MAQEDONI, Përplasje bandash në Shkup, 4 viktima e 4 të plagosur
SHKUP (9 Korrik) - Kater persona kanë vdekur dhe kater të tjerë janë plagosur në kryeqytetin maqedonas, Shkup. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në lagjen Çair, e banuar kryesisht nga shqiptarë. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë nga një makinë në drejtim të disa personave të tjerë në trotuarin përpara kompleksit Çaircanja. Mësohet se njeri prej viktimave është Ritvan Neziri, ish eksponent i UÇK-së dhe biznesmen i njohur me dosje penale. Për momentin nuk jepen hollësi të tjera nga policia, por mendohet se vrasjet kanë ndodhur për larje hesapesh mes dy grupeve rivale shqiptarësh në qytet. zh/ro (MIA/BalkanWeb
----------------------------
-------------------------------------
Tre vetë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm të armatosur në Shkup
Shkup, 9 korrik - Tre vetë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur, kur disa persona të maskuar kanë hapur zjarr ndaj mysafirëve të një kafiterie në lagjen Çair të Shkupit, afër xhamisë Jahja Pasha, lagje kjo e banuar kryesisht me shqiptarë. Njoftohet se në mesin e të vrarërve është edhe një fëmijë. Policia ende nuk ka bërë identifikimin e viktimave dhe është duke i bërë hetimet. Autorët e këtij sulmi sot rreth mesditës nga vetura BMW kanë hapur zjarr ndaj mysafirëve që rrinin ulur në kafiteri. Dëshmitarët okularë së pari kanë dëgjuar breshëri plumbash e pastaj para kafiterisë ka shpërthyer edhe një bombë. Sulmuesit ndodhen në arrati.
Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve MIA bëhet fjalë për qërim hesapesh ndërmjet dy grupeve rivale shqiptarësh.
(kjo eshte sipas QIK)
mani
Krijoni Kontakt