
Postuar më parë nga
skipetar
Shumë e bukur kjo vallja e kënduar kolonjare! Zylyftar Poda qe krahu i djathtë i Ali Pashë Tepelenës. Teksti që dëgjohet në këngë qenka më i shkurtër se ai lart dhe disa fjalë i ka ndryshe, kështu që po e shkruaj ashtu siç është në këngë.
Thonë, dolli Rumelia
ngriti krye Shqipëria
thonë, dolli sadrazemi
Shqipërisë mor' do t'i vemi
O Zylyftar mustaqeverdhë
prit nizamët se të erdhë
le të vinë, mirë se të vinë
në pusi kam or' Mersinë
Melesini maja-maja
e rreh topi, kumbaraja
mu ne portë e Zylyftarit
varur kokë e bashnizamit
Kjo valle është mirë të mësohet, por mendoj që nuk ia vlen të kërcehet pa kostumin popullor. Vargjet kanë një metrikë të tillë që t'i përshtaten ritmit të valles dhe për ata që duan ta këndojnë dhe kërcejnë këtë valle të bukur, teksti fjalë për fjalë është ky:
O thonë, dolli mor' Ru(mor)melia mor'
ngriti mor' krye mor' Shqi(mor)përia (hajde de -> zëri i dytë)
Thonë mor' dolli mor' sadra(mor')zemi
Shqi(mor')përisë mor' do mor' t'i vemi
O Zylyftar mor' mustaqe(mor')ve(e)rdhë
prit mor' nizamët mor' se mor' të erdhë
le mor' të vinë, mir' se mor' të vinë
në mor' pusi more kam or' Mersinë
O Melesini mor' maja mor' maja
e mor' rreh topi mor' ku(mor)mbaraja
Me(mor')lesini mor' maja mor' maja
e mor' rreh topi mor' ku(mor')mbaraja
O mu ne portë e mor' Zy(ly)lyftarit
varur mor' kokë e mor' bash(mor')nizamit
Mu mor' ne portë e mor' Zy(ly)lyftarit
varur mor' kokë e mor' bash(mor')nizamit
Krijoni Kontakt