Në polifoninë toske isoja shpesh përbëhet nga dy valë. Për shembull, nëse janë 4 vetë që mbajnë iso, ndahen dy e nga dy dhe e mbajnë me radhë pa e ndaluar. Në këtë mënyrë ison e mban dhe zgjat sa të duash. Po të dëgjoni këngën e mëposhtme, do të shihni se ndalesa e parë është vetëm pas tre strofave të para, në minutën 1:15.
Nëne, më rrëmbeu ky djali - Këngë toske (Skrapar)
Nëne, më rrëmbeu ky djali
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu
Më rrëmbeu, më çoi ore nga mali
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu
Ma hoqi shaminë ore nga balli
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu
Më rrëmbeu, më çoi ore nga fusha
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu
Ma hoqi gjerdanë ore nga gusha
moj nëne, më rrëmbeu
ky djali moj nëne, më rrëmbeu
Nëne më rrëmbeu bandilli
moj nëne, më rrëmbeu
bandilli moj nëne, më rrëmbeu
Më rrëmbeu, më çoi ore nga pylli
moj nëne, më rrëmbeu
bandilli moj nëne, më rrëmbeu
Më mbajti sa doli more ylli
moj nëne, më rrëmbeu
bandilli moj nëne, më rrëmbeu
Krijoni Kontakt