pershendetje vellezer edhe motra.ne rradhe te pare desha tju them se kjo teme qe kam hapur,nuk eshte thjesht i teme ku ju mund te jepni mendimin tuaj,por eshte nji tip (artikulli)mund te them.Mbreme ne darke (4.6.2003)tek po fihja televizor kam degjuar nje lajm i cili me ka tronditur jo vetem mua,por gjithe opinionin shqiptar.te gjitha mediat jepnin nje lajm renqethes ku babai vret vajzen 16 vjecare per motive te dobta.po shkruaj pak a shum ngjarjen e rende.
TIRANĖ - Fiqerete Qinami, jetoi vetėm 16 vjet, pasi i ati nuk e pa tė arsyeshme qė e bija tė gėzonte mė tej jetėn e saj. E sapoardhur nga njė fshat i thellė i Kukėsit, e fejuar me njė djalė nga njė fshat i Dibrės, vajza e re do tė bėhej nuse tre javė mė vonė, nėqoftėse i ati i saj, Ruzhdi Qinami nuk do tė kishte marrė vendimin ekstrem pėr tė, duke e vrarė. Me dy plumba pistolete nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm babai 42-vjeēar i ka dhėnė fund korritjes sė shkaktuar nga vajza duke e lėnė tė vdekur nė vend. Pas vrasjes Fiqireten e kanė larė, e kanė veshur dhe e kanė bėrė gati pėr ta qarė. I ati ishte akoma aty dhe askush nuk ka tentuar qė tė njoftojė policinė pėr ngjarjen e ndodhur derisa fjalėt i ka marrė era dhe informacioni pėr ngjarjen e ndodhur ka mbėrritur nė veshėt e bluve tė policisė. Krimi i fundit makabėr brenda familjes ka ndodhur rreth orės 04.00 tė ditės sė djeshme nė fshatin Bėrxullė, rreth 20 kilometra larg nga kryeqyteti i vendit, Tirana.
Ngjarja
Rreth orės 04.00 tė mėngjesit tė djeshėm dy krisma arme janė dėgjuar nga shtėpia pėrdhese e familjes Qinami, e cila kishte pak mė shumė se 4 muaj qė kishte ardhur nga Bushtrica e Kukėsit dhe ishte vendosur nė Bėrxull. Pas tė shtėnave ka mbetur e vdekur nė vend Fiqiretja, 16-vjeēare qė ishte dhe vajza mė e madhe e kėsaj familjeje. Plumbat i kanė marrė menjėherė jetėn vajzės, e cila ka dhėnė shpirt nė oborrin e shtėpisė. Sipas burimeve tė policisė, ngjarja ka ndodhur pasi babai i saj ka konstatuar daljen e vajzės jashtė, ndoshta pėr tė takuar njė djalė. Askush nuk di tė ndėrtojė me saktėsi orėt apo momentet e fundit tė ngjarjes, pasi askush nuk tė thotė se nė ēfarė ore ka dalė vajza nga shtėpia, kur ėshtė vėnė re nga tė afėrmit mungesa e saj dhe se kė kishte dalė qė tė takonte. Sipas burimeve policore vajza e re mund tė kishte njė tė dashur dhe ky ka qenė dhe shkaku i daljes sė saj nė takimin e pazakontė nė orėt e para tė mėngjesit. Ndėrsa banorė tė zonės thonė se Fiqiretja mund tė kishte dalė pėr tė takuar njė nga djemtė qė punonte nė guroren apo lavatriēen nė afėrsi tė shtėpisė sė saj, pasi ka raste qė ata nė atė orė ata fillojnė punėn. Burime nga vendi i ngjarjes kanė thėnė se njė ditė para krimit, tė afėrm tė vajzės janė grindur me njė nga punėtorėt e zonės, pėr tė cilin dyshonin se mund tė ngacmonte vajzėn e tyre, apo dyshonin se kishte krijuar lidhje gjatė kohės qė ai ishte nė punė, ndėrsa ajo bėnte punėn e saj tė pėrditshme, nxirrte lopėn e shtėpisė pėr ta kullotur. Gjithsesi fshati tashmė gėlon nga thashethemet dhe hamendjet, por tė vėrtetėn duket se e ka marrė Fiqiretja me vete.
Gjurmėt
Pasi kanė parė se vajza e tyre ka vdekur, tė afėrmit e saj e kanė marrė trupin pa jetė dhe e kanė futur brėnda. Atė e kanė larė, e kanė veshur dhe e kanė rregulluar duke porositur dhe njė arkivol pėr ta ēuar nė varreza. Nė mėngjes, nė familjen Qinami kanė filluar tė vijnė dhe tė afėrmit e parė pėr ngushėllime, pasi janė njoftuar pėr vdekjen e vajzės mė tė madhe tė Ruzhdiut. Pas kėsaj duket se ngjarja nuk ka qenė e mundur tė mbahet e fshehur. Pak orė pasi kishte vdekur vajza, nė oborrin e shtėpisė ku kishte ndodhur tragjedia ia kanė behur dhe disa punonjės tė policisė, tė cilėt mėsohet se fillimisht kishin marrė vetėm informacionin se nė atė shtėpi kishte patur njė vdekje. Por njė kėqyrje e thjeshtė e trupit tė 16-vjeēares sė shtrirė nė arkivol ka mjaftuar qė grupi hetimor tė konstatojė vrasjen e vajzės me armė zjarri.
Hetimi
Grupi i hetimit i komisariatit nr.4 ka filluar punėn pėr tė zbardhur tė vėrteten e vrasjes sė Fiqirete Qinamit. Sipas burimeve zyrtare tė policisė kur ka shkuar grupi hetimor e kanė gjetur vendin e ngjarjes tėrėsisht tė prishur, kufomėn e larė e tė pastruar dhe pa asnjė shenjė gjaku nė trup. Mė pas hetimi ėshtė shtrirė nė marrjen nė pyetje tė dėshmitarėve tė ngjarjes dhe tė lidhjeve familjare. Pas njė punė intensive tė bėrė nga ana e bluve ėshtė arritur qė tė gjendet dhe pistoleta tip TT qė ishte e fshehur nga familjarėt pas vrasjes, gėzhojat dhe predhat. Nga ana e grupit hetimor ėshtė konkluduar se vrasja ėshtė kryer me paramendim nga ana e tė atit tė viktimės, Ruzhdi Qimani. Rreth orės 10.00 tė paraditės sė sotme, 42-vjeēarit i ėshtė prerė fleta e arrestit nė ambietet e komisariatit nr.4. Ndėrkohė policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė djalit qė dyshohet tė ketė patur lidhje me viktimėn, por deri vonė nė mbrėmje nuk ėshtė bėrė i mundur shoqėrimi i tij.
Ky artikull eshte mare nga nje gazete.Tani me thoni ju o vellezer o motra kudo qe ndodheni neper bote.a eshte e drejte qe nje baba te vrase vajzen e tij vetem sepse ajo kishte dale per te defryer ose me qarte vetem per te plotesuar qejfet e moshes?nuk e di,por gjeja qe me tmeroi me shum ishte se shum njerez qe ishin mare ne interviste e mbeshtesnin vepren e babait (vrases).un per vete nuk jam i ketij mendimi dua te shkruaj me shm dua te flas me shume per kete ngjarje te rende.por te htem te drejten nuk kam me fjale.JU LUTEM LEXOJENI DHE JEPNI MENDIMIN TUAJ TE DASHUR VELLEZER.JU FALENDEROJ PER VEMENDJEN ME RESPEKT Kingu_tirones ose IGLI_mister_KRETA
Krijoni Kontakt