flas jo per te tjerat fe.Pra eshte si shembulli i nje inxhinieri makine ai te thote qe makina ka benzine dhe ajo ka 150 kuaj fuqi do vaj 40 etj kurse ti e shikon nga jashte edhe fillon dhe merresh me zbulimet por po aty ku te thote inxhinieri do dalesh sepse ai ka projektuar.Me vjen keq sinqerisht per ty se ecen me ate ndjenjen e luftimit dhe urrejtjes nuk e di nga te burojne keto nga ndonje ngjarje apo prejardhja jote etj por ne kuran thuhet shpesh here per ato qe mendojne arsyetojne fute pak llogjiken ne pune se merr kot te shtyn epshi ose pasionet ndoshtja dhe urretja por e verteta pranohet me zemer te paster larg cmires dhe zilise nese do te pranosh te vertetn .aa nese do te na japesh mend ne qe te pranojme qe e kemi prejardhjen nga majmuni dhe te behemi pagane e ke shume gabim nuk mund te behemi pagane dhe ateiste smund ta degjenerojme prejardhjen tone njerzore dhe te themi e kemi prejardhjen nga majmuni.je njeri o ilir je krijese e larte mos e co veten kaq poshte ti sundon token me gjithe ajo cka pse e ul veten kaq poshte e behesh pagane beson tek copat e drurit etj.me ne fund te kezhilloj qe argumentesh e muslimaneve ti shikosh me syrin e gjetjes se vertetes dhe jo ate te kundershtimit pa i lexuar ato njehere edhe dicka dije se Zoti nuk ka nevoje per ty as ne muslimanet nuk kemi nevoje per njeri te gjithe ne kemi nevoje per te vertetn e cila eshte prej Zotit.nqs sdo ta marresh kete te vertete atehere Zoti te udhezofte ne rruge te drejte ty dhe shume prej personave ne forum .

    te keshilloj te shikosh edhe keto tema ndoshta shikon dicka interesante tek to.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=21328

    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=20954

    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=21370
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 24-07-2003 mė 08:15

  7. #117
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria.
    Thjesht Paster Qarte e Bukur
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #118
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Skame pasur kohe te pergjigjesha me pare

    Postuar mė parė nga Calvero
    Tung Altini55,
    .
    Desha tė mė sjellėsh vetėm njė rast kur njė teori shkencore ėshtė zbuluar apo vėrtetuar duke u bazuar tek Kurani pėrpara se ajo tė zbulohej nga shkėncėtarėt. Ato teoritė janė tė gjitha tė zbuluara nga shkenca mė pėrpara dhe ti nuk bėn gjė tjetėr veēse i konfirmon nėpėrmjet Kuranit. Edhe po ta zėmė se janė tė vėrteta ato qė thua ti nuk vlejnė pėr asnjė gjė sepse vijnė siē thotė populli 'Si kofini pas tė vjeli'.
    Pėrshėndetje
    Calvero
    Pershedetje Carvelo ne rradhe te pare te uroj shendet

    Vleresoj diskutimin tuaj pa akuza dhe ironi kur dikutimet jane te tilla ne si musliman kur na pjyesin na ngelet vetem te kthejme pergjigje

    Le te fillojme pa pretenduar se do ti mbushim mendjen njeri tjetrit

    Duke u bazuar tek Kur'ani na tregon se universi eshte krijuar dhe jo sic pretendohej ne shekullin e XIX qe universi ka qene i perjetshem

    Duke vazhduar te reklamojme supozimet materialiste te shekullit XIX materja listet akoma pretemdojne se universi eshte i perjetshem se materja nuk eshte krijuar dhe se jeta u shfaq pas reaksioneve kimike te materies
    Zbulimet e shekullit te XX kane hedhur poshte plotesisht keto teza.Supozimi se universi eshte i perhershem dhe si pasoje nuk ka pasur fillim eshte hedhur poshte nga zbulimi se universi filloj nga nje shperthim i madh (big bengu) qe ndodhi rreth 15 miljarde vjete me pare. Big Bengu tregon se te gjitha substancat fizike te universit erdhen ne ekzistence nga asgjeja
    Me nje fjal ato u krijuan

    Nje nga avokatet me te shquar te materializmit fillozof ateist Anthony Flew thote

    Rrefimi eshte i mire per shpirtin ndaj une po filloj duke rrefyer ateistve Duhet tju vij turp nga konsesusi bashkekohor kozmologjik (big bengu) me sa duket kozmologet po provojne shkencerisht se universi ka nje fillim
    Big Bengu tregon gjithashtu se ne c'do faze universi eshte formuar nga nje krijim i kontrolluar .Kjo duket mjafte qarte nga rregulli dhe organizimi qe u shfaqen pas Big Bengut gje e cila eshte e pamundur te ndodhe si pasoje e nje shperthimi te pa kontrolluar

    Fizikanti i njohur Paul Davies e shpjegon keshtu kete fakte

    "Eshte shume e veshtire ti rezishtosh pjyetjes se sruktura aktuale e universit e cila eshte teper e ndjeshme ndaj ndrushimeve dhe modifikimeve me te vogla duhet te jete shfaqur si pasoj e nje plani te menduar mire

    I njejti realitet e ben profesorin Amerikan te astronomis George Greenstein te thote

    Kur shqyrton te gjitha provat shfaqet me insistim ideja se nje force e mbinaturshme duhet te kete gjishte ne krijimin e universit

    Keshtu qe shkenca pranon krijimion e universit Zoti ekziston dhe eshte krijus i c'do qenije qe shihet dhe nuk shihet perreth

    Ai eshte i vetmi krijues Zot i projektimit dhe ekulibrit ne qieje ne Toke
    Nga ana tjeter sot materializmi eshte hedhur jashte kufinjve te shkences dhe tashme perjetohet si nje bestytni mbi kete fakte

    Studiuesi i gjenetikes Amerikane Robert Grifits thote me humor
    "Kur kerkoj per vete nje ateist per te diskutuar shkoj gjithmon ne departamentin e Filozozofise.Sepse tani e tutje ne departamentin e fizikes nuk del dikush i tille"

    Duke permledhur cilido ligj te te fizikes apo ndryshore do te verejme se keto zoterojne vlera posacerisht per te mundesuar jeten ne Toke Ne lidhje me kete Pol Devis ne paragrafin e fundit te librit te tij me titull "The Cosmic Blueprint (Plani Kozmik)
    Spjegon se "Ideologjia e nje projektimi vjen sunduese mbi gjthka"padyshim "Projektimi i universit do te thote krijim dhe programim nga ana e Zotit"

    Ky perfundim qe arriti shkenca nuk eshte asgje tjeter vecse pohim ise vertetes te informuar nga Kur'ani 14 shekuj me pare

    "Vertet Zoti juaj Allahu eshte Ai qe krijoj qiejt dhe Token brenda gjashte ditesh pastaj qendroj mbi arshin, Ai e mbullon diten me nate,qe me te shpejte e kerkon ate (mbulimin e drites se dites) Edhe dielli edhe Hena edhe yjet i jane nenshtruar sundimit te tij .Ja vetem Atij i takon krijimi dhe sundimi i madheruar eshte Allahu Zoti i boteve"{Kur'an Araf-54}

    Ja ku dhe shkenca e ka pranuar qe universi eshte krijuar nga Zoti
    Por nuk eshte vetem kjo Carvelo ka FAKTE qe shenctaret jane habitur me ajetet Kur'anore

    per te tjera shruajm me vone

    Respekt nga Altini55

  9. #119
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    KUR'ANI DHE TEORIA E AJNSHTAJNIT
    --------------------------------------------------------------------------------


    Me tė vėrtetė All-llahu i Madhėrishėm ėshtė mbi kohėn dhe hapėsirėn. Krijesave tė veta ua ka caktuar kohėn dhe hapėsirėn, ndėrsa Ai vetė ėshtė mbi tė gjithė kohėrat dhe hapėsirat.
    Gjithēka qė ka tė bėjė me diturinė e Tij veēmė ka ndodhur…



    Kur’ani nė dy vende tregon pėr shkurtimin e kohės, dhe atė:

    “Atje ngjiten engjujt dhe Ruhi (Xhibrili) nė njė ditė qė zgjat pesėdhjetė mijė vjet.” (El Mearixh: 4)

    “Ai i kordinon tė gjitha ēėshtjet prej qielli deri nė tokė, e pastaj tė gjithė Atij do t’i shkojnė nė ditėn e cila sipas llogaritjes tuaj zgjat njė mijė vjet.” (Es Sexhde: 5)

    Pse ėshtė shkurtuar koha? Pse vlerėsimi i shkurtimit tė kohės dallohet nė dy ajetet e lartėpėrmendura?

    Nė ajetin e parė kur’anor dita pėrmendet se ėshtė e gjatė pesėdhjetė mijė vjet, ndėrsa nė ajetin e dytė njė mijė vjet; dhe pse Kur’ani nė dy ajetet e lartėpėrmendura e potencon “lėvizjen”, gjegjėsisht tė “ngjiturit”?

    Pėrgjigje mė tė mirė nė kėtė pyetje, nė frymėn e komentimit shkencor tė Kur’anit, do tė na jep drejtori i katedrės sė Shkencave Natyrore pranė Fakultetit tė Femrave tė Universitetit “Ein Shems” nė Kajro, Dr. Mensur Muhammed Hasib En-Nebijj. Dr. Mensuri thotė: “All-llahu mė sė miri e di se pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė dhe bindėse nė lidhje me kėtė ēėshtje, pėrkatėsisht problematikė, duhet kėrkuar nė parimet themelore tė “teorisė sė relativitetit” tė Ajnshtajnit, dhe atėherė do ta kuptojmė elokuencėn shkencore tė Kur’anit, ku do tė vėrejmė se gjendemi para pėrsosshmėrisė sė madhe… me tė cilėn polemizojnė ata individė qė veten e konsiderojnė tė “mėdhenj”, e qė nė tė vėrtetė s’janė asgjė tjetėr pos kokėfortė, tė pandjeshėm, tė verbėr dhe tė pavetėdijshėm”.

    Dr. Mensuri vazhdon mė tej: “Ajnshtajni e anuloi hapėsirėn dhe kohėn nė “teorinė e tij tė njohur tė relativitetit”, nė vitin 1905 kur tha: “Nuk mundemi tė bėjmė fjalė pėr kohėn, e ta lėmė pas dore hapėsirėn, e as qė mundemi tė bėjmė fjalė pėr hapėsirėn, e tė mos e marim nė konsiderim kohėn. Duke marė parasysh se gjithēka lėviz, ndėrsa ajo gjithēka duhet ta ketė kohėn e vet… e, meqė gjithēka lėviz shpejt, koha e tij e lėvizjes do tė pakėsohet nė raport me kohėn e lėvizjeve tjera dhe do tė jetė mė e ngadalshme se sa e tyre”.

    Kėtė shkurtim tė kohės ne nuk e kuptojmė… Shtrohet pyetja: Pse? Sepse lėvizja jonė nė tokė ėshtė e pamjaftueshme nė raport me shpejtėsinė lėvizėse, shpejtėsia e sė cilės ėshtė 300.000 kilometra nė sekondė, pėrkatėsisht 186.000 milja nė sekondė, qė njėherit ėshtė edhe absolutisht shpejtėsia mė e madhe. Sa pėr ilustrim, korpuskulat (trupthat) atomike lindin dhe zhduken, dhe pas njė kohe tė caktuar “jeta” u zgjatet, duke marė parasysh shkurtimin e kohės, kuptohet nėse lėvizin me shpejtėsinė e dritės…

    Pėr shembull, ta paramendojmė njė raketė e cila lėviz me shpejtėsi 10 nga shpejtėsia e dritės nė drejtim tė planetit i cili ėshtė larg nesh 20 vite tė dritės, d.t.th. nė largėsi prej 120 miliard miljash, dhe nėse kjo raketė arrin tė kalon njė distancė kohore prej 25 vjetėsh sipas kalendarit tonė tė tė llogariturit, atėherė kjo e njėjta kohė shkurtohet nė 15 vjet nė raport me kosmonautėt qė gjenden brenda nė raketė!!!

    Kjo ėshtė gjithnjė sipas “teorisė sė relativitetit” tė Ajnshtajnit, qė do tė thotė se prindėrit (etėrit) qė gjenden brenda nė raketė mund tė paramendojmė se pas kthimit nga udhėtimi astronautik janė bėrė mė tė rinj me vjet se sa fėmijėt e tyre tė cilėt i kanė lėnė nė tokė, ngase 30 vjetėt e zgjatjes sė udhėtimit tė tyre tė nisjes dhe kthimit nga hapėsira i pėrgjigjen kohės prej 50 vitesh tė jetuara nė tokė…

    Sipas kėsaj “teorie”, rruga e cila zgjat me mijėra vite sipas llogaritjes tokėsore tė kohės, mundet tė zgjat vetėm njė ditė nė raport me ekuipazhin nė raketė, kuptohet nėse shpejtėsia e lėvizjes i afrohet shpejtėsisė sė dritės.

    Me tė drejtė shtrohet pyetja: Vallė si mund ta kuptojmė shkurtimin e kėtillė tė kohės nė raport me ata anėtarė tė ekuipazhit tė cilėt udhėtojnė me shpejtėsi tė jashtėzakonshme? A mund tė besojmė se mund t’i vizitojmė edhe pikat e fundit dhe mė tė largėta tė kozmosit dhe tė kthehemi nė sipėrfaqen e tokės para se tė pėrfundojė jeta jonė? Si dhe, se kur do tė kthehemi do ta gjejmė gjeneratėn e dytė dhe ndryshime tė shumta nė tokė, ndryshime kėto qė na e bėjnė me dije dhe na tregojnė se kanė kaluar mijėra vjet nė raport me banorėt e tokės qė nuk kanė udhėtuar…?

    Mirėpo e gjithė kjo do tė ndodhte me kusht qė udhėtimi tė zhvillohet me shpejtėsi e cila ėshtė e pėrafėrt me shpejtėsinė e dritės, pa marė parasysh pamundėsinė e bėrjes sė njė udhėtimi tė kėtillė, ngase raketa e cila do tė udhėtonte me kėtė shpejtėsi do tė duhej tė harxhonte lėndė djegėse (karburante) hiē mė shumė e hiē mė pak se dhjetė mijė herė mė tepėr se sa mbarė harxhimi i lėndėve djegėse pėr njė vit nė tėrė rruzullin tokėsor! E pamundshme apo jo!?

    Ky ėshtė problemi i shkurtimit tė kohės nė rast tė shpejtėsive tė mėdha tė cilat i afrohen shpejtėsisė sė dritės, dhe tė cilėn e vė nė dukje Ajnshtajni. Prandaj, me tė drejtė shtrohet pyetja vetvetiu: A vėrehet nė mėnyrė tė dukshme pėrsosshmėria shkencore e shkurtimit tė kohės, e pėrmendur nė Kur’anin Fisnik nė dy ajetet e lartėshėnuara tė sures El-Mearixh dhe Es-Sexhde? Disa pohojnė se ekziston kundėrthėnie, pėrkatėsisht kontradiktė nė pėrmbajtjen e kėtyre dy ajeteve kur’anore, kjo duke marė parasysh dallimin e shkurtimit tė kohės nė tė dy udhėtimet…”

    “Mirėpo”, vazhdon Dr. Mensuri, “kjo nuk ėshtė kontradiktė, por pėrkundrazi, pėrsosshmėri shkencore. Sipas “teorisė sė relativitetit”, koha shkurtohet duke u varur nė shpejtėsinė e shtuar. Sipas kėsaj, ngjitja e melekėve dhe Xhibrilit [alejhis-selam] do tė ndodhė nė njė ditė e cila ėshtė e barabartė me kohėn “prej pesėdhjetė mijė vjetėsh”, e qė njėherit jep kufizim (ngushtim) mė tė madh kohor, pėrkatėsisht shpejtėsia e “tė ngjiturit” ėshtė mė e madhe… Por, “tė ngjiturit” nė ajetin tjetėr do tė pėrfundon “nė njė ditė” e cila ėshtė e barabartė “me njė mijė vjet”, qė d.t.th. kufizim (ngushtim) mė tė shkurtėr kohor.

    Mirėpo kėtu nuk ka kontradiktė, pėrkundrazi, e gjithė kjo ėshtė plotėsisht e kuptueshme, pasi qė e dimė se melekėt dhe Xhibrili [alejhis-selam] janė krijesa drite, tė cilat ngjiten mė shpejtė se krijesat tjera pėr tė cilat bėhet fjalė nė ajetin tjetėr.

    Shtrohet pyetja: A e ka lexuar Albert Ajnshtajni Kur’anin para shpalljes sė “teorisė sė relativitetit?”, apo Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] (pėr tė cilin biografėt pohojnė dhe vėrtetojnė besueshėm se nuk dinte shkrim-lexim) e ka njohur “teorinė e relatitivitetit” para se tė shpallej kjo “teori” njė mijė e treqind vjet pas vdekjes sė tij?!?!

    Kjo vlen sa pėr informim pėr ata tė cilėt me padije dhe me kokėfortėsi pohojnė se gjoja Kur’ani ėshtė vepėr njerėzore (sic!)…”

    “Pėrsosshmėria shkencore”, vazhdon mė tej Dr. Mensuri, “nuk pėrfundon vetėm me shkurtimin e kohės. Folja “je’aruxhu”, e pėrmendur nė dy ajetet e sipėrpėrmendura tė Kur’anit, nė apektin gjuhėsor do tė thotė: “Ngjitje shtegut tė shtrembėrt” e jo vijės sė drejtė. “Shtegu i shtrembėrt” ėshtė parimi themelor i “teorisė sė relativitetit”, bashkim pėr tė gjitha lėvizjet e materieve dhe forcave nė vasionė (hapėsirė), “teori” tė cilėn Ajnshtajni e elaboroi nė vitin 1916 pėr ta shpjeguar baraspeshėn (ekuilibrin). Pohimin e tij e plotėsoi me pjerjen e dritės sė planetit nė kozmos dhe matjen e shtigjeve tė shtrembėrta.

    Albert Ajnshtajni thotė: “I tėrė kozmosi shtrihet nė sipėrfaqe, e cila sipėrfaqe ėshtė nė trajtė tė sferės sė mbushur si balonė, i mbyllur nė vetvete, qė d.t.th. se kozmosi nuk ėshtė brenda balonės, por me trupat e vet e formon sipėrfaqen e balonės. Kėshtu qė, pėr rrjedhojė, lėvizja e materieve nė kozmos ėshtė pjertazi e jo drejtė”.

    Lidhur me kėtė pohim tė Ajnshtajnit, Dr. Mensuri thotė: “Kėtė mė sė miri e shpjegon folja “je’aruxhu” qė ėshtė pėrdorė nė ajetet e sipėrpėrmendura, e jo ndonjė shprehje tjetėr, pėr shpjegimin e udhėtimeve vasionike, qė shpie tamam nė precizitetin shkencor, sikur qė pėrdoret edhe nė ajetet kur’anore vijuese:

    “Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre njė derė nė qiell dhe tė ngjiteshin vazhdimisht lart nė tė (e tė shihnin engjujt e fshehtėsisė).” (El Hixhr: 14)

    “E di se ēka futet nė tokė dhe ēka del prej saj, dhe ēka bie nga qielli e ēka ngjitet nė qiell…” (Sebe’ė: 2)

    Ėshtė thėnė se kozmosi ngjan sikur balonė. Ajnshtajni llogariti se gjysma e kozmosit ėshtė e barabartė me 35 bilion vite tė dritės. Largėsia e trupave tė Kozmosit njėri prej tjetrit ėshtė vėrtetuar dhe shkencėrisht ėshtė argumentuar. Nė lidhje me kėtė tregon edhe ajeti kur’anor vijues:

    “Ne kemi ngritur qiellin me forcėn tonė, por me tė vėrtetė mundemi edhe mė tepėr.” (Edh Dharijatė: 47) D.t.th. All-llahu i Madhėrishėm qiellin, respektivisht kozmosin, e ndėrtoi (ngriti) me Fuqinė e Pėrsosshmėrisė sė Vet qysh nė periudhėn parahistorike, nė gjėrėsi shumė tė madhe; si dhe zgjerimin e qiellit, qė ėshtė dukuri konstante, nė pėrputhshmėri me zgjerimin e kozmosit, gjė qė edhe kjo shkencėrisht ėshtė vėrtetuar, tė cilėn e vėrtetoi (shpalli) Hebeli pas llogaritjes qė filloi nė vitin 1929 e qė vazhdon gjer nė ditėt e sotme…

    Pasi qė Krijuesi, sipas Cilėsive tė Veta, dallohet nga krijesat e Tij, Ai ėshtė i Vetmi qė nuk ka kufij, Ai ėshtė i Vetmi qė ėshtė mbi hapėsirėn dhe kohėn, siē na rrėfen ajeti kur’anor vijues:

    “Ai ėshtė i pari dhe i fundit; I Dukshmi dhe i padukshmi. Ai ėshtė I Gjithdijshėm pėr ēdo send!” (El Hadid: 3) dhe “…e Tij ėshtė ē’ka ka nė qiej dhe ē’ka ka nė tokė…” (El Bekare: 255)

    “Sipas kėsaj”, vazhdon Dr. Mensuri “All-llahu i Madhėrishėm ėshtė Krijuesi i pėrhershėm. Ekzistenca e krijesave ėshtė e kufizuar me kohėn, ndėrsa ekzistimi i Krijuesit ėshtė i pėrhershėm pėr ēdo kohė. Ai nuk ka tė kaluar, tė sotshme dhe tė ardhme. Ai, I Madhėruar qoftė, ėshtė pėrherė i Pėrhershmi…

    All-llahu i Madhėrishėm krijesave tė veta ua ka dhėnė kohėn, kurse Ai Vetė ėshtė mbi rrjedhat e kohės. Gjithēka qė Atij i ėshtė e njohur, veēmė ka ndodhur. Argument pėr kėtė ėshtė: All-llahu i Madhėrishėm i pėrshkruan ngjarjet e Ditės sė Gjykimit me foljen e kohės sė kaluar, edhe pse ajo (Dita e Gjykimit) ka tė bėjė me tė ardhmen…

    “Erdhi (ėshtė afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kėrkoni ngutjen (ardhjen para kohės) e tij!...” (En Nahl: 1)

    “… dhe do t’i fryhet (vėrejtje: folja nė perfekt) surit dhe tė gjithė do t’i tubojmė.” (vėrejtje: folja gjithashtu nė perfekt) (El Kehf: 99)

    All-llahu i Madhėrishėm nuk ėshtė i kufizuar me kohėn dhe hapėsirėn. Ai ėshtė prezent (gjendet) nė tokė dhe qiej. Musa [alejhisselam] bisedoi me All-llahun e Madhėrishėm nė tokė (kodrinėn Turi-Sina), ndėrsa vulės sė Pejgamberėve, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nė natėn e Israsė dhe Miraxhit, ia zbuloi dhe tregoi shenjat e Tij mė tė mėdhaja nė Mbretėrinė Qiellore (Fronin e Tij, Arshin), ku koha dhe hapėsira gjithashtu ishin tė anuluara”.

    Nė fund, Dr. Mensuri thotė: “All-llahu i Madhėrishėm deri diku edhe neve na ka dhėnė aftėsi qė tė lirohemi nga nocionet kohė dhe hapėsirė, me anė tė imagjinatės, ėndėrrave etj. Me anė tė imagjinatės, imagjinon vitet e shkuara sikur tė mos kishin kaluar fare. Kurse nėpėrmjet ėndrrave thyhet bariera e kohės dhe hapėsirės, ngase kjo forcė (pra, thyerja e nocionit kohė dhe hapėsirė, vėrej. e pėrkth.) ėshtė shenjė e shpirtit tė njeriut dhe dėshmi se shpirti ėshtė i pavdekshėm, i pėrjetshėm.

    E njėjta gjė ndodh edhe me vetė shpirtin i cili del (largohet) nga gjymtyrėt e trupit, dhe pa marė parasysh kohėn dhe hapėsirėn, me anė tė shpejtėsisė sė vet, shpejtėsi kjo qė vetėm All-llahu i Madhėrishėm e din, mbėrrin nė botėn tjetėr - ahiret”.

    shiko edhe ketu
    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=21328
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 03-08-2003 mė 15:54

  10. #120
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    KUR'ANI PRIATAR I SHKENCES
    --------------------------------------------------------------------------------


    Prim. dr. med. Ali ILJAZI
    Kur’ani famėlartė ėshtė mrekulli e pėrhershme nė duart tona deri nė Ditėn e Kijametit. Shkencėtarėt e shekullit tonė gjejnė nė Kur’an dituri hyjnore nga tė gjitha sferat shkencore. Kur’ani fisnik ėshtė si njė oqean.

    Njerėzit mė pak tė ditur mbledhin nga brigjet e tij guaca dhe guralec sikurse fėmijėt. Njerėzit e ditur dhe shkencėtarėt, sikurse zhytėsit e margaritarėve, gjejnė nė to urtėsinė, filozofinė kulminante dhe rregullat e pėrkryera tė mėnyrės sė jetesės.

    Kur’ani famėlartė fton njerėzit qė tė hulumtojnė natyrėn dhe nė tė tė vėrejnė argumentet e All-llahut tė Madhėrishėm. Tė gjitha qeniet e gjalla nė univerz janė pėrplot shenja tė cilat demostrojnė fuqinė, diturinė dhe urtėsinė e Krijuesit

    Meqė Zoti ėshtė Krijues i tė gjitha diturive, mesazhi i Kur’anit famėmadh ėshtė i vėrtetė dhe shkencor dhe mund t’i bėjė ballė sfidės sė shkencės nė tė gjitha kohėt.

    Shembull tejet interesant dhe tė shkėlqyer pėr shkencėtarėt hasim nė kaptinėn Ankebut (Merimanga).

    “Shembulli i atyre, tė cilėt veē All-llahut morrėn mbrojtės (zota idhujsh), ėshtė si shembulli i merimangės qė thurė shtėpi, e sikur tė dinin ata, mė e dobėta shtėpi ėshtė shtėpia e merimangės.” (El Ankebut: 41)

    Rrjeta e merimangės ėshtė njėri prej argumenteve mė mahnitės dhe tė ēuditshėm tė krijesave tė All-llahut tė Madhėrishėm. Pėrbėhet prej fijeve tė mėndafshta tejet tė ndieshme tė cilat formohen nga sekreti i gjėndrrave tė merimangės. Ekzistojnė shumė lloje tė merimangave dhe rrjetave tė tyre. Ekzistojnė rrjeta apo fole nė formė gypi me njė ose dy dyer, vėrtetė banesė e ngrohtė familiare. Mė tej ekzistojnė rrjeta tė merimangave pėr ne tė njohura me njė pikė qėndrore dhe vija rrezore, tė cilat lidhin fije tėrthorazi nė mėnyrė rrethore reth qendrės. Ky ėshtė njė instrument gjuetie. E tėrė struktura ėshtė shembull i ekonomisė nė kohė, material dhe rėnditjen e fijeve. Menjėherė, posa ndonjė insekt arrinė nė rrjetė, merimanga ndien vibrimet dhe vie pėr ta mbytur gjahun. Nėse insekti ėshtė shumė i madh dhe i fuqishėm, merimanga pėrdor gjėndrrat e saja helmuese. Nė fijet e merimangės ekzistojnė mrekulli tė veēanta. Fija e merimangės me diametėr mė tė vogėl se e mijėta pjesė e milimetrit ėshtė pesė herė mė e fortė se fija e ēelikut, mė e fortė dhe mė elastike se fija e mėndafshit. Ēeliku, i cili special prodhohet nė industri, ėshtė njė prej materialeve mė tė fuqishme. Por, megjithatė merimanga, nė trupin e saj edhe pse nė dukje insekt i vocėrr, mund tė prodhojė fije mė tė forta se ēeliku. Dhe pėrderisa njeriu prodhon ēelikun, ai pėrdor njė dituri dhe teknologji shekullore. Por, a thua cilėn dituri dhe teknlogji tė pėrsosur pėrdor merimanga derisa i bėnė fijet e saja? Siē vėrehet, tė gjitha mjetet tekniko-teknologjike, tė cilat i ka nė disponim njeriu, ngecin pas merimangės.

    Po pėrse vallė Kur’ani fisnik thotė: “… e sikur ta dinin ata, mė e dobėta shtėpi ėshtė shtėpia e merimangės.”

    Kėtu fshihet njė mister biologjik. Sot u zbulua se merimanga femėr (edhe nė arabisht, por edhe nė gjuhėn shqipe ekziston vetėm gjinia femėrore) ėshtė ndėrtuese e shtėpisė sė saj. Ajo ndėrton rrjetin e saj dhe dominon nė rrethin ku jeton. Pas mbarsimit merimanga e mbyt menjėherė mashkullin dhe ushqehet me tė. Pra i gjason mjaft “familjes moderne”, nė tė cilėn pėr ēdo gjė vendos femra. Tė vegjėlit, posa dalin nga vezėt, e hanė njėri-tjetrin.

    Fjala tejet e qėlluar arabe “vehnun” do tė thotė: dobėsi, lodhje, rraskapitje deri nė maksimum. Pra, tė gjithė ata qė kėrkojnė dhe marrin mbrojtės tjetėr, e jo All-llahun, d.m.th. tė gjitha ideologjitė apo izmat qė ishin apo do tė vijnė pas nesh dhe qė nuk kanė bazė dhe mbėshtetje nė All-llahun e Madhėrishėm, i pėrngjajnė merimangės, karakterit tė saj grabitės, por edhe shtėpisė sė saj, e cila ėshtė mė e dobėt, pa mure, transparente dhe zhduket menjėherė posa ta prekėsh.

    Pra, verseti kur’anor mund tė kuptohet si parabollė. Fijet e merimangės nga aspekti i saj janė tė fuqishme, por nga aspekti i njeriut ato janė tė dobėta tė cilat fare lehtė i bartė era. Kėshtu ėshtė edhe me fuqinė njerėzore kur bazohen nė mjetet materiale, tė cilat sado qė nė pamje tė parė duken tė bukura dhe tė sofistikuara nė pikėpamje relative, kundruall realitetit tė amshuar nuk paraqesin asgjė. Struktura e tejndieshme ndėrtuese e njė merimange nuk mund t’i kundėrvihet lėvizjeve tė dorės njerėzore.

    Nė pyetje ėshtė e vėrteta tė cilėn shumica e njerėzve e harrojnė dhe anashkalojnė.

    Mendojnė se janė tė sigurt nėse mbėshteten nė pasuri, fuqi, dituri etj, pra nė forcėn e jashtme. Por me kėtė rast harrojnė nė njė e Cila i ka krijuar tė tėra.

    Tė gjitha janė fuqi tė rrejshme dhe pa vlerė, sikurse janė edhe personaliteti, shoqėria, shteti apo tė ngjajshme, kundruall fuqisė tė All-llahut tė Plotėfuqishėm, mu sikur rrjeta e merimangės - e dobėt e thyeshme e paqėndrueshme, tė cilėn njė fshisė e lehtė e zhdukė menjėherė.

    Kur ėshtė fjala pėr Kur’anin famėmadh, duhet tė kemi parasysh gjithė atė thesar tė diturive universale, sepse ėshtė libėr universal, i pėrhershėm hyjnor. Vetėm syri i gjenive mund t’i shohė hollėsitė mikroskopike tė Kur’anit fisnik, siē informon verseti nė vijim:

    “O ju njerėz, ja njė shembull, veni veshin pra: Vėrtetė ata qė po i adhuroni nė vend tė All-llahut, ata nuk mund ta krijojnė as njė mizė, edhe nėse tubohen tė gjithė pėr tė, e po ashtu, nėse miza ua rrėmben atyre ndonjė send, ata nuk do tė mund ta shpėtojnė atė prej saj, i dobėt ėshtė edhe lutėsi edhe i luturi.” (El Haxhxh: 73)

    Edhe pse nė dukje krijesė e thjeshtė, e vocėrr e dobėt, miza ėshtė mjaft e komplikuar qė e nxitė njeriun nė hulumtim.

    Ē’ėshtė karakteristikė pėr mizėn?

    1. Shiqimi panoramik nėpėr njėmijė thjerrėza.

    Thjerrėzat e syve tė mizės kanė formė heksagonale, e cila i mundėson njė zonė shikimi tė madh, se sa me njė thjerrėz. Tek disa miza, sipas zbulimeve shkencore, numri thjerrėzave mund tė arrijė deri nė pesė mijė.

    Pėrveē kėsaj, struktura sferike e syve i mundėson pėr tė parė shpinėn e saj, ēka i jepė pėrparėsi nė krahasimin me armikun.

    2. Pompa absorbuese e mizės.

    Njė karakteristikė tjetėr e mizės ėshtė mėnyra e tretjes sė ushqimit. Pėr dallim nga shumė organizma tė tjerė tė gjallė, mizat nuk e tretin ushqimin nė gojė, por jasht trupit. Ato nga trupi i tyre tajojnė njė lėng special nė ushqim, qė e bėn tė pėrshtatshėm pėr thithje.

    Me pastaj miza atė ushqim e thithė me pompėn absorbuese e cila ndodhet nė grykėn e saj. Miza femėr ka madhėsi 5-7mm dhe bėn 600-2000 vezė, tė cilat zhvillohen pas 8-10 ditėsh. Edhe pas zhvillimit tė hovshėm shkencor e teknologjik, ky shembull ėshtė ende fshehtėsi pėr shkencėn dhe pėr shkencėtarėt. Kush ėshtė nė gjendje tė krijojė mizėn? Nėse kjo mizė privon njeriun nga jeta pėrmes sėmundjeve ngjitėse, kush mund t’a kthejė nė jetė? Nėse rrėmben njė pjesė tė glikogjenit nga ushqimi ynė, tė gjithė kimistėt botėror nuk mund ta rikthejnė. Miza me shpejtėsi mahnitėse me enzimet e saja e zbėrthen glikogjenin nė glukozė. Pra, sa i dobėt ėshtė ai skencėtar apo dijetar qė adhuron shkencėn e tij e jo Krijuesin e pėrsosur.

    Miza nė kėtė verset mahnitės paraqitet si njė gjė e vocėrr e parėndėsishme. Por, secili idhull tė cilin idhujtarėt e adhurojnė nuk ėshtė nė gjendje tė krijojė njė send si miza. Krijimi i mizės me me anė tė mjeteve tekniko-teknologjike ėshtė i pamundur, sikurse krijmi i devės apo elefantit. Sepse tek tė gjitha krijesat fshihet sekreti i cili nuk mund tė imitohet, sekreti i jetės.

    Pra, edhe idhujt edhe adhuruesit e tyre janė qenie tė dobėta dhe tė pa afta.

    Andaj, kur tregon pėr njė tė vėrtetė shkencore, Kur’ani famėmadh ka metodėn e vet tė paraqitjes sė gjėrave qė dallon nga metodat tjera. Ai nuk e shtjellin sikur do ta shtjellonte njė shkencėtarė mirėfilltė, apo siē bėn biokimisti apo fizikani qė i paraqet gjėrat nė hollėsi.

    Kur’ani fisnik e tregon tė vėrtetėn shkencore me shenja (isharet), simbolikisht, me metaforė, parabollė, me shpejtėsi rrufeje, me shpejtėsi e cila pėrshkon intelektin me shkėlqim tė rrufeshėm. Kur’ani famėmadh herė-herė pėrdor ndonjė fjalė tė cilėn bashkėkohėsit nuk janė nė gjendje ta kuptojnė apo ta shpjegojnė, por All-llahu i Madhėrishėm e di qė brezat e ardhshėm do ta shpjegojnė, siē bėn aluzion verseti kur’anor:

    “Ne do t’u bėjmė atyre tė mundshme qė tė shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė vetėn e tyre deri qė t’u bėhet e qartė se ai (Kur’ani) ėshtė i vėrtetė. A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr ēdo gjė!” (Fussilet: 53)

    Njė dituri specifike e parashtruar nė Kur’anin famėmadh, shumė shekuj para zbulimeve shkencore, ėshtė ajo lidhur me pėrbėrjen e atmosferės. Tani ėshtė e njohur qė sa mė tepėr qė ngjitemi kah qielli, hasim mė pak oksigjen dhe vėshtirėsi nė frymėmarrje.

    Nė kohėn e shpalljes sė Kur’anit fisnik nė shekullin e VII-tė, askush nuk e ka ditur se ngjitja kah qielli shkakton shtypje dhe dhembje nė krahėror, siē e pėrshkruan me stil mahnitės Kur’ani:

    “Atė qė All-llahu dėshiron ta udhėzojė ia zgjeron zemrėn pėr (tė pranuar) Islamin. Atė qė dėshiron ta lėrė tė humbur, zemrėn e tij ia bėn shumė tė ngushtė sikur tė ngjitej nė qiell. Kėshtu All-llahu lėshon dėnimin mbi ata qė nuk besojnė.” (El En’amė: 125)

    Faktet shkencore mbi gjendjen e njeriut nė lartėsi tė mėdha

    1.Shtresa atmosferike dhe efektet e tyre fiziologjike te njeriu

    a. Niveli i mjaftuar fiziologjik pėr njeriun ėshtė nga niveli detar deri nė 10.000 milja mbi sipėrfaqen e detit. Oksigjeni nė kėto shtresa atmosferike ėshtė i mjaftueshėm qė njeriu tė mbijetojė.

    b. Niveli fiziologjik i pamjaftueshėm ėshtė nė mes 10.000 deri nė 50.000 milje. Nė kėtė zonė ekziston mungesė e oksigjenit, pėrveē ramjes sė shtypjes atmosferike. Kjo rezulton me simptome fiziologjike nė trupin e njeriut dhe paraqiten simptomet e hipoksisė (mungesė oksigjeni) dhe desparizmit (shtypja e ulėt atmosferike).

    c. Kosmosi i afėrt, mbi 50.000 milje. Nga aspekti fiziologjik njeriu nuk mund tė jetojė nė lartėsitė mė tė larta se 50.000 milje, qoftė edhe nėse thithė oksigjen 100%. Ai do tė bartė rroba kosmike pėr shkak tė ramjes sė shtypjes atmosferike dhe deficiencės sė oksigjenit.



    2. Simptomet e fazės sė hipoksisė



    a. Nga niveli detar e deri te lartėsia 10.000 milje simptomet e hipoksisė nuk ekzistojnė.

    b. Prej 10.000 deri nė 16.000 milje sistemi fiziologjik i njeriut pengon paraqitjen e simptomeve tė hipoksisė, pėrveē nėse periudha e ekspozimit ėshtė e gjatė frymėmarrja shpejtohet dhe ėshtė mė e thellė, pulsi dhe tensioni i gjakut ngriten.

    c. Nė lartėsinė prej 16.000 deri 25.000 milje sistemi fizilogjik nuk funksionon dhe nuk mund tė ushqejė indet me sasi tė mjaftueshme tė oksigjenit dhe simptomet e mėparshme janė mė tė theksuara. Nė kėtė gjendje hasim qartė shpjegimin e ngushtimit nė gjoks i cili pėrjetohet nė kėto lartėsi (Kur’ani, 6:125).

    d. Momenti kritik ėshtė nė mes 16.000 dhe 25.000 milje dhe mė lartė. Nė kėtė lartėsi njeriu tėrėsisht e humb vetėdijėn pėr shkak tė ērregullimit tė sistemit nervor. Ndryshimet qė ndodhin nė gjoks arrijnė maksimumin nė kėtė lartėsi dhe tėrėsisht ērregullohet funkcioni fiziologjik i zemrės dhe frymėmarrjes.

    3. Ramja e shtypjes atmosferike

    Kur njeriu i ekspozohet shtypjes sė ulėt atmosferike nė lartėsi tė mėdha (e kjo ndodh te udhėtarėt nė aeroplan kur sistemi pėr mbajtjen e shtypjes prishet), paraqiten disa simptome si rezultat i ekspansinit tė gazrave dhe rritjes sė tyre nė trupin e njeriut. Gazrat e robėruar nė hapėsirat e organizmit tė njeriut, siē ėshtė barku, kur zgjėrohen, bėjnė presion nė mushkėri duke shkaktuar pengesa dhe vėshtirėsi gjatė frymėmarrjes dhe dhembje nė gjoks.

    Efekti i parė i hipoksemisė nė organizėm ėshtė zvogėlimi i aftėsisė sė tė parit nė errėsirė. Zvogėlimi mė i vogėl i ngopjes sė gjakut arterial me oksigjen dobėson funksionin e kunjėzave nė retinė.

    Ventilimi i mushkėrive zakonisht nuk rritet deri nė lartėsinė 2500m. Nė kėtė lartėsi ngopja e gjakut arterial me oksigjen bie nė afro 93%, dhe ky ėshtė niveli kur reagojnė kemoreceptorėt. Mbi 2500m. mekanizmi i stimulimit nėpėrmes kemoreceptorėve gjithnjė e mė tepėr rritė ventilimin, pėrderisa arrihet lartėsia nė afro 5000 deri 6000m. Nė kėtė lartėsi ventilimi arrin vlerėn maksimale nė afro 65% mbi normalen. Rritja e mėtejme e lartėsisė nuk rritė mė aktivitetin e kemoreceptorėve.

    Nga ndikimet e tjera tė hipoksisė tė cilat paraqiten nė lartėsinė 3500m. janė kokėdhembja, gjumėsia, rėndimi, lodhja mentale dhe ndonjė herė euforia. Shumica e kėtyre simptomeve rritet nė lartėsitė mė tė mėdha. Sidomos kokėdhembja, dhembje tė ashpėra nė gjoks, simptomet cerbrale, rriten deri nė stadin kur paraqiten konvulsionet, dridhjet e trupit dhe pėrfundojnė me gjendjen komatoze nė lartėsinė afro 7000m.

    Njėri ndėr ndikimet mė tė rėndėsishėm tė hipoksisė ėshtė aftėsia e zvogėluar e gjykimit, kryerja e lėvizjeve tė stėrholluara motorike dhe tė menduarit.

    Nėse njeriu ėshtė i ekspozuar hipoksemisė njė kohė tė gjatė, aftėsia e tij mentale, e pėrcaktuar me kohėn e reakcioneve, tė shkruarit dhe testeve tė tjerė psikologjik, mund tė zvoglohet pėr 20% nėn vlerat normale, bile edhe nė lartėsinė prej 3300m.

    Nėse njeriu qėndron nė lartėsi 4500m. njė orė, aftėsia e tij mentale zakonisht zvogėlohet 50% nėn vlerat normale, ndėrsa pas 18 orėve tė kaluara nė atė lartėsi zvogėlohet pėr 80% nėn vlerat normale.

    Dhe kur njeriu ndodhet nė gjendjen e hipoksisė sė rėndė d.m.th. nė stadin e komės, deficiti metabolik nė neuronėt e qendrės pėr frymėmarrje shkakton pėr disa minuta depresionin e kėsaj qendre dhe vdekjen momentale.

    Nga e tėrė kjo qė u cek mė lartė mund tė konkludojmė se All-llahu i Gjithėfuqishėm do t’ua zbulojė njerėzve disa nga argumentet e Tij, qė t’ua bėjė tė qartė se Kur’ani fisnik ėshtė priatar i shkencės dhe civilizimit.

    Me tė vėrtetat e gjithėsisė - universit, tė cilat njerėzit do t’i zbulojnė pas qindra apo mijėra vjetėsh duke aktivizuar intelektin e tyre, ata do tė shohin se Kur’ani ka dhėnė sinjalet pėr kėto, se Kur’ani fisnik pėrmban tė fshehtat tė cilat njeriu do t’i zbulojė njė ditė.

    Pra, jeni nė prag tė njė shekulli tė ri, tė shekullit tė pėrqafimit tė fesė me shkencėn, asaj shkence tė mirėfilltė dhe fesė sė vėrtetė, mes tė cilave nuk mund tė ketė kundėrshtime as kontradikta.

    Pėrkujtojmė duke medituar thellė pėr versetin e Kur’anit famėmadh:

    “Kėta janė shembuj qė Ne ua sjellim njerėzve, por kėta nuk i kupton kush pos dijetarėve.” (El Ankebut: 43)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Mrekullitė nė Kuran!
    Nga Immaculate nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 11-10-2006, 09:48
  3. Ungjilli si bazė e jetės
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  4. Kontributi i Krishterimit dhene shkences
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 17:49
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •