Rivjen nė gjuhėn shqipe "Dervishi dhe vdekja"


Nė njė Kasaba tė vogėl nė Bosnje, nė periferi tė Perandorisė Osmane, njė Dervish mundohet tė shkruajė historinė e jetės sė tij. Ka dhe pak ēaste. Jashtė troku i natės po afrohet bashkė me fundin e jetės sė tij. Pena i dridhet, ndėrsa ajo qė do tė shkruajė si dėshmi tė jetės, ėshtė e madhe. Ahmed Nuredini, personazhi kryesor i "Dervishit dhe Vdekja", i ka humbur tė gjitha. Fillimisht tė vėllanė, pastaj veten. Qetėsinė. Ėshtė futur nė rrotullėn e frikshme tė shtetit dhe tashmė i ka ardhur fundi: Po ulem nė gjunjė dhe po dėgjoj. Nė dhomėn e qetė, diku tutje murit, nga tavani, nga hapėsira e pashquar rreh Kudret-sahati, e nė tejnatė tingėllon i pandalur fati.
"Po kridhem nė llahtar, si uji. Tė gjallėt nuk dinė gjė. Mė mėsoni, o tė vdekur, si mund tė vdes pa tmerr, ose tė paktėn vetėm me pak llahtar. Sepse vdekja ėshtė pakuptim ashtu si edhe jeta". Nė kėtė pezull tė pafundmė, Mesha Selimoviq, solli njė nga historitė mė tė bukura, qė ėshtė shkruar ndonjėherė nė letėrsinė e Ballkanit.

"Dervishi dhe Vdekja", botuar mė 1966, tregoi sfilitjen shpirtėrore tė vetė autorit dhe ndjesinė e pamasė tė fajit ndaj vėllait tė tij tė vrarė nė Goli Otok. Vetėm se ndryshe nga Dervishi, autori mundi qė ta pėrēojė nė letėrsi ankthin e tij, pasi libri u pėrkthye nė tė gjithė gjuhėt e Perėndimit dhe mė gjerė dhe vazhdon tė ekranizohet e tė vendoset shpesh nė skenėn e teatrit.
Pak vite pas botimit nė gjuhėn origjinale diku nė fund tė viteve '60 "Dervishi dhe vdekja" u pėrkthye edhe nė gjuhėn shqipe nga Esad Mekuli dhe Tajar Hatibi dhe u botua nė vitin 1968 nė Prishtinė. Ēdo kapitull i romanit tė tij hapet me njė varg Kuranor. Dyzet vjet mė vonė ky libėr i rikthehet lexuesit shqiptar me njė pėrkthim tė goditur nga Ben Andoni i botuar nga shtėpia botuese "Papirus".

Pėr autorin, pas vdekjes, u thanė shumė gjėra, por nė njė pikė ish-bashkėkohėsit e tij ishin tė bashkuar: Dervishi duhet ta pėrcillte Selimoviqin tek "Nobeli".
Autori boshnjako-serb Mesha Selimoviq (Mehmedalija "Meša" Selimovi?) (26 Prill 1910 - 11 Korrik 1982) mbetet njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė Evropės Juglindore. "Unė rrjedh nga njė familje myslimane e Bosnjės, ndėrsa nga etniteti jam serb. I takoj letėrsisė serbe, ndėrsa pėr sa i pėrket letėrsisė boshnjake, sė cilės i takoj gjithashtu, atė e konsideroj vetėm si denotim gjeografik tė letėrsisė, dhe jo njėsi tė veēuar nga ajo serbo-boshnjake". Mbasi mbaroi studimet pėr gjuhėn dhe letėrsinė serbe nė Universitetin e Beogradit mė 1930, Selimoviq shkroi nė gjuhėn serbo-kroate. Dialekti i tij i shkruar ka influencuar sot gjuhėn standarde, e cila pėrdoret nė Bosnje. Puna e tij mė e njohur "Dervishi dhe Vdekja" (Botuar mė 1966) lidhet me Bosnjėn e Hercegovinėn dhe me kulturėn e banorėve myslimanė nė njė nga pjesėt otomane tė Bosnjės.
U arrestua qė nė fillim tė luftės nė vendlindjen e tij nė Tuzlla, pėr antifashizėm dhe pėr dy vjet ishte nė burg. Pas lirimit, u bė njė nga emisarėt kryesorė tė antifashizmit nė Tuzlla, ku sot i kanė ngritur njė shtatore. Gjatė luftės, vėllai i Meshės u pushkatua pa gjyq, me akuzėn pėr vjedhje nga komunistėt. Letra dhe pėrpjekja e Meshės nė mbrojtje tė tij dėshtoi e pafat. Ishte tamam sfilitja shpirtėrore dhe ndjesia e fajit ndaj vėllait, ajo qė i dha jetė romanit tė tij "Dervishi dhe Vdekja", ku personazhi kryesor i veprės, Ahmet Nuredin, i trajtuar disi nė formėn e "Procesit" tė Kafkės, sipas kritikės, rreket mė kot tė shpėtojė vėllanė, qė e kanė vrarė ndėrkohė. Paslufta e gjen nė Beograd, por mė pas zhvendoset nė Sarajevė, ku ėshtė profesor nė Shkollėn e Lartė tė Pedagogjisė dhe nė Fakultetin e Filologjisė, drejtor artistik i "Bosna Film", shef i seksionit tė dramės nė Teatrin Kombėtar dhe pastaj kryeredaktor i "Svjetlost". Kėtu filloi njė konflikt i tij me intelektualėt dhe politikanėt vendas dhe vitet e fundit i mbylli nė Beograd. Ishte qė nė tė gjallė tepėr i vlerėsuar, por njėkohėsisht edhe disi i tėrhequr.

GSH/BalkanWeb