Close
Faqja 14 prej 44 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 440
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Pershendetje per te gjithe, dhe rrofshi se na kenaqet.

    Kam nje pyetje dhe nje deshire. Po pati kush mundesi te na e sjelle ketu nje kenge nga festivali i fundit i Gjirokastres. Une nuk e di se si titullohet ajo kenge, por i di ca fjale, te cilat me mbeten ne mendje kur e degjova per here te pare.


    ... e vogel sa nje mexhide ( dhe )
    e vogel e vogel oooooooo

    Do ma beni nje te mire dhe do me gezoni shume nese do ta gjenit.

    Pershendetje nga Daja-GONI

  2. #132
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Vdes babai im per kete kengen, e kendon ne c'do sebep.

    Hajde moj kunadheja, le-
    shverdho moj leshverdho.

    Apo dimëro përtej, në
    shpellë moj leshverdho.

    Epo në shpellën e në folenë,
    tënde moj leshverdho.

    Epo ç'na lajkose mekun
    tënd o moj leshverdho.

    Epo ç'më preve në besën,
    tënde moj leshverdho.

    Epo besa jote besë
    qëne moj leshverdho.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  3. #133
    Grupi i Lapardhasë, marrës Nazif Çela - Balluket e ballit

    Balluket e ballit moj
    mbi sy të kanë rënë,
    si hëna mbas malit moj
    si hënë e pabërë

    Manushaqet lule
    lulet që këpute,
    do t’i bëj varëse për gushe
    ditën që do bëheç nuse


    Lulet e fustanit moj
    ngjajnë si argjëndë,
    kush t’i ka qëndisur moj
    vetë apo jot’ëmë

    Si do ja bësh djalit moj
    kujto ç’i ke thënë,
    te burimi i zallit moj
    shtegun t’a ka zënë,

    Zogjtë nëpër fleta moj
    ëmbël cicërojnë,
    me forcat e veta moj
    foletë i ndërtojnë.

    Kjo këngë është sjellë nga SMod.shigjeta si këngë e Ponit, por unë po e risjell në versionin labçe, me disa korigjime të vogla si edhe duke i shtuar strofën e fundit që mungonte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 03-02-2010 më 23:36

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382


    Dola sipër në mal

    Lava sytë e ndeza zjarr'ë

    (përsëritet pas çdo vargu)
    trëngë trëngë trëng e aman trëngë

    dhe dola sipër në mal'ë
    gjeta korbecin¹ të vrarë
    më tutje gjeta xhaxhanë
    i rrinte xhixhia² pranë
    ia thoshte ligjet³ me rradhë




    1) korbec - u thuhet kafshëve që i kanë qimet e trupit të gjitha të zeza (dashit, cjapit, qenit, etj.)
    2) xhixhia - gruaja e xhaxhait
    3) vajtim me ligje, me fjalë


    Kënga është kënduar nga një grup që mbështetej nga 'Vefa Holding', emri i të cilit nuk dihet.
    Fotot e videos tregojnë pamje nga krahina e Labërisë.





    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 19-01-2010 më 19:44

  5. #135
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Grupi i Lapardhasë, marrës Nazif Çela - Balluket e ballit

    Balluket e ballit moj
    mbi sy të kanë rënë,
    si hëna mbas malit moj
    si hënë e pabërë

    Manushaqet lule
    lulet që këpute,
    do t’i bëj varëse për gushe
    ditën që do bëheç nuse


    Lulet e fustanit moj
    ngjajnë si argjëndë,
    kush t’i ka qëndisur moj
    vetë apo jot’ëmë

    Si do ja bësh djalit moj
    kujto ç’i ke thënë,
    te burimi i zallit moj
    shtegun t’a ka zënë,

    Zogjtë nëpër fleta moj
    ëmbël cicërojnë,
    me forcat e veta moj
    foletë i ndërtojnë.


    Kjo këngë është sjellë nga SMod.shigjeta si këngë e Ponit, por unë po e risjell në versionin labçe, me disa korigjime të vogla si edhe duke i shtuar strofën e fundit që mungonte.
    Për Abas Alinë ti do dorovitur!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 03-02-2010 më 23:36
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #136
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=gRx1jY-iK8U

    Dola sipër në mal

    Lava sytë e ndeza zjarr'ë

    (përsëritet pas çdo vargu)
    trëngë trëngë trëng e aman trëngë

    dhe dola sipër në mal'ë
    gjeta korbecin¹ të vrarë
    më tutje gjeta xhaxhanë
    i rrinte xhixhia² pranë
    ia thoshte ligjet³ me rradhë




    1) korbec - u thuhet kafshëve që i kanë qimet e trupit të gjitha të zeza (dashit, cjapit, qenit, etj.)
    2) xhixhia - gruaja e xhaxhait
    3) vajtim me ligje, me fjalë


    Kënga është kënduar nga një grup që mbështetej nga 'Vefa Holding', emri i të cilit nuk dihet.
    Fotot e videos tregojnë pamje nga krahina e Labërisë.





    .

    Thjesht desha të ndihmoja pak për ta bërë më të kuptueshme për trevat e tjera.

    Korbec përdoret vetëm për qëntë e zinj.
    Rrënja e fjalës Korbec, është Korb, dhe dihet që korbi është një shpend i zi, kurdoherë që përdoret korbi si epitet mban në vetvete zi, apo përfaqëson ngjyrën e zezë.
    Xhixhia, nuk e di pse në këtë këngë xhixhi (theksi tek I e fundit) i referohet Nuses së Xhaxhait, pasi në Labëri dhe në gjithë Toskërinë, Xhixhi i thonë Nuses së Dajos, nuses së xhaxhait i thonë Xhaxheshë.
    Vajtim me ligje = Bëhet fjalë për vajtimin në të cilin përdoret rima. Vajtim në të cilin të ndjerit i numërohen të gjitha çfarë ka lënë mbrapa në këtë botë.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  7. #137
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Pershendetje per te gjithe, dhe rrofshi se na kenaqet.

    Kam nje pyetje dhe nje deshire. Po pati kush mundesi te na e sjelle ketu nje kenge nga festivali i fundit i Gjirokastres. Une nuk e di se si titullohet ajo kenge, por i di ca fjale, te cilat me mbeten ne mendje kur e degjova per here te pare.


    ... e vogel sa nje mexhide ( dhe )
    e vogel e vogel oooooooo

    Do ma beni nje te mire dhe do me gezoni shume nese do ta gjenit.

    Pershendetje nga Daja-GONI
    Kënga e preferuar e Dajës sim. Atij më të madhit, se unë kam 7 Dajallarë.
    Do mundohem të ta gjej.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  8. #138
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Flori, ka xhixhi po ka edhe xhexhe... si behet ndarja pastaj edhe une nuk e kam te qarte.

  9. #139
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Thjesht desha të ndihmoja pak për ta bërë më të kuptueshme për trevat e tjera.

    Korbec përdoret vetëm për qëntë e zinj.
    Rrënja e fjalës Korbec, është Korb, dhe dihet që korbi është një shpend i zi, kurdoherë që përdoret korbi si epitet mban në vetvete zi, apo përfaqëson ngjyrën e zezë.
    Xhixhia, nuk e di pse në këtë këngë xhixhi (theksi tek I e fundit) i referohet Nuses së Xhaxhait, pasi në Labëri dhe në gjithë Toskërinë, Xhixhi i thonë Nuses së Dajos, nuses së xhaxhait i thonë Xhaxheshë.
    Vajtim me ligje = Bëhet fjalë për vajtimin në të cilin përdoret rima. Vajtim në të cilin të ndjerit i numërohen të gjitha çfarë ka lënë mbrapa në këtë botë.
    Flori jo ne te gjitha fshatrat e laberise i thone xhixhi nuses se dajos. Ne pergjithsi Nuses se dajos i thone xhixhi dhe nuses se xhaxhait i thone gege (theksi tek e e dyte). Xhaxheshe eshte ne toskerishte ne pergjithsi. Ka disa fshatra te thelle qe xhixhi ithone nuses se xhaxhait dhe gege nuses se dajos, pra e kunderta. Me duket se kto fshatra jane nga zona e lumit ose jane fshatrat qe jane me origjine nga veriu (dibra e mirdita).

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Hene e Bukuro



    Mos ma pe miken nga shkoi
    shtigjet nga mi ngaterroi
    hene e bukuro

    Atje ku nuk futem une
    ec o djal e mbaro pune
    hene e bukuro

    Ishte futur ne nje rreze
    perpelitej si thelleze
    hene e bukuro


    PS. Kush mundet ta kapi refrenin e kesaj kenge, se nuk po i kapja dot fjalet, se e mbyste isua!
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 14 prej 44 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •