Close
Faqja 21 prej 44 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 440
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Aulona, këngën tënde të fundit e kam sjellë në postimin #124.


    Dale moj bandille, dale – Grupi i Gjirokastrës
    Marrës: Arian Shehu

    Atje poshtë te ura e madhe
    dale moj bandille, dale (përsëritet pas çdo vargu)
    Ndënja ndeza një cigare
    Më shkon një margaritare
    Me gojë s'më foli fare
    Fol moj fol se më dhe vapë
    Këtu nesër më ke prapë

    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 16-04-2010 më 15:30

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin

    Korba, korba Sherifo – Grupi i Dukatit (Vlorë)

    O Sherif Hasan bresvëna
    korba, korba Sherifo (përsëritet pas çdo vargu)
    Ç'i bëre zilat e rënda
    Lekë kond' u bënej tënda
    Kanal po dëgjon e ëmbla

    Qaj o vejë, e qaj o bijë
    Qaj o mor' i zi në grykë
    Qaj Qamil Namik Kasëm'ë
    Se s'vjen më Çeçua me Hënë

    Qaj Vasil në Qesarate
    Të bukur zot'ë që pate
    O Sherifi meskalore
    More k(ë)rrabën dhe shkove

    Në Tragjas vajte rënkove
    As për një kafe s'qëndrove
    Qani o ju male, qani
    Se nuk vjen Sherif Hasani
    Për të qenë sa më të saktë me tekstet, po bëj disa ndreqje pasi teksti i mësipërm ka gabime. Kjo është një këngë e veçantë që më pëlqen dhe e dëgjoj shpesh. Atëherë, teksti i saktë i këngës është ky:


    KËNGË LABE VAJTIMI

    Korba, korba Sherifo – Grupi i Dukatit (Vlorë)

    O Sherif Hasan bresvëna¹
    korba, korba Sherifo (përsëritet pas çdo vargu)
    Ç'i bëre zilat e rënda
    Lekë² kond[e]³ u bënej tënda
    Kanal të dëgjonej rënga

    Qaj o vejë, e qaj o bijë
    Qaj o mor' i zi në grykë
    Qaj Qamil Namik Kasëm'ë
    Se s'vjen më Çeçua me dhën'ë

    Qaj vathinnë Qesarat'e
    Të bukur zot'ë që pate
    O Sherifi meskalore
    More k(ë)rrabën dhe shkove

    Në Tragjas vajte rënkove
    As për një kafe s'qëndrove
    Qani o ju male qani
    Se nuk vjen Sherif Hasani

    1) brezvëna (që ka vënë brezin e burrit)
    2) lekë – maja e kokës
    3) konde – këmishë, veshje
    4) fjala “rëngë” ka dy kuptime, tringëllimë zileje dhe rënkim. Në këtë rast ka kuptimin e tringëllimës së ziles.
    5) dhen, dele
    5) vathë – vend i rrethuar me gardh në një shesh të hapur ku rri bagëtia në verë.
    6) kalore – thupër për të goditur kalin. Meskalore - meshollë (përdoret për gratë dhe vajzat me trup
    të hollë)

    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 20-04-2010 më 13:23

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Vetëm, vetëm – Grupi i të Rinjve të Bënçës (Tepelenë)

    Vetëm, vetëm, vetëm o (tre herë)
    vetëm o, vetëm o

    Mikes të dritares o
    them t'i vete
    (dy herë)

    Më shikon e s'më flet dot
    them t'i vete
    vetëm, vetëm, vetëm o
    vetëm o, vetëm o

    Bëhu zog edhe fluturo
    them, them, them do vete
    Vetëm Hëna mor' të të shoh
    them, them, si do vete
    Bëhu erë edhe më fresko
    them, them, kur të vete
    Bëhu këngë edhe më shëro
    them, them, ah të vete

    Vetëm, vetëm, vetëm o (dy herë)
    vetëm o, vetëm o

    Them t'i vete
    në odë brënda them t'i vete
    (dy herë)

    Të këndojmë siç na ka ënda
    them do vete
    vetëm, vetëm, vetëm o
    vetëm o, vetëm o
    Bëhu yll edhe më kërko
    them, them, them do vete
    Bëhu zemër dhe më shëro
    them, them, si do vete
    Bëhu këngë edhe më shëro
    them, them, kur të vete
    Bëhu ëndërr dhe vallëzo
    them, them, ah të vete

    Vetëm, vetëm, vetëm o (dy herë)
    vetëm o, vetëm o

    Të ëmbla t'ia them dy fjalë
    kur të vete
    (dy herë)

    Sho-shoqit t'i shuajm' mall'ë
    them do vete,
    vetëm, vetëm, vetëm o
    vetëm o, vetëm o
    Bëhu ëndërr dhe më zgjo
    them, them, them do vete
    Po mor' po edhe jo mor jo
    them, them, si do vete,
    Bëhu erë edhe më fresko
    them, them, kur të vete
    Bëhu yll edhe më kërko
    them, them, ah të vete
    Vetëm, vetëm, vetëm o (katër herë)



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 23-04-2010 më 13:10

  4. #204
    Bato, edhe pse në moshë të madhe, Paro ngelet zonjë e madhe e këngës labe... ka një timbër të veçantë.

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ashtu është o Dalan, sidomos tek kënga "Vetëm, vetëm" duket qartë, por puna është që të dalin edhe të rinj të aftë si të vjetrit.

    Në këngë mirë se vini - Grupi i Mavrovës (Vlorë)

    Në këngë mirë se vini
    vëllezër e motra
    Ju pret me krahë hapur
    fshati ynë Mavrova

    Të gjithë të bashkuar
    siç na kërkon koha
    Të rinj e të plakur
    me traditat tona

    Kështu e kanë pasur
    brezat nëpër kohëra
    Të urtë e të matur
    kështu do Mavrova

    Përshëndet Olimpia
    majat me kurora
    Qoftë e bardhë dita
    dita dhe jehona

    Na ndriçoftë drita
    dritë e pastë Mavrova
    Sa ujë sjell Shushica
    pastë valle në oda
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 25-04-2010 më 18:02

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Bato nuk e kisha pare! Duhet ti themi nje moderatori ketu, disa kenge ti fshijme edhe ato qe jane postuar qe jane me muzike!

    Nestor flm paterjot, por e paska sjell me perpara Bato e se kisha pare...



    http://www.youtube.com/watch?v=mriwgIlJDnQ&eurl#


    Kjo është Labëria
    Labëria e parë
    vëndi i jataganit
    vëndi i pallës larë

    Çobua i Golëme
    divi i vëndit tonë
    Hodua i Nivicës
    burrë i larë në Hënë

    Çelua i Picarit
    Çelua i opingës
    krisma e rrufeve
    gjëmë e vetëtimës

    Kur flit Idriz Sulli
    Idrizi i kuvëndit
    nuri i kuvëndit
    qe i dil zot vëndit

    Ku është Gjoleka
    kryetrimi i Kucit
    ku janë fustanellat
    përmbi gjujanë turqit

    Kjo ështe Labëria
    me djemtë azganë
    vend i jataganit
    vendi pallës larë

    ---------------------------------------------------------------


    I thanë Ismail Qemalit
    kombi të kërkon në Vlorë
    për flamurin dhe vatanin
    ja te vdesim ja te rrojmë

    Hapi portat e Stambollit
    çau dallgët e Egjeut
    dukeshin kreshtat e Jonit
    porsi shpata e Skenderbeut

    I nisi trimat Kosova
    ata bijtë te saj te saj shquar
    per fushat e malet tona
    tdimër qe po lulëzuan

    Plaku e puthi flamurin
    Shqiponja u drithërua
    Boletini uli gjurin
    për flamurin u betua

    28 Nëndori është
    volusur në Vlorë
    lidhën besën gjithë Shqiptarët,
    nga Preveza në Kosovë

    ----------------------------------------------------------------------------

    Maja malesh Labëria
    ku lindin dhe rriten trimat
    nje fole kanë me shqiponjën
    me dhëmbë shqyejnë vetëtimat

    Lumthi ti moj Labëri
    moj shqiponjë mali
    me keta djemtë që ke
    me dete stërrali

    Breza si harrojnë të parët
    që kur është krijuar bota
    për ti dhënë shqipes lirinë
    kanë fjetur me pushkë tek koka

    Lumthi ti moj Labëri
    moj shqiponjë mali
    me keta djemtë që ke
    me dete stërrali

    Bora nuk na shkrin nga supet
    se janë te larta si malet
    harna dritë e vetëtimës
    shqipes kur i binin hallet

    Lumthi ti moj Labëri
    moj shqiponjë mali
    me keta djemtë që ke
    me dete stërralli

    Që deti të lëshoj flakën
    se ndryshe s'vinte liria
    Shqipja që te ngrihej lartë
    kërkon djem nga Labëria

    Lumthi ti moj Labëri
    moj shqiponjë mali
    me këta djemtë që ke
    me dete stërralli
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 25-04-2010 më 21:59
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Të dashur dashamirës të këngës Labe, unë kam një kërkesë për tekstin e një kënge që e kam pas kënduar dikur, nëpër gëzimet familjare, por largësia dhe mungesa në këto festa familjare ka bërë që shumë këngë ti harroj.
    Kërkoj nga ju tekstin e një kënge shumë popullore në anët tona.
    Me mua Melio me mua

    Mbaj mënd ndonjë fjalë aty këtu, dhe po ju sajoj diçka sa për ta bërë pak më të qartë për cilën këngë e kam fjalën

    Kur shkoje për ujë në krua
    Me mua Melio me mua....

    Sti gjej dot gjurmët e tua
    Me mua Melio me mua....

    Se shkelje thua më thua
    Me mua Melio me mua

    Kaq mbaj mënd
    Kush e di këtë këngë do ti lutesha ta shkruaj tekstin.
    Ju faleminderit.
    Nuk di nëse e ke gjetur këngën që kërkoje, por unë rastësisht gjeta këtë dhe po e sjell. Videoja tregon edhe kujt i kushtohet kënga.

    Me mua Merio, me mua
    Marrës: Nazif Çela

    Kur merrje ujë në krua
    me mua Merio, me mua (përsëritet pas çdo vargu)
    Unë përpara ti mbas mua
    Flokëverdha gjeri në thua
    Si gjahtari me langua
    Mu te fiku nën'ë krua
    Plaç o djalë, pse s'tu durua
    S'tu durua, plaç o djalë
    Maso të thosh ndonjë fjalë
    Maso nuk e keshe vrarë


  8. #208
    i/e regjistruar Maska e arjan03
    Anëtarësuar
    02-02-2010
    Postime
    969
    A kane uje ato burime
    Ti moj buzekarafilja ime
    Ti moj buzekarafilja ime
    eeeeeee aman amane
    o per belin e per koken tende
    aman amaneeee

    Nem cik uje me buze te buceles
    Ti moj vajza e Tepelenes
    Ti moj vajza e Tepelenes
    oooo aman amane o per belin e
    per koken tende aman amane

    Kujt ja ben moj ato naze
    ja ben djalit moj me shapraze
    ja ben djalit moj me shapraze eeeeeeeeee
    aman amane o per belin e per koken tende
    aman amane oooeeeeeeeeeee

  9. #209
    Citim Postuar më parë nga arjan03 Lexo Postimin
    A kane uje ato burime
    Ti moj buzekarafilja ime
    Ti moj buzekarafilja ime
    eeeeeee aman amane
    o per belin e per koken tende
    aman amaneeee

    Nem cik uje me buze te buceles
    Ti moj vajza e Tepelenes
    Ti moj vajza e Tepelenes
    oooo aman amane o per belin e
    per koken tende aman amane

    Kujt ja ben moj ato naze
    ja ben djalit moj me shapraze
    ja ben djalit moj me shapraze eeeeeeeeee
    aman amane o per belin e per koken tende
    aman amane oooeeeeeeeeeee
    arjan03, ke ngatërruar frekuencën më duket.
    Gjithsesi këngë e mirë kjo për raki...

  10. #210
    Ç’më ka marrë malli rëndë



    Ç’më ka marrë malli rëndë
    për një stanë në korije,
    të shoh dhëntë kur vijnë në tëndë
    të ulem dhe unë në hije.

    Rrugën le t’a bej në këmbë
    të pij ujë rrëzë një lajthie,
    të kërritë mallin në hënë
    të më lagë vesa që bie.

    Të vë kopenë në shtrungë
    një nga një t’i shkoj tespije,
    të mbushen vedrat me shkumë
    shkumë e deles me aq shije.

    Me barinjtë të marr një këngë
    dhe curlës ëmbël t’i bie,
    të veshë gunën pa mëngë
    të shkoj shpatit mushka çile.

    Të ngjitem përmbi shkëmbënjë
    të mbledh çajin fije-fije,
    zogjtë më mbushin me këngë
    të dehem prej bukurije.

Faqja 21 prej 44 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •