Close
Faqja 36 prej 44 FillimFillim ... 263435363738 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 440
  1. #351
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Këngë për Demir Zykën - Këngë toske (Skrapar)

    O përtej Urës së Qabesë
    një zë me vaj e me vesë
    xha Demiri po këndon
    Mali i Tomorit dëgjon

    O zëri i tij si zë bilbili
    ushtoi në dritare e male
    mbushi dasma dhe gëzime
    bëri vënd në festivale

    O xha Demiri kur këndoi
    përtej Urës së Qabesë
    bilbilat këngën pushuan
    dëgjonin e mbanin veshë


  2. #352
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Trendelinat vergje-vergje - Këngë labe (Gjirokastër)

    Trëndelinat vergje-vergje
    trëndelinat moj

    Gjeçë një vashë levende
    trëndelinat moj

    Të fola, pse s'mu përgjegje
    trëndelinat moj

    Apo je sëmurë a dergje
    trëndelinat moj

    As sëmurë jam, as'ë dergjem
    trëndelinat moj

    Po nuk dua të përgjegjem
    trëndelinat moj

  3. #353
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Të bukura janë këngët tona - Këngë labe (Kaninë, Vlorë)

    Të ëmbla, të bukura
    janë këngët tona
    iso bën Shushica
    çiftelinë Valbona

    Ne do t'i këndojmë
    sa të jemi gjallë
    këngët tona labe
    këngët lapidar
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Nga ballkoni i Vlorës
    ju sjellim urime
    nga Sarandë e bukur
    dhe Kosova trime

    Të bashkuar qofshim
    të gëzojmë lirinë
    të mbjellim veç paqe
    në gjithë Shqipërinë

    Nga thellësitë e zëmrës
    ky është mesazh kënge
    ta duam atdheun
    si bijtë e një nëne


  4. #354
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Dy këngë nga Skrapari, një e shtruar dhe një ritmike:

    O Tomor, o mal i lartë - Këngë toske (Skrapar)

    O Tomor, o mal i lartë
    dëshmitar i gjithësisë
    ju lutem, tregona pak
    historinë e Shqipërisë

    Ulu bir, dëgjo dhe shkruaj
    tregoja gjithë njerëzisë
    ne jemi këtu nga moti
    që kur na krijoi zoti




    Ky fustani jot'ë - Këngë toske (Skrapar)

    Ky fustani jot'ë
    dy pika të verdha
    sa lezet të paska moj
    kur më del te dera

    Dil moj nëne, dil'ë
    dil dhe bëj sehir'ë
    nusen ta kanë veshur moj
    me gurë xhevahirë
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Ky fustani jot'ë
    dy pika të bardha
    sa lezet të paska moj
    kur më del te shkalla

    Ky fustani jot'ë
    dy pika të kuqe
    sa lezet të paska moj
    kur u bëre nuse


  5. #355
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    [COLOR="Blue"]Se pari dua t'ju falenderoje per kengen e bukur himarjote,e cila eshte krijim i Neco Mukes.Kjo kenge eshte kenduar edhe nga nje grup i vajzave te Dhermiut ne kohen e diktatures.Kenget e Necos u kenduan me vone nga Dhimiter Varfi,nje virtuoz i grupit himariot.Zeri tij ishte ze bilbili vertet.Midis kengeve te bukura si Vajze e valave edhe kenga Erdhi prilli u shkri bora maleve eshte nje perle e bukurkenduar nga po nbzai grup ne kete rast.Eh nostalgji,nostalgji!!!Tradita dalngadale po humbet,por po humbasin vlera te cilat UNESCO i ka quajtur Trashegimi e vyer e kultures mbareboterore.Fjala eshte per ISOPLIFONIN. [
    /COLOR]

    Bato miku do te thosha se si kenget e Skraparit,Permetaret,myzeqaret e Beratase qe pak a shume jane te njejta,nuk hyjne tek isoplifonia.Tek isopolifonia hyjne vetem kenget labe.Ju pershendes te gjitheve ju miqt e mij,po ashtu edhe gjithe ata qe pelqejne kenget labe,kete pasuri te cmuar qe na bene krenar!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  6. #356
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Grupi i Gumenices kendon nbznje kenge te bukur kushtuar poetit ,atdhetarit e intelktualit te shquar lab Ali Asllani.

    Mora rrugen tende ne per laberi
    o Ali asllani ,o Asllan o Asllan Ali
    Kendoje me vete,kendoja per ty
    O Ali asllani o Asllani o Asllan Ali
    Zogjte dhe sorkadhet me shihnin ne sy
    O Ali asllani o Asllan Ali
    Eca ne livadhe me henen e tij
    O A Asllani o Asllan Ali
    Nuk paskam te ngopur ndaj ketej do rri
    O A Asllani,o Asllan Ali


    http://youtu.be/AGE2k3nGCMs
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  7. #357
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga nestorp
    Bato miku do te thosha se si kenget e Skraparit,Permetaret,myzeqaret e Beratase qe pak a shume jane te njejta,nuk hyjne tek isoplifonia.Tek isopolifonia hyjne vetem kenget labe.
    Nestorp, miku im! Ç'janë këngë me iso, quhen polifonike. Ndoshta mund të kishte dy tema, po nuk është gabim të jenë dhe bashkë. Këngët me iso nga zonat e ndryshme nuk i bëjnë dëm temës, përkundrazi, i japin larmi. Unë kam dëshirë të sjell këngë me iso nga të gjitha zonat e Jugut, por nuk po gjej. Labe dhe nga Skrapari ka plot.

    Të përshëndes me një valle të Gërnecit:


    Kur firmosi Ahtisari – Valle labe (Gërnec, Vlorë)

    Nga Vlora 'Smail Qemali
    dërgoi urimet i pari
    kur firmosi Ahtisari

    U ngrita, dola nga varri
    me mua dhe flamurtari

    Gjakun që derdhi shqiptari
    e vulosi kosovari

    Folën në tribuna zjarri
    burra si Adem Jashari


  8. #358
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Une i di shume mire keto qe po thua ti tani,por UNESKO ka vendosur e konsakruar ne librin e saj isoplifonine labe,as ate nga Korca e mbaro gjer ne Myzeqe.Duhet t'i kemi mire parasysh keto gjera,sepse bejne ndryshimin.Edhe tek mesazhi pare kete kam dashur te them.Ndoshta nuk jam shprehur drejt.Dihet se nje tog burrash apo grash qe kendojne ne ate menyre hyjne tek kenget polifonike,bashkim zerash.Keto kenget qe do te futesh ti nuk e kane muzikalitetin e isoplifonise labe,sepse njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit.E di se si u quajten ne france 6 djemte e lapardhase me kengen e Celos camit.Gjashte violinat shqipetare.Aq bukur kombinonin zerat.
    Kalofsh bukur
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 14-09-2011 më 05:46
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  9. #359
    kaoni
    Anëtarësuar
    30-08-2011
    Vendndodhja
    ne greqi
    Postime
    14
    Citim Postuar më parë nga peshkatari Lexo Postimin
    Kenge Pilurjote

    Nuk shkuam ne kurbete
    per florinj e salltanete
    por shkuam te mesojm shkronja
    te ali ne drite shqiponja.

    Kenge na Kuci

    Diten qe erdhi Gjermani me makina te medha
    Lyer me boje jeshile mo i diktonim na!

    Dy fjale tha Mao Ce Duni
    Shqiperine kush ta preke do tja beje kembet Dubek!

    Dhame e dhame dhame e dhame e dhame!
    (Dele Te falura)

    Besoj se eshte kenga me e bukur e Folklorit Kucjot
    kenga me e bukur kuciote eeshte ;jane ata
    kush lufton ashtu me fatin sup me supe me te jatin o biroooooooooo dute nur gumenicjoti cane myftar cmokthinjoti cishin a i vrafte zoti pershendetje

  10. #360
    kaoni
    Anëtarësuar
    30-08-2011
    Vendndodhja
    ne greqi
    Postime
    14
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Grupi i Gumenices kendon nbznje kenge te bukur kushtuar poetit ,atdhetarit e intelktualit te shquar lab Ali Asllani.

    Mora rrugen tende ne per laberi
    o Ali asllani ,o Asllan o Asllan Ali
    Kendoje me vete,kendoja per ty
    O Ali asllani o Asllani o Asllan Ali
    Zogjte dhe sorkadhet me shihnin ne sy
    O Ali asllani o Asllan Ali
    Eca ne livadhe me henen e tij
    O A Asllani o Asllan Ali
    Nuk paskam te ngopur ndaj ketej do rri
    O A Asllani,o Asllan Ali


    http://youtu.be/AGE2k3nGCMs
    lavdi intelektualit vlonjat ali asllanit qe shkroi kengen vlora vlora

Faqja 36 prej 44 FillimFillim ... 263435363738 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •