Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1

    Rëndësia e familjes për ju

    Çfarë roli ka luajtur dhe luan familja në jetën tuaj.
    A mendoni se si shoqëri në përgjithësi jemi të lidhur me prindërit tanë më tepër se shoqërite e huaja ku jetojne shumë nga ne?

    Gjatë periudhës së fëminisë ne kryesisht jemi tepër të lidhur me familjen dhe me kalimin e kohës kërkojme të shkëputemi prej saj qoftë dhe në mënyre instiktive pasi është e pashmangshme divergjenca në mendime dhe ide per shkak te konfliktit te brezave.

    Tek kjo periudhë, kryesisht adoleshenciale vihet re nje rrebelim ndaj familjes dhe prindërve. Njerëzit kërkojne Liri Veprimi dhe mos gjykim për ato veprime. Tërhiqen fort nga Liberalja në një kohë që prindërit janë më tepër konservatorë dhe përpiqen të mbajnë më të frenuar.

    Kjo është vetëm dicka përgjithësuese pasi kuptohet që ka dhe mjaft përjashtime.

    Ambienti që frekuentohet nga personi padyshim që luan një rol tepër të madh në formimin e karakterit te tij, madje ka patur raste që ka ndikuar më tepër sesa vetë familja.

    Megjithatë nga ato që kam parë, mund të them që shqiptarët në pergjithesi jane me te lidhur me familjen e tyre nga sa jane te huajt. Kjo vjen per shume arsye, kryesisht te mentaliteti te pergjitshem te shoqerise, kushteve ekonomike etj.

    Dua te di se cfare roli ka luajtur dhe luan familja në jetën tuaj. Ju kanë penguar apo ndihmuar në realizmin e dëshirave dhe ambicjeve tuaja.

    A jeni munduar ndonjëhere ti shikoni gjërat sipas këndvështrimit të prindërve tuaj dhe ti gjykoni ata sipas atij këndvështimi apo thjesht mendoni që janë Brez Tjetër dhe çdo gjë që thonë është në kundërshim me qëllimet dhe dëshirat tuaja.

    A keni patur raste kur prindërit tuaj ju kanë ndihmuar kur keni qenë në vështirësi dhe në rast se PO, a keni ndryshuar mendim për ta?

    Çfarë vlerash dhe mësimesh doni ti trashëgoni fëmijve tuaj dhe çfare të tjerash do të lini mënjanë?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Familja eshte gjeja me e vyer dhe njesia baze e shoqerise.

    Femija eshte pasqyra e familjes.

    Familje e shendoshe = shoqeri e shendoshe.
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    5

    A do ishit te mendimit qe femija juaj te mos fliste, lexonte, shruante shqip

    Do te deshiroja te hapja kete teme te diskutonim rreth atyre familjeve qe jetojne jashte atdheut.
    Si do te deshironit ju per femijen tuaj te dije apo jo shqip.
    Une per vete kam nje djale 9-vjec. Ai jeton ne USA qe 3-vjec.Flet shqip dhe tani po e mesoj ta shkruaj ate.
    Kam degjuar shume qe thone se perse u duhet kur ai do te jetoje ketu perhere.
    ju lutem me shkruani

    faleminderit
    :^lulja4

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Eshte gjeja me e çmuar qe kam.
    Mesimi dhe keshillat e tyre me kane bere njeriun qe jam sot.
    Per FLORA
    Ti i ke dhene jeten femijes tende,eshte nje pjese e jotja qe do te jete perhere me te.
    Ndoshta nje dite mundet edhe ta harroje gjuhen por do te kete me vete ate qe ti i ke falur,mesimet dhe dashurine tende.
    me respekt.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #5
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176

    FAMILJA SHQIPETRE.

    Pershendetje nismetar i kesaj teme shume prekese qe ne te vertet duhet te preokupoj cdo shqipetar,megjithese ne beqaret mund ta konceptojme shume ndryshe,por prinderin duhet ta vuajne me shume se cdo kush.

    Braktisja e tokave shqipetare eshte theksuar shume vitet e fundit,e dua te them se shume pak po behet persa i perket gjuhes e tradites.Nuk e di por ne usa, duhet te jet me ndryshe dhe ndjenjat patriotike mund te ruhen me shume,por ketu ne angli nuk ka shenja te ruajtjes se tradites,gjuhes se memes,por rinia kane harruar se kush ka vuajtur per ta, se kush i ka rritur deri ne keto momente duke u dhene dhe mundesite e integrimit,por jo te harrohen te jemi ne gjendje qe te paguajme pak nga qumeshti qe dha nena,se mundi i tyre nuk mund te paguhet kurre e eshte i pa pagueshem.


    Mos e coni veten te merrni mallkimin e nenes se kurre nuk do te shihni drite ne jete.

    Gjuha e familja ajo cfare i bashkon shqipetaret.



    Kristali

  6. #6
    great Maska e marela
    Anëtarësuar
    23-01-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    29
    Pershendetje te gjitheve

    Per mua personalisht familja eshte gjeja me shtrejte qe kam. Tani qe jam larg saj e ndjej akoma me teper, ndoshta kur e kisha prane nuk i jepja shume rendesi dhe nuk e vlersoja aq shume sa e vleresoj tani.

    Mund te them shume mire qe cdo kulture, sjellje dhe edukate e kam te trasheguar nga familja ime dhe jo nga shoqeria. Kulture per te cilen jam krenare. Gjithashtu eshte shume karaktere shqiptare te cilat pak vende i kane.

    Do te doja ti jepja nje keshille te gjithe shqiptareve qe jane jashte vendit: Percillini tek femijet tuaj kulturen shqiptare, besnikerine, krenarine dhe mbi te gjitha gjuhen.


    Ju uroj gjithe te mirat
    Ah moj Shqipni, e mjera Shqipni
    Kush te ka qit me krye ne hi
    Ti ke pas kene nje zonje e rene
    Burrat e dheut te thritshin nane

  7. #7
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Nje nga ditet qe me gjithe mend me merziti,ishte ajo kur mora vesh qe babai im ka fituar llotarine amerikane,sepse une jam mbi 21 vjec keshtu qe do me duhet te rri nja 5-6 vjet larg tyre,ne kohen qe une nuk jam mesuar te rri as 1 muaj larg tyre.
    Ndarjet me te dashurit e sidomos me familjen ne japin deshperim,sidomos kur mendoj se prinderit plaken dhe nje dite do jetojme edhe pa prezencen e tyre...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    5
    Jam shume dakort me ty Marela por kultura dhe edukata merren se bashku nga familja e lidhur me shoqerine ku ti jeton cdo dite.
    ndersa femijet tane qe po jetojne jashte atdheut, po pelqejne traditat e shoqerise ku po e kalojne cdo dite, pavaresisht se une po perpiqem te fus ndjenjen shqipetare tek ai.
    Motoja ime tek femija eshte "Ju jeni dhe do te mbeteni shqipetar pavaresisht se jeton ne USA, pavaresisht se ti shikon shume gjera qe ty mund te duken me te pelqyeshme se nga ato qe te mesoj une pra ti nuk je amerikan ti je dhe do te mbetesh shqipetar she duhet te jesh krenar per kete."
    Mbase tingelloj shume ashper por nuk e mendoj se po e mesoj gabim, se ne te vertete ky eshte realiteti.

    Gjithashtu do te te tregoja nje ngjarje qe me ka bere shume pershtypje.

    Disa dite me pare po shikoja nje emision ne kanalin televiziv 3 te philadelphia
    Ishin dy prinder dhe kishin nje djale te vetem. Babai ishte drejtor shkolle, dhe nena ishte mesuese. Ata kishin ardhur ne Televizion te diskutonin tek nje doktor psikolog rreth djalit te tyre.
    Ceshtja ishte se ata kishin edukuar per vite me radhe shume breza por nuk arriten te edukonin djalin e tyre qe i kishte vdekur nga droga.
    Ishin teper te trishtuar dhe cdo dite qanin mbi varrin e djalit qe nuk i degjoi keshillat e prinderve.
    Por pikellimi i tyre me i madh ishte qe nuk arriten te kuptonin se ku ishte gabimi i tyre qe nuk munden te edukonin djalin e tyre kur ata ishin te gjendje te edukonin breza me rradhe.

    Si mund te gjykoni rreth kesaj ceshtje?
    Cfare menyre mund te perdornin keta prinder per te edukuar djalin e tyre?
    :^lulja4

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    5
    Postuar më parë nga KACAKU
    Nje nga ditet qe me gjithe mend me merziti,ishte ajo kur mora vesh qe babai im ka fituar llotarine amerikane,sepse une jam mbi 21 vjec keshtu qe do me duhet te rri nja 5-6 vjet larg tyre,ne kohen qe une nuk jam mesuar te rri as 1 muaj larg tyre.
    Ndarjet me te dashurit e sidomos me familjen ne japin deshperim,sidomos kur mendoj se prinderit plaken dhe nje dite do jetojme edhe pa prezencen e tyre...
    beji dhe ti si gjithe shqipetaret, documentat sikur je 2 vjec me i vogel dhe mbaroj ajo pune
    :^lulja4

  10. #10
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Rendesia e familjes per mua dhe c'do shqiptar eshte
    FAMILJA eshte gjeja me e shtrenjt............................
    Eshte e vertet qe atdhedashuria dhe feja luajne nje rol te rendesishem tek ne dhe femite per nje edukim te mire
    por sidomos feja (nuk ka rendesi c'far feje i perkasin mos ma merni per propagand Arabe)
    Kjo historia e Flores me kujtoj te njejten histori qe kame lexuar pera 3-4 vjetesh ne nje nga gazetat shqiptare te dy prindrit petagog ne universitetin ne Tirane kurse vajza ishte pleksur me nje drogaxhi dhe kishte perfunduar dhe ajo vikti e droges

    Syte jo kater po ktermedhjet
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Kumanova, informacione të përgjithshme
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  3. Mbidoza e modernizmit të familjes
    Nga Cimo në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  4. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollëve Bua
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  5. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •