Close
Faqja 12 prej 44 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 440
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382


    Më çmënde bejko më çmënde-Grupi i Dukatit

    Më çmënde bejko më çmënde
    dyzet vjeçe ti një mëndje

    Dyzet vjeçe ti një mëndje
    kur dëgjoj këmborën tënde

    Kur dëgjoj këmborën tënde
    se ç'mu lodh e zeza mëndje

    Gjithë bota mike kanë
    po si mikja ime s'janë

    Po si mikja ime sjanë
    ta puthtosh një herë në ballë

    Ta puthtosh një herë në ballë
    në xhenet vete i gjallë







    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 15-12-2009 më 21:57

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382


    Lëvizi lumi nga shtrati - Grupi i Bënçës

    Vij një ditë nga monopati
    takova një vajzë fshati
    syri si kapak sahati
    Vitua nga Progonati

    Dy metra e gjatë nga shtati
    faqekuqe nga surrati
    syri si kapak sahati
    Vitua nga Progonati

    Thashë se më hoqi fati
    lëvizi lumi nga shtrati
    syri si kapak sahati
    Vitua nga Progonati

    E kishte zënë inati
    qe mërzitur nga i ati
    syri si kapak sahati
    Vitua nga Progonati

    Ku po shkon kaq e nxituar
    moj gëlqere e pashuar?
    Thuaj kush të ngacmuar
    besa-besë je siguruar

    Babai më pat fejuar
    më një burrë potureçpuar
    sikur ta kesha pranuar
    e zeza ç'do kesha vuar

    Hesht mo qaj moj e uruar
    shko merr një djal të bënçuar
    se janë djema të shquar
    të mbajnë si pak ujë në duar






    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 15-12-2009 më 22:26

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382


    Doli bejka nga katundi - Vranisht

    Doli bejka nga katundi
    tre sahat vallen ç'e tundi
    tunde moj të marrtë lumi
    se shoqet i zuri gjumi.
    gushëbardha si pëllumbi

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382


    Këngë për Balil Pelarin - Dukat

    Kam një këngë për të marr' o Balil'o

    Përsëritet pas çdo vargu:
    Balil o, Balil Pelari,
    djal' o me gjak shqiptari

    Për Balil Mete Pelar' o Balil o
    Me Avni'n rrugën ka marr' o Balil o
    Për të vrarë Esat Pashan' o Balil o
    Se kishin shitur vatan' o Balil o




    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 15-12-2009 më 22:49

  5. #115
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Pse i ve ne krahe te djathte keto tekstet e kengeve? Apo ashtu duhet?

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Nuk duhet ashtu, po më pëlqen më shumë në krah të djathtë.
    Dy këngët e fillimit janë në krah të majtë.

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382

    KËNGË HUMORISTIKE

    M'u plake mike m'u plake (Grupi i Picarit)

    Mike pse më vret merake
    apo e sheh që m’u plake?

    U plake o mik dhe ti’në
    s’je më si lisi në Prill’ë

    M’u plake mike m’u plake
    gjezdis kot nëpër sokaqe

    Ç’mu plake o mik dhe ti’në
    ç’më ke harruar shtëpinë

    M’u plake mike m’u plake
    bran m’i heq ato çarape

    U plake o mik dhe ti’në
    dhe ti osh m’a heq beshllinë

    M’u plake mike ç’mu plake
    mbete si dele zerqate

    Ç’mu plake o mik dhe ti’në
    mbete si kau në brinjë




    .

  8. #118
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Mike pse më vret merake
    ...
    Meraqe!

  9. #119
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    "Shekulli që mundi hallet" (Kushtuar dëshmorëve të UÇK-së)

    Shekulli që mundi hallet
    Ishte shekulli njëzetë
    Zbuti plagët ndriti varret
    Ndërtoi ura mbi detë

    Gjak u bën fushat dhe malet
    Kosova në gjak u tretë
    Heronj u mbollën livadhet
    Për Atdhe luftuan djemtë

    Në Padesh e në Koshare
    Në Kosovën rreth e rrethë
    Në Drenicën legjendare
    Ç'do shtëpi u bë fortesë

    Djalëria Kosovare
    Doli sheshit si rrebeshë
    Shkiau me ushtrin barbare
    I theu hundët në Bieshkë

    Kosova djemvet tu falet
    U bën roje dit e netë
    U qëndron pran lapidarve
    I ruan për amanetë

    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  10. #120
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Faik Konica ka zgjedhur si nje nga tekstet me te perkryera nje tekst lab:

    Hajde mo Rrapo Hekali
    kur theret sa tundet mali
    Hajde mo Rrapo e lule
    Lum si ti birbil qe zure
    nje pasha me shtate tuje
    Topi bam e ti po tutje
    Plumbat te binin mbi supe
    as u trembe as u tute
    Se Hodo Nivica shkoi
    kofshen derit ja dermoi
    ngriti flamurin tek kroi
    Pse lufton a derezi
    As per mua as per ti
    po per gjithe Shqiperi
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 12 prej 44 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •