dua te t'i jap te gjitha,
dhimbjen ne kurriz t'a mbash,
edhe jehonen e lehjeve te largeta,
me gjithe gjuhet te te lepij.
e nuk dua gje mbrapsht,
te betohem,
vetem ty.
dua te te fal kete plasaritjen
e re qe gjarperon ne mur,
pastaj te te jap edhe nje limon
apo portokall.
dua te te jap nje shkarpe e shkrepse,
pastaj i lare i teri ne hi,
i padukshem, po deshe,
ne erresire,
t'i fryj zjarrit tend
nen ritmin e nje daulleje te madhe.
te mbeshtjelle si dhurate,
te te jap perseritjet pa ty,
e ti digji, te tuat jane,
e prape te betohem
qe nuk dua gje mbrapsht,
vetem te te mbeshtjell ne krahe dua.
Krijoni Kontakt