Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    "Gjatë duelit Nano-Meta mbylla delet në vathë"

    Flet Shaqir Peza, 62-vjeçari nga fshati Damjan



    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    Qysh kur nisi sherri midis Nanos e Metës, mlodha çunat e mi qi dojshin me punu akoma ene u thash: Po ra qeveria, ne duhet me rujt bagtin e gjon e gjall, qi mos t'na i vidhshin hajdutnit, siç na nodhi n'vitin 1997". Kështu filloi përjetimi i konfliktit Nano-Meta në familjen e fshatarit Shaqir Preza, i cili është 62 vjeç dhe banon në fshatin Damjan të Tiranës. Dhe më tej pas letrës së Metës ndaj Nanos, Shaqiri tregon se familja e tij në Damjandhe e vëllait në Vaqarr kanë ndjekur me kujdes të gjitha zhvillimet e përditshme brenda kampit socialist, për të parashikuar nëse do të kishte rrëzim të qeverisë apo jo. Kështu, disi të tronditur edhe nga parashikimet e analistëve shqiptarë për mundësinë e dorë-heqjes së qeveritarëve, familja Preza kishte marrë një vendim. "Ditën e premte para se t'fillojshin me bo mbledhjen e kryesis s'socialistave, un futa bagtin n'vathët dhe i thash grus qi s'do i qitshim mo pa u pajtu qeveria, sepse mund të nodhte nonji hata, siç na nodhi n'vitin 1997 dhe 1998".

    E premte
    "14 dele i fut n'vathët e kto gjona i kom bo n'mesditë kur televizori tha se 'takimi paraprak Nano-Meta nuk dha rezultat'". Kështu, duke treguar veprimet e familjes së tij gjatë së premtes së javës së kaluar, Shaqiri thotë se është djegur disa herë nga indiferenca që ka treguar për politikën. "Në vitin 1997 kisha nji dyqon t'vogël afër Urës Beshirit, ku shitsha qumsht, por kur ra qeveria, un vazhdojsha me punu dhe nji dit maskat m'thyn dyqonin dhe m'i morën disa fuçi me gjizë", thotë ai. Dhe qysh atëherë, duke mësuar nga pësimi, Shaqiri dhe dy fëmijët e tij instinktivisht u bënë të vëmendshëm ndaj politikës. "Ditën e premte kur mylla delet n'vathët dhe mlodha ushqim rezerv, vëllai im, Qaniu, qi rrin n'Vaqarr, më qortoi, por ditën e honë më mori në telefon dhe m'tha: 'mirë ia bone, se ata po zihen ronshëm në krysi dhe qeveria ka me ra'". Kështu, gjatë këtyre ditëve të pritjes Shaqiri dhe dy djemtë e tij (Kujtimi e Shabani) kanë diskutuar gjatë se si do ta ruanin shtëpinë dhe pasurinë e tyre nëse gjendja destabilizohej. 'Ene n'mujin shtator (14 shtator) të '98-s, pas rrëmujës na kon mor 4 dele, q'i kemi zavensu me vshtirsi, por tani nuk kom mo pasuni me ia fal kujt, pranej venosa t'i myll me dry", thotë ai. Dhe Shaqiri tregon se për 4 ditë rresht delet e tij blegërinin e rënkonin të mbyllura në vathë, por ai nuk i kish lëshuar. "Thash: aty do rrini derisa të maroj mbledhja, mo mir t'ngordhin sesa t'na i rrëmbejn hajdutat", tregon Shaqiri.

    E hënë
    "Në orën 18.30 më mur n'telefon vëllai, Qaniu, e më tha: nigjo Ilir Metën n'televizor se sot janë nxef gjaknat dhe kan për t'u zi ronshëm n'mbledhje". Kështu rrëfen Shaqiri stresin e së hënës, kur ndoqi në televizor bashkë me djemtë përfundimin e mbledhjes së kryesisë. Por, pavarësisht nga tensioni i përjetimit, duket se përfundimi ishte i kënaqshëm për familjen Preza. "Për ne rrnoftë Gramoz Ruçi, qi qiti rezolutën, se, vallahi, për 6 muj nuk kisha me i çu delet n'kullot", shprehet Shaqiri i cili pas orës 2 të natës ndihej i lehtësuar. Dhe, duke sqaruar frikën e tij të mëparshme, 52-vjeçari nga Damjani thotë: "Ktu ke ne, kur bi qeveria, ngrihet hajdutnia dhe avullon bagtia".

    Frika
    Gjithçka nga e cila kemi pasur frikë gjatë jetës sonë, tanimë në Shqipëri ka ndodhur. Ndërsa njerëzit e thjeshtë kurdoherë më shumë se sa luftërave politike u tremben rrëzimeve të qeverive që u shkaktojnë shpesh drama të varfërve. Për këtë Shaqiri thotë: Pas grindjeve, politikanët pajtohen e fitojnë poste, vetëm unë humbas delet e mia që nuk m'i kthen kush".


    Damjani, fshati që ndodhet mbi Erzen

    Fshati Damjan ndodhet në periferinë e Tiranës, pikërisht pranë zonës së Urës së Beshirit. Për të shkuar atje duhet kaluar një urë lëvizëse që ndodhet mbi Erzen, ndërkohë që fshati ndodhet rreth gjysmë ore larg. Fshatarët atje merren kryesisht me blegtori dhe bujqësi, por ka edhe familje që ushtrojnë tregtinë. Ndërkaq Damjani është dalluar ndër vite si një fshat me shumë intelektualë, ngaqë shumë të rinj tradicionalisht kanë vazhduar universitetet.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    E lexova kete artikull Alba, dhe m'u duk shume domethenes. Ne saj te ketij shkrimi na vihet ne pah realiteti i vertete ne Shqiperi, ku njerezit e thjeshte jane ata qe i perjetojne dhe qe i vuajne "marrezite" nga pushteti i qeveritareve tane.

    Me erdhi shume mire qe nje gazete ne Shqiperi e publikon pikpamjen e njerezve te thjeshte, dhe sesi ata i adaptohen baticave dhe moteve te qeverise tone... ironikisht duhet te jete e kunderta, dmth Qeveria duhet t'i adaptohet nevojave dhe kerkesave te qytetareve. Megjithate pak e ngapak ky c'balancim po vjen duke u ulur, gjithnje nga pikpamja ime.

    Pas grindjeve, politikanët pajtohen e fitojnë poste, vetëm unë humbas delet e mia që nuk m'i kthen kush".
    Fatkeqsisht ne Shqiperi ekziston akoma "mentaliteti" pushtetar ku ata qe i vene syrit posteve duan me shume te sigurojne xhepat e tyre sesa t'i sherbejne vertete qytetareve. Nga nje pikpamje sociale, qeveria ne Shqiperi, ose me saktesisht nje post qeveritar, pavetedijshem nenkupton nje rruge per te perfituar... kjo duhet luftuar sa me shume. Me te gjitha mynyrat. Duhet t'i degjohet zeri njerezve te ndershem, njerzve te thjeshte, njerezve qe akoma mbajne ne koke qeleshen dhe qe me punen qe bejne i kontribuojne vendit te tyre, dhe jo Grekerve...

    Pershendetje Alba
    sinqerisht
    drini.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Pikerisht Shaqir Preza i kontribuon Grekve.

    Te kerkosh qendrimin e kesaj Qeverie dhe Partie ne Pushtet e cila sdi tjeter vec te vjedhe do te thote te kerkosh vazhdimin e kesaj Mafieje qe erdhi ne Pushtet prej ASFALISE GREKE:

    Shaqir Preza e di mire se me TOKE dhe DELE nuk e beri Gramoz Ruci por Azem Hajdari.

    Por Shaqiri si spiun fshati token e lopen e mori nga Berisha dhe voten ja dha Nanos.

    Kjo Qeveri po i ben vertete milionere militantet e vet por po i le ne dor te Fotoksines shumicen e Popullit.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    E njeh personalisht Shaqir Prezen ti Erzen?

    E rendesishme eshte qe te luftohet varferia dhe korrupsioni, paragjykimi dhe armiku jone Greku.

    Rrofte Drejtesia, vecse ky institucion do ta shpetoj Shqiperine, dhe vecse me repektin tone do te mund ta ringreme.

    Thashethemet jane te kota...

    drini.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Mjerimi që po sjell politika


    “Babi, mbreti qënka lakuriq!”
    Një bisedë, mbi gjoja konstruktivitetin e një pjese të opozitës, ndonëse e realizuar me sens qytetar, më bën të qesh përmes lotësh të hidhur.

    Sigurisht në këndvështrimin shoqëror, as që më intereson rrotullimi që bën politika rreth vetes, po pikërisht raporti i saj me mjedisin shoqëror, në të cilin ajo lë gjurmët e saj kontaminuese.

    Në popull poshtë po përcillet absolutisht me indiferentizëm show “Pollo”, tenderi “Gjinushi”, apo përgatitja e klaneve për kreun e PS-së. Veçse, duke menduar se nuk është vetëm copa e bukës, ajo që “na e bën me sy” çdo mëngjes, por se të gjithë jemi pjesë e situatës, materja e saj, për të mos thënë që situata jemi vetë ne, nuk rri dot pa vënë duart në kokë dhe të këlthas: “O po, çfarë bëhet?”. Ku i bie “daulles” bota, dhe çfarë hullie kërkon të hapë politika?

    Çfarë mendoni, se ai i papuni tek ushtari i panjohur fle me fotografinë e Pollos nën jastëk? Po ai që nuk ka lekë për të paguar doktorin, bën duha ditë-natë për PSD-në? Ai që kalon çdo mëngjes pranë Bashkisë, se mos kanë dalë ato të uruara lista të shtëpive të humbura tek firmat, mos i bën hosana Majkos apo Nanos?

    Ç’naivitet!

    Populli kërkoi një demokraci të tijën, një herë, dy herë, tre. Mirëpo, ëhë, zhgënjimi i ka shkuar në palcë. Politika i solli mjerim dhe vetëm mjerim.Jeta e tij këto 10 vjet u mbush me vota të vjedhura, me lekë të vjedhura, me 14 shtatorë, me vrasje natën e qarje ditën, me një kuje të tmerrshme për të sotmen e për të ardhmen.

    Për çfarë konstruktiviteti flet kjo lloj opozite? Për atë që lideri republikan nuk pa asnjë armë më 14 shtator? Ku ishe ti, Genc Pollo, më 6 nëntor, kur u bë referendumi? Po më 28 maj, kur në sheshin “Skënderbej” u bë hataja?

    Ç’është ky “divorc” pas një dashurie kaq të gjatë? Apo Amerika, Ajo i di punët!

    Talluni, vëllezër ujqër, talluni! Ju, dihet, kërkoni demokracinë e zotërve të popullit, kjo tani s’do më as mend, as kalem.

    Apo pozita?Kujt ia shesin idealizmin falls?

    Pushteti, dhe vetëm ai po i thërret në betejë. Nano, i pajisur me definicionin se e do baza, Majko, i pangopur me kolltuqet që ka në përdorim, lakmon akoma të tjerë.

    Ç’i hyn popullit në punë ky delir madhështie? Kjo krehje bishti që u bëhet aty lart disave?

    A e dëgjoni çdo mëngjes TV Teutën? Ku rreh politika, e ku janë hallet e popullit: që s’ka ujë, ose i vjen me fekale, që s’ka qetësi, s’ka rrugë, s’ka lekë të mbajë frymën gjallë? Kurse, politika krihet para pasqyrës si një lavire e poshtër, dhe të gjithë bashkë e secili veç e veç, përkëdhelin automendimin se ai, dhe askush tjetër është i madh e i pazëvendësueshëm(!).

    Ndësa, populli i sheh, mërmërit nën zë ( se edhe ai nuk e ka, mjerani, ndërgjegjen qytetare të pastrojë këto haure të Avgjisë), dhe më sjell në mend atë fëmijën në përrallën e Andersenit, kur i thotë prindit: “O babi, po mbreti qënka lakuriq?!”.

    Veçse në ndryshim nga Mbreti i Andersenit “mbretërit” e politikës sonë, hiç nuk turpërohen pse koha i xhveshi dhe rixhveshi lakuriq në pisllëkun e tyre!

    Media kërkon t’ia mbushë mendjen njeriut se evenimenti më i rëndësishëm, pas zbritjes së njeriut në Hënë, për popullin, është alternativa “Pollo”(sigurisht pas dasmës).

    Kurse “Apollua” e popullit ka tjetër sens të kithtë: njeriu i shkretë atje poshtë mendon (dhe s’ka ç’bën) se dy janë plagët e shoqërisë konfliktuale shqiptare:

    Poli i politikës dhe krimit. Shkrirja e tyre po sjell një diktaturë faktike.

    Ja, kjo është çështja, dhe jo paktet e Mediut, pozat e Saliut “Alternativa ime është më e mira”, kundërvënia e Pollos, apo klani ende i pakënaqur nga Nano, tashmë tërësisht në shërbim të Majkos. Mjerisht, përzjehen edhe emra të mëdhenj si Agolli, po kaq e djallëzuar qënka kjo kuçka e politikës! Se, pas saj vjen jo përgjërimi për hallet e njeriut, po puna në doganë (nuk mjafton vetëm karrikja e deputetit. Duam më, duam më), në porte, pjesëmarrja dhe fitorja në tendera etj., etj. Ata, flasin, flasin pa u lodhur. Bëjnë intervista me vetveten (se populli ua piu lëngun).

    Mirëpo edhe njeriu më i humbur i botës e di që ata nuk e kanë më me ne. Që në fillim, u lajmërua e u paralajmërua kjo racë: “Amani, ore, vetem dy vjet, mos vidhni!” Mirëpo rrinte dot dy ditë Gaqua, apo Gaqot e tjerë?

    Që të mos e zgjasim: As ata të opozitës, as këta të pozitës. Sinqerisht, me kuje, me alarm: një demokraci e popullit është tjetër gjë.

    Ju lutem mos shkoni më në votime, të votoni për hajdutët e sigurtë të së nesërmes! Turp edhe për Presidentin po proklamoi më zgjedhje. Se tani, edhe po nuk ua dhe votën, e vjedhin vetë.

    Katarsisi i këtij populli është gjyqi i Hagës, për këta që e prunë deri këtu dhe lypja me të gjithë forcat e Protektoratit, derisa parametrat e civilitetit në politikë të bëhen dominante. Demokracia e popullit nuk është show që bën politika mjerane e Shqipërisë, por utopia, endrra e tij e ndershme dhe e pashkatërrueshme.

    Mund ta vononi, zotërinj hajdutë të politikës, po jo ta vrisni.

    Flamur Bërdëllima
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Artikulli per lidhjen mes deleve, fshtarit dhe nano-metes me kujton nje perralle italiane (te pakten une si te tille e kam lexuar per here te pare) qe titullohej, dhia, lakra dhe ujku. Dhe nje fshatar qe duhet t'i nxirrte ne bregun tjeter me nje varke qe kishte vend vetem per njeren prej tyre.

    Nuk dua ta paragjykoj shkrimin por ky gazetar shkruan gjithmone histori teper te vecanta per fenomene jo fort normale, fjala vjen pastruese qe punojne neper motele dhe qe dine se kush tradheton burrat, burra qe luajne rolin e zevendesuesit per burra sterile, pedersate qe kthehen ne Shqiperi me rastin e kalimit ne parlament te ligjit per ta, roje konviktesh qe pergojojne vajzat dhe tani se fundi edhe pikpamjen e fshtarit shaqir per duelin nano-meta.

    Nese historite jane reale gazetarit eshte per t'i varur nje medalje ne qafe per aftesine e gjetjes dhe komunikimit me personazhet ne fjale ..... nese historite nuk jane reale gazetarit i duhet varur ne qafe medalja e genjeshtarit dhe fantazise.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Orku!Nese historia eshte e vertete apo genjeshter ajo nuk dihet,sepse sot me genjeshtra po mbarsen macet me minj,e po dalin breshka.Nuk kam car te them,sot s'po di kujt ti besosh.
    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #8
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    Vrrin e kemi hapur thoni vetem se duhet te na shtyjne

    te kercejme brenda.
    nuk ka hajer politika jone .
    " not yet "

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    FLET SHAQIR PREZA NGA DAMJANI

    "Edhe unë i nxora delet nga vatha pas pajtimit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    Sot ke me m'qit delet nga vatha se çunat e Partisë Socialiste u pajtun ene qeveria asht forcu". Kjo ka qenë fjalia e parë që i ka thënë dje gruas së tij 62-vjeçari nga Damjani, Shaqir Preza, i cili ka qenë gjatë këtyre dy ditëve si mysafir te vëllai i tij në fshatin Vaqarr. Vendimi i Shaqirit është marrë 12 ditë pasi ai kishte mbyllur me kyç në vathë 14 delet e tij gjatë periudhës së duelit Nano-Meta. Por vendimin e mbylljes së deleve në vathë Shaqiri e publikoi për Gazetën Shqiptare me datën 1 korrik duke u shprehur se "në Shqipëri, kur zihen politikanët, bie qeveria, ngrihet hajdutnia dhe avullon bagëtia". Këtë ai e konkretizoi edhe me ngjarjet e vitit 1997 dhe ato të 14 shtatorit të vitit 1998, kur grupe grabitësish me maska në kokë i kishin vjedhur 11 dele dhe dy fuçi me gjizë. Por fakikisht Shaqiri e kishte kuptuar stuhinë qysh kur Meta i çoi letër Nanos, për ngjarjet brenda PS-së dhe qeverisë. Megjithatë, rezoluta pajtimit të kryesisë së socialistëve e ka qetësuar disi familjen Preza, në Damjan, por përsëri ai ka zbritur në Vaqarr te vëllai i tij për të marrë vesh detaje më të plota mbi zhvillimet brenda kampit rozë. Sipas Shaqirit, mëdyshja e tij pas rezolutës buronte nga disa kërkesa të Nanos për dorëheqjen e Metës. "Vallahi n'qoftë qi Nano do mu zi me Metën, le të m'ngordhin delet në vathë se për 100 vjet s'kam me i qit n'kullot", u shpreh ato ditë Shaqiri. Por takimi i djeshëm i dy drejtuesve të lartë të qeverisë e ka bindur 62- vjeçarin të rifillojë jetën e tij tradicionale duke nxjerrë çdo mëngjes bagëtinë në kullota. "Thuj shyqyr qi lajmin e kam pa kur rashë n'Vaqarr se po t'isha n'Damjan nuk na vin mirë sinjalet e televizorit", vijon ai.

    Pajtimi
    "L'eni llafet gru ene qiti shpejt delet nga vatha se televizori i Vaqarrit ka thon qi nuk ka mo rrezik si në 97-ën dhe 98-ën, por varu n'Tiron e lajmëro ene veterinerin se tre dele janë smu me bark". Kështu e ka porositur 62-vjeçari gruan e tij, Vajen, pa e fshehur dot kënaqësinë e rifillimit të jetës normale të gjithë familjes. Frika e tij lidhej edhe me parashikimin e një fallxhoreje në Vaqarr, e cila i kish thënë dikur Shaqirit se "në Shqipëri çdo shtatë vjetë do të ketë trazira". Për këtë arsye Shaqiri i trembej përsëri mundësisë së rikthimit të katrahurës së 97-ës, prandaj pajtimi i Nanos me Metën e bënë disi optimist. "Po nuk ra qeveria kët vjeshtë ene po nuk u varën hajdutnat n'Damjan, kët rradhë un ia di për ner Gramoz Ruçit se ai ka hartu rezolutën e ka bo pun t'modhe për gjën e gjallë të fukarejve", vazhdon Shaqiri.

    Frika
    Por frika në familjen Preza qëndron ende pezull sepse Shefqeti, vëllai më i vogël dhe më i shkolluar i Shaqirit (ai ka mbaruar 7-vjeçaren), i ka thënë se "sherri i socialistave do plasë në 12 dhjetor, kur t'bohet kongresi". Por kjo shprehje e të vëllait vetë Shaqirit i duket e papërgjegjshme. "Ai dreq Shefqeti ndjell ters se nuk ka mo dele ngaqë komplet tufën ia vudhën në 14 shtator të 98-ës, ene tani e bo gjumin rehat, t'uj na majtë n'siklet", shton Shaqiri me trishtim. Faktikisht plani i tij deri në dimër është që të dyfishojë numrin e deleve, por nuk e përjashton mundësinë edhe që t'i humbasë të gjitha. "Ktu mor vlla o bo jeta e pasigurtë ene për delet e jo mo për robtë", përfundon ai.



    KUSH ESHTE PREZA

    - Ka lindur më 19 shkurt të vitit 1941 në fshatin Yzberisht

    - Në vitin 1952 familja e tij transferohet në fshatin Prush

    - Nga viti 1955 deri më 1990 ka punuar si bari në kooperativë dhe në fermën "Gjegj Dimitrov".

    - Për arsye ekonomike nuk ka kryer asnjë klasë shkollë

    - Më 1960 martohet me Vaje Xhepën nga fshati Sharrë

    - Në vitin 1984 zhvendoset në fshatin Damjan

    - Pas vitit 1990 merret privatisht me punë blegtorie në shtëpi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •