Close

Rezultati i Sondazhit: Kush e komandon njeriun?

Votues
57. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Shpirti

    29 50.88%
  • Trupi

    5 8.77%
  • Te dyja

    15 26.32%
  • nuk edi

    8 14.04%
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 78
  1. #-9
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Thumbs up A eshte trupi apo shpirti qe na komandon?

    Peshendeje!
    Ne te gjithe e dime predikimin, qe shpirti eshte, e jeton ne trupin e njeriu. Per nje moment, lind pyetja atehere kush na komandon ne si qenje njerzore, trupi qe perfshin trurin, apo shpirti? Verprimet, qe bejme ne jeten e perditesheme eshte trupi apo shpirti, ai qe na komandon? truri qe ka trupi jone, a eshte i komanduar nga shpirti, apo vete nga trupi jone? Po kur vdes njeriu, kush vdes trupi apo shpirti? Shpirti, qe kur hyne ne trupin tone, apo ai lind e rite bashk me embrijonin tone?
    Me shume respekt
    Eda

  2. #-8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Eda,

    Pergjigjen po e mbeshtes ne mesimet e Bibles. Njeriu perbehet nga trupi, shpirti dhe fryma (ne anglisht: body, soul, and spirit).
    Por shpeshhere shume njerez, vecanerisht ne Shqiperi, kur thone 'shpirti' nenkuptojne 'frymen', megjithese 'shpirti' dhe 'fryma' nuk jane e njejta gje. Shpirti jane ndenjat, mendimet etj., ndersa fryma eshte ajo qe gabimisht quhet shpirti. Tek Zanafilla 2:7 lexojme ne lidhje me krijimin e njeriut te pare - Adamit:
    Atehere Zoti Perendi formoi njeriun nga pluhuri i tokes, i fryu ne vrimat e hundes nje fryme jete, dhe njeriu u be qenie e gjalle.

    Nga krijimi i Adamit mesojme se njeriu u be qenie e gjalle kur iu dha fryma. Pra, nese njeriu nuk ka fryme nuk eshte qenie e gjalle dhe anasjelltas. Duke qene se jeta e njeriut fillon shume shpejt, qe ne formimin e embrionit, madje qe ne formimin e zigotes, atehere edhe fryma eshte e pranishme ne kete kohe.

    Trupi eshte si nje banese per frymen. Kur njeriu vdes fizikisht, pas njefare periudhe kohore, si rezultat i veprimeve te agjenteve atmosferike, trupi i njeriut kalbezohet e me pas zhduket plotesisht. Fryma nuk eshte dicka materiale ashtu sic trupi eshte. Fryma nuk shkaterrohet apo zhduket pas vdekjes fizike.

  3. #-7
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Mesimet e bibles nuk i di po jam dakort qe shpirti dhe mendja na komandon.

  4. #-6
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Une do thoja as njera dhe as tjetra Eda. Njeriun nuk e komandon as trupi dhe as shpirti (pse ata qe ne i quajme te pashpirt cili shpirt i komandon?) per mua njeriun e komandon vetem truri i tij dhe kaq!

  5. #-5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Trupi pa shpirtin eshte statik dhe kete e verteton nje kadaver.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #-4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    sterling heights,michigan,u.s.a
    Postime
    3
    e dashur eda
    une mendoj se njeriun e komandon shpirti ne rradhe te pare. trupi eshte asgje pa nje shpirt. trupi eshte foleja e shpirtit. neqoftese nje njeri nuk do te kishte shpirt, trupi i tij/saj do te kishte asnje kuptim. Te gjitha emocionet,ndjenjat, etc,etc, qe e bejne njeriun njeri ndodhin nepermjet shpirtit. nje njeri pa ndenja do te ishte si nje peme pa frut. Prandaj une mendoj se shpirti e komandon njeriun me shume se trupi.
    me sinqeritet
    gerta
    michigan,u.s.a

  7. #-3
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Tendenca e natyrshme e shpirtit te njeriut eshte te besoje para se te dije.

  8. #-2
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Shpirti...po pse e lodhni veten me abstraksione! Nuk ka shpirt, nuk ka jete pas vdekjes, nuk ka parajse nuk ka ferr, mesoni ti hapni syte o njerez-nuk ka shperblim per veprat e mire, e nuk ka ndeshkim per mekatet, . Edhe pse eshte e drejta juaj ti mbani mbyllur mos u mundoni tua mbyllni te tjereve.
    Kush eshte fetar e besimtar, le te flase aty ku i perket. Nqs kjo teme eshte nisur per ata qe i kane syte te hapur , dmth per ata qe perqafojne filozofine, le te shprehin njerezit filozofine e tyre, dhe ti lene frazat e librave e biblave, po ta shtrydhin ate trurin e vogel dhe te nxjerrin idete e tyre.

    Shpirti po, si term mund te perdoret, por ama jo si fryma e perendise, qe pershkon egzistencen tone.
    Eshte fjale e bukur, ka tingullim shume melodioz, keshtuqe mund t'ia atribuoni kete fjale asaj force vepruese qe deshironi ju, vetem harroni providencen dhe lereni menjane shkrimin e shenjte.

  9. #-1
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Postuar mė parė nga Eda H
    Tendenca e natyrshme e shpirtit te njeriut eshte te besoje para se te dije.
    Eda, ajo "tendenca e shpirtit" eshte instikti. Eshte instikti qe shpesh vepron para se te veproje arsyeja.

    Edhe te lutem edhe nje here, meqe e shoh qe e ke nisur me norme. mos perdor fraza te gatshme. jep idete e tua. Frazat i lexojme ne libra, ketu duam te dime ate qe mendon ti.
    te lutem mos e merr ters kte qe te thashe.

  10. #0
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pasja e nje trupi eshte kercenimi me i madh per shpirtin.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nese jeni te sinqerte me sqaroni keto vargje Biblike.
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 10:45
  2. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  3. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47
  4. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2004, 18:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •