Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    Maska e Liridona
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Zgjidhja Eshte Bashkimi I Shqiperise Me Kosoven

    Interviste ekskluzive e Akademikut te shquar Rexhep Qose

    Profesor, si do ta vleresonte Akademiku Rexhep Qosja qendrimin e nderkombetareve lidhur me Pavaresine e Kosoves?

    Nderkombetaret nuk e percaktojne se cfare statusi duhet te kete Kosova. Ne nje tryeze te organizuar enkas per kete qellim, degjuam nje perfaqesues te institucioneve te Europes se Bashkuar qe tha se Kosoves duhet t'i jepet nje autonomi e ashtuquajtur speciale. Por Evropa nuk eshte e vetmja qe do te thote fjalen e saj, do te flase edhe Amerika. Gjate ketyre viteve kemi pare se si institucionet nderkombetare, nuk kembengulin ne nje zgjidhje sipas rrethanave e realitetit, duke respektuar edhe vullnetin e popullit. Degjova nje serbe qe debatonte per Pavaresine e Kosoves dhe ishte interesante, sepse ajo qysh ne fillim u shpreh se e dinte se si do te perfuyndoje ky proces. Ajo eshte e rralle, shume e rralle, qe respekton te drejtat demokratike. Nese do te veprohej nga gjithkush keshtu dhe normalisht, keshtu duhet te veprohet, atehere do te respektohej vullneti i popullit kosovar per te bere referendumin, per t'ju thene kosovareve cfare doni?

    Cili eshte mendimi perfundimtar i profesor Qoses per statusin definitiv te Kosoves?

    Nuk them se Pavaresia e Kosoves eshte zgjidhja me e mire. Per mua, zgjidhja eshte bashkimi i Shqiperise me Kosoven. Por, them se pavaresia, eshte po ashtu, nje zgjidhje e ceshtjes se Kosoves dhe Kosova do te behet e pavarur, packa se ne keto dite, qe edhe debatuam, po na duket se po largohet problemi, se paku ne gjuhen e diplomateve europiane, por ky eshte nje proces i pashmangeshem qe perfundon vetem me pavaresine e Kosoves.

    Profesor, a jane ne unison partite politike ne Kosove per kete ceshtje kapitale?

    Persa i perket ceshtjes se zgjidhjes se problemit te Kosoves, jane ne nje mendje. Nuk mund te kete shqiptar qe te jete kunder Pavaresise se Kosoves, pasi perndryshe, nuk do te ishte normal. Ndersa opnioni im per partite politike ne teresi eshte se nuk jane shume te profilizuara, te gjitha aty, jane. Nuk e di, bile a mund te thuhet se kemi parti politike ne kuptimin e plote te kesaj fjale. I perngjajne njera-tjetres.Tjeter eshte se ndonjera do te leshonte pe per shume ceshtje me lehte dhe tjetra, duhej te ishte me kembengulese. Ne teresi, nuk jane per tu admiruar.Eshte interesant se lideret kane ardhur duke u afruar e komunikuar me mire me njeri-tjetrin. Sigurisht, kjo vjen nga interesat e perbashketa qe kane. Sorra-sorres nuk i'a nxjerr syte.

    Ne masen e gjere te kosovareve eshte opinioni se nuk eshte vleresuar roli i UCK, madje, eshte harruar. Po mendimi Juaj, cili eshte profesor?

    UCK, i ka sjelle Kosoves ate cka kerkohet sot. Por fatkeqesisht nje pjese e madhe e njerezve te Kosov-s, po e perseris, fatkeqesisht, nuk i'a kane njohur UCK-se meriten per clirimin e Kosoves. Nese do te ishte njohur ky kontribut, do te kishin votuar per perfaqesuesit e UCK-se, per partite e saj. Kjo eshte nje padrejtesi historike, qe ne vete i kemi bere UCK. Kete padrejtesi, vazhdojme ta bejme dhe kjo do te na rendoje ndergjegjen tone. Eshte dashur 4 vjet qe ne Kuvendin e Kosoves te njihet lufta clirimtare e UCK.

    Ku qendron e verteta e kesaj kontradikte profesor, qe njerezit te mos njohin sakrificen e djemve te tyre dhe te mos u japin voten?

    Pse ndodh, pyesni ju. Duhet te kuptoni, se interesat jane pak te kunderta, te ndryshme.

    Profesor Qose larg politikes, cfare ka ne duar si krijues?

    Sikurse e dini jam studiues i letersise shqipe, jam edhe shkrimtar. Ne shtator nxjerr nje veper te re. Jam komod ne perkushtimin tim ne keto fusha dhe ngulmoj t'i bej sa me mire keto obligime, qe jane ne interes te kombit tim. Por nje detyre tjeter e imja, eshte te vij shpesh ne Shqiperi, ku kam qene shume here, ku kam shume miq. Prej fillimit kam krijuar komunikim te mire, te qyteteruar me ta. I dua shume ata njerez, por e ndjej se edhe ata me duan me ate mase. E ndjej te domodoshme te shoh Shqiperine, miqte e koleget, njerezit e thjeshte, vecanerisht ata te Laberise.

    Nese do te ishit aktualisht perballe zotit Berisha, c'fare do t'i thonit, vecanerisht tani qe drejton opoziten ?

    Kam shkruar boll per Berishen dhe pushtin qe drejtoi ai. E shoh shpesh ne televizor dhe s'me vjen mire, madje, nuk dua ta shoh. Po te isha une ne politike, kurre nuk do te beja poloitike ashtu sic e ben ai. Prape e them se Berisha krijon shume tensione politike.Te isha ne politike, nuk do te beja as ashtu sic ben Fatos Nano. Jane dy njerez politike, qe e bejne politiken ne ate menyre, per te cilen une nuk e kam mirekuptimin.

    Cili do te ishte sugjerimi juaj per klasen politike ne Shqiperi?

    Une mendoj se mjetet e informimit dhe me ben shume pershtypje kjo gje, qe shume, shume, shume, pafundesisht shume, flitet vetem per partite, per marredheniet midis partive dhe individeve. Shqiperia ka probleme te tjera,shoqerore, sociale, kulturore. Politikanet e Shqiperise, mes te cileve ka edhe shume njerez te ngritur, te afte, qe dine punen, qe dine te flasin, qe i kane mendimet e mprehta, qe i artikulojne mendimet dhe konceptet per mrekulli, do te doja te merren me pak, larg, larg, larg me vehten e njeri-tjetrin dhe shume me teper te merren me popullin dhe hallet e tij. Do te doja qe ne Shqiperi e shoqerine shqiptare, me ne fund ne pergjithesi te mbizoteroje mendimi, njeriu i vetedijshem jo vetem per te drejtat, por ne rradhe te pare per pergjegjesite, njeriu i pegjegjshem, shoqeri te pergjegjeshme. Duhet te perpiqemi te krijojme pra shoqerine e pergjeshme te njerezve te pergjegjshem.

    Dhe nje pyetje te fundit, profesor: Cilat jane marredheniet tuaja me presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugoven?

    Nuk kam asnje kontakt me te.Gabimet e tij jane aq te medha, saqe nuk kam mirekuptim ne asnje menyre per poziten, ne te cilen ai gjendet.

    Intervistoi: Zenepe Luka

    Marre nga "Koha jone"
    Liridona

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Kjo teme eshte me poshte nga ALBA_D.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Per qosen me mjekerr te re

    Marku


    Anëtar qe nga: Jul 07, 2002
    Mesazhe: 1292 Afishuar me: 2003-07-05 22:45
    --------------------------------------------------------------------------------
    Hheeee !

    Qose Mjekrosh Ikona qenka ngjallur ,mu kur ia arestuan ferdmarshallin analfabet Gafur e drejtorin ,,politikanin perëndimor '' Hashim .
    Po si nuk e akuzoka fatos nanoviçin se ,përse ia arestoi ferdmarshallin analfabet Gafur dhe përcjellësin e tij !!!!!!!
    Si nuk e akuzoka nanoviçin për dhënien e '' Bisht Pallës '' grekërve për bazë ushatrake ( kur akoma egziston ligji i luftës nga grekët ) !!!!!!!!!
    Ska guxim se nanoviçi është sh-kërdhat ia nxjer të palarat menjëherë për fushe ( ani tani që është në krizë politike nanosi ) .

    Mbeti tip i pandreqshëm për jetë ,ky mjeran !
    Është duke vdekur për pak pushtet politik , gjynah i mjeri .
    Tipik Malok , kokë pa gdhendur !
    UÇK-ë shum më mirë do ishte sikur mos ndëgjonte përallat e tij sipas verzionit '' alla Vlonjat tre gishtor -vëllavrasës '' ,po ja mjerisht nuk ndodhi ashtu .
    Me UÇK-ë ,Rexha jonë mjekrosh , nënkupton vetëm dajat e nipat e udhëheqjes të saj ,se i ka edhe miqë shtëpie ( se kurë jo ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si formacion ) .
    Sikur Rexha të kishte menduar për Ushtarët e UÇK-së ,përse nuk iu thotë këtyre hajnave ( miqëve të vetë ) ,ndani pak Euro more ,e të mjekon djemtë e luftës që kanë nevojë ,se na bëtë horë e përtej .

    Kur kokorozeshte në këshillin partiak gjatë kohës së QPK-së me nipashin e dhëndrit të vet ,përse nuk ndihmoi UÇK-në ,por shkonte rrëfeheshte e luteshte në graçanicë te artemia ??!!!!!!.

    Stalinist i regjur Rexh mjekroshi . Njeh vetëm gjuhën e pushkës mes Shqiptarëve ( vëllavrasjen ) ,e jo votën e lirë si e gjithë bota .
    Po ky dërdimen me votat e kujt rinte ulur në Këshillin e përkohshëm të Kosovës ,apo me votat e fatos nanoviçit ,kur i muar deri sa iu ritën puplat e pendlat në vilën 31 në Tiranë ???!!!!

    Dhe mbi të gjitha si nuk i vjen turp Mjekroshit Qose se cilës gazetare i paska dhënë intervistë -gazetares Zenepe Luka -Bushtrës . Që nxiste Luftën civile në Vlorë më 1997 ( '' revolucionin tre gishtor Qoso-viçian'' ) dhe që nxiste pimjen e gjakut ( kanibalizmin ) të njerzëve shtetërore ,që ia ariti qëllimit me monstrumen Luiza Hoxha që sot është edhe deputete në Kallash parlamentin e Shqipërisë ..


    Qëllimi i kësaj intereviste të Rexhep mjekroshit ,jam 100 % i bindur se nuk ka të bëjë aspak me ate se çka ka prallisur ky mjeran . Por ka prapavi propaganduese ,dezorientimi e çorientimi të publikut në Kosovë ,për të bërë punën e vetë demagogjia e Hashimit që po përgaditë Solaninë e Kosovës .

    P.S.
    Aha se për pak harova .Po ky Rexhë Mjekroshi a e ka pastruar vetën nga dekorimet shkavelle ( të pastra me përmbajtje sërbe ) dhe a e ka liruar banesën e dhënë nga stamboliçi për meritat në punën e kontributin e '' bashkim vllaznimit '' ?!

    ---------------------------------------------------------------------------------
    Ky shkrim asht shkrua nga Marku ne DF Kosova.de
    Kurse une analfabeti PLAKU e solla ketu,se atje kuqalosheve ua qorroj syt,si ta lexuan kete koment te shkurt por shume do methanes per pak sa nuk e internuan fare,iu hyni miza e kalit dhe i pickoi nen bisht derrat e kuq .

    I pershendes te gjithe Nacionalistat dhe atedhetaret shqipetar ne ket Forum si domos ALBON dhe BRARIN e te tjeret.
    Kurse kuqaloshave fares me te poshter qe na ka dhurua shkinia ruso-sllave iu uroj shporrje dhe pastrim sa ma shpejt nga trualli shqipetar.
    Me falni ne gabimet ne shkrim se PLAKU nuk di mire me shkrua,por tradhetin e lexoj mire.

    PLAKU

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    x
    Postime
    35
    Nuk me shqeteson fakti per rikthimin e shokut Rexhep. Shpresojme se idete revolucionare (kuptohet per revolucione te vonuara kane perenduar) kane perenduar. Mesa di une heren me te fundit ai (dmth,sh.Rexhep) eshte para duke u lutur ne Kabul. Shyqyr qe paska gjetur nje mbeshtetje tek ish-miqte e vjeter per te thene se qosja eshte gjalle.
    Gjithsesi e rendesishme eshte se Kosova dhe Shqiperia e njohin mire shokun Rexhep dhe shoket ne fjale dhe qe nuk kane asnje sadisfaksion edhe nese ai deklaron mbi ndonje ide qe janullatosi te vije ne vend te Shtajnerit. Nganjehere me duket shume zbavitese nje teme e tille dhe falenderoj liridonen qe beri te mundur sjelljen e kesaj teme qe eshte nje mundesi me shume per t'u zbavitur
    Bye

  5. #5

    Re: Zgjidhja Eshte Bashkimi I Shqiperise Me Kosoven

    Postuar më parë nga Liridona
    Interviste ekskluzive e Akademikut te shquar Rexhep Qose


    Profesor, a jane ne unison partite politike ne Kosove per kete ceshtje kapitale?

    Nuk e di, bile a mund te thuhet se kemi parti politike ne kuptimin e plote te kesaj fjale. I perngjajne njera-tjetres.Tjeter eshte se ndonjera do te leshonte pe per shume ceshtje me lehte dhe tjetra, duhej te ishte me kembengulese. Ne teresi, nuk jane per tu admiruar.Eshte interesant se lideret kane ardhur duke u afruar e komunikuar me mire me njeri-tjetrin. Sigurisht, kjo vjen nga interesat e perbashketa qe kane. Sorra-sorres nuk i'a nxjerr syte.


    Nese do te ishit aktualisht perballe zotit Berisha, c'fare do t'i thonit, vecanerisht tani qe drejton opoziten ?

    Kam shkruar boll per Berishen dhe pushtin qe drejtoi ai. E shoh shpesh ne televizor dhe s'me vjen mire, madje, nuk dua ta shoh. Po te isha une ne politike, kurre nuk do te beja poloitike ashtu sic e ben ai. Prape e them se Berisha krijon shume tensione politike.Te isha ne politike, nuk do te beja as ashtu sic ben Fatos Nano. Jane dy njerez politike, qe e bejne politiken ne ate menyre, per te cilen une nuk e kam mirekuptimin.


    Dhe nje pyetje te fundit, profesor: Cilat jane marredheniet tuaja me presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugoven?

    Nuk kam asnje kontakt me te.Gabimet e tij jane aq te medha, saqe nuk kam mirekuptim ne asnje menyre per poziten, ne te cilen ai gjendet.

    Intervistoi: Zenepe Luka

    Marre nga "Koha jone"





    Citova keto deklarata te Qoses dhe me te vertete me vjen keq qe nje Akademik Shqiptar duhet te marre te tilla pozicionime radikale.

    Pra indirekt sipas Qoses e vemtja menyre per te shpetuar nga kjo klase politike eshte Revolucioni, pasi menyre tjeter une nuk shoh per te menjanuar te gjithe ata Lidere qe Ai sulmon.

    Qosja mund te jete letrar i mire, por si politikan nuk besoj se ka vlera te vecanta, sidomos kur arrin te sulmoje te gjithe politikanet. Ne nje fare menyre ai sulmon Verdiktin e Popullit dhe kjo gje tregon mjaft qarte karakterin revolucionar te Qoses.

    Populli i Kosoves e tregoi mjaft qarte se sa vlera ka ai si Politikan.


    Persa i perket ceshtjes tjeter, te Bashkimit te Kosoves me Shqiperine, ai nuk llogarit qe nje Bashkim i tille te vije duhet me pare qe Kosova te shpallet shtet i pavarur, pasi asnje qeveri ne Bote nuk do te perkrahte nje Bashkim te menjehershem, te pakten tani per tani duke pare konjukturat gjeopolitike.

    Kosova duhet te perpiqet te arrije Pavaresine dhe pastaj si popull te shprehe deshiren e vete per Bashkim.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Re: Zgjidhja Eshte Bashkimi I Shqiperise Me Kosoven

    Postuar më parë nga Liridona
    Dhe nje pyetje te fundit, profesor: Cilat jane marredheniet tuaja me presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugoven?

    Nuk kam asnje kontakt me te.Gabimet e tij jane aq te medha, saqe nuk kam mirekuptim ne asnje menyre per poziten, ne te cilen ai gjendet.
    Ah, sa keq...

    Akademiku "yne" nuk na paska asnje kontakt me Presidentin tone.

    Sigurisht qe nuk ka.

    Presidenti Rugova, qysh nga formimi i LDK-se gezon perkrahjen e Popullit, ndersa cdo perfshirje e Qosja-icit ne rjedhat politike i ka kushtuar atij deri tek elektorati jo me i madh se 5000 vota te dalura nga zgjedhjet e fundit.

    5000 votues kane zgjedhur Qosjen-iqin?

    Bile jane teper per te. Aq ka vlere ai, jo me shume.

    Sa keq nuk na paska as mirekuptim per poziten qe Presidenti yne qendron?

    Ashtu sic eshte shprehur LULJA9, kjo figure kaq e ndyte sikur Akademiku "yne" duhet vertete perdorur si nje teme argetimi, asgje me teper. Nuk meriton me teper.

    Edhe bota letrare e tij tashme ka pamje te ndyte.

    Aresyeja?

    Si autor eshte Qeni.... mendova Qosja.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Nuk kam shkruar qe moti por ky...

    shkrim i Qosjej me nxite qe edhe nje here te theksoje (perserise) se ai eshte ideatori i vrasjeve politike ne Kosove,te jau kujtoje deklaraten e tij para zgjedhjeve te para kur pate thene (udhezuar kriminelet) se nese fiton LDK do te jete nje fitore e pergjakshme çka u vertetua menjehere pas zgjedhjeve me vrasjen e figurave te shquara te kombit;fjalet e tij jane morbide ne vetvete ato sjellin kob e tragjedi per popullin tone,ai eshte nje personalitet i pakonsiderate i cili nga ajo qe njef potencialin e vet ju del mbas shpine atyre qe per momentin paraqesin diçka si revulucionare duke i orientuar dhe yshtur ndaj atyre qe po e udheheqin KOSOVEN drejte Pavaresise dhe Qellimit final.Jeta private dhe morali i tije jane diametralishte te kunderta me predikimet e "haxhi" Qosjes.Di shume gjera por konsideroje do ta ulja personalitetin tim shume poshte po te mirrena me keto gjera eshte nen diniteti tim

  8. #8
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Mirembrema,

    Kam vene re qe shpesh flitet per nje "zgjidhje" te problemit te KOSOVES, kur ne fakt per mendimin tim problem nuk ka, ose nese ekziston ai ekzagjerohet deri ne infinit. Ekziston nje gap ne momentet kur "gjakrat nuk jane ulur", dhe mbi te gjitha ekziston nje "klase politike", mjaft ekstremiste, qe ne fakt nuk duhet te mejanohet me mjeshteri.
    Flasin me PASIONE/ NOSTALGJIRA...PATRIOTIZEM te tepruar kur ne fakt duhet te jene te jene te LLOGJIKSHEM/REALISTE... dhe mjaft KOZMOPOLITAN. Eshte pikerisht kjo e fundit qe i MUNGON KOSOVES, dhe qe ajo KLASE politike ne KOSOVE po ja privon atij kombi.

    Flitet per nje BASHKIM ALBANIA=KOSOVO... kur ne fakt nje bashkim eshte i PAMUNDUR jo vetem per momentin por te pakten per 20-30 vitet e ardhshme. Kjo jo se popujt nuk duan( ketu nuk e perjashtoj kete mundesi) por se"elita" politike ne te dy anet e kufirit nuk eshte e gatshme e afte per te bere nje gje te tille.
    Mbi te gjitha te dy popujt e mbi te gjitha ai i KOSOVES, duhet te pranoje faktin dhe KONCEPTIN e bashkejeteses me fqinjin e tij SERBINE+MAL I ZI, gje qe per momentin nuk eshte e mundur per te mos thene qe ata qe shprehen ne kete menyre quhen "heretike" tradhetare.
    Nese KOSOVA dhe KOSOVARET pranojne nje gje te tille ata do te ecin me kembet e tyre dhe fare mire besoj se KUFIRI do te jete vetem nje "nocion" gjeopolitik, dhe nuk do te jete PENGESE.
    Kosova dhe KOSOVARET kane nje nga shembujt me fisnike ne europe ZVICREN... nje komb qe flet 4 gjuhe dhe shtetas me shumllojshmeri kombesish dhe qe eshte nje nga vendet qe kushdo ne bote deshiron te jetoje.

    Pra gjeja me e mire eshte te harrojme inatet e te kaluares nese deshirojme nje te ardhme, dhe nese nuk duam te mbllacitemi ne balte per tere jeten. Kosova eshte e KOSOVARVE( perfshij ketu Shqiptare te KOSOVES, Serbe te KOSOVES, dhe kushdo tjeter qe jeton atje), e atyre qe jetojne e punojne atje.
    Per me sakte ZGJIDHJA e KOSOVES eshte KOSOVA e KOSOVARVE...dhe jo e XHEPIT/THACIT/Miloshevicit/Zoricit a ku e di une...

    Ju faleminderit

  9. #9
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    KundraRrymes thote "Kam vene re qe shpesh flitet per nje "zgjidhje" te problemit te KOSOVES, kur ne fakt per mendimin tim problem nuk ka,...."
    Si or s'ka problem, ka qe çke me te. S'do te kishte problem (per shqiperine, jo per kosoven) neqoftese Kosova vazhdonte i rrinte bashkangjitur Serbise, por jo sot kur ajo e ka hedh hapin e pare.

    Sa i perket temes, mendoj qe teza: Zgjidhja Eshte Bashkimi I Shqiperise Me Kosoven, eshte ose me sakte ishte "zgjidhje e vetme" per Kosoven, jo per Shqiperine. Meqenese Rexhep Qosja eshte kosovar, ai ka te drejte ne aresyetimin e tij.
    Ne fakt qe nga fillimet e levizjeve per pavaresi me 1981, kosovaret u bene nje barre e rende per supet e popullit shqiptar, kjo ngaqe keto levizje sollen kushte te reja gjeo-politike ne rajon. Shqiperia u kthye zone me RISK persa i perket investimit te huaj ne vendin tone, i cili siç mund ta dini, sot eshte i DOMOSDOSHEM per KEDO, per te pasur nje ekonomi stabel e solide.

    Po jap nje shembull, imagjinoni Alzasa e frances (banuar nga gjermane) te ngrihej si kosova per shkeputje ose bashkim me Gjermanine dhe Franca mos ta lejonte.
    Pa dyshim Gjermania si dhe Franca s'do ti kishin kushtet ekonomiko-politiko-sociale si sot, per rrjedhoje as nivelin e jeteses si sot.
    Personalisht mendoj qe Shqiperia ben dhe pa Kosove, ka kushte te pergjithshme me te favorshme. Ndersa perspektiva e Kosoves s'eshte aspak e qarte. Qosja kesaj i frigohet kur mendon si te vetmen alternative bashkimin. Ai me sa duket ndjen qe ne Kosove ka tendenca te tjera, per pavaresi e rruge me vete (si Austria).
    Kjo mundesi si dhe dyshimi ne kete perspektive e shtyn ate te RUAJE marredhenie te ngushta me JUGUN LAB, forcen me aktive sot per sot ne vorbullen shqiptare. Interesi eshte KOSOVA dhe perspektiva e saj, e jo Ka...lliqet qe thone keta shoket e lartem duke e cilesuar Qosen si renegat. Ai s'ka nevoje per ket, veç nje budalle nuk kupton KAQ.

    tung.

  10. #10
    kundrraRRYMES,

    Se pasi duhet percaktuar qe vete termi Kosove nuk eshte i yni dhe heret a vone do te nderrohet dhe pastaj mund te vazhdojme me te tjerat.

    Padyshim qe ne Kosove nuk do te kete vetem shqiptare, por do te jete dhe nje perqindje 5-6-7 varet qe do ti perkasin kombesive te tjera, serbe etj, por ato do te trajtohen si Minoranca.

    Shqiptaret e Kosoves nuk kane asnje arsye llogjike, politike, etniko-demografike dhe administrative per te qendruar me Serbine dhe Malin e Zi.

    Kjo per arsye te shumta dhe qe pak a shume dihen.

    Serbet nuk qendrojne dot me veten e Tyre ne sensin qe ata nuk kane qendruar dot deri tani, pasi ata kane qene nje Republike e Republikes Federative Jugosllave qe perbehej nga 6 te tilla.

    Pra ata nuk quheshin Serbe sipas nocionit politik (jo atij etnik), pasi ishin Republike e Jugosllavise.

    Puna eshte qe kur Republika te tjera qe kishin shume me teper ngjashmeri me Serbet u larguan nga Perberja Jugosllave dhe krijuan Shtetet e tyre Etnike te Pavarura, atehere perse Shqiptaret e Kosoves duhet te qendrojne me te?

    Pra me jep ti nje arsye llogjike.

    Vete kroatet, sllovenet, boshnjaket (serbet e Bosnjes te futur ketu), maqedonet nuk duan te kene te bejne me Serbine, cfare te ben te mendosh qe Shqiptaret e duan nje gje te tille?

    Pra ti do te thuash dicka Kundrarryme, por thjesht thua dicka te pallogjikte ne te gjitha senset.


    Shqiptaret e Kosoves nuk kane asgje te perbashket me Serbet dhe eshte absurde te pretendosh qe ata nuk mund te jene Mire me Shqiptaret e Shqiperise, por me serbet e Serbise.


    Problemi madhor ne keto momente eshte zgjedhja diplomatike qe do te bejne politikanet e Kosoves dhe te Shqiperise per te bere qe ky Bashkim te kryhet sa me shpejt dhe me sa me pak probleme.


    Une nuk e kam problem kohen, pra dhe sikur ai bashkim te ndodhe pas 20-30 viteve nuk behet qameti, mjafton qe te ndodhe. Dhe me mire vone se kurre, megjithese 20 vjet nuk jane vone po ta krahasosh me kohen qe keto troje jane ndare.


    Por puna eshte qe disa polikane dhe forca politike, per te fituar kredo politike ne popull i fryjne ererave demagoge duke bertitur per cdo dite per Bashkim Kombetar ne nje kohe qe nuk kane nje platforme te qarte diplomatike per te arritur kete Bashkim.

    NJe pjese e tyre deklarojne perdite qe e vetmja rruge Bashkimi eshte Lufta dhe nuk shohin mundesite reale qe kane ata per te bere kete Lufte. Une besoj qe keto organizata apo forca politike e rekamojne kete gje vetem per te fituar kredo ne popull dhe per asgje tjeter.

    Ka disa persona dhe forca te tjere politike qe kerkojne te fitojne kredo nepermjet sulmimit te figurave te tjera sic eshte rasti i Qoses apo i disa te tjereve qe nuk denojne aktet e vrasjeve politike ne Kosove, madje i Justifikojne ato dhe etiketojne kundershtaret e tyre politike si Tradhetare te Kombit.

    Per mendimin tim keta jane Don Kishote qe luftojne me mullite e eres dhe nuk shohin realitetin ne sy.
    Pra Bota nuk eshte Shqiptaro-centrike dhe nuk rrotulloret rreth nesh. Bota eshte nje kongomerat interesash gjeopolitike ku jane te nderthurura 1001 probleme te ndryshme.


    Une personalisht e shoh keshtu kete problem:

    Bashkimi i Shqiperise me Kosoven veshtire se mund te arrihet me Lufte dhe kushdo qe e kerkon me doemos kete gje per mendimin tim nuk ben gje tjeter vecse demton ceshtjen Shqiptare.

    Bashkimi i Shqiperise me Kosoven mund te arrihet pasi Kosova te Shpallet Republike e Pavarur dhe atehere me ane Referendumi mund te shprehe Vullnetin e Saj te Lire dhe asnje shtet tjeter nuk mund te nderhyje pasi do te shkelte mbi Rezolutat e OKB-se dhe te shume Oranizatave te tjera Nderkombetare.

    Pavaresia e Kosoven nuk mund te arrihet pa mbeshtetje nga Fuqite e Medha dhe e kaluara na ka mesuar jo pak gjera. Kemi luftuar jo pak ne te kaluaren dhe e kemi pare qe nuk kemi arritur gje.

    Nga Fuqite e Medha, SHBA jane ato qe na kane qendruar gjithmone prane dhe na kane mbeshtetur. Po na mbeshtesin dhe tani sidomos qe kane interesat e tyre ne Ballkan e me gjere.

    Pavaresia e Kosoves nuk mund te arrihet ne rast se vazhdojne Vrasje Politike atje dhe keto vrasje te justifikohen me menyra nga me te ndryshmet dhe te mos denoncohen nga Lideret Poltike dhe nga Opinioni Mbareshqiptar.


    Fakt i rendesishem per mendimin tim eshte qe te gjithe Lideret Politike te Kosoves deri tani jane shprehur PRO Pavaresise se Saj dhe nuk heqin dore nga ky Pretendim dhe kjo gje duhet te vazhdoje dhe ne te ardhmen.
    Dalin here pas here probleme si ky i Qoses i cili sulmon Komplet Klasen dhe Lideret Politike, madje mundohet ti injoroje sikur ata jane askushi dhe vetem Ai vete ka vlera.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  2. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •