Close
Faqja 29 prej 44 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 440
  1. #281
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Labëri, larë në hënë - Grupi i Bënçës (Tepelenë)
    Marrës: Golik Jaupi, Përparime Ziflaj

    Labëri, larë në hënë
    e stërrall ta majë e rrënjë
    malet'ë gushë më gushë
    jashtë borë e brënda prush'ë

    E derdhura ibërshime¹
    La' moj Labëria ime
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Malet si supe me mëngë
    sipër detit të ergjëndë
    amani, shokë, amani
    aty më gjen dregje² xhani

    Labëri, zonja qesqile³
    shkrepat fole gjeraqine
    për stane dhe borë radhë
    për thëllëza gushëbardhë

    Pllajat dhe aromë trëndeline
    grykat derdhur në burime
    të dëgjoj këmborë në stane
    të dal me një shall çobani

    Labëri, gërxhe e tërë
    honet prerë si me gërshërë
    malet'ë gushë më gushë
    jashtë borë e brënda prush'ë

    Si ty dhe të zotët bërë
    vashat vita, djemtë të tërë
    amani, shokë, amani
    aty më gjen dregje xhani


    1) ibërshime - fill mëndafshi që përdoret për qëndisje
    2) dregje (lloj sëmundje) ose dergje (dergjem)
    3) qesqile - e shkathët




    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 24-10-2010 më 13:29

  2. #282
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    O lejmon, more lejmon – Grupi “Çipini”
    Marrës: Kalo Bregu

    Nëpër bahçe kur valon
    o lejmon, more lejmon¹

    N'ato dritaret me fron
    ka dalë një vajzë e shikon

    Ka dalë një vajzë e shikon
    një zë bilbili dëgjon

    1) limon


  3. #283
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kënga është e re, e viteve të fundit. Me lejlekun që nuk vjen më dhe lisin e moçëm në qendër të fshatit Llakatund që është rrëzuar vitet e fundit, rapsodi kërkon të shprehë dhimbjen për largimin e rinisë në mërgim.

    Llakatund, do them dy fjalë – Grupi i Llakatundit (Vlorë)

    Llakatund, do them dy fjalë
    për ata burrat e rrallë
    ky lisi që u ka rarë
    o lejlek pse nuk ke ardh'ë

    O lejlek, o pëndëbardhë
    mos m'i ke parë djemtë vallë
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Këta vite në mërgim'ë
    ti je lodh' e shumë munduar
    edhe krahët të janë mpirë
    për zogjtë je shumë i malluar

    Dhjetë vjet ke pa u parë
    o lejlek, o pëndëbardhë
    të të shoh hypur mbi pishë
    të ulesh pak dhe të rrish'ë

    Nga rënkimi ra dhe lisi
    ai lis'ë shekullor'ë
    humbi o soja dhe fisi
    këtë farë kush na i sollë


  4. #284
    Nepërk' e larme s'më thua



    Teksti i kësaj kënge është sjellë pjesërisht nga anëtari Ali Baba Tepele në një temë tjetër.
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=314

    Nepërk' e larme s'më thua
    ç'ke që shkon e s'flet me mua,
    kur merr udhën përmbi mua
    vij pas nazeve të tua.

    Nepërk' e larme në fier
    më del që pa rënë diell,
    më del dielli pa rënë
    si hallet që më kanë zënë.

    Halli që më zuri mua
    ardhtë në hallet e tua,
    në buzët e tua ardhtë
    mua me vete më marrtë.

    Moj nepërka gush'larike
    ti që di e del në shtigje,
    që të flas e s'më përgjigje
    o nuse, o të bëj mike.


    Vargun "kur merr udhën përmbi mua", e kam hasur të shkruajtur edhe si "kur merr udhën për në krua".
    Ndërsa vargun "Nepërk' e larme në fier", si "Nepërk' e larme në thier".

    A mund ta saktësojë ndonjë prej jush, sepse dyshoj nëse janë ato fjalë që kam shkruajtur.

  5. #285
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Dalan, fieri dihet që është një bimë barishtore dhe është ashtu siç thua ti, ndërsa tek tjetra më duket se thotë "kur merr udhën për pirrua". Për fjalën pirrua unë jam në mëdyshje dhe mendoj se është njëra nga këto të dyja:

    1. pirrua (përrua)
    2. pirrua (pirrë). Pirra është një lloj bime që i shtrohet bagëtisë.

    Pavarësisht se aty këndon edhe një grua, kënga është për burra. Të gjitha fjalët që thuhen aty i kushtohen një gruaje dhe kur e sheh me këtë sy, kuptimi i tekstit del i qartë.

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 03-11-2010 më 13:42

  6. #286
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Dalan, fieri dihet që është një bimë barishtore dhe është ashtu siç thua ti, ndërsa tek tjetra më duket se thotë "kur merr udhën për pirrua". Për fjalën pirrua unë jam në mëdyshje dhe mendoj se është njëra nga këto të dyja:

    1. pirrua (përrua)
    2. pirrua (pirrë). Pirra është një lloj bime që i shtrohet bagëtisë.

    Pavarësisht se aty këndon edhe një grua, kënga është për burra. Të gjitha fjalët që thuhen aty i kushtohen një gruaje dhe kur e sheh me këtë sy, kuptimi i tekstit del i qartë.

    .
    Tani jam më i qartë edhe në dëgjim, në kontekst të këngës duhet të jetë "pirrua" si shtrojë për bagëtinë.

  7. #287
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Himarë, e bukur Himarë – Grupi i Himarës
    Marrëse: Katina Bejleri

    Himara, unazë floriri
    syri që lahet në valë
    ç'bukuri të mban'ë gjiri
    ballin mbi borën e bardhë

    Himarë, e bukur Himarë
    mal përpjetë e poshtë valë
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Himara me shtatë dega
    shtatë krahë vetëtime
    nga mali bie burime
    deti gjëmon me gjëmime

    Gjoksi i shkëmbit, ballë i sertë
    mesi i hollë e syri i shkruar
    luaj moj, luaj me mua
    të gjitha t'i dashuruan

    Veç një lot në cep të syrit
    derameti¹ nëpër shekuj
    trëndafilat e mërgimit
    t'i marr erë të patretur

    1) meraku, shqetësimi


  8. #288
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Rilindësi i shquar Ismail Lesko Progonati

    Nga Halil Qendro

    Rilindësi i shquar Ismail Lesko Progonati, me veprën e tij të zjarrtë patriotike në shërbim të kombit, ka hyrë në këngë dhe të zgjedhurit që hyjnë në panteonin e këngës së popullit, brezat ua përcjellin historinë në testamentin e pavdekësisë. "Ismail Lesko Progonati,/ç'i pret palla e shkel ati", i këndon populli me krenari dhe e qan po me aq dhimbje rënien e tij: "Janina te rrapi i falë/e zeza Janinë/flaka moj Janinë/vjen muzika duke qarë/bien një zabit të vrarë/Ismail Lesko Progonanë/E zeza Janinë/Flaka moj Janinë/Dhe të ëmës kur i thanë/Lidhi duart dhe vu vajnë/mos ma thoni këtë fjalë/se Ismailë e kam të gjallë"... Te rrapi i falë i Janinës, atje ku gjyshërit e Ismail Leskos, Birbilenjtë e famshëm kishin shkruar historinë, atje e filloi dhe e mbaroi veprimtarinë e tij patriotike dhe pinjolli i tyre i denjë, Ismail Lesko Progonati. Ai lindi dhe u rrit në truallin epik të Kurveleshit, çatia e Labërisë që në kohëra e ka gdhendur profilin e tij epik në duele të mëdha me hordhi pushtonjëse, që nga pre-historia e gjer në kohët moderne, me figura të shquara të penës e të pushkës, të mendjes e të zemrës, të tillë si Belul Toto e Çelo Picari, me Gjon Lekën, Hodo Aliun e Çobo Golemin, me Ismet Toton e Bilal Golemin etj., që s?janë vetëm të Kurveleshit e të Labërisë, por frymë e shpirtit të të gjithë kombit.

    Ismail Lesko Progonati, në një hark kohor relativisht të shkurtër 10-vjeçar, la gjurmë të pashlyera, duke i kthyer në 10 vite kujtesë historie. Si mbaroi shkollën fillore në vendlindje,vazhdoi shkollën plotësuese në Gjirokastër. I dalluar për dhunti të veçanta, iu dha një bursë për një shkollë ushtarake në Stamboll që, si e mbaroi, filloi në Janinë punën si oficer karriere. Që në fillimet e karrierës e deri sa mbylli sytë, jetoi e punoi me dashuri për mëmëdhenë, që e kishte pirë me qumështin e mëmës. Si oficer burgu, krijoi lidhje të fshehta me të burgosurit politikë shqiptarë, duke i trajtuar si shokë të idealeve shqiptare, duke u dhënë gazeta e libra shqip në fshehtësi nga autoritetet turke. Kështu veproi ai dhe kur Valiu i Janinës, në krye të një force ushtarake, e dergoi në Filat për të frenuar veprimatrinë patriotike të çetës së Muharrem Rushitit. Ata të dy i lidhi ndjenja atdhetare dhe u bën miq të një çeshtjeje të përbashket. Oficeri i veshur me petkun e perandorisë, kishte shpirtin e kulluar të shqipëtarit, krejt ndryshe nga detyra që i ishte ngarkuar. Ai ndihmoi ne rritjen e aktivitetit patriotik te çetës së Muharrem Rushitit dhe fshehtas i dha 100 armë si dhe ndihmë në riorganizimin dhe gjallërimin e klubit "Vëllazëria" të Filatit. Për aftësitë e tij të veçanta, Ismail Lesko Progonati nga një oficer i thjesht ngjiti shpejt shkallët e karrierës, gjer në komandat i xhandarmërisë së Janinës. Ai, si gjithë rilindësit tanë të mëdhenj, postin nuk e përdori kurrë si një dyshek për një jetë të qetë, përkundrazi e vuri atë në shërbim të atdheut.

    Si rilindës i shquar, aktivitetin e tij e zhvilloi me pendë dhe pushkë, të cilat për të gjithë rilindësit ishin binjaket për zgjimin e lartësimin e kombit tonë. Këtë kërkesë e diktonte koha, kur "i sëmuri i Bosforit" ishte në agoni duke dhënë shpirt. Në Janinë u lidh me patriotë të shquar si Kadri Gajtën, Tefik Sulejmanin, Hysen Potomin, Hysen Zadrinën, sheh Kadri Prevezën e Ali Janinën, si dhe me patriotët çamë, Muharrem Rushiti, Rexhep Musa Demi etj. Në bashkëpunim me patriotin Kadri Gjata, ngritën klubin patriotik të Janinës, "Bashkimi" që për rolin e tij të madh u quajt qeveria e shqiptarëve. Në këtë qeveri, Ismail Lesko Progonati ishte "ministri" i Mbrojtjes dhe i Brendshëm i saj. Në Meçovë, po në vitin 1908, direkt me nismën e Ismail Leskos, u ngrit një klub patriotik, si dhe shkolla shqipe. Në lidhje me patriotët progonatas Shaqo Buxo, Hajredin Qendro, Zenel Mehmeti, Nuredin Islami etj., me frymëzimin e Ismail Leskos u ngrit në Progonat klubi "Arbëria" dhe u hap shkolla shqipe në një kokë kur po ngriheshin klubet e para patriotike në qytetet kryesore të Shqipërisë. Ismail Leskoja e furnizoi klubin dhe shkollën e Progonatit me gazeta e libra shqip që patriotët kurveleshas i sillnin gjer në malet e larta, duke i fshehur në samarët e mushkave. Në këtë mision fisnik ndihmonte dhe baza patriotike, sepse në Progonat kishte filluar të mësuarit shqip fshehtas qysh në vitin 1902 dhe që në atë kohë këndoheshin vjershat e Naimit të madh. Kështu veproi Ismail Lesko dhe me riorganizimin e gjallërimin e klubit "Vëllazëria" në Filat.

    Fushë tjetër e veprimtarisë patriotike të Ismail Leskos, ishte ajo në mbrojtje të tërësisë së trojeve shqiptare në Jug, ku roli i tij qe parësor dhe vendimtar. Kur fundi i Perandorisë Turke qe shfaqur në horizont, lakmitë e fqinjëvë e veçanërisht të shovinistëve grekë në Jug ishin kërcënuese. Në shërbim të ideve të tyre grabitqare, kishin ngritur në Janinë "Bashkimin Epirotas", ku rol luante metropolia dhe përfaqësuesit e qeverisë greke në Janinë, që me veshje diplomati e prifti gëlonin oficerë grekë të shërbimit të fshehtë, me ëndrrën e çmendur të kahershme të "Vorio Epirit". Në shërbim të këtij qellimi shovinist, çetat e anëtarëve të krijuara prej tyre në trojet shqiptare të jugut, grabisnin, digjnin, vrisnin e përpiqeshin të organizonin revolta të brendshme. Në përgjigje të këtyre synimeve shoviniste, Ismail Lesko dha kontributin e tij në formimin e "Komitetit të Mbrojtjes së Trojeve të Jugut", me qendër në Janinë. Ai u bë forca e armatosur e këtij komiteti. Ismail Lesko Progonati, në krye të një batalioni ndjekjeje krejtësisht me shqiptarë, i ndoqi dhe i shpartalloi çetat e andartëve duke vënë disa herë jetën në rrezik.

    Gazetat e kohës shkruajnë për aksionet e guximshme të këtij patrioti në pastrimin e jugut nga çetat e andartëve, të shovinistëve grekë. Patrioti ynë i shquar u ndodh në mes dy zjarreve, të shovinistëve grekë që kërkonin kokën e tij si dhe të administratës turke që s'mund ta duronte veprimtarinë patriotike të një njeriu të veshur me rrobën e tyre ushtarake. Turqit e rinjë që erdhën në fuqi me ndihmën e shqiptarëve, mohuan premtimet e dhëna dhe klubet e shkollat shqipe i quajtën rrezik për perandorinë dhe filluan reprezaljet ndaj tyre. E dënuan me 15 vjet burg patriotin e patrembur. Aq i madh edhe i menjëhershëm ishte reagimi i patriotëve shqiptarë, sa gjykata e apelit u detyrua ta hiqte dënimin, por jo për të mos e eleminuar atë. Në pritën për eleminimin fizik të Ismail Lesko Progonatit, organizuar nga shovinistët grekë, kishin gisht edhe turqit. Kur ai ndiqte çetat e andartëve grekë në krye të batalionit të ndjekjes, e hiqte petkun e oficerit të Turqisë dhe vishej me kostumin shqiptarë të jugut, me ujëvarën e fustanellës së famshme, për të treguar se ai vepronte si një shqiptar në mbrojtje të trojeve të atdheut të tij. Populli në këngët e tij të tillë do ta përjetësonte birin e vet të shquar: "Fustanella palë-palë/e gjitha me gjak e larë"... Për rënien heroike të tij shkruan të gjitha gazetat shqiptare të kohës, duke vënë në dukje jo vetëm dhimbjen për këtë humbje, por edhe shërbimet e mëdha të tij ndaj çështjes kombëtare. Kënga popullore nga Çamëria në të gjithë Labërinë, ligjëroi e ligjëron për veprën e tij patriotike. Me dhimbje të madhe u përcoll rënia e tij në vendlindje, në Progonat. Motra e Ismail Leskos përsëriti mitin e hershëm të dashurisë së motrës për vëllanë e trashëguar që nga legjenda e Gjergj Elez Alisë. Aq e madhe ishte dhimbja e motrës, sa vdiq duke qarë për vëllanë e saj...

    Për figurën patriotike të Ismail Lesko Progonatit ka shkruar edhe ish-Presidenti Moisiu, duke e dekoruar me medaljen"Shqiponja e Artë", me rastin e 96 vjetorit të rënies. Emri i tij ka zënë vend në fronin e lartë të këngës popullore... Në kohën e diktaturës nuk mbeti pa u cifluar figura e këtij patrioti të shquar. Kur grupi i njohur i Lapardhasë kishte përgatitur këngën për festivalin e Gjirokastrës, këngën e Ismail Lesko Progonatit "Janina te Rrapi i falë" e preu gërshëra e pamëshirshme e luftës së klasave dhe e zëvendësuan me një këngë tjetër të krijuar aty për aty nga "bejtejxhinjtë" e paguar, pa ju trembur syri se po falsifikonin historinë.

    Po le të vijmë në ditët tona. Në tranzicionin traumatik që kalojmë, politikanët dhe pushtetarët tanë në radhë të parë dhe mbi gjithçka vënë kuletën si idealin e tyre marramendës. Sot, më tepër se kurrë, duhet t'i drejtohemi patriotizmit të kulluar të Rilindjes dhe plejadës së patriotëve të mëdhenj. Populli dhe historia e kanë çmuar lart rolin e tyre me një përkushtim vetëmohues. "Avdul prishe pasurinë/një barë flori", këndon populli. Kështu vepruan gjithë rilindësit tanë duke dhënë gjithçka shpirtërore për mbrothësinë e Shqipërisë. E kundërta ndodh me politikanët dhe pushtetarët e sotëm. Ata harxhojnë përditë Shqipërinë për të fituar një "barrë flori". Një shembull frymëzues i patriotizmit të kulluar është vetë jeta edhe vepra e rilindësit të shquar Ismail Lesko Progonati. Ai arriti në kastën e lartë ushtarake të vilajetit dhe mund të bënte një jetë të qetë e luksoze, por zgjodhi një rrugë krejt tjetër. Mundësitë që i dha posti i lartë i shfrytëzoi në shërbim të kombit të tij. U dënua me 15 vjet burg, u plagos dy herë me andartët grekë, gjersa ra në moshën 36-vjeçare.

    Ja pse na duhet t'i drejtohemi floririt të pastër të shpirtit të kulluar të Rilindjes Kombëtare, për të na ndriçuar mendjet, për të na ushqyer zemrat me mirësi, për herë pishtarë të ndezur në shpirtrat tanë të trazuar, horizont në udhën ku duhet të ecë Shqipëria, vetëmohim për ta bërë mëmëdheun zonjë, ashtu siç e ëndërruan rilindësit tanë të mëdhenj.

    Gazeta "Ndryshe"
    E Shtunë, 15 Shtator 2007
    Kënga i kushtohet rilindësit Ismail Lesko Progonatit, të cilit sistemi komunist nuk i kushtoi vëmendje, por që është i njohur në këngët popullore labe dhe çame. Në 96-vjetorin e rënies, ky rilindës u dekorua nga ish-Presidenti Moisiu me medaljen "Shqiponja e Artë". Kënga "Janino te rrapi falë" u soll në Festivalin e Gjirokastrës nga grupi i njohur i Lapardhasë, por në atë kohë nuk u lejua dhe u zëvendësua me një këngë tjetër. Më lart solla dhe një artikull për ata që duan të dinë biografinë e tij.

    Janino te rrapi falë – Grupi "Fllad Labërie"
    Marrës: Petrit Hamzaj
    Kthyes: Ilir Hoxhaj
    Hedhës: Fatmir Hoxhaj

    Janino te rrapi (more) falë¹
    Ja', Janino
    E zeza Janinë (përsëritet pas çdo vargu)
    Vijnë shtatë pashallarë²
    Ja', Janino
    Bien një zabit (more) të vrarë³
    Ja', Janino
    'Smail Lesko Pro(more)gonanë
    Ja', Janino
    Del nënia e pret (more) në shkallë
    Ja', Janino
    T'i shohë plagët që (more) ka marrë
    Ja', Janino


    1) Ky është rrapi i madh në qendër të Janinës. Degët e atij rrapi të madh varen deri në tokë dhe duken sikur falen, prandaj i thonë “Rrapi i falë”. Ky është rrapi ku u varën 13 Bilbilenjtë. Te ky rrap u bë dhe ceremonia e vdekjes së Ismail Leskos.
    2) Në ceremoni erdhën për ta nderuar shtatë pashallarë.
    3) Ai ishte zabit (oficer) në ushtrinë turke.
    4) Ismail Lesko Progonatin.
    5) U varros në fshatin e tij të lindjes, në Progonat të Kurveleshit.


  9. #289
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Atë ditën e xhuma – Këngë labe

    Atë ditën e xhuma¹
    Boria në Brataj² ra
    Treqind djem për në kura³
    Ky ish' Mersin Zotua
    Thotë bimbashi: Marshalla
    Ku janë rritur këta
    Ku janë rritur këta gjërpënjë
    Në ata malet me shkëmbënjë
    Ku rritet bredhi pa rrënjë

    1) e premte
    2) emër fshati
    3) shërbim ushtarak
    4) gjarpërinj


  10. #290
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Kenge kushtuar poetit lab Ali Asllani.

    Mora udhen tende neper laberi
    O Ali Asllani,o Asllan Ali
    Kendoja per vete,kendoja per ty
    O Ali Asllani,o Asllan Ali
    Zogjte dhe sorkadhet me shihnin ne sy
    O Ali Asllani o Asllan Ali
    Ecin ne livadhe me kengen e tij
    O Ali Asllani ,o Asllan Ali
    Nuk paskam te ngopur,ndaj ketej do rri
    O Ali Asllani,o Asllan Ali

    If friends were flowers,I'd pick you!E]

Faqja 29 prej 44 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •