Close
Faqja 22 prej 44 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 440
  1. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    O Dukat, more Dukat – Grupi i Dukatit (Vlorë)

    O Dukat, more Dukat
    midis maleve të lart'

    Lum si ti ç'nxore nga gjiri
    trima si Hodo Zeqiri

    Hamitit ia kish' sevdanë
    që drejtoi Barçallanë

    Në Dukat pushka dhe pena
    komandant Maliq Koshena

    Dhe kënga që të merr mëndtë
    o Selman, ç'i bëre dhëntë

    S'merrej aq kollaj kopeja
    mbrapa bigës'ë ndër veja

    Dukati me trima shumë
    si në luftë edhe në punë


  2. #212
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar më parë nga arjan03 Lexo Postimin
    A kane uje ato burime
    Ti moj buzekarafilja ime
    Ti moj buzekarafilja ime
    eeeeeee aman amane
    o per belin e per koken tende
    aman amaneeee

    Nem cik uje me buze te buceles
    Ti moj vajza e Tepelenes
    Ti moj vajza e Tepelenes
    oooo aman amane o per belin e
    per koken tende aman amane

    Kujt ja ben moj ato naze
    ja ben djalit moj me shapraze
    ja ben djalit moj me shapraze eeeeeeeeee
    aman amane o per belin e per koken tende
    aman amane oooeeeeeeeeeee
    Arjan faleminderit per sjelljen e ketij texti
    sa me pelqen,e kisha degjuar ketu ku jetoj ne nje dasem(familje Permetare)por sja dija titullin per ta kerkuar ne You Tube.
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  3. #213
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga stern Lexo Postimin
    Arjan faleminderit per sjelljen e ketij texti
    sa me pelqen,e kisha degjuar ketu ku jetoj ne nje dasem(familje Permetare)por sja dija titullin per ta kerkuar ne You Tube.
    eshte art me vete,por ca kokbjeshke se kuptojne

    EPOKAL.

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    O Dukat, more Dukat – Grupi i Dukatit (Vlorë)

    O Dukat, more Dukat
    midis maleve të lart'

    Lum si ti ç'nxore nga gjiri
    trima si Hodo Zeqiri

    Hamitit ia kish' sevdanë
    që drejtoi Barçallanë

    Në Dukat pushka dhe pena
    komandant Maliq Koshena

    Dhe kënga që të merr mëndtë
    o Selman, ç'i bëre dhëntë

    S'merrej aq kollaj kopeja
    mbrapa bigës'ë ndër veja

    Dukati me trima shumë
    si në luftë edhe në punë

    http://www.youtube.com/watch?v=fXNgE...eature=related
    shkruaje tekstin te lutem

  5. #215
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Ermali80 Lexo Postimin
    shkruaje tekstin te lutem
    E kisha ndërmend ta sillja këtë këngë të bukur. Kjo është një këngë labe vajtimi, që këndohet me mjeshtëri nga Aurela Gaçe. Marrësja është në lartësinë e duhur, por ajo që nuk më pëlqen është isoja, që nuk dëgjohet shumë. Është një problem teknik me mikrofonët, që nuk e kanë zgjidhur siç duhet.

    Këngë për Piro Koninin – Këngë labe vajtimi
    Marrëse: Aurela Gaçe

    Më erdhe tek dera
    të prisja me nuse
    ç'pate, djalë i vetëm
    zemrën ma këpute

    Ç'pate bir'o, ç'pate
    ç'pate, djalë i nënës
    të rrita e mjera
    mu si dritë e Hënës
    (përsëritet pas çdo strofës)

    Të rrita e mjera
    mu si pikë e pikës
    të vranë tek dera
    mu në mes të ditës

    Si s'u kthye plumbi
    të më merrte mua
    ç'kërkon nëna jetë
    pa fjalët e tua

    Copë e çikë, zemra
    një jetë të tërë
    sa të vijë pranë nëna, djalë
    buzën të të vërë



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 09-05-2010 më 08:32

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    O Qemal, për këtë ditë – Grupi i Dukatit (Vlorë)

    O Qemal, për këtë ditë¹
    të kishe ndodhur i gjallë

    Të të kishin parësitë
    Osmëni,² njëzet vjeç djalë

    Kush beson të dil' komit'ë
    të ngri' në këmbë kazanë

    S'mendoi për pasuritë
    deshi të mbronte vatan'ë

    Veshi opingat llastik'ë
    bashkë me Sali Mura'në

    1) Ismail Qemali vdiq në vitin 1919 dhe nuk e gëzoi çlirimin e Vlorës, që ndodhi një vit më vonë.
    2) Osman Haxhiu, komandant i përgjithshëm i Luftës së Vlorës në 1920.


  7. #217
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ç'E CINGRISA VJEHRRËN'O – KËNGË LABE

    Nusja
    :
    Ç'e cingrisa¹ vjehrrën'o,
    obobo, Shaniko!
    Tek kjo derë s'kemi lerë,
    apo jo? Mall i blerë!

    Vjehrra:
    Zogëlarë e nënës'o,
    sa t'i njoh lajkat'o!
    Ç'të bëj nata se u plaka,
    sa t'i njoh, shoqe s'pata!

    Nusja:
    Të kujtohen apo jo,
    nojmat'o, nazet'o?
    Kur kaloje moj nën'ë kroje,
    djemat'o i tërboje?

    Vjehrra:
    Ishte tjetër ajo kohë,
    sumbull'o, kumbull'o!
    Ato bejka, ajkë mbi vedra,
    burrat'o, si Gjoleka!²

    Nusja:
    Nuk t'i loz e qesh me to,
    m'i trego bëmat'o!
    Kur ti jeshe moj njëzet vjeçe,
    vetëm'o vjehrrin deshe?

    Vjehrra
    :
    O moj zogë e djalit'o,
    ç'ke me to, mos m'i zgjo!
    Naze qenë e ëndrra mbe'në,
    ç'ke me to, lejë të flenë!

    1) ngacmova
    2) Zenel Gjoleka


  8. #218
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822


    Dallendyshe vogel o...


    Dallandyshe vogel o..
    dale dale...
    (perseritje e vargut te pare)
    me moj me ngadale...


    Do vesh ne dhen* apo jo...
    ......
    Da te vete pa te shoh...
    ......
    Prime* sa te rritem o...
    ......
    Te benem sa shoqet o...
    ......
    Sa gjirokastritet o....
    .....
    Te zeste cobanet o...
    .....
    Ku jane diremet* o...
    ......
    Te gorrica ne shullo*...


    1) Ne dhen = tek vatha e dhenve ne mal
    2) Prime = prit
    3) Diremet = e pa qart si fjale, ka mundesi "djerrur me to" (dire me to)
    4) shullo = faqja e malit apo e kodres qe rrihet gjith diten nga djelli (ki parasysh kur themi: shullohem ne diell)
    Ndryshuar për herë të fundit nga morrison : 13-05-2010 më 14:44

  9. #219
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga morrison
    Ku jane diremet* o...

    3) Diremet = e pa qart si fjale, ka mundesi "djerrur me to" (dire me to)
    Morrison, fjalia është "ku janë dirë me to", që ka kuptimin "ku janë gdhirë me to" ose "ku kanë fjetur me to"

    u di - u gdhi
    dihem - gdhihem

    Nëse themi "do të dihem sonte tek xhaxhai", ka kuptimin "do të fle sonte nga shtëpia e xhaxhait".

    Në postimin 143 kam sjellë një këngë, e cila në fund thotë:

    Në të zëntë nata në rrugë
    kthehu të dihesh tek unë


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 13-05-2010 më 15:37

  10. #220
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Morrison, fjalia është "ku janë dirë me to", që ka kuptimin "ku janë gdhirë me to" ose "ku kanë fjetur me to"

    u di - u gdhi
    dihem - gdhihem

    Nëse themi "do të dihem sonte tek xhaxhai", ka kuptimin "do të fle sonte nga shtëpia e xhaxhait".

    Në postimin 143 kam sjellë një këngë, e cila në fund thotë:

    Në të zëntë nata në rrugë
    kthehu të dihesh tek unë


    .
    Ishte gjeja e pare qe mendova Bato, por dicka nuk me shkon te fjala "dir", leberit nuk e hane kurre germen "G", prandaj dhe besova qe nuk do ish ajo. Megjithate kenga eshte himariote dhe ka mundesi te jete sic thua, andej nga bregu mbase e gelltisin "g", te pakten gjate kenges.

    Në të zëntë nata në rrugë
    kthehu të dihesh tek unë

    Ne kte rast i bie qe te ket zevendesuar fjalen ngrysesh, por megjithate i kam degjuar shpesh tek thone eja dhe gdhiu kteja neser ne mengjes.

    "dihesh" mund te jete dhe ndihesh, ne toskerishten e vjeter (dhe kte e kam degjuar me teper nga arvanitas) thone Ndihu kteja = eja kteja (qe te ndihesh qe je kteja, te ndegjohesh kteja)
    Ndryshuar për herë të fundit nga morrison : 13-05-2010 më 16:41

Faqja 22 prej 44 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •