Close
Faqja 26 prej 44 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 440
  1. #251
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Kenge dasme e Darsise qe kendohej si nga grate, po ashtu edhe nga burrat.Metrika nuk eshte e njejte si ato labe dhe ritmika eshte me e bute, por iso-ja eshte me e embel!!
    ..........grate.........
    O, po ç'ke bilbil qe po vajton-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une vajtoj per vajzerine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Vajzerine s'e gjen me kurre
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Te thone shoqet:"Grua me burre"
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .....burrat.......
    O, po ç'ke bilbil qe po vajton-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une vajtoj per djalerine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Djalerine s'e gjen me kurre
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Te thone shoket:"Burre me grua"
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .....grate........
    O, po ç'ke bilbil qe po kendon-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une kendoj per nuserine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .......burrat........
    O, po ç'ke bilbil qe po kendon-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une kendoj per dhenderine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .....te gjithe.......
    U martofshi dhe gezofshi
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Brez me brez u trashegofshi
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........

    Me keqardhje pashe se nuk gjendet kerkund nej inçizim i kesaj kenge popullore te lashte dhe me e keqja se po i humbet tradita ne dasmat e sotme!!
    Jarigas

  2. #252
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ti qënke për mua – Grupi "Kaonia" (Delvinë)

    Thëllëzë e vagoit¹
    kumbulla majgoshe²
    e verdha e ftoit
    ç'deshe të më thoshe

    Ç'deshe të më thoshe
    ti moj lule e malit
    sevdaja e kësaj moshe
    dhe ilaçi i mallit

    Qerpikët kurorë
    ç'më bënë për vete
    ma bëje me dorë
    me ca isharete³

    Me ca isharete
    më fute ne valle
    më thave, më trete
    ti moj nazemadhe

    S'më trëmb fodullëku
    as nazet e tua
    s'ka ç'na ndan në botë
    ti qënke për mua

    1) mjegullës, që nuk duket qartë
    2) me majë
    3) shenja (turqisht)



  3. #253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Më 17 qershor 1417 turqit pushtuan Vlorën dhe rrethuan kështjellën e Kaninës. Sundimtarja e Kaninës në vitet 1396-1417 ishte princesha Rugjinë Balsha. Me forcat e pakta që kishte në kështjellë, Rugjina çau rrethimin natën dhe u largua në Korfuz.

    Ç’bën që rri, Rugjinë e gjorë – Grupi i Dukatit (Vlorë)

    Pllakosi turku në Vlorë
    ç’bën që rri Rugjinë e gjorë

    Bënë betim, bënë betim
    Dil princesha me kurorë
    mblidhi djemtë dhe bëja forë
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Pashai me tre taborë
    kërkon të na hedhë në dorë

    Turqit, topa dhe trumbeta
    Rugjina, gurë dhe shigjeta

    Rugjina, zëmrën si shkëmbi
    zgjodhi djemtë e këtij vëndi

    Me shigjeta, jataganë
    çau turqit, dolli ndanë¹


    1) dolli ndanë – doli përtej, u hodh matanë



  4. #254
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Kenge dasme e Darsise qe kendohej si nga grate, po ashtu edhe nga burrat.Metrika nuk eshte e njejte si ato labe dhe ritmika eshte me e bute, por iso-ja eshte me e embel!!
    ..........grate.........
    O, po ç'ke bilbil qe po vajton-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une vajtoj per vajzerine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Vajzerine s'e gjen me kurre
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Te thone shoqet:"Grua me burre"
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .....burrat.......
    O, po ç'ke bilbil qe po vajton-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une vajtoj per djalerine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Djalerine s'e gjen me kurre
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Te thone shoket:"Burre me grua"
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .....grate........
    O, po ç'ke bilbil qe po kendon-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une kendoj per nuserine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .......burrat........
    O, po ç'ke bilbil qe po kendon-o
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    O, po une kendoj per dhenderine
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    .....te gjithe.......
    U martofshi dhe gezofshi
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........
    Brez me brez u trashegofshi
    o bilbil more(iso)
    o bilbil more........

    Me keqardhje pashe se nuk gjendet kerkund nej inçizim i kesaj kenge popullore te lashte dhe me e keqja se po i humbet tradita ne dasmat e sotme!!

    I dashur djale
    Se pari te pershendes duke uruar e shpresuar qe te jesh mire me gjithcka.
    Kete kenge e kam degjuar vite me pare edhe une miku im.Kjo ka qene nje kenge e shtruar dhe e kendohej ne per dasma kryesisht.Te pergezoje per kontributin tend modest me kete kenge te vjeter por te mrekullueshme.Me ka marre malli per ty miku im i vogel,sepse je nje djale i mrekullueshem dhe nje mik i mire,i respektuar,tolerant e shume i dashur.
    Perqafime
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  5. #255
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    I dashur djale
    Se pari te pershendes duke uruar e shpresuar qe te jesh mire me gjithcka.
    Kete kenge e kam degjuar vite me pare edhe une miku im.Kjo ka qene nje kenge e shtruar dhe e kendohej ne per dasma kryesisht.Te pergezoje per kontributin tend modest me kete kenge te vjeter por te mrekullueshme.Me ka marre malli per ty miku im i vogel,sepse je nje djale i mrekullueshem dhe nje mik i mire,i respektuar,tolerant e shume i dashur.
    Perqafime
    Gjithashtu te pershendes me mall, mik i dashur!
    Si gjithmone je i dashur dhe shume zemergjere ne pergezime, ashtu siç i ka hije nje shqiptari dhe njeriu te mire. Une besoj se me shembuj si ai yti, te gjithe ne kemi per te mesuar dhe permiresuar.Falemnderit nga zemra!!
    Sa per kengen, te them te drejten e kendonte shpesh gjyshja ime sa ishte ne jete dhe une i mbaja iso.....me dridhet zemra sa here qe e kujtoj zerin e saj te dritheruar!! Me mbyt mallengjimi.....epo ky eshte misioni i muzikes tradicionale:"te percjelle vlerat dhe kujtimet e te pareve tane"......si nje fotografi e koherave te kaluara....e zverdhur, e gervishtur, rrudhosur, por e paçmueshme ne vlere....

    Perqafime mik i dashur!!!
    Jarigas

  6. #256
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    http://www.youtube.com/watch?v=rcVPd-K7hLE


    Nuk ke se si mos te ngazellehesh kur degjon kete kenge vellezer.Emocionohesh e mallengjehesh kur degjon e shijon perla te tilla te folklorit e polifonise labe.Poeti popullor e ka stolisur kete kenge me dashurine e zemres se vet. Rreshtat dhe strofat e ketij teksti jane te mbushura perplot metafora te fuqishme te vendosura me mjeshteri artisti ne vendin e duhur.Duke e degjuar kete kenge them me plot gojen,se poeti i panjohur qe thur poezi kaq te arrira,ka vendosur brenda tyre shpirtin dhe zemren e tij.Muza e poetit lab kullon nektar,prandaj edhe ne emocionohemi,kur e degjojme te materializuar nga grupi ketyre bilbilave te ketij grupi virtuoz.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  7. #257
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga nestorp
    Nuk ke se si mos te ngazellehesh kur degjon kete kenge vellezer.Emocionohesh e mallengjehesh kur degjon e shijon perla te tilla te folklorit e polifonise labe.Poeti popullor e ka stolisur kete kenge me dashurine e zemres se vet. Rreshtat dhe strofat e ketij teksti jane te mbushura perplot metafora te fuqishme te vendosura me mjeshteri artisti ne vendin e duhur.Duke e degjuar kete kenge them me plot gojen,se poeti i panjohur qe thur poezi kaq te arrira,ka vendosur brenda tyre shpirtin dhe zemren e tij.Muza e poetit lab kullon nektar,prandaj edhe ne emocionohemi,kur e degjojme te materializuar nga grupi ketyre bilbilave te ketij grupi virtuoz.
    Nestorp, këngët këtu duhet t'i sjellim me tekste. Ja, po e shkruaj unë tekstin.
    Më pëlqen teksti i këngës, është i bukur.

    Labe moj, stoli në stane - Grupi "Çipini"
    Marrës: Ajet Duka

    Labe moj, stoli në stane
    rritur me zile çokane
    herë fustane, herë tumane
    furkë e kërrabë nga dru thane

    Mbi Sopot të gjën behari
    qëni para, pas manari
    natën lahesh me dritë hëne
    ditën pi vesë nga bari

    Ti kopesë i rri në krye
    si në kullotë dhe në hije
    natën trëmb bishën që bie
    buzëqesh e loz me yje

    Bukurinë e ke të mëmës
    dielli ta kërkon hua
    me furkë tjerr dritën e hënës
    me kërrabë kap ëndrrat e tua

    Një longar me zëmër qan'ë
    të kërkon e të do pranë
    qëngjat zilet dhe këmborët
    të duan nuse në stan'ë


  8. #258
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Po shkruaj dhe tekstin e kësaj këngës që kishe sjellë dje. Edhe kjo më pëlqeu.
    Ismail Qemali e Isa Boletini – Grupi “Çipini”
    Marrës: Tomor Lelo, Nazif Çela

    Të dy bashkë u nisën
    ku merrej vendimi
    Ismail Qemali
    e Isa Boletini

    Se kishte shumë halle
    Shqipëri e mjera
    po duhej rovolet
    t'i linin te dera

    U futën në Londër
    brënda në pallat'ë
    trimi luftëtar
    e plaku dipllomat'ë

    Dolli lordi i madh'ë
    me një gjuhë të zgjidhur
    me një fjalë të rëndë
    me humor të shtirur

    Ja - tha - shqipëtarët
    kurrë nuk i besoja
    që të çarmatosur
    këtu t'i shikoja

    Ky ishte momenti
    nuk kish' më ç'të pritej
    nën'ë brez bereta
    s'mund të asharitej¹

    Faqen kish' për trupi
    veshin kish' tek gjaku
    syri i pagjumë
    përgjonte nga plaku

    Vetëtiu sërmaja
    vetëtiu fildishi
    ndritën malet tona
    sado larg që ishin

    Se nga gryk' e saj'a
    ishin zgjidhur halle
    Shqipëri e vogël
    në sofrën e madhe


    1) të jepej, të dorëzohej



  9. #259
    Zog, zog, zog me zë të hollë - Djemtë e Nivicë-Bubarit



    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 08-08-2010 më 13:55

  10. #260
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    [INDENT]Ti qënke për mua – Grupi "Kaonia" (Delvinë)

    Thëllëzë e vagoit¹
    kumbulla majgoshe²
    ....
    2) me majë


    http://www.youtube.com/watch?v=D5X0unVJyq0
    Kam pershtypjen se fjala e sakte eshte:

    "Kumbulla MAJHOSHE"

    dhe

    MAJHOSHE ka kuptimin: "E Tharte"

    Kete kuptim e ka ne folmen delvinjote, gjirokastrite dhe me gjere ne Juge.

    Thnks.

Faqja 26 prej 44 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •