Vajza e malit
http://www.fjalaelire.com/thumbnail...._594705942.png
Neço Muko Himarjoti
Autori këtyre këngëve është Neço Muko Himarjoti
Disku 44008
Kendon; Koço Çakalli
Neço.M.Marjoti
Dhimtër Rumbo
Erdhi prilli, u shkri bora
Mbani vesh, bie këmbora
Hej, prandvera, vera, vera
Këndojn’ zogjtë nëpër ferra
Gjith’ natyra u ndryshua
Toka e gjithë u zbukurua,
Zogjtë dy nga dy jetojnë
Çajnë qiellin dhe shkojnë
Pashë një bilbil mënjanë
Pse s’këndon po rri dhe qan
Është vajza, vajza e malit
Si një lule, lule maji
Është ajo që dashurova
Dy tre vjet për të lëngova
“ O moj vajza kanakare,
A s’më njeh? M’harove fare
Vajza më shikon një herë
Me hidhërim si në skëterrë
‘’Dashurin’ se kam haruar,
Brenda thell e kam të shkruar
Port re vjet që jemi ndarrë,
Natë e ditë duke qarrë,
Q’atëherë jam e tretur,
S’kam shërim me ç’më ka gjetur,
Tashti unë vajta,shkoba,
Dhe të ritë s’e gëzova,
Shorti im kështu ma shkroi,
Shumë shpejt më afëroi
Por duke ikur nga jeta,
Dua që të di e shkreta,
N’atë varr pas disa muaj,
Thuaj të më vend he mua,
Tashti nëmë dorën tënde
Mos m’haro,por mbam në mëndje
O dynja,dynja e bukur
Dhe ti djalë qofsh i lumtur
Lamtumirë o për jetë.
Krijoni Kontakt