E Premte, 19 Gusht 2005
NE KUJTIM TE NJERIUT TE MADH, TEODOR KEKO
Ai dinte te thoshte te verteta
Nuk e di, por ne keto dite angeshtie gushti, ku dhe rete e politikes levizin si te cmendura neper qiell, por nuk leshojne as edhe nje pike shi, vishesh pa dashur, instiktivisht me pallton e nje trishtimi lodhes, rraskapites dhe ndihesh krejtesisht i plogesht, pa asnje ndjenje frymezimi apo emocioni Nuk e di sa do me vazhdonte kjo gjendje n.q.s ne biblioteken time s"do kisha gjetur rastesisht librin "Une te kam dashur, por..." te mikut tim Dorit.
Eh, Dori mendova, perseri ti! Ishte e disata here qe pas shfletimit te librave te tij une merrja perseri "ceren e nje njeriu me shprese dhe optimizem per jeten". Me Dorin jam njohur heret, ne fillimet e proceseve demokratike.
Dori ishte redaktori i dy librave te mi me poezi, pra as me shume dhe as me pak Dhe vellai im shpirteror, ose si thoshte ai: "une jam vellai i madh, mos harro" Me pelqente tek ai njeriu, sepse para se gjithash ai qe njerezor.
Thjeshtesia, zgjuarsia, forca dhe menyra me te cilen ai thoshte te verteten, para kujtdo dhe gjithesecilit. Here-here me mahniste dhe me kujtonte ne njefare menyre se ai hynte pikerisht per keto cilesi tek njerezit e medhenj. Jo ne pushtetaret me shpirt te mberthyer dhe xhepat plot pare, por tek ata
qe e duan atdheun dhe njerezit ashtu sic jane, me te mirat e te keqijat e tyre dhe perpiqen te komunikojne me ta t"i ndimojne te kalojne brengat, vuajtjet dhe hallet, duke u bere pjese e tyre dhe duke u treguar se nga dashuria dhe e verteta nuk duhet te heqim dore kurre. Kam dashur gjithmone te shkruaj dicka per Dorin por gjithmone, dhe tani ne kete pervjetor, fjalet dhe mendimet me ngecin sepse mendoj se gjithnje do me ngelet dicka pa thene, dicka qe vetem zemra di ta thote, zemra e atyre qe para se gjithash s"kane harruar qe jane njerez,po,po, njerez, qe ai i deshi dhe e deshen aq shume. Duke e pershendetur kujtimin e tij, po sjell dhe per lexuesin nje poezi kushtuar Dorit, i cili besoj se do me fale qe kete radhe si mora mendim. Besoj se do me fale per ndonje te fshehten e tij apo ndonje gabim...
Altin Ruco
Kur bie muzgu
kushtuar Teodor Kekos)
Kur bie muzgu ne Tirane,
te "Kafe Europa" ulem pi.
Kaprollia ere ...
peshperit ca fjale.
Me flet per nje njeri.
Me flet per Dorin e pagjume,
qe heshtjen kthente ne nje shprese.
Dhe floket e reve here rremuje
i krihte shpejt dhe me kujdes
Me flet, kur detin malloje
dhe dallget ngrije me tallaz.
Dhe presidente dhe kryeministra
nga frika, hije te benin pas.
Me flet, per Henen dashuruar,
kur yjet thurje ti ne vargje.
Me flet,per malet deshperuar,
te lene vetem pa mustaqe...
Kur dikush zotin ngaterronte,
me peshkopin me shpirt te mberthyer,
ti therrisje nga pika e lotit,
per uthjen e zemres se thyer.
Ti me flet! Se erdhi koha te ikesh,
me ndjenjen futur ne xhep thelle.
Sepse tej, rete uiskin do pine,
qerasur nga ty si perhere.
Krijoni Kontakt