Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Serbët dhe çështja e Dardanisë

    BEOGRAD
    Kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq thotë se në deklaratën për Kosovën, të cilën duhet t'a miratojë Kuvendi i Serbisë, do të definohet qëndrimi i Serbisë për statusin e Kosovës dhe për standardet në Kosovë.
    Zhivkoviq nuk ka hyrë në hollësi se çfarë do të përmbajë deklarata , por ka thënë se ajo do të jetë ''platformë për ata të cilët do të bisedojnë me bashkësinë ndërkombëtare dhe shqiptarët e Kosovës''.
    Kryeministri i Serbisë ka thënë se ''deklarata do të jetë piknisje për palën serbe në bisedime'' dhe u ka bërë thirrje partive politike të vendit të tij që të jenë ''unike'' pas një strategjie të përbashkët .

    BEOGRAD
    Duke akuzuar Tribunalin e Hagës për anësi politike, ministri serb i drejtësisë, Vladan Batiq tha sot se Serbia do t'e gjykojë në mungesë njërin nga liderët e shqiptarëve të Kosovës, Hashim Thaçin në një gjykatë të Beogradit nën akuzën të ketë bërë krime lufte kundër serbëve etnikë gjatë luftës në Kosovë të viteve 1998-99.
    ''Ne do t'e gjykojmë ate në mungesë, pastaj do të shohim se si do të reagojë bashkësia ndërkombëtare'', ka thënë ministri Batiq.
    Ai e ka akuzuar Tribunalin e Hagës se tregon prirje anti-serbe sepse deri tash ka dështuar t'a akuzojë Hashim Thaçin.
    ''Me gjasë ka disa arësye politike, se sa legale, për se ai nuk është akuzuar nga Gjykata e Hagës'', ka thënë Vladan Batiq, duke shtuar se qeveria serbe i ka dërguar Tribunalit një material prej 40 mijë faqesh kundër Hashim Thaçit .



    Së pari do të filloi me këtë budallain Vladan Batic, Thaçi ka thënë se do të vij edhe në Beograd të bisedoj nëse është nevoja, kur pala serbe filloi të nxirrte bishta në lidhje me vendmbajtjen e takimit dhe bisedimeve, e jo se e ka marrë malli me pa Beogradin.
    Kurse për punën e akuzave jo vetëm Thaci por edhe Nato e gjithë bota (sepse që të gjithë kanë dosjet të tilla me nga 40-50 mijl faqe) për juve ka vetëm disa arsye politike e jo legale se përndryshe do të ishin dënuar nga Haga për gjithë atë që është bërë në serbët dekadën e fundit!!!!!! Marroqi i budallaftë
    Për tipat e këtij njeriu që janë jo të paktë në Serbi duhet urgjentisht BE, SHBA dhe të gjithë tiu ndërtojnë një spital rehabilitues të madh për tu çliruar nga krizat e mëdha që kanë pasur gjatë gjithë dekadës së kaluar.

    Për deklaratën e fundit të Zhivkoviqit në lidhje me strategjinë serbe në lidhje me çështjen e Dardanisë.
    Nuk e di se për çfarë lloj strategjie e ka fjalën ky.
    Mos mendon ta kthej edhe njëherë Dardaninë nën Serbi me forcë?, a është në gjendje ta mbaj ky e Serbia me forcë? dhe a është në interes të tija së pari e pastaj edhe të tjerëve kjo gjë?
    Mos mendon në ndarje të Dardanisë me forcë? a mendon se do të mund ta mbaj Serbia bashkë me të luginën e Preshevës pa u bashkuar me Dardaninë e Shqipërinë pastaj?
    Nuk e di se për çfarë strategjie tjetër mund ta ketë pasur fjalën edhe ky?
    Tipat si ky vetëm janë duke mbajtur peng gjithë rajonin në lidhje me punën e Dardanisë dhe shumë shpejt besoj se do të vijnë politikanë të duhur edhe në Serbi që dinë ti shikojnë interesat e tyre së pari dhe në këtë mënyrë edhe heqin dorë (ajo çfarë pritet nga ta, së pari për interes të tyre) nga Dardania dhe nuk pengojnë në asnjë mënyrë dhe me asnjë mjet bashkimin e Dardanisë me Shqipërisë (edhe pse nuk do të kenë mundësi edhe po deshën në të ardhmen ta bëjnë një gjë të tillë) dhe në këtë mënyrë që të gjithë ecim para me hapa sa më të shpejtë .

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Drejtoresha e Fondit për të Drejta Humanitare, Natasha Kandiq, ka deklaruar për mediat e Novi Sadit se Kosova do të jetë e pavarur dhe ky është një fakt pasi që katër vjet pas luftës Kosova funksionon plotësisht e pavarur nga Serbia. Tash është e pamundur të mendohet për ndonjë bashkim, ka thënë Kandiq. Ajo më tej ka shtuar se Qeveria serbe duhet t’i ndal provokimet të cilat po i bën kohëve të fundit. Serbia nuk do të ketë polici serbe, ushtri e as pushtet në Kosovë, ka vazhduar Kandiq. Në Kosovë, ka shtuar Kandiq, do të ketë pjesëmarrje të serbëve në qeveri aq sa banorët serb të Kosovës dëshirojnë të kenë. Ajo e ka porositur Qeverinë e Serbisë që të kërkojë vetëm respektimin e të drejtave të minoriteteve në Kosovë. Drejtoresha e Fondit për të Drejtat e Njeriut ka thënë se Serbia po udhëheq një politikë negative dhe të keqe, në raport me Kosovën dhe se deklaratat e zëvendëskryeministri serb Nebojsha Çoviq, gjithmonë janë negative dhe në to nuk ka ardhmëri. Të gjitha këto dërgojnë në më shumë pakënaqësi te serbët. Thirrjet që të mos merren targat e Kosovës për automjete, që serbët të mos marrin pjesë në Shërbimin Policor të Kosovës, që të mbrojnë shtëpinë e shëndetit në Fushë Kosovë e tjera, të çojnë në vitin 1991. Dhe ata që atëherë dhe tash flasin këto gjëra, shkojnë në Kosovë me helikopter dhe në përcjellje të KFOR-it, ka përfunduar Natasha Kandiq.


    Shumë intervistë me vend kjo e Natasha Kandiqit nuk i mungon as edhe një presje në gjithë këtë shkrim këtu përveç faktit se Dardania do i bashkohet menjëherë Shqipërisë.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Vertet nje interviste me vend e saj.

    Pas konfliktit ne Kosove dhe gjithe asaj katrahure qe Serbet bene mbi ne, jane shtuar zerat e caktuar te Personaliteteve Serb qe Kosova duhet te jete plotesisht e pavarur.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Tema të Ngjashme

  1. Mirë se të urdhëroni në sofrën e Dibrës së madhe e të vogël
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •