Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Lightbulb Njė befasi folkloristike

    Jam suedez - pa lidhje farefisnore me shqiptarėt - shqipen e mėsova si autodidakt nė vitet 1969-70. Sot, pas 40 vitesh si arėsimtar, merrem me pėrkthime nga shqipja nė gjuhėn suedeze.
    Historia qė tė ju tregoj juve ka tė bėjė me njė ngjarje para dy-tri vitesh. Jam i martuar me njė grua fisnike shqiptare nga Kosova, dhe ne kemi njė vajzė. Zakonisht pėr ta futur cupėn tonė nė gjumė i tregoj ndonjė prrallė ose i lexoj dicka tėrheqėse. Kisha gjetur njė libėr tė vjetėr suedez pėr shkollat, nga vitet 30. Fillova tė lexoja njė tregim pėr lepurin dhe zhabat.... dhe u befasova. E ndėrpreva leximin dhe gjeta librin "Proza Popullore e Drenicės II" nga Halil Kajtazi, libėr qė kisha marr nė njė seminar tė gjuhės shqipe nė Prishtinė shumė vite pėrpara. E gjeta tė njėjtėn gojėdhanė ose fabul! Ooo, mendova - Drenica paska pasur marrėdhėnie kulturore me Suedinė nė tė kaluaren? E pamundur!
    Iu drejtova programit tė Radios Suedeze "Folkminnen" (Kujtime popullore) me njė pyetje: Si tė shpiegojmė kėtė koincidencė? Mora njė pėrgjigje: Burimi i fabulės ėshtė Esopi, mbledhėsi antik grek i fabulave.
    Mė mbetet nė tru pyetja: Suedezėt sigurisht e kanė fabulėn nga Esopi - por drenicakėt? A e paskan mėsuar nga Esopi? Besoj se jo. A ka marrė Esopi kėtė fabul nga Drenica, ndoshta me ndėrmjetsinė e ndonjė tregtari ambulues? Pse jo. Kush mund tė mė ndihmojė me ndonjė mendim tė vlefshmėm nė kėtė cėshtje?
    Veriori nga Suedia
    Ullmar Qvick

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zoti Ullmar !


    U gezova kur ju pashe ketu ne Forumin tone.
    Ju uroj mirseardhjen dhe bashkpunim te mire me neve.
    Emri juaj eshte i njohur ne Boten Shqiptare dhe e quaj nje befasi te bukur ardhjen tuaj ketu.
    Suedia eshte e njohur ne Shqiptaret qofte nga ABBA-T qofte dhe nga Celiku Suedez e Kushinetat e famshme e deri tek Karl Fon LINE, botanisti i famshem.
    Ne Suedi thone se ka qene dhe Rilindasi jone Faik Konica ne vitet 20-30-te.

    Edhe njihere ju uroj jete te lumtur juve dhe familjes tuaj e shkruani ketu sa me shume..

    Me respekt Brari.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    Te pershendes...

    per menyren se si flet shqipen dhe po mundohem shkurt te them cfare di une per kete ceshtje. per perrallen e mesiperme nuk di asgje vecanerisht, por di se shqiptaret, greket dhe ne pergjithesi ballkanasit vertiten ne te njejten fushe folklorike.mund te gjesh, jo vetem perralla, por edhe legjenda, kenge te vjetra, rrefime etj, ne me shume se nje vend te ballkanit.por, meqe folklori eshte kaq i mrekullueshem ( dhe per arsye te tjera poltiko- shoqerore) mundohemi secili ta beje te veten.nese ke kureshtje mund te lexosh vepren e kadarese ne lidhje me lidhjet qe ka kultura shqiptare me ate greke dhe ballkanse , ne pergjithesi.po mos i mbaj shume syte nga kadareja se ai e do shume shqiperine .ngjashmeria ne folklor, gjithsesi eshte teze e vjeter dhe shume e studjuar dhe nuk ka asnje rezultat perfundimtar.asnje s'terhiqet. .
    cfaredo qe te te bjere ne dore nga historia shqiptare dhe greke ( po flas per te lashten) do t'ju jepte pergjigje , ne mos shume, disa prej pyetjeve te tua.
    p.s... ti do ta kesh pak me te lehte se ne te jesh asnjanes.

Tema tė Ngjashme

  1. Mendimet e kota
    Nga Mbreti_ILI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 14-12-2009, 19:22
  2. Me kangjela lutjesh
    Nga feneri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 30-09-2009, 02:45
  3. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  5. " Dhjete virgjereshat".
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-02-2003, 02:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •