Zeri i Amerikes


Intervistė me profesoren e shkencave politike Sabrina Ramet
6 Jun 2002 18:09 UTC


Autoritetet vetqeverisėse nė Kosovė ndeshen aktualisht me njė provė vendimtare, thotė profesorja e shkencave politike nė Universitetin Trontheim tė Norvegjisė, Sabrina Ramet. Qeveria e re duhet tė tregojė se ėshtė e aftė t’i shėrbejė harmonisė dhe bashkėpunimit, dhe tė mos pėrqėndrohet nė ēėshtje qė sjellin ndėrlikimin e situatės dhe mund tė ndikojnė negativisht nė aspiratat e shqiptarėve pėr pavarėsinė e Kosovės. Kosova ende po pėrjeton pasojat e traumave tė luftės. Disa nga kėto pasoja janė mė tė dukshme dhe mė problematike aty ku jetojnė njė numėr i konsiderueshėm pakicash serbe, si pėr shembull nė Mitrovicė. Zonja Ramet vlerėson punėn e autoriteteve ndėrkombėtare nė kėtė drejtim dhe bėn thirje pėr mė shumė angazhim nga tė dyja palėt drejt pajtimit dhe bashkėjetesės:

“Mendoj se Unmiku ka bėrė njė punė shumė tė mirė nė kushte mjaft tė vėshtira. Regjimi i Millosheviēit la pas njė atmosferė mosbesimi ndėrmjet dy grupeve etnike. Aktet e dhunės janė ēėshtje kohe. Ėshtė e vėshtirė tė gjendet njė zgjidhje e shpejtė pėr vuajtjet qė kanė pėrjetuar tė dyja palėt. Pėr tė zgjidhur kėtė situatė do tė duhet njė angazhim serioz i tė dyja palėve,” thotė analistja.

Zonja Ramet pohon se qeveria e re e Kosovės nuk gėzon kompetenca tė plota, por shton se autoritetet vendore mund tė shfrytėzojnė kompetencat qė kanė, si pėr shembull arsimin dhe kulturėn pėr tė nxitur njė atmosferė paqėsore dhe pėr t’i shėrbyer krijimit tė njė shoqėrie mė tolerante nė Kosovė.

Studiuesja vė nė dukje me shqetėsim se autoritetet ndėrkombėtare duket se po pėrpiqen ta lėnė nė harresė ēėshtjen e statusit tė Kosovės:

“Komuniteti ndėrkombėtar, pėrfshirė edhe Bashkimin Evropian dhe zotin Solana, po pėrpiqen ta mėnjanojnė ēėshtjen e statusit pėr fundimtar duke i dhėnė Kosovės njė nivel tė konsiderueshėm vet-qeverisjeje pėr tė kėnaqur shqiptarėt, por nga ana tjetėr duke ruajtur disa lidhje me Serbinė, nė mėnyrė qė Beogradi tė jetė i kėnaqur. Por kjo zgjidhje, thotė profesorja e shkencave politike, nuk besoj se mund tė japė rezultat.”

Zonja Ramet sugjeron se pėr momentin ėshtė nė interes tė popullit tė Kosovės dhe aspiratave tė tyre pėr pavarėsi tė tregojnė njė shpirt bashkėpunimi dhe harmonie dhe tė mos pėrqėndrohen nė ēėshtje qė mund tė sjellin ndėrlikime: “Qėndrimi i Asamblesė sė Kosovės nė javėt e ardhshme do tė jetė pėrcaktues. Vota e Asamblesė pėr tė shpallur kufirin me Maqedoninė si tė papranueshėm ishte e papeshuar mirė, pasi komuniteti ndėrkombėtar priste nga parlamenti i ri bashkėpunim dhe harmoni dhe jo ndėrlikimin e gjendjes. Pėr kėtė arsye vota e tyre nuk u njoh nga UNMIK-u, Bashkimi Evropian, si dhe qeveria e Shteteve tė Bashkuara. Nėse parlamenti i Kosovės do tė mbėshteste me kėmbėngulje kėtė qėndrim, mund tė krijonte ndėrlikime nė pėrpjekjet pėr pavarėsi. Pavarėsia mund tė arrihet mė me lehtėsi nėse qeveria e Kosovės tregon se i pranon kufijtė e tanishėm.”

Kohėt e fundit revista Lobi nė Maqedoni botoi njė intervistė tė sajuar me zonjėn Ramet. Redaksia e revistės botoi mė pas njė sqarim ku i kėrkon falje analistes pėr kėtė incident. Nė intervistėn e paqėnė, tė revistės Lobi, thuhej se zonja Ramet mbėshteste idenė e njė Federate Ballkanike, tė cilėn, siē shpjegon analistja nė bisedė me Zėrin e Amerikės, ajo nuk e ka sugjeruar asnjėherė: “Nė intervistė ngrihej ideja e njė Bashkimi Ballkanik, qė shtrihet nga Sllovenia nė Turqi, si njė mėnyrė pėr tė pėrshpejtuar pranimin e kėtyre vendeve nė Bashkimin Evropian. Nuk mendoj se kjo do tė ishte njė ide e mirė, pasi ky bashkim do tė bazohej nė parimin e hallkės mė tė dobėt. Pra i gjithė bashkimi do tė vuante tė metat e hallkės mė tė dobėt, tė cilat do tė pengonin pėrparimin e tė gjitha vendeve nė kėtė bashkim,” shprehet zonja Ramet.

Analistja thotė se mėnyra mė e mirė pėr tė siguruar njė pėrparim nė rajon ėshtė qė secili nga vendet tė pėrqėndrohet nė zgjidhjen e problemeve tė brendshme dhe pėrmbushjen e parametrave tė institucioneve ndėrkombėtare ku kėrkon tė antarėsohet.