Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 51
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qosja: Lëreni, aman, Akademinë të bëjë gjumin e saj në mëhallën e saj!






    Prishtinë, 30 dhjetor (Kosovapress) Time: 18:51

    Akademik Rexhep Qosja, në një intervistë ekskluzive për Kosovapress, flet për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si një institucion i administruar prej anëtarëve të një klani, një kohe, madje, të një mahalle, që kanë ulur dukshëm nivelin e saj. Qosja, po ashtu, flet edhe për standardet për Kosovën, të cilat sipas tij, e kanë anën e mirë dhe të keqe për Kosovën, për zhvillimet në Shqipëri, që pashmangshëm ndikojnë në zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve, krizën sociale, ekonomike dhe politike. Profesor Qosja flet edhe për UNMIK-un, i cili ka vënë në shenjestër figurat e UÇK-së, kurse tani në TMK duke pohuar se këtë mosbesim janë kujdesur edhe njerëzit e LDK-së, e të disa partive tjera. Ndër të tjera, akademik Rexhep Qosja, flet edhe për marrëzirat politike primitive që ka shqiptuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.



    Kosovapress: Akademik Qosja, si i vlerësoni zhvillimet politike në Kosovë gjatë këtij viti që po e lëmë pas?

    Qosja: Viti 2003, sipas mendimit tim, ishte vit i zakonshëm, pa ngjarje e veprimtari që mund ta ndryshonin për më shumë dhe më gjatë jetën e qytetarëve. Ndër zhvillimet, ngjarjet, veprimet, thëniet që do të duhej mbajtur mend, do të veçoja bartjen e shkallëshkallshme të disa kompetencave të UNMIK-ut tek institucionet e Kosovës, standardet për Kosovën, nismën e LPK-së për Unionin e Kosovës dhe Shqipërisë, dhe marrëzirat politike primitive që ka shqiptuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, për të cilat ka shkruar shtypi ynë.

    Kosovapress: A mendoni se institucionet kosovare, drejtuesit e tyre dhe klasa jonë politike ishin në nivel të detyrave dhe të përgjegjësive që kanë ?

    Qosja: Jo në çdo rast dhe jo në çdo situatë institucionet kosovare ishin në nivelin e detyrave që u janë besuar. Kjo, ndërkaq, nuk varej prej vullnetit ose përvojës së tyre, sa prej kompetencave (të kufizuara) që u lejon UNMIK-u. Nuk duhet të harrojmë se institucionet tona, në fund të fundit, janë institucione të protektoratit e kjo do të thotë institucione të sunduara.

    Kosovapress: Si e vlerësoni dokumentin “Standardet për Kosovën” dhe a mendoni se mund të përmbushen ato, duke marrë parasysh kompetencat e kufizuara të institucioneve kosovare dhe prezencën e strukturave paralele serbe në Kosovë?

    Qosja: Standardet për Kosovën kanë anën e mirë dhe anën e keqe për Kosovën. Ana e tyre e mirë qëndron në obligimet që na caktohen për kryerjen e disa punëve që ne nuk do t’i kryenim ose do t’i kryenim, ndoshta, shkel e shko! Në radhë të parë këtu mendoj për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe funksionimin e tyre në mënyrë të vërtetë demokratike. Njerëzit tanë të politikës e kanë gojën përplot demokraci, por, disa prej tyre sjelljen, veprimet, punët i kanë kur e kur jodemokratike.

    Mos të flas tani këtu për korrupsionin dhe të gjitha veprimtaritë joligjore. Numri më i madh i kërkesave në dokumentin „Standardet për Kosovën” e obligojnë administratën tonë që të funksionojë si administratë e një vendi vërtet demokratik, që iu përmbahet standardeve që zbatohen në vendet demokratike.

    Ana e keqe e standardeve për Kosovën, ndërkaq, qëndron në dy pika që theksohen në të ashtuquajturën preambulë: e para, në theksimin e Rezolutës 1244 dhe, e dyta, në zbatimin e atyre ligjeve të Serbisë që gjoja nuk janë diskriminuese. Aty nuk merret parasysh se çdo ligj i aprovuar në Kuvendin e Serbisë, kurdoqoftë, sot është diskriminues për Kosovën, sepse cenon, e kjo do të thotë se diskriminon vullnetin e popullit të Kosovës – është ligj në kundërshtimin me dëshirat e tij.

    Në dokumentin “Standardet për Kosovën” ka ndonjë kërkesë që nuk do të mund të realizohet lehtë dhe këtu, në radhë të parë, mendoj në kërkesën për kthimin e serbëve dhe të tjerëve që janë larguar nga Kosova gjatë luftës ose edhe menjëherë pas luftës. Them kështu, sepse kthimi i tyre nuk varet aq prej institucioneve të Kosovës sa varet prej vetë atyre.

    Përmbushjen e „Standardeve për Kosovën” nuk e pengon kufizimi i kompetencave të institucioneve kosovare nga ana e UNMIK-ut. Jo. “Standardet për Kosovën”, megjithëse të bëra nga amerikanët, në të vërtetë janë standarde për Kosovën, të paraqitura në emrin e Organizatës Botërore dhe UNMIK-u është i obliguar t’i ndihmojë institucionet tona për përmbushjen e tyre.

    Përmbushjen e standardeve për Kosovën mund ta vështirësojnë shumë dhe duket se do ta vështirësojnë institucionet e Serbisë përmes strukturave paralele serbe në Kosovë. Po, në qoftë se e bëjnë këtë, ato e bëjnë edhe për të keqen e vet!

    Kosovapress: Në disa nga shkrimet e fundit publicistike ju ishit mjaft kritik ndaj zhvillimeve në Shqipëri. Sa do të ndikojnë këto zhvillime në situatën e përgjithshme në Kosovë?

    Qosja: Zhvillimet në Shqipëri pashmangshëm ndikojnë në zhvillimet e përgjithshme në Kosovë. Zhvillimet në Shqipëri kanë ndikuar në fatin e kosovarëve edhe në kohën e veçimit më të fortë të Shqipërisë – në kohën e komunizmit e lëre më sot kur Shqipëria është vend i hapur.

    Në Kongresin e Gjashtë të Partisë Socialiste, me përjashtim të ish-kryetarit të Shqipërisë, Rexhep Meidanit, të tjerët nuk i kushtuan ndonjë kujdes çështjes së Kosovës. Shqipëria tashmë ka një politikë të formuar dhe të qëndruar ndaj çështjes së Kosovës dhe asaj kombëtare në përgjithësi.

    Dhe, pikërisht Partia Socialiste është e merituar pse është bërë e qëndruar kjo politikë ndaj Kosovës. Kjo nuk do të thotë se situatat e veçanta ndërkombëtare, se qëndrimet e faktorëve ndërkombëtarë, sidomos të SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian, nuk mund ta lëkundin aspak këtë politikë të socialistëve dhe të qeverive në Shqipëri ndaj Kosovës sot dhe në të ardhmen.

    Thënë shkurt, zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe zhvillimet në Partinë Socialiste, njëherë për njëherë duket se nuk do të sjellin ndryshime në politikën e Shqipërisë ndaj Kosovës, prandaj as në situatën e përgjithshme në Kosovë. Ajo mbetet politikë me angazhim të fuqishëm për pavarësinë e Kosovës.

    Kosovapress: Ka vlerësime se Kosova qeveriset nga tri qeveri: nga Qeveria e Kosovës, UNMIK-u dhe Qeveria serbe përmes strukturava paralele serbe? Cili është komenti juaj për këtë?

    Qosja: Vlerësimet që bëhen nuk është e thënë të përputhen me të vërtetën. Kosova, në thelb, qeveriset prej një, ta quajmë ashtu, qeverie: prej UNMIK-ut. Pse institucioneve të Kosovës, në njërën anë dhe institucioneve të Serbisë, në anën tjetër, UNMIK-u u lejon të kryejnë disa funksione pushtetore, kjo është çështje e politikës së faktorëve ndërkombëtarë në protektoratin e Kosovës.

    Kur them kështu, unë natyrisht, nuk bëj krahasim mes institucioneve të Kosovës, që janë institucione të ligjshme, të krijuara në sajë të vullnetit të popullit dhe institucioneve të Serbisë, që paligjshëm përzihen si pushtues i deridjeshëm në punët e Kosovës. Por, duke e lejuar Serbinë që të luajë rol pushtetor në enklavat serbe në Kosovë, duke organizuar edhe zgjedhjet për institucionet e Serbisë, edhe përkundër protestave të forta të institucioneve tona, UNMIK-u nuk e mohon se është sovrani i Kosovës, por një sovran hipokrit!

    Kosovapress: Kosova gjendet në krizë sociale, ekonomike, morale dhe politike. Cila sipas jush është formula për daljen nga kjo gjendje?

    Qosja: Nuk them se mund të përdoret fjala krizë për ta cilësuar gjendjen ekonomike, sociale, politike e morale në Kosovë. Kemi shumë të papunë, kurse numri i të varfërve që shtrijnë dorën është gjithnjë e më i dukshëm.

    Ekonomia e Kosovës në disa degë e në disa pikëpamje është në gjendje të paraekonomisë. Institucionet politike dhe administrative te Kosovës shpesh tregojnë indiferencë të papërgjegjshme ndaj shtresës më të varfër. Por krizë në kuptimin e plotë të kësaj fjale ne nuk kemi. Kriza e nënkupton një nivel të arritur që në një çast historik deformohet ose has në pengesa të mëdha.

    Kurse nivelin, në të cilin mund të shkaktohet krizë, ne nuk e kemi arritur. Do të thotë: gjendja jonë sociale, ekonomike dhe politike ende nuk e ka arritur nivelin “e denjë” për krizë! As kur është fjala për gjendjen morale nuk e them se kemi krizë; në të vërtetë, në disa grupe, rrethe, nivele të politikës, të biznesit dhe të disa veprimtarive të tjera kemi një çmoralizim që është pasojë e ndryshimeve të shpejta në jetën tonë.

    Rusoi i madh thoshte se për t’u përdorur mirë liria, duhet stomak i shëndoshë, sepse liria është ushqim tepër i fortë. Mund të jetë se stomaku ynë është dëmtuar nga sundimet e gjata të huaja. Jo rastësisht politikat tona janë çerdhe dhe nxitëse të shumë veprimtarive të paligjshme në jetën tonë.

    Kosovapress: Shumë vendime dhe qëndrime Kuvendi i Kosovës i mori me vonesë. Në shumë raste ai u ndodh para aktit të kryer. Kështu ndodhi edhe me Qeverinë. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës po hesht! Pse ndodhin këto defekte?

    Qosja: Mos të harrojmë se ne kemi qenë të sunduar dhe kjo do të thotë se politikisht tjetërkush ka vendosur për ne. Në autonomi, pavarësisht prej nivelit të saj, nismat priten prej tjetërkujt: prej institucioneve të shtetit nën sovranitetin e të cilit je. Në autonomi gjithmonë duhet ta lidhësh kalin aty ku të thotë zotëriu! Nuk dilet lehtë prej gjedhes së tillë të sjelljeve politike.

    Në një gjedhe të tillë qeverisjeje ne jemi edhe sot, sado që autonomia që kemi tani quhet protektorat i OKB-së.

    Sa i përket Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës nuk e kam të qartë pse kërkoni aq shumë prej saj! Duhet t’i luteni zotit që ajo sa më pak të flasë se po foli më shpesh do ta dëgjoni duke i përsëritur ato që thuhen e bëhen në partinë pushtetore e kjo do të thotë në LDK.

    E tillë është tradita e saj komuniste dhe paskomuniste! Si mund t’iu përgjigjet e shkreta akademi kërkesave tuaja për të bërë çka ju të rinjtë pritni prej saj?! Shumë nga anëtarët e saj janë të lodhur dhe të harxhuar. Si institucion i administruar prej anëtarëve të një klani, të një kohe, madje të një mëhalle, që me pranimin e disa anëtarëve të klanit e të mëhallës së tyre ia kanë ulur dukshëm nivelin asaj, akademia jonë nuk mund të bëjë sot asgjë me ndikim në Kosovë, as të sjellë ide, mendime e nisma të reja, as të krijojë farë projektesh që mund ta çojnë përpara jetën e vetëdijen e qytetarëve të Kosovës. Lëreni, aman, Akademinë të bëjë gjumin e saj në mëhallën e saj!

    Kosovapress: UNMIK-u më herët kishte vënë në shënjestër figurat e UÇK-së, kurse tani TMK-në! SHPK-së nuk i jepen kompetenca. Si e vlerësoni dinamikën e deritashme të bartjes së kompetencave nga UNMIK-u tek institucionet vendore?

    Qosja: Prej fillimit të ardhjes në Kosovë, UNMIK-u, OSBE-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare kanë treguar mosbesim, së pari ndaj UÇK-së, mandej, ndaj TMK-së, pjesëtarëve të UÇK-së, që kanë hyrë në politikë duke formuar parti politike dhe ndaj intelektualëve që kanë ndërtuar ideologjinë e qëndresës vepruese dhe kanë përkrahur UÇK-në.

    Shpejtësia ose ngadalësia e kalimit të kompetencave nga UNMIK-u tek institucionet vendore nuk varet prej nesh po prej planeve që ka bashkësia ndërkombëtare, në radhë të parë SHBA-të dhe BE-ja në Kosovë. Tanimë dihet se atë mosbesim të UNMIK-ut e të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe TMK-së, me të madhe janë kujdesur ta ushqejnë njerëzit e LDK-së dhe të disa partive të tjera. Po, do të ketë fund edhe kjo sjellje prej Jude!

    Kosovapress: Akademik Qosja, çështja shqiptare ende është e pazgjidhur. Si e shihni ju zgjidhjen e drejtë të saj?

    Qosja: Shndërrimet gjeopolitike në Ballkan, në të vërtetë në hapësirat nën sovranitetin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë, ende nuk mund të quhen të përfunduara. Vazhdon procesi i rikompozimit politik të kësaj hapësire, i caktimit të sferave të interesit dhe të kuptimit të tyre.

    Rrjedhimisht edhe çështja shqiptare vazhdon të jetë në proces të zgjidhjes. SHBA-të dhe BE-ja mund të imponojnë zgjidhje të ndryshme që do t’i konsiderojnë si më përfaqësuese për interesat e tyre, por e vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes së Kosovës është bashkimi i saj me Shqipërinë.

    Kosovapress: A mendoni se Kosova mund të bëhet shtet i pavarur me këtë klasë politike dhe me këta liderë të institucioneve? Pse ju jeni tërhequr nga politika?

    Qosja: Në politikën tonë janë të inkuadruar edhe ish-drejtues të UÇK-së. Ata kanë bërë luftë për pavarësinë e Kosovës. Në të vërtetë ata kanë shkuar në luftë që të japin jetën për pavarësinë e Kosovës. Ata që hyjnë në luftë kurrë nuk mund ta dinë nëse do të mbesin gjallë. Unë jam thellësisht i bindur se ata kurrë nuk do të pajtohen me një status më të ulët të Kosovës sesa që është pavarësia.

    As unë nuk e kam lënë politikën, as politika nuk më ka lënë mua! Këtë e dëshmon e përditshmja „Epoka e Re,“ në të cilën çdo javë po e botoj nga një artikull politik. Dhe, me këta artikuj po i çoj kundër vetes të gjithë ata që në politikë do të donin të bashkëjetojnë me mashtrime e gënjeshtra!

    Kosovapress: Akademik Qosja, cili është mesazhi juaj për qytetarët e Kosovës për festat e fundmotit?

    Qosja: Siç dihet, çdo pushtet, madje edhe ai më demokratik, është i prirur të degjenerohet. Pushteti prish dhe më së shumti i prish ata që më së shumti e duan. Për këtë arsye roli i mediave është shumë i rëndësishëm për demokracinë. Edhe mediat, ndërkaq, mund të korruptohen nga institucionet politike, administrative dhe nga biznesi.

    Për këtë arsye thuhet: nuk mund të ketë demokraci të vërtetë, ta themi të shëndoshë, pa opinion të formuar publik. Qytetarët do të duhej të mësohen ta shikojnë të tillë çfarë është njëmendësia, mos të ngurrojnë të reagojnë ndaj të këqiave që bëhen, sidomos ndaj veprimtarive të paligjshme që janë gjithnjë e më të shumta.

    Ata nuk do të duhej të jenë material për njerëzit e politikës, por subjekte që i mbrojnë e i kërkojnë të drejtat që iu takojnë. Domethënë, Kosovës, për t’u bërë ajo siç e dëshirojmë, i duhen qytetarë të përgjegjshëm që do të kërkojnë një qeverisje të përgjegjshme.

    Dhe, për fund, të gjithë lexuesve tuaj dhe të gjithë bashkëkombësve, kudoqofshin ata, u dëshiroj që në vitin në të cilin hyjmë, në vitin 2004, t’u realizohen dëshirat dhe të jenë të lumtur.

    Intervistoi: Lumturie Blakaj
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    trepca.net

    ---------

    NDËRGJEGJE E VONUAR E DY RR-ve
    Sa për të të rikujtuar, zoti Rexhep Qosja




    ------------------------------------------------------------------

    3 janar 2004 / TN

    Nexhat KITA

    Tashti, shumë vite pas, shqetësohesh me arsye për meritat negative të Nanos dhe të krahut mbështetës të tij, brenda Partisë së Punës, alias Socialiste, për nëpërkëmbjen ose zvetnimin e demokracisë dhe për sensin deficitar atdhetar të Partisë, në krye me meritokratin e vetëshpallur e të dëshmuar, Nano. Të dyja këto veçori individuale dhe kolektive nuk janë të sotme, as që kanë qenë të kamufluara e të pakuptueshme më parë.

    Ka do vite që kur lexova, një shkrim, në formën e një skice portreti, ku bëje një krahasim ndërmjet personalitetit politik të zotit Sali Berisha dhe shokut F. Nano. Këtë të fundit atëherë, më duket se, e prezantoje si zotëri, ose zoti Nano. Nuk prish edhe aq shumë punë kjo për objektivitetin. Ishte ky një çast i këndshëm leximi të një humori politik. Nuk ishe i vetëm me këso gjykimesh. Nëse dikush t´u përgjegj, s´mbaj mend, por i thoja vetes se si ka mundësi që njerëzit të jenë kaq tendenciozë e të bëhen sikur nuk shohin e nuk kuptojnë, ose me të vërtetë nuk shohin e nuk kuptojnë se nga i vjen Shqipërisë dhe shqiptarëve pjesa më e madhe e të këqiave.

    Përafërsisht, pohoje atëherë se si na ishte zoti Nano tip i politikanit modern, evropian, me vizione bashkëkohore e çmos tjetër pozitive, dërsa zotin S. Berisha e përshkruaje, sipas klisheve të lexuara, si tip konservativ, tip bajraktar, me mentalitet fisnor dhe kështu keq e më keq, me një fjalë, tip anakronik, inadapt dhe i dëmshëm për rolin e punën e tij prej politikani.

    Këto alamet epitetesh pozitive ia projektoje sh. Nano pas gjithë atyre të zezave që pësoi Shqipëria e u kërcënua të ribëhej një emër regjioni a krahine ballkanike. Ahere nuk ke dashur të dije se zoti Berisha nuk dëshironte që Shqipëria të plandosej, ai nuk e godiste atë me thikën e natës. Do të mund ta kritikonim për lëvizje e manovrime të gabuara politike, secili nga këndvështrimi i vet, ose do të mund t´i adresonim atij lloj - lloj gjepurash të shtyrë nga nënshtrimet e përpirja e sharjeve propagandistike kundër tij, ose nga paragjykimet a inatet subjektive, siç do të mund ta mbështesnim, të shtyrë ndoshta nga simpatitë me ose pa kritere.

    Hiq çdo gjë, sinqeritetin njerëzor e politik, atdhedashurinë pa marketing, pazare e koniunktura çasti, kapacitetin intelektual e politik kush do të mund t´ia zhvlerësonte e t´ia cilësonte për të rreme e jo të mirëfillta! Është thjesht çështje tjetër po të dëshirojmë që ta vështrojmë z. Berisha si qenie njerëzore e politike të përkryer, atëherë cilësimet e vlerësimet do t´i takonin spektrit të soditjeve spekulative e tendencioze. Sa për sinqeritetin dhe atdhedashurinë e këtyre dy protagonistëve politikë, do të largohem në dukje pak nga tema, sa për të ilustruar këtë me një shembull të përjetuar personalisht dhe një tjetër të dëgjuar nga një person imediat.

    Më rastisi të ndodhesha në tre muajt e parë të vitit `97 në Tiranë dhe neorevolucioni arriti që t´i revolucionarizonte e të mobilizonte frymën internacionaliste të çakajve të presë së quajtur Shqipëri.Nuk kisha asnjë arsye të mbaja anën këtij osej atij blloku politik, as këtij ose atij profili të ndonjë personi politik. Çka ndodhi në Shqipëri dhe me Shqipërinë në atë çerekun e parë të vitit 97, e pashë dhe e përjetova me sytë e qenien time njerëzore dhe kureshtare.

    Ato ditë fillim marsi takohesha shpesh me redaktorin e politikës së jashtme të gazetës numër dy të Suedisë, "Svenska Dagbladet". Ai kishte kontakte me ambasadën e një shteti të "rëndë" evropian. Shkonte e kthehej prej andej duke më përditësuar me lajme për të ngjarat pas perdes së tragjedisë që luhej e po ndodhte ato ditë në Shqipëri. Një ditë, rreth 11 - 12 marsit, në mbrëmje, më vie e më thotë me konfidencë se ka mësuar që, nesër, zoti Berisha udhëton "për t´u këshilluar" në Itali dhe prej atje do të dëgjojmë deklaratën e tij se vazhdon për të mbetur jashta për arsyera personale për të përfunduar diku, më duket se më përmendi edhe shtetin, si i strehuar politik.

    Jo, kurrë, iu përgjigja redaktorit suedez. Mos ta mbajë mendja askend në botë. Kisha sa e sa arsye t´i shpjegoja bindjen dhe besimin tim, por ia thashë vetëm argumentin e parë dhe thelbësor: - "Ai është së pari një shqiptar i lidhur shpirtërisht me atdheun, pra është një president shqiptar dhe jo vetëm president i Shqipërisë. Këto janë ëndrra të dikuj", vazhdova unë. Suedezi më shikoi si me qesëndi dhe derisa u nis të ngjitej shkallëve të hotelit, më tha se - kjo punë (e largimit të S. B.) ka marrë fund, kurse me mënyrën se si ma bëri të ditur këtë lajm, për çastin, më la të kuptoja se ishte çështje e presionit nga jashtë. Fli rehat e mos vra mendjen kot për këtë punë , qe përgjigjja ime.

    Nuk më la edukata që t´i thoja mbaje këtë informacion si shënim në fletoren a në kokën tënde, por mos nxito ta raportosh si lajm. Të nesërmen, pas dite, u takuam sërish me redaktorin e gazetës prestixhioze suedeze dhe tashti unë me qesëndi, pa i thënë as tungjatjeta, disa metra larg tij, iu drejtova me gjysmë zëri të lartë: - "Siç u pa, dëshirat u dogjën". Vetëm tundi kokën, sikur i thoshte vetes se si ka mundësi.ndërsa fjalët e para, me të cilat m´u drejtua kur iu afrova, ishin - "bëre mirë që ishe aq kategorik mbrëmë, më kurseve nga një punë për të cilën do të cilësohesha se kam spekuluar.".

    Të kujtojmë bashkëkohorin Nano, një vit e sa më vonë. Iku atje ku e mirëpritën revolucionin e një vit e sa më parë dhe ku e përgëzuan të parit për mposhtjen dhe luftën e suksesshme"kundër nacionalistit Sali Berisha".

    Kjo puna e vlerësimit tënd të personalitetit politik të F. Nanos ndodhi pas ´97- ës dhe pas Kretës, dhe nuk ndërrove mendje dhe nuk fole gjë kundër tij as pas deklaratës së tij antishqiptare në Lisbonë dhe as pas deklaratës së tij cinike e antikombëtare diku në përfundim të pranverës së `98- ës, kur Luftën Clirimtare të UÇK-ës e cilësoi si rebelim të disa fiseve shqiptare të Kosovës, të një farefisnie të përbashkët me disa fise të Veriut të Shqipërisë politike (pol. shënim i N.K.). Dua të besoj më parë që nuk të kanë botuar reagimin në gazeta, se sa që ke heshtur atëherë. Përndryshe i bie se nuk paskëshe ditur gjë për veprimet antishqiptare të Fatos Nano, ose je vonuar për arsye të paditura.

    Të kthehemi te demokracia e nëpërkëmbur dhe përkitazi me këtë do të parafrazoj mendimin e artë politik shqiptar të vitit 2003, me autor zoti Rexhep Mejdani. Kristal:- Fajtorë jemi ne që nga Nano, një i burgosur ordiner, krijuam një të burgosur politik. Tashti i afrohemi thelbit të problemit që do të mund të përmbyllej brenda kësaj pyetjeje, të dëgjuar nga ti, por të konstatuar nga shumë ne: Kush dhe ku janë arsyet që punojmë kundër vetvetes. Sheshazi që bëhet fjalë për dy mendime të vonuara. Megjithatë, është shumë mirë që po reagoni tashti, juve dy R.R., por me keqardhje më duhet të pohoj se po paraqiteni me ndërgjegje të vonuar, vite më parë të fjetur, dikush do të thoshte edhe - të kamufluar ndoshta, atëherë.

    Jemi duke qarë hallet e demokracisë, apo jo. Nga rrafshi opozitar ku po ndodhet zoti Berisha dhe PD-ia, sikur ta zëmë (mos dhashtë zoti) se kanë prirje dhe vullnet të prapshtë që ta turbullojnë e ta trazojnë të turbulluarën dhe keq të shtrëmbuarën rrjedhë të demokracisë shqiptare që po ndodhet në sprova të rënda, ata as që kanë mundësi për një fortifikim politik prej nga do të kundërvepronin, për llogari të veta fiktive. Zëdhënia nëpër sheshe, pra, për çfarë arsye na e nëpërkëmbëka të nëpërkëmburën demokraci në Shqipëri!

    Nuk më duken fort të kapshme arsyet e sulmeve kundër zotit Sali Berisha në këtë shkrim për demokracinë e nëpërkëmbur dhe më parë do të thoja se janë sulme të diktuara nga nevoja e balancimit, ose e kompromisit me vetveten, ose nga zbehja e kontradiktave. Më duhet të them shprehimisht, me seriozitet të madh e të mos keqkuptohem si patetik, se demokratët (e kam fjalën për ato të mirëfilltit) pra të njerëzishmit, rrjedhimisht atdhetarët u bien këmborëve nëpër sheshe e ambiente banimi e kudo kundër të keqes që e ka kaplluar dhe po e plagos keq qenien tonë kombëtare, të shtyrë po nga ato arsye dhe për të njëjtat qëllime, që ti po i thekson në këtë shkrim, ndërsa zoti R. Mejdani i sintetizon përmes metamorfozës së nocionit - i burgosur, nga ordiner në politik.

    E keqja është se njerës palë i duhej 6 orë, ose shumë 6 ditë, ndërsa dikujt 6 vjet, por palës tjetër nuk do t´ i mjaftojnë as 60 vjet, për të kuptuar rrezikun që pësojmë nga neoenverizmi konformist, i këmbëkryqosur në piedestalin politik të pjesës dërmuese të Partisë pozitare.

    Zëdhënia nëpër sheshe dhe përmbajtja e shkrimit tënd, zoti R. Qosja, kanë të njëjtin thelb, por dallojnë në këtë rast të veçuar vetëm me formën, prandaj mund të kuptohesh si kundërthënës, ose i vetësulmuar kur sha demokratët përmes personalitetit të zotit Sali Berisha, dhe me këtë rast përsëri mbetesh i vonuar.

    Megjithatë, në cilësinë e një lexuesi, këtë shkrim personalisht e trajtoj si shumë qëllimirë e të rëndësishëm, nga të gjitha aspektet dhe detajet e përmbajtjes. Aq më mirë se del me mendime të drejtëpërdrejta dhe pa gjysmëpohime, nëntekste e shprehje të nënkuptueshme e të vetëkuptueshme. Kjo mënyrë komunikimi me lexuesit në këtë shkrim vjen nga shqetësimi objektiv dhe në këtë aspekt është evidente se keni shumë tipare të përbashkëta me të përfolurin z. Sali Berisha.

    Po t´iu biej këmborëve më shpesh dhe nga të gjitha anët, edhe me ndihmën e shkrimeve të kësaj fryme, besoj se do të trazohej edhe ndërgjegjia e turpëtarëve, e të pacipëve, e uzurpatorëve të demokracisë dhe e atyre që shpërfillin sakrificat, të bëmat e të arriturat e ushtarëve të UÇK- së, të më të shtrenjtëve tonë, që na e rikthyen sedrën kombëtare, të gjymtuar nga pushtetet parodike paralele me pushtet, afër mendsh, parodik.


    --------------------------------------------------------------------

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DEMOKRACIA E DUARTROKITJEVE

    Kush dhe si e cënon demokracinë

    Në qoftë se rizgjedhja e Fatos Nanos kryetar i Partisë Socialiste dhe, njëkohësisht, kryeministër i Shqipërisë pas gjithë atyre që ka bërë e ka thënë, që janë bërë rreth tij e shqiptuar për të, duke e kthyer në kryepersonazh të konflikteve në Parti e në Shtet, është, pa dyshim, një bixhoz politik, për të cilin paguan Shqipëria, zgjedhja e Ibrahim Rugovës kryetar i Kosovës pas gjithë atyre që ka bërë gjatë fushatës së bombardimeve kur vendosej për fatin e popullit shqiptar në Kosovë është një turp jo vetëm politik.



    Shkruan Akademik REXHEP QOSJA



    E shkreta demokraci!

    Sa e dobët, sa e cënueshme, sa e plagosshme, sa e pambrojtur dhe sa e fyer mund të jesh në jetën tonë e tregoi edhe Kongresi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, që u mbajt më 12 e 13 dhjetor 2003.

    E kemi ditur se demokracia jonë cënohet e plagoset në rrugë, në sheshe, në anashrrugë, në zyra, në kabinete, në firma, në ndërmarrje punuese, në zgjedhje e rizgjedhje!

    E kemi ditur se demokracinë në jetën tonë e plagosin, e cënojnë dhe e fyejnë mashtruesit, plaçkitësit, dhunuesit, trafikantët, vrasësit dhe punëdhënësit e tyre zyrtarë!

    E kemi ditur se demokracinë në jetën tonë mund ta cënojnë e ta fyejnë edhe ata gazetarë, redaktorë e kryeredaktorë, që kryejnë punët e padronëve të padukshëm: të politikanëve, të biznesmenëve e të financuesve të fshehtë e të hapët të vendit e të jashtëm, të cilët u thonë çka të bëjnë, kujt t’ia japin fjalën e kujt të mos ia japin, kënd ta fotografojnë për ditë e kujt t’ia fshijnë fytyrën edhe në mesin e tridhjetë fytyrave të tjera që i tregojnë në gazetat dhe ekranet e tyre!

    E kemi ditur se demokracinë në jetën tonë e cënojnë, e plagosin dhe e fyejnë grupet dhe klanet e ndryshme, të cilat i saldojnë marrëdhëniet jo më me ideologji, po me interesa-grupet dhe klanet, që kanë arritur të lidhen me struktura politike e me biznesmenë, që arrijnë të përdorin për nevoja të veta edhe njerëz në politikë, edhe njerëz në ekonomi, edhe njerëz në mediat.

    E kemi ditur se demokracinë në jetën tonë e cënon, e plagos dhe e komprometon më së shumti e më së shpeshti Sali Berisha i palodhshëm e i pandalshëm: në Kuvendin e Shqipërisë, në rrugë e në sheshe-duke ngritur zërin kërcënueshëm ashtu siç nuk ngrihet në demokraci dhe duke fyer vetjen, institucione e parti ashtu siç nuk fyhen në demokraci.

    E kemi ditur se demokracinë në jetën tonë e cënon dhe e fyen, Daci në Kuvendin e Kosovës, duke iu kërcënuar deputetit që të mbyllë gojën apo ta nxjerrë jashtë; duke iu kërcënuar, madje, edhe ish-luftëtarit se nuk ia jep fjalën sepse fjala e ish-luftëtarit nuk i pëlqen atij-Dacit.

    E kemi ditur se demokracinë në jetën tonë e cënon, dhe e komprometon RTK-ja-i ashtuquajturi televizion publik i Kosovës, në të cilin publik i Kosovës konsiderohen katër pesë njerëz të politikës, katër-pesë miq të kryetarit të bordit të RTK-së dhe gjashtë-shtatë miq të dikurshëm e të sotëm të drejtorit të RTK-së, miq të dikurshëm, me të cilët, ai, drejtori i RTK-së bënte dikur luftë të pakompromis kundër demonstratave “të nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë, të cilët me parullën e tyre, Kosova republikë, kishin rrezikuar bashkimin-vëllazërimin e kombeve e të kombësive tona dhe integritetin territorial të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë”!

    E kemi ditur se demokracinë në jetën tonë e cënon, e plagos dhe e fyen, kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës dhe, njëkohësisht, kryetar i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili në emrin e Kosovës, pa pyetur popull në referendum, në plebishit a deputetë në Kuvend shpall himnin dhe flamurin e tij, duke iu dhënë mundësi, edhe në këtë mënyrë serbëve, maqedonasve e malaziasve dhe miqve të tjerë të vjetër e të rinj të shqiptarëve, që të shkruajnë-siç po shkruajnë, se shqiptarët edhe më tej, edhe në pluralizëm e në demokraci, vendimet për himn e flamur ua besojnë bajraktarëve të fiseve e jo institucioneve demokratike!

    E kemi ditur se demokracinë në jetën tonë kur e kur e cënon, e plagos, dhe, po të dojë, e bën e zhbën edhe UNMIK-u, i cili megjithëse këtu ka ardhur për ta vendosur demokracinë, deputetët e Kuvendit të Kosovës i detyron tri herë të kthehen mbrapsht e të votojnë tri herë radhazi, por me meskohë, për të njejtin njeri, vetëm e vetëm që ta bëjnë kryetar njeriun, që do të bëjë e do të thotë krejt çka do t’i thonë ata: se kosi është i zi në qoftë se do t’i thonë se kosi është i zi; se Drini rrjedh drejt Beogradit e jo drejt Shkodrës në qoftë se do t’i thonë se Drini rrjedh drejt Beogradit; se UÇK-ja nuk ka bërë luftë por vetëm ka qenë në konflikt me ushtrinë, me policinë e me paraushtarakët serbë në Kosovë në qoftë se do t’i thonë se në Kosovë nuk ka pasur luftë por vetëm konflikt!

    E kemi ditur se demokracinë në jetën tonë e cënon dhe e keqpërdor Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës kur listën e zgjedhjes së kryetarit, të nënkryetarit dhe të sekretarëve të seksioneve e filtron në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zyrën e kryemjeshtrit të punës pas perdeve në Akademi, Dacit, në sekretarinë dhe në seksionet e Akademisë dhe, mandej, e nxjerr në Kuvend për votim si listë me nga një kandidat për kryetar-si në kohën e xhaxhajve bolshevikë, me 2 kandidatë për nënkryetarë dhe me një kandidat për sekretar seksioni dhe kur, më në fund, për kryetar dhe nënkryetar të saj-të Akademisë-zgjedh dy gjuhëtarë, të cilët zhvillimit ekonomik, teknik, teknologjik, shëndetësor dhe, në përgjithësi, shoqëror të Kosovës mund t’i ndihmojnë aq sa mund t’i ndihmojnë Aza e Raza!

    E kemi ditur se demokracinë në jetën tonë e pengon, e cënon, e plagos, e rrënon korrupsioni financiar dhe politik, korrupsioni i madh e i vogël, që bëhet në zyra shtetërore e partiake, që bëhet në dogana, në institucione arsimore, shëndetësore, kulturore e të tjera, që bëhet me tendera, me meremetime kabinetesh dhe me lyerje e stolisje ndërtesash, që bëhet me mbulesa ligjore e pa to!

    E kemi ditur dhe çka krejt nuk kemi ditur për situatat, të bërat, veprimet, sjelljet, shprehjet që e cënojnë, e plagosin, e rrezikojnë, e komprometojnë, e fyejnë demokracinë në jetën tonë duke e bërë aq shpesh demokraci të mjeruar, duke e bërë demokraci të mjeruar nga individë që mendojnë se iu ka ardhur çasti dhe çastin nuk do lëshuar pa e shfrytëzuar mirë!



    Kongresi i socialistëve



    E kemi ditur dhe çka krejt nuk kemi ditur, por se demokracinë aq lehtë, aq masivisht, aq njëzëshëm, do ta cënojnë e ta plagosin pikërisht socialistët- e këtë bash nuk e kemi menduar. E krijuar prej Partisë së Punës të Shqipërisë, e cila demokracinë e kishte cënuar, në të vërtetë e kishte vrarë në jetë e në ide, në jetë e në imagjinatë, kemi menduar se ajo do të ruhet shumë, tmerrshëm shumë, që të mos gjendet në situata që ta akuzojnë si cënuese, shkelëse, komprometuese të demokracinë qoftë në veçanti qoftë në përgjithësi. Por, ngjau ajo që më së pakti pritej: Kongresi i Partisë Socialiste u kthye në një kongres të cënimit të parimeve të demokracisë, të frymës së demokracisë e të procedurës së demokracisë.

    Duke e shikuar televizionin, që paraqiste punimet e kongesit, nuk doja t’u besoja syve: a është e mundshme që ky të jetë kongresi i një partie që e quan veten më demokratikja dhe më liberalja në Shqipëri? A është e mundshme që ky të quhet kongres demokratik i partisë më të madhe në Shqipërinë pluraliste gati trembëdhjetë vjet pas përmbysjes së komunizmit? A është e mundshme që i këtillë të jetë kongresi i një partie në një shoqëri që quhet demokratike, në një shtet që synon të bëhet anëtar i NATO-s, madje, që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian?

    Mos jemi kthyer mbrapsht-në komunizëm? Mos kemi hequr dorë nga përpjekjet për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian? Mos politika e integrimeve euroatlantike është vetëm një retorikë, me të cilën vetëm sa hidhet hi në sytë e popullit? Mos etjet pushtetore, mos përparësitë që sjell pozita e Njëshit në parti, u bënë shkaku pse Njëshit të socialistëve i ra maska dhe e tregoi atë mentalitetin e fshehur komunist prej të cilit nuk kishte mundur të lirohej për dymbëdhjetë-trembëdhjetë vjet?

    Arsyeja e parë që t’ia bëja vetes gjithë këto pyetje heretike ishin brohoritjet frenetike për Njëshin e Partisë socialistëve, Fatos Nanon. I kisha harruar brohoritjet frenetike për Njëshin e Partisë, i cili njëkohësisht mund të ishte edhe Njëshi i Shtetit e i Forcave të Armatosura. E kuptueshme. Qe trembëdhjetë vjet jemi shkoqur prej komunizmit, i cili të gjitha-edhe zgjedhjet, edhe emërimet, edhe gjykimet, edhe dënimet, edhe dekorimet i bënte me brohoritje frenetike. E demokracia nuk bëhet as me brohoritje frenetike, as me brohoritje jofrenetike. Demokracia është filozofi politike e paqes dhe e qetësisë. Demokracia e përjashton zhurmën masive; demokracia e përjashton populizmin; demokracia e përjashton demagogjinë që synon t’i sjellë njerëzit në delirium. Demokracia i përjashton sjelljet, veprimet, reagimet, mendimet e përflakura emocionalisht, kur madhërohet njëri e përjashtohet tjetri. Rrallë e tek brohoritje mund të ngjajnë edhe në demokraci, por mund të ngjajnë vetëm në çaste historike kur ngjajnë ngjarje, bëma, që ndryshojnë fatin e popujve a të shteteve, kur bëhen ideale a përmbysen diktatura.

    Brohoritjet frenetike për Fatos Nanon, të filluara në organizatat bazë nëpër qytetet e Shqipërisë, me asgjë përpos me emrin e Njëshit, nuk ndryshonin prej brohoritjeve që jemi mësuar t’i dëgjojmë në kohën e xhaxhajve të mëdhenj: Stalinit, Maos, Titos dhe Enverit. Ato po na e kthenin në mendje një kohë e një praktikë, që shumëkujt i shkakton rrëqethje!

    Arsyeja e dytë që t’ia bëja vetes gjithë këto pyetje dhe të mendoja trishtshëm mos, o Zot, u kthyem tridhjetë vjet mbrapsht ishte regjia e brohoritjeve frenetike. Si edhe në kongreset e xhaxhajve të mëdhenj të lartpërmendur në Kremlin, në Pekin, në Beograd e në Tiranë, ashtu edhe në kongresin e socialistëve, dirigjentët e disponimit të kongresit, që mund të quhen kryesit e punës së Njëshit, ishin shpërndarë në sallë e, sidomos, në galeri dhe e fillonin ison e brohoritjeve të përflakura Fatos Nano, Fatos Nano, Fatos Nano, Fatos Nano, me të cilat caktohej refkëtima e zemrës dhe ritmi i frymëmarrjes së sallës përplot delegatë! Kush nuk e di se kongreset e bolshevikëve nuk mund të paramendoheshin pa dirigjentë të tillë, që kishin fyt të fortë, lëkurë të trashë e ndërgjegje të shpëlarë!

    Arsyeja e tretë që t’ia bëja vetes gjithë këto pyetje që i bëra dhe t’i mendoja trishtshëm kongreset e partive bolshevike ishte dalja e një numri të delegatëve nga salla kur e mori fjalën kandidati i dytë, pas Fatos Nanos, për kryetar të Partisë Socialiste, Rexhep Meidani. Delegatët në Kongresin e gjashtë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilëve unë nuk mund t’ua di profesionet-janë mësues, juristë, ekonomistë, profesorë të gjuhëve të huaja, mjekë, teknikë, infermierë, marangozë, nëpunës, drejtorë, bujq, e lëshojnë sallën sapo e merr fjalën kolegu i tyre, anëtari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, shkencëtari i shquar, doktori i nderit i disa universiteteve të huaja, ish-kryetari i Shqipërisë i propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Rexhep Meidani! E lëshojnë sallën-e kuptoni! E lëshojnë! Me këtë sjellje të mjerueshme, me këtë protestë ndaj dy virtyteve-ndaj mendjes dhe nderit, ata duan jo vetëm të fyejnë kolegun e tyre, ish-kryetarin e Shqipërisë, shkencëtarin e shquar, anëtarin e Akademisë së Shkencave, intelektualin, që e shquajnë mendja, parimësia dhe nderi, por në radhë të parë të ndikojnë, vendosmërisht të ndikojnë, në delegatët e tjerë, në votimin e tyre. A ka kush që nuk mund ta dijë se kjo sjellje e mjerueshme është sjellje e urdhëruar?! Dhe, a ka kush që nuk mund ta dijë se me këso sjelljesh të urdhëruara, me të cilat fyhen dhe mënjanohen nga jeta politike kritikët dhe kundërkandidatët e Njëshit, janë përplot kongreset e partive bolshevike prej kohës së Stalinit e deri në kohën tonë.

    Arsyeja e katërt që t’ia bëja vetes gjithë ato pyetje dëshpëruese që ia bëra ishte fjalimi i kandidatit të parë për kryetar të Partisë Socialiste, e kandidatit që ishte kryetar i Partisë Socialiste, Fatos Nanos. Kam parë e kam lexuar një varg antologjish me fjalime të shenjtorëve, të politikanëve, të shtetarëve, të komandantëve të mëdhenj, të shkencëtarëve, të shkrimtarëve, të fituesve e të humbësve, të të adhuruarve e të të, përbuzurve, të të dënuarve e të të liruarve prej Demostenit e deri te Fan Noli ynë, prej Jezu Krishtit e deri te Savonarola, prej Cezarit e deri te Hitleri, prej Robespjerit e deri te Vishinski, por kurrë nuk kam parë dhe kurrë nuk kam lexuar asi fjalimi, çfarë ishte fjalimi i kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, në kongresin e gjashtë të kësaj partie, Fatos Nanos. Jo. Dhe, deri në moshën në të cilën jam, kam dëgjuar shumë fjalime të shqiptuara në kongrese partiake, në parlamente shtetërore, në tubime politike, në varrime e në gëzime: fjalime të shqiptuara prej vetjesh të ndryshme, me jetëshkrime të ndryshme, në mosha të ndryshme, me nivele shkollore të ndryshme, me prejardhje shoqërore të ndryshme, me cilësi të ndryshme dhe me ambicie të ndryshme, por, asnjëherë dhe askund, nuk më ka ndodhur të dëgjoj një asi fjalimi çfarë ishte fjalimi i Fatos Nanos: të dëgjoj dikë duke i kënduar himn vetvetes, duke e lavdëruar me patos të papërmbajtur vetveten, duke e bërë vetveten Njëshin e merituar për çdo gjë që është bërë në Shtetin e tij, duke e paraqitur shtetin e kryeqeverisur prej tij parajsë (komuniste) të kësaj bote, duke e bërë partinë e tij, familjen më të lavdishme e më të pastër të vendit, thuajse ka parti a njeri aq të pastër. Jo. Deri në këtë moshë në të cilën jam, kam parë, kam lexuar e kam dëgjuar shumëçka e shumëkënd, por asnjëherë dhe askund nuk më ka ndodhur të dëgjoj dikë duke thënë, siç tha ai për veten para një kongresi prej afër 600 vetash dhe para disa qindra mijëra dëgjuesish e shikuesish të televizionit: “Mua më quajnë Fatos Nano dhe prapa më vjen historia e përbashkët”!

    Miqtë dhe kundërshtarët e Fatos Nanos, të bindurit deri në tokë dhe të rebeluarit deri në dyluftim, e komentuan në mënyra të ndryshme fjalimin e tij. Por të gjithë u takuan në konstatimin: ai ishte fjalim i shqiptuar në gjendje deliriumi, fjalim i njeriut të sigurtë në fitoren vetjake! Nuk ka dyshim se ky fjalim mund të jetë fjalim tepër interesant edhe për sociologun, edhe për antropologun, edhe për psikologun, edhe, sidomos, për psikiatrin. Por, ç’dobi mund të kenë shqiptarët dhe Shqipëria prej analizave që ata do t’i bënin fjalimit të Fatos Nanos? Kurrfarë dobie! Për mua, ndërkaq, është interesant tjetërçka: është interesant se në fjalimin e kryetarit dymbëdhjetëvjeçar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, që ishte i bindur se do të zgjidhet kryetar i saj edhe për katër vitet e ardhshme, që do të duhej të ishte fjalim programor i kryetarit të ardhshëm të Partisë dhe, njëkohësisht, kryeministrit të shumëhershëm, të tashëm dhe të ardhshëm, të Shqipërisë, mezi përmendet Shqipëria dhe nuk përmendet asnjëherë, ama bash asnjëherë, Kosova. Edhe Shqipëria, edhe Kosova, edhe shqiptarët, edhe e sotmja dhe e ardhmja e tyre, ishin zëvendësuar nga Fatos Nano. Ai, Fatos Nano, karriera e tij, qenia e tij kryetar i Partisë Socialiste dhe, njëkohësisht, kryeministër ishte më e rëndësishme se Shqipëria, se Kosova, se populli shqiptar, se e sotmja dhe e ardhmja e tyre! A është e mundshme? Si është e mundshme? Dhe pse është e mundshme kjo? Ndihmona Zot! Fjalim i mjaftueshëm për të mos iu dhënë asnjë votë.

    Arsyeja e pestë dhe, në asnjë mënyrë e fundit, që t’ia bëja vetes pyetjet e sipërthëna, ishte votimi për kryetarin e Partisë Socialiste e, pastaj, edhe për organet e saj drejtuese. Delegatët e Kongresit të gjashtë të Partisë Socialiste të Shqipërisë i dhanë Fatos Nanos gati 500 vota, Rexhep Meidanit 61, kurse Edi Ramës -41! Domethënë: Edi Ramën, që i paraqiti Kongresit fjalimin programor pothuaj më të plotë, në të cilin bëhet analizë objektive e gjendjes së përtashme të Shqipërisë dhe jepet një vizion për të ardhmen e saj, delegatët e shpërblejnë rreth dymbëdhjetë herë më pak se Fatos Nanon! Rexhep Meidanin, që i paraqiti kongresit, po ashtu fjalim programor në të cilin bëhet shqyrtimi i proceseve kryesore në jetën politike dhe ekonomike të vendit, jepet vizioni për zhvillimet e ardhshme politike, ekonomike, shoqërore në përgjithësi dhe, më në fund, kërkohet që pavarësia e Kosovës të hyjë në Programin e Partisë Socialiste, delegatët e shpërblejnë tetë herë më pak se Fatos Nanon-se Fatos Nanon, i cili në fjalimin e tij, që do të duhej obligueshëm të ishte fjalim programor i socialistëve, Shqipërinë, Kosovën dhe popullin shqiptar i zëvendëson me një himn skandaloz për vetë Fatos Nanon!

    E pabesueshme!

    Ishte e qartë, deri në fund e qartë: të gjitha punët ishin kryer pas perdeve, atje ku i kryenin gjithnjë e gjithkund, Njëshat e partive bolshevike me kryesit besnikë të punëve të tyre! Kongresi ishte i përdorur për qëllimin e Fatos Nanos, ose, si thuhet me një fjalë të huaj, ishte i manipuluar! Numri më i madh i delegatëve nuk interesohej për cilësinë, vlerën, rëndësinë politike të programeve të paraqitura: ata i interesonte të fitonte Fatos Nano sepse ashtu, duke fituar Fatos Nano, sigurisht u ishte mbushur mendja, se fitonin edhe ata. Dhe, ashtu, Fatos Nano në Kongresin e gjashtë të Partisë Socialiste të Shqipërisë me teknologji fund e krye bolshevike e mposhti, madje, edhe procedurën demokratike dhe e fitoi luftën, luftën e tij e jo të Shqipërisë, por sigurisht, jo edhe paqen, që aq shumë i duhet Shqipërisë.

    E mjera demokraci sa më vjen keq për Ty!



    Dhe, në fund



    Kongresi i Partisë Socialiste të Shqipërisë tregoi se në jetën tonë politike, demokracia nuk do të bëhet lehtë demokraci, sigurisht, edhe një kohë të gjatë. Dhe, si të bëhet? Në jetën tonë politike ende është e mundshme shumëçka, që tani më do të duhej të ishte një e kaluar e papërsëritshme. Në jetën tonë politike, ja, është e mundshme që kryetar i Partisë më të madhe dhe, padyshim, më të rëndësishme politike të Shqipërisë të rizgjedhet njeriu, i cili kryetar i saj është qe 12 vjet, njeriu nën drejtimin e të cilit Partia Socialiste është futur në krizë të thellë, përjeton konflikte mes tij, kryetarit, dhe bashkëpunëtorëve të dikurshëm më të ngushtë siç është Ilir Meta; njeriu, i cili, në cilësinë e kryetarit, akuzon bashkëpunëtorët për lidhje me krimin e organizuar e njëkohësisht është i akuzuar prej tyre; njeriu nën drejtimin e të cilit Partia Socialiste vjen duke humbur zgjedhës; njeriu nën drejtimin kryeministror të të cilit pushteti shtetëror i Shqipërisë fajësohet prej institucioneve ndërkombëtare, evropiane dhe amerikane, për korrupsion, për trafik të njerëzve, për krim të organizuar dhe për administratën më të shtrenjtë në Evropë edhe pse Shqipëria është vendi më i varfër evropian; njeriu, punët vetjake të të cilit, megjithatë, nuk mund të quhen as përafërsisht të pajtueshme me standardet evropiane.

    Pse jo?

    Pse të mos rizgjidhet Fatos Nano kryetar i Partisë Socialiste dhe kryeministër i Shqipërisë, megjithë atë barrë politike e morale që rëndon mbi supet e tij? Në Kosovë është treguar e mundshme edhe më e pabesueshmja! Në Kosovë kryetar i Kosovës, sado protektorat i Kombeve të Bashkuara, është zgjedhur njeriu i cili shfarosësve të popullit shqiptar të Kosovës, Sllobodan Millosheviç dhe Millan Millutinoviç, do t’iu dhurojë doravetë dhurata të stolisura me kordele-të parit në Beograd e të dytit në Prishtinë, pikërisht në kohën kur ata po shfarosnin popullin shqiptar!

    Pse jo?

    Në qoftë se rizgjedhja e Fatos Nanos kryetar i Partisë Socialiste dhe, njëkohësisht, kryeministër i Shqipërisë pas gjithë atyre që ka bërë e ka thënë, që janë bërë rreth tij e shqiptuar për të, duke e kthyer në kryepersonazh të konflikteve në Parti e në Shtet, është, pa dyshim, një bixhoz politik, për të cilin paguan Shqipëria, zgjedhja e Ibrahim Rugovës kryetar i Kosovës pas gjithë atyre që ka bërë gjatë fushatës së bombardimeve kur vendosej për fatin e popullit shqiptar në Kosovë është një turp jo vetëm politik.

    Pse jo?

    Në jetën tonë politike ende të gjitha janë të mundshme, sepse në jetën tonë shoqërore ende mungon faktori pa të cilin demokracia shumë lehtë bëhet farsë tragjikomike e luajtur në institucione politike, partiake e administrative: mungon opinioni i formuar publik, të cilit ndërgjegjen ia përcaktojnë e vërteta dhe e drejta.


    Epoka e Re
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 06-01-2004 më 00:10
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    hahahaha mjekroshi ftyr ziu,
    tash po e lepin peshtymen e vete!
    na rrofet demokracia e vonuar e mjekerroshit faqe zi.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #35
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Plaku, pamvarësisht gabimit të tij në lidhje me revolucionin e vonuar si dhe deklaratën e para disa ditësh se duhet respektuar parimin fetar në emërimin e pushtetarëve, ai duhet respektuar dhe çmuar për kontributin e tij kombëtar dhe përgaditjen profesionale.
    Në një nga shkrimet e tija të fundit u shpreh ashpër kundër Nanos.
    Shqipëria dhe shqiptarët do të bashkohen shumë më shpejt dhe poashtu edhe zhvillimi ekonomik do të jetë shumë më i shpejt me largimin e sidomos Nanos, Berishës dhe disa të tjerëve që kanë bërë gabime të pafalshme kundër interesave shqiptare në të kaluarën.
    Mendoj që këto janë prioritetet shqiptare:
    -pastrimi i politikës shqiptare nga shqiptarët si në Kosovë dhe bërjen traditë që politikani në Shqipëri të mund të bëj karrierë vetëm duke u dalluar me punë që kanë vlera të mëdha kombëtare (nga politikanët e sotëm që duhet të ikin sepse nuk plotësojnë këtë kusht janë: Nano, Berisha, Angjeli, Meta e disa tjerë).
    -largimi nga islamizmi i asaj pjese shqiptare të islamizuar pa dëshirë apo dhunshëm sido që ta quajmë
    -bashkimi i Kosovës me Shqipërinë sa më parë të jetë e mundur
    -realizimi i marrëveshjes së Ohrit për shqiptaro-maqedonsat dhe mbajtja e lidhjeve sa më të ngushta dhe bashkëpunimi sa më i madh me shqiptarët e kësaj ane.
    -të drejtat kombëtare të shqiptarëve të tokave shqiptare në Mal të Zi, Kosovën Lindore, Çamëri e gjithë Greqinë.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Qose turpi ,Qose vampiri

    Reagimi i Qose turpit ( si poltitikan ) ,para kongresit të PS-së dhe mbas kongresit të PS-së ,nuk ka të bën kurgjë me bindjet e tij Kombëtare ( se ai është komunist stalinist i pa ndreqshëm ) ,por ka të bën me çështje personale Qosiste.
    Shpagim borxhi ndaj Rexh Meidanit !!!!
    Arsyeja fare e thjeshtë .
    Se për kryetar të PS-së konkuronte Rexhep Meidani ,i cili kur ishte kryetar i shtetit Shqiptar e dekoroi Qosen .

    Deri tek ki konkludim vihet thjesht fare .
    Përse Qosja kurë nuk e kritikoi Nanon deri sa konkuroi Rexhep Meidani për kryetar të PS-së ??!!!
    A mos Nano para kongresit ishte vërtet kryeministër e kryepartiak i mirë në Shqipëri siç e emëronte Qosja atë kohë pas revolucionit tre gishtor '' poltikan modern ''???!!!!

    Sa vlerë ka përkrahja e Qoses dhënë Fatos Nanos kaq kohë , kur krimi ekonomik e poltik është në startosferë si në Shqipëri si në Kosovë nga këlyshët e Nanos ??!!!

    Bëri veprim të mirë Dritro Agolli në kongres të PS-së kur i thotë hapur Namik Dokles ( spiunit të udb-së sërbe ) se :- Nanon nga një i burgosur ordiner Meidani e ktheu në të burgosur poltik ??!!!
    Pra Dritëro i tregoi vlerën reale të Nanos ,shokut Namik dhe gjithë shqiptarëve - nano një hajdut e asgjë më shum .
    Qosja e tregon vetën aq të trashë në poltik ,sa qenka dashur Dritëroi ta bën publike vlerën e Nanos ,e atëherë të kapin lapsin Qosja të jep leksione demokratike !!!!!!!
    Për veprim demokratik e paska marë Qosja shkatrimin e Shqipërisë në mars- qershor të 1997-tës ??!!!!
    Tek na për veprimin e Qoses pas të vjelave ,thuhet një fjalë :-
    '' me larë një m-ut me sh-urë '' !

    Shihe me këtë reagim të Qoses kur të miret ndonjë jetë Shqiptari në Kosovë përsëri .
    Se në reagimin e parë ( para kongresit të PS-së ) u vranë dy Oficerë të SHPK-së - S. Tolaj dhe I. Haklaj të komunës së Deçanit .


    Gabimi i Qoses nuk është vetëm përkrahja morale e '' revolucionit të vonuar demokratik tregishtor '' të Vlorës ,miku Dodoni .

    Qosja ,një fjalë të vetme nuk e tha për takimin në Kretë mes milloshit dhe Nanos ,ku iu përgaditë ZEZONA Kosovës ( e kaloi me një '' no coment '' ) .
    Në fjalë të vetme nuk e tha për deklaratat antikombëtare të nanos ndaj Kosovës ,kur Kosova digjej me gjithçka të gjallë e të vdekur .
    Akuzonte dr. Rugovën për tradhëti derisa vetë rinte në hotel '' Rogner '' duke pritur ti ritet mjekra e re ,që të del përpara të aratisurve .
    Muar pjesë në Ramboliet e KP të Kosovës ,me të drejtë të Ali Bungut .
    Frigoi elektoratin Shqiptar në Kosovë në votimet e para me deklaratën e tij që :- nëse fiton LDK-ja do jetë fitore e përgjakshme . Dhe vërtet u përgjakën .
    Po nga i njeti post në KP-ë deklaronte se sërbëve të Kosovës doi i jepet e drejta e vetëadministrimit ( nënkupto ndarje të Kosovës ) ,dhe sërbët tani vetëadministrohen në të gjithë Kosovën ,sa që nuk njohin as pushtetin e UNMIK-ut se lere ate të qeverisë së Kosovës .
    Kur nuk fitoi votëbesimin e elektoratit të Kosovës ,i quajti '' popull qen '' ( në librin e tij ) ,përse popilli shprehte etuziazmin emocional në pritjen e statujes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Prishtinë .
    Si mund të mbron ky akademik sulmet sllave të asaj natyre ndaj popullit Shqiptar ,kur ky vetë i quan shqiptarët '' qen '' , ''bir kudrash e buçash '' ??!!!
    Për gjithë ata vrasje që janë bërë në Kosovë ( edhe deputet e kryetar komune bile , si I. Hajdaraj e U. Bytyçi ) ,ky Qosja kur njëherë nuk e hapi gojën që të dënon vrasjet-krimin ,por përkundrazi e ka ushqyer ate , etjera e tjera .

    Këta gabime nga një poltikan debutant të bëhen janë të pa falshme ,se jo më nga një Akademik ( i '' francuska 7'' ) që e mban vetën Qosja .
    Me ate se çka i ka bërë ai Kosovës dhe Shqipërisë me idetë e tij staliniste ,nuk ka asfar të drejte morale e etike ti drejtohet popullit e të flet për popull .
    Poltikisht Qosja është i ngordhur me kohë ,por sikur duket vërtet paska ndodhur i trashë e nuk po e kupton .

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2005
    Vendndodhja
    kanada
    Postime
    7
    te gjithe ju qe flisni kunder Rexhep Qosjes dhe Luftetareve te UCK-se, kunder familjes legjendare te komandait legjendar Adem Jasharit.
    Jeni ma te zi se shkiet, se shkiet i kemi pase armiqe shekullore, e ju fija e zeze e kosoves bashke me are RUGOVIQIN qe nuk e ka njofte dhe nuk e njeh luften qe e kane bere luftetaret e UCK-se

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga minet
    te gjithe ju qe flisni kunder Rexhep Qosjes dhe Luftetareve te UCK-se, kunder familjes legjendare te komandait legjendar Adem Jasharit.
    Jeni ma te zi se shkiet, se shkiet i kemi pase armiqe shekullore, e ju fija e zeze e kosoves bashke me are RUGOVIQIN qe nuk e ka njofte dhe nuk e njeh luften qe e kane bere luftetaret e UCK-se
    A ka dale Pranvera ne Kanada hala?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #39
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga PLAKU
    Marku


    Anëtar qe nga: Jul 07, 2002
    Mesazhe: 1292 Afishuar me: 2003-07-05 22:45
    --------------------------------------------------------------------------------
    Hheeee !

    Qose Mjekrosh Ikona qenka ngjallur ,mu kur ia arestuan ferdmarshallin analfabet Gafur e drejtorin ,,politikanin perëndimor '' Hashim .
    Po si nuk e akuzoka fatos nanoviçin se ,përse ia arestoi ferdmarshallin analfabet Gafur dhe përcjellësin e tij !!!!!!!
    Si nuk e akuzoka nanoviçin për dhënien e '' Bisht Pallës '' grekërve për bazë ushatrake ( kur akoma egziston ligji i luftës nga grekët ) !!!!!!!!!
    Ska guxim se nanoviçi është sh-kërdhat ia nxjer të palarat menjëherë për fushe ( ani tani që është në krizë politike nanosi ) .

    Mbeti tip i pandreqshëm për jetë ,ky mjeran !
    Është duke vdekur për pak pushtet politik , gjynah i mjeri .
    Tipik Malok , kokë pa gdhendur !
    UÇK-ë shum më mirë do ishte sikur mos ndëgjonte përallat e tij sipas verzionit '' alla Vlonjat tre gishtor -vëllavrasës '' ,po ja mjerisht nuk ndodhi ashtu .
    Me UÇK-ë ,Rexha jonë mjekrosh , nënkupton vetëm dajat e nipat e udhëheqjes të saj ,se i ka edhe miqë shtëpie ( se kurë jo ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si formacion ) .
    Sikur Rexha të kishte menduar për Ushtarët e UÇK-së ,përse nuk iu thotë këtyre hajnave ( miqëve të vetë ) ,ndani pak Euro more ,e të mjekon djemtë e luftës që kanë nevojë ,se na bëtë horë e përtej .

    Kur kokorozeshte në këshillin partiak gjatë kohës së QPK-së me nipashin e dhëndrit të vet ,përse nuk ndihmoi UÇK-në ,por shkonte rrëfeheshte e luteshte në graçanicë te artemia ??!!!!!!.

    Stalinist i regjur Rexh mjekroshi . Njeh vetëm gjuhën e pushkës mes Shqiptarëve ( vëllavrasjen ) ,e jo votën e lirë si e gjithë bota .
    Po ky dërdimen me votat e kujt rinte ulur në Këshillin e përkohshëm të Kosovës ,apo me votat e fatos nanoviçit ,kur i muar deri sa iu ritën puplat e pendlat në vilën 31 në Tiranë ???!!!!

    Dhe mbi të gjitha si nuk i vjen turp Mjekroshit Qose se cilës gazetare i paska dhënë intervistë -gazetares Zenepe Luka -Bushtrës . Që nxiste Luftën civile në Vlorë më 1997 ( '' revolucionin tre gishtor Qoso-viçian'' ) dhe që nxiste pimjen e gjakut ( kanibalizmin ) të njerzëve shtetërore ,që ia ariti qëllimit me monstrumen Luiza Hoxha që sot është edhe deputete në Kallash parlamentin e Shqipërisë ..


    Qëllimi i kësaj intereviste të Rexhep mjekroshit ,jam 100 % i bindur se nuk ka të bëjë aspak me ate se çka ka prallisur ky mjeran . Por ka prapavi propaganduese ,dezorientimi e çorientimi të publikut në Kosovë ,për të bërë punën e vetë demagogjia e Hashimit që po përgaditë Solaninë e Kosovës .

    P.S.
    Aha se për pak harova .Po ky Rexhë Mjekroshi a e ka pastruar vetën nga dekorimet shkavelle ( të pastra me përmbajtje sërbe ) dhe a e ka liruar banesën e dhënë nga stamboliçi për meritat në punën e kontributin e '' bashkim vllaznimit '' ?!

    ---------------------------------------------------------------------------------
    Ky shkrim asht shkrua nga Marku ne DF Kosova.de
    Kurse une analfabeti PLAKU e solla ketu,se atje kuqalosheve ua qorroj syt,si ta lexuan kete koment te shkurt por shume do methanes per pak sa nuk e internuan fare,iu hyni miza e kalit dhe i pickoi nen bisht derrat e kuq .

    I pershendes te gjithe Nacionalistat dhe atedhetaret shqipetar ne ket Forum si domos ALBON dhe BRARIN e te tjeret.
    Kurse kuqaloshave fares me te poshter qe na ka dhurua shkinia ruso-sllave iu uroj shporrje dhe pastrim sa ma shpejt nga trualli shqipetar.
    Me falni ne gabimet ne shkrim se PLAKU nuk di mire me shkrua,por tradhetin e lexoj mire.

    PLAKU
    Kjo që ke sjellë ti plaku këtu,vërtetë është shumë e vlerëshme!
    por do t`ishte më mirë të mos sulmohej Qosja as gazetarja sepse sulmi nuk është përgjegjje ndaj asaj që akuzon ai(Qosja) por është bashkëfajësim!Un kam dëshirë të ndëgjoj argumente në mbrojtjen kundër akuzave të Qosjes,e jo sulme!
    Logjika shqiptare është e tillë që edhe në politikë po shkohet si në sport: sulmi është mbrojta më e mirë!Kjo është për t`u qarë!Askush nuk i kundërvihet tjetrit me fakte dhe argumente por me kundërsulme që për lexuesin asnjëjës krijon menjëherë përfundimin se të dy palët qenkan kriminalizuar dhe hudhi poshtë,gjë që dihet se nuk janë njësoj si e bardha si e zeza,sepse ato nga dukja e tyre nuk e kanë njëratjetrën aq largë!Të lutem tye edhe të tjerëve,na sillni argumente të qehta e pa emocione dhe sharje,sepse këto asgjë nuk ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes sonë të "vështirë"kombëtare dhe jetësore!Logjika shqiptare: ai ka bërë krim e për këte shkak po bënj edhje unë; duhet të ndalet një herë!Të dalim njëherë jashtë rrethit të kriminelëve,por kjo arrihet vetëm me argumente!
    Të falemnderit për kirëkuptim!
    ademur!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ademur : 09-04-2005 më 15:50

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Reqep Qosa e ka vendi ne ruatjen e gjuhes shqipe,nuk eshte çeshteja e ti se cka duhet te beje Kosova.....
    Ai,pas luftes,si politika qe pati qefin te behet deshotji shume dhe e pa vete se sa eshte dhe u largua nga karriera e politikes...
    kaç....le te mirret me letersin e gjuhes shqipe.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Irfan : 12-04-2005 më 16:23 Arsyeja: s
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  2. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •