Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11

Tema: Rudolf Marku

  1. #1

    Rudolf Marku

    Statujat

    Statujat e mermerta u thyen,
    shkelqimi i dikurshem u mbulua me pluhur
    Frakturat e kafkes se gurte, frakturat e gjoksit
    tani nuk i shohin me as dhe rontgenet;
    Te dashuruarit, vone, ne periferi
    shkalmojne copeza statujash
    me nje te rene te kembes.
    Vecse, diku ne nje cep, ne erresire
    nje njeri qe nuk mund t'ia shquash tiparet
    (nga qe s'kane pike rendesie tiparet e tij)
    Shtrengon me te gjithe trupin nje statuje te mermerte
    Vallezon me te. Nuk eshte i pire.
    dhe i ulerin henes.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2

    Heshtja

    Ishte nje heshtje teper e madhe
    Per nje vend kaq te vogel.
    Vetem te poshtrit heshtnin,
    Spiunet, konformistet, te liqte.
    Shiko ne atllas, ne harte,
    Shiko po te duash ne Enciklopedi
    ne nje liber shkollaresh.
    Heshtja ishte teper e madhe per nje vend kaq te vogel.
    Kur dhe derrat kelthasin
    kur duan t'i tredhin
    kur duan t'i vrasin,
    madje dhe delet ndalen me kokefortesi,
    nuk duan te bjene me as dhe nje hap.
    Ne pragun e thertoreve,
    tek nuhasin prani kasapesh.
    Shiko ne atlas, ne harte,
    Heshtja ishte teper e madhe
    per nje vend kaq te vogel.
    Vec ti ishe nje hapesire astronomike
    qe mund ta mbaje krimin me aq lehtesi.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  3. #3

    Nje poezi qe duhej shkruar diten e rrezimit te monumentit

    Enver Hoxhen e krijuam te gjithe,
    ti zyrtar i larte servil
    qe rrije me frike, pe rrije me tmerr
    qe buzeqeshje prane, qe i aprovoje cdo fjale
    Dhe me vete thoje:
    - A eshte i kenaqur me mua, valle?

    Enver Hoxhen e krijam te gjithe
    ti poet i himnizimeve marramendese
    qe i perdorje metaforat
    si prostitutat kremin kur bejne makiazh
    dhe pastaj tinezisht ngushelloje veten
    - Sidoqofte, i gjithi nuk u dhashe!

    Enver Hoxhen e krijuam te gjithe,
    ti, punetor i varfer i turnit te trete
    qe besoje
    se uji turbullohet rruges
    se tek burimi, sidoqofte, ka pasterti,
    te kam pare me dhembje uleritese
    se si qaje ne diten e vdekjes se tij.

    Enver Hoxhen e krijuam te gjithe
    Edhe ti qe e urreje kur ishte gjalle
    e megjithate nuk bere kurre atentat;
    kur nje tiran vdes nga nje semundje e natyrshme
    do te thote se vete kombi
    eshte i semure pak.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #4

    Nga kujtimet e hershme

    Profesorin e marksizmit
    e zune ne flagrance me pastruesen e shkolles.

    E mbaj mend mire ate dite, ne dhjetor.

    Nga Komiteti i Partise lektoret na sqaruan
    Se flirti me pastruesen e shkolles
    U be per hir te solidaritetit klasor.

    Ne nxenesit adoleshente
    Shikonim vajzen e pastrueses se shkolles
    e cila qe me e bukura ate dite.

    Kushedi se c'gjak i paster udheheqesish te larte
    Rridhte ne dejet e saj marksiste!
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  5. #5

    Puna

    Le te flasin te tjeret bukur ne kafene.
    Ti asgje mos duartrokit
    se fjalet e bukura ndodh qe shpesh
    te ngjajne me femrat qe shikojne dinakerisht.
    Ne dhomen tende eshte tavolina
    atje ne gjysmerresire.
    Le te flasin te tjeret bukur ne kafene
    se dielli eshte kaq shume i mire.
    Kerrusu,
    ne dhomen tende te punes
    le te nxihen gishterinjte deri ne dhembje:
    pastaj do kujtohesh se fjalet e bukura
    kane mbetur diku pas teje.
    Dhe ti s'do ndihesh asnje trishtim
    per fjalet e bukura ne kafene,
    se njerezit qe folen dikur aq bukur
    do heshtin para tavolines tende.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Po shtoj edhe uen disa poezi nga Rudolf Marku

    Akrobati

    E urrej akrobatin
    Qe mban ekujlibrin
    Mbi lartesite qe mendjen ta merr.

    Ndonjehere, per sfide
    Me nje kembe
    Ecen mbi tel.

    Te tjeret duartrokasin.

    Kurse une
    Nuk e di se si
    E urrej
    Ekujlibrin
    E qendrimit mbi lartesi

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Te Uriturit

    Jane demode te uriturit, si farket e dikurshem
    Ose si letrat me psheretima te dashurise
    Ose si kembanat kur gjuhezen ua heqin
    Te uriturit, mbeshtetese e rehatshme per nen prapanice.

    Demode , si kostumet e vjetra qe ruhen nder baule,
    Qe i ha mola pa u ndjere ngadale
    Si zenia e vesheve me duart e tua
    Qe mos e degjosh ulerimen kur ke dhembje dhemballe.

    Te uriturit jane gjithmon me te paket se te vdekurit
    (Te vdekurit bejne zhurme, ulerijne-hata)
    Te uriturit qe i pyet dhe i vdekuri i fundit
    -- Kush ishe ne kohen e krimit, vella?

    Jane demode te uriturit, si ato hamamet
    Qe rastesisht i shohin diku, periferise
    Tani kur dhe paralitiket duan tevrapojne
    Te uriturit, mbeshtetese e rehatshme per nen prapanice.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Kur ti nuk erdhe

    Harqet e vetullave i hodha ne ere
    qe te mos kaloje asnje mendim
    te porta e trurit vura tabelen:
    "Per sot pushim"

    Por truma e mendimeve nuk deshi t'ia dije,
    S'deshi t'ia dije per urdherin e rrepte.
    ja, tani duken asfalteve te trurit
    Kokat e mendimeve te thinjura krejt.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253

    per kenaqesine e lezhjaneve...

    LEZHA DIKUR

    Qytet i femijerise ku ecja cdo dite
    rrugicave si vizatime te bera kuturu
    male qe gadi i quaje kodra
    dhe kodra qe s'behen male gjithashtu.

    Shtepi te cuditshme dhe Hani i Kuajve
    rruga e kasapeve-me e cuditshmja rruge
    rrahje teneqesh, shaka berberesh
    rrugicash zhurme nanallesh trak e truk.

    Ngjitur mė shtepite-varri i Skenderbeut
    i "harruar" deri nė asgjesim
    jo me kot thoshin se varri ka humbur
    Te thojshe se eshte -
    kishe pune me xhandarmerine!

    Dhe prane ecte jeta neper rruge kalldremesh
    njerezit duke share mbanin veten gjalle
    Rruga e Kasapeve,shaka berberesh
    cfare viti ish, cili mijevjecar?

    Vec gezimi yne naiv femijnor
    luante neper rruget e bera kuturu
    dhe ne gjurmet qe linin kembezbathur ne pluhur
    niste udhen e ardhmja te vinte tek ju.

    Qytet i femijerise, gezime te varfra
    pyetja se cdo kishte pertej malit valle?
    e prape permbi supet e brishta femijerore
    mbeshteste vete jeta koken e saj..



    VENDLINDJA


    Poshte nje qielli te vogel eshte vendosur
    vendlindja ime
    Ofshamat e njerezve
    krijonin rete.
    Ne butesine e ujrave eshte vendlindja ime
    si fijet e barit mes plasave dhe gureve
    lindin njerezit.

    Ne fortesine e gureve eshte vendlindja ime
    nga shushurimat e drureve
    lindin kenget
    Ne purpurin e ketij mengjesi te kalter eshte
    vendlindja ime
    nga ngjyrat e purpurta te gjakut
    lindin ditet e neserme.

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Dhe romani "Allahland"
    (nje sage moderne e Zuluve)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zbulohet mashtrimi poetit Rudolf Marku
    Nga Shijaksi-London nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-01-2012, 12:42
  2. Filozofėt, jeta dhe veprat e tyre!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 18-03-2011, 08:00
  3. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  4. Bota Sot “shet” Rudolf Markun
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-12-2005, 08:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •