Close
Faqja 2 prej 44 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 440
  1. #11
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Une te mbolla rralle moj
    ti me dole tok
    Jaman trendafile moj
    jaman borzilok*)
    C’me ra havale moj
    nje i shkrete zog
    nuk me la fare moj
    c’do te bjell mot
    une e prisja dje moj
    ai m’erdhi sot

    (Gjirokaster)


    *)Vargjet 3-4 perseriten si refren pas cdo dy vargjesh.

    C’ma hedh ashtu vallen
    si flutur mbi flete
    Lum kush do t’marre nuse
    lum kush do t’te kete
    Merr moj me te mirin
    ate qe do vete
    merr moj me te mirin
    qe te kalosh jeten
    O ku i gjete nazet
    qe merove djemte
    O shikimet e tua
    veshtrime shigjete
    Shkove ne mes tyre
    si nje fllad i lehte
    C’pate qe nxitove
    folu pse s’u flet

    (Delvine)


    Dita me te ikur,
    nata me te marre
    Shkon nje vajze e pikur,
    bore e qumesht lare

    Hajde manushaqe,
    hajde tendeline
    per gush’e per faqe
    do ta fal rinine

    Muzgu sa ka rene,
    hena nxjerre syrin
    sa nisur nje kenge
    me ze te bilbilit

    Kjo nate behari
    c’qenka kaq e embel
    buza ftohka zjarrin
    zjarri ndezka zemer

    Nata me te ikur
    hena me te rene
    ti me shkele syrin
    une te ngrita kenge

    (Tepelene)

    Vasheza qe shkon ne zalle
    Dale bejk’e bardhe dale
    porsi flutur ne brezare
    Pun’ te mbare moj lozonjare
    djersa te kullon mbi balle
    si deti qe perplas vale
    -Pritem djale se do vij
    te veroj me ty ne mal
    te kullosim bagetine
    ta kalojme jeten ne stane
    -Hajde bejk’e bardhe hajde

    (Delvine)

    Shelege pa mbushur mo(t)ne
    moj shelege*)
    C’kerkoje ne suan tone
    ku jeshe pse erdhe vone
    te dergova ne gjitone
    A mos valle dashuron
    me coban’e fshatit tone

    (Gjirokaster)
    *) Vargu dy perseritet si refren pas cdo vargu


    Kur mbushje uje ne krua
    me mua Merjo me mua*)
    qeshje dhe lozje me mua
    s’ti gjej dot gjurmet e tua
    si gjahtari me langua
    leshverdha deri me thua.

    (Gjirokaster)
    *) Vargu dy perseritet si refren pas cdo vargu
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  2. #12

    Re: Plaku me mjeker te bardhe..

    Postuar më parë nga figura
    Plaku me mjeker te bardhe
    Rende ngjitet ne pallat
    Kalonte rojet me radhe
    Burri i shtetit dipllomate

    Roja e portes s'Felldishte
    Plakun deshi ta ndaloje
    Ky serioz ja ben me gishte
    Trimin mbrapa i tregoi

    Trimin nuk e mbajti vendi
    Nga roja çi mbiu syri
    Hoq koburen prej argjendi
    Ministrit brenda çi hyri

    Per shqiptaret kam degjuar
    Thote Englezi i krekosur
    Se kudo qe kane shkuar
    Asnje si ka çarmatosur

    Malesori shptezhveshur
    Per dredhi i pregatitur
    Nga xhepi jelekut tvjeter
    Ncori nje kobure tjeter

    NUk çarmatoset shqiptari
    As nga serbi malazezi
    As nga turku e italiani
    As ne Londer nga anglezi

    Ja kalofshi mire............ figura
    P.S. unë do të thosha për plakun mjekërbardhë:"Më mirë të kishte mendje në kokë, se kobure në shokë". Iku ajo kohë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #13
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Dola nje dite nga mali
    neper vape o rrenjedali

    Poqa mikene tek zalli
    neper vape rrenjedali

    Dic i kerkova s'ma fali
    neper vape rrenjedali

    Me tha tutje nga behari
    neper vape rrenjedali

    Nga gushti nga ollonari
    neper vape rrenjedali...
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #14
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Doli ne buze te avllise
    doli i mjeri doli
    doli i foli Dilise
    doli i mjeri doli
    doli i foli Dilise

    Nene c'ma bere Diline
    doli i mjeri doli
    un' ta lashe si florine
    doli i mjeri doli
    ti ma trete si qirine
    doli i mjeri doli
    doli i foli Dilise

    Do marr shatin dhe kazmane
    doli i mjeri doli
    do vete t'i zbuloj varre
    doli i mjeri doli
    ta shoh se c'nur i ka rare
    doli i mjeri doli
    nur i kuq a nur i bardhe
    doli i mjeri doli
    doli i foli Dilise

    Ku ke ren' moj trendeline
    doli i mjeri doli
    pse s'kujton mua te zine
    doli i mjeri doli
    te kujtoj e qaj me lote
    doli i mjeri doli
    po jam thell' e nuk dal dote
    doli i mjeri doli
    doli i foli Dilise.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #15
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    E mban ment moj nikoqire
    kur flinim mbi kakerdhi
    pleshti hidhej gjyle topi
    ne na vinte guxheli
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #16
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    E mban mend moj nikoqire
    kur vinim bashke me dhi
    ti vije per kondoperre
    une veja per kuseri

    Un i veshur me poture
    ti citjane dhe peshlli
    Bashke binim per te fjetur
    mbi bajga mbi kakerdhi

    Pa kur vin pasdrek e madhe
    benim dhe kacibixi
    Hidheshin pleshtat si gjyle
    ne na vinte guduli.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #17
    Citim Postuar më parë nga Jonian
    Nje vashe ketej nga fundi
    tre sahat vallen c’e tundi
    Gushebardha si pellumbi
    e heq vallen rende-rende
    gershetat gjashte pellembe
    i varen, i shkel me kembe
    Pa dil-dil neser ne shkalle
    moj syzez’e vetullngjale
    Pa dil-dil neser te porta
    Mos degjo se c’thone bota
    -Po te dal neser te dera
    nisin avaze te tjera
    S’me lene te dal te porta
    se m’i puthin faqet bota
    Nje vashe andej nga lumi
    tre sahat vallen c'e tundi
    tunde moj te marte lumi
    se shoqet i zuri gjumi.

    Le ti zere se une s'i dua
    e heq vete si t'a dua
    hiqe vallen lehte lehte
    fustan bardha flete me flete
    Mos e hiq moj rende rende
    fustan-bardha pende pende.

    Hiqen vallen shtruar
    nuse zog e shkruar
    kush ta ka mesuar
    Nena e nderuar.
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  8. #18
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Dal e pres trimin ne udhe

    Dal e pres trimin ne udhe
    trimin lele, djalin lele
    triminë more.

    Trëmbem mos e kam sëmurë
    trimin lele, djalin lele
    triminë more.

    Mos ju poq buza për ujë
    trimit lele, djalit lele
    trimitë more.

    Gurë do t'i bëhem unë
    trimit lele, djalit lele
    trimitë more.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e al_boy7
    Anëtarësuar
    17-06-2007
    Postime
    35

    Nje labe si vita

    O nje kenge thelleze moj
    nga gjumi c`me zgjoi...
    pashe nje bandille dhe moj
    qe lahej te kroi
    Nje labe si vita moj
    hedhur si lastonje..
    faqet shege e ndezur
    vetullen biskonje
    floket trendeline
    si mendafsh ne dore
    c`ma plagose zemren moj
    kush do ma sheroje .

    Tepelene


    http://www.youtube.com/watch?v=w-1z3...elated&search=


    -------mos na denoni pa na gjykuar--------
    Ndryshuar për herë të fundit nga al_boy7 : 09-09-2007 më 19:55 Arsyeja: Gabime

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e al_boy7
    Anëtarësuar
    17-06-2007
    Postime
    35

    Trembedhjete bilbilenjte

    Trembedhjet male ne kembe
    trembedhjete bilbilenjte
    trupat mbetur ne Janine
    nami vajtur ne Dovlet
    -Kurvelesh ci bere djemte*

    Nje emer trimi u vure
    se trimat nje jete kane
    besen e dhene flamurit
    per bese ne litare vane

    Dale bej te dredh cigare,
    dal te hedh cepen mbi balle,
    dal te puth shoket me radhe,
    dal te shoh njehere vatane.
    -Per ta malli do me marre*




    ------ mos na denoni pa na gjykuar-----

Faqja 2 prej 44 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •