leila merr shembull nga postimi i Calvero...
ja se cfare kerkoja me kete teme...
mos ki frike nga mua...
leila merr shembull nga postimi i Calvero...
ja se cfare kerkoja me kete teme...
mos ki frike nga mua...
MtrX ubicumque felix
Nje teme interesante kjo! Te pergezoj MtrX.
Edhe une po ua sjell disa vargje te shkruara nga Hekurani1 qe eshte anetar ne kete forum:
JO GJITHMONĖ BIE SHI
Ē'mė magjepse me bukuri
Ē' ma ndryshove jetėn
Di-Di
Netėt mė bėhen shekuj
Agimi zbardh i pikėlluar
Dhe shiu bie ndryshe nga herat tjera
Ē'mė zure ngusht
Di-Di
Mbyll sytė e tė kujtoj ty
Hap sytė shoh bukurinė e syve tu
Foshnjė ishe ti Di-Di
Kur unė kam puthur tė tillė sy
E nė thellėsinė e tyre
Kam pikturuar terrin e zi
Se jeta mė mashtroi me dashuri
Pėr mua
pėr shpresėn
pėr ty
Ē'mė zure ngusht
Di-Di
Mė magjepse me bukuri
Jo ēdo agim zbardh i pikėlluar
Jo gjithmonė bie shi
Pėr mua pėr shpresėn pėr ty
Di-Di
18022000161616
Ju puth te gjitheve-kosovarja18!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovarja18 : 13-07-2003 mė 06:23
I kam lexuar dhe une fabulat e Astrit Cermes dhe nje vellimth me poezi te tijat. Shume te bukura, sidomos fabulat. Flm Leila qe e solle ketu.
"Ora" e Bodlerit shume e bukur!
Tung,
Pėrsėri njė poezi ose mė mirė nje prozė poetike nga Charles Baudelaire.
DEHU
Ti duhet tė jesh gjithmonė i dehur.
Ky ėshtė thelbi : kjo ėshtė e vetmja pėrgjigje.
Qė tė mos ndjesh peshėn e tmerrshme tė kohės
qė ti krus shpatullat dhe tė pėrul drejt tokės,
duhet tė dehesh pa pushim.
- Po me ēfarė tė dehem ?
Me verė, me poezi, me mirėsi,
me ēfarė tė duash ti,
vetėm dehu dhe mos ri.
Dhe nėqoftėse ndonjėherė,
ti do tė zgjohesh
shtritrė mbi shkallėt e njė pallati,
nė barin e gjelbėr tė njė hendeku,
apo nė vetminė e zymtė tė dhomės tėnde
dhe je mė pak i dehur apo esėll.
Pyet erėn, dallgėt, yjet,
zogjtė, orėn, gjithēka qė ikėn,
gjithēka qė gjėmon, qė lėviz,
gjithēka qė kėndon, qė flet.
Pyeti ato sa ėshtė ora tani ?
Dhe era, dallgėt, yjet,
zogjtė, ora do tė pėrgjigjen :
Ēohu ! Erdhi ora tė dehesh !
Qė tė mos jesh skllav i gjymtuar i kohės,
dehu, dehu pa pushim,
me verė, me poezi, me mirėsi,
me ēfarė tė duash ti,
vetėm dehu dhe mos ri.
Pėrshėndetje
Calvero
Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes
FLETĖ E SHKARRAVITUR
Edhe kjo ditė kaloi
fletė e shkarravitur
me vija tė trasha tė dhembjes
skaj mė skaj
shkronja jo mė tė lexueshme
skica abstrakte tė padeshifrueshme
nė njėrin cep emrin tend
disa herė te nėnvizuar
njė pikėpyetje
me vija tė shumėfishta
dhe zbrazėtia
e pėrgjegjieve qė mungojnė...
Tahir Hoxha
(kjo PO)
Shi dashurie nga Loti i Shpirtit
Meqenėse
rreth vetes po sillem,
njė Everest tjetėr
pėr ty
me eshtra fjalėsh po ngre.
E atje
nė majė
emrin tėnd ta lė
qė lulja tė mos vdesė
e shi dashurie
pėrherė tė bjerė
***
Sonte
rudinat e shpirtit
t'i fala!
Hyr
e lodro pa kufi!
The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.
LLORA
-I-
Prape mu kujtove, Llora.
Dashurine tone te shkuar
Prape ripertyp
Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
Naten
Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
Po ripertyp
Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
Borite dhe katroret mizeri te taksive,
Tabelat e kafeve plot drite,
Afishe, stacione metroshe
Ku me ty brodha
Nofullat e zemres
Me dhembin
Llora.
-II-
Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
Llora,
Me ka marre malli,
Mall boje hiri.
Tani nata si nje mbulese vigane
qendisur me drita aneve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja ne perendim,
Na mbulon e shqetesuar.
Ne shtrihemi nen te,
Si ne ethe zbulohemi
Te ndare,
Te larget,
Te vetmuar.
Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasionit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.
Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty.
-III-
Ja
Vetetimat e bardha ne qiej
Adresen tende shkarravisin.
Sikur keto re
Te perhimta
Te ngarkuara
Te ti dergoja si letra, Larisa.
Letra ...
Nga tere letrat qe shkrova
Sdi pse te dergova ate me te marren
Pas se ciles si personazh Dostojevski
Te thashe njeqind here "me fal!"
Me pas ate faj per ta shlyer
Doja te te shkruaja por me kot.
Lapsi me ngrinte mbi leter
Dhe une ngrija si robot.
Ti u ngryse kur ta shpjegova,
Veshtrimi t'u err, t'u mpi,
Si syte e falltarit kur pikasin
Midis fallit kumtin e zi.
Dicka qe prishur ne bote
Ne zemrek te saj, ne aks.
Ikje e letrave si e zogjve
S'parandillte vec dimrin plak.
-IV-
Keshtu pra te ti nisja keto re
Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
Ti ne mesnate e hutuar atje
Do te coheshe nga gjumi
Tek xhami t'afroheshe:
C'ndodh keshtu?
C'eshte kjo gjeme,
Ky shi here i merzitur, here i rrepte,
Keto vetetima,
Keto rrufe?
Dhe do te rrije gjithe naten tek dritarja
Rete te deshifroje,
Llora.
-V-
Zor se ne jete do te takohemi.
Adresat humben,
S'ka me letra.
Ti mjegullat,
Une rete
Do ti dergojme njeri-tjetrit
Gjersa dhe vete
Te mjegullohemi.
-VI-
Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
Si nje terbim, si nje shkulm ere,
Shkronjat vallzonin si ne ethe:
Prerje. Prerje. Prerje.
Prerje maredheniesh diplomatike
Kurre s'do te shoh ty.
Ambasadat u mbyllen.
Pasaportat,
Vizat
Rame ne zi.
Mbi ijet tua te bardha
Ra pluhur.
Mbi syte e tu.
Larisa diplomaticeskaja
C'ndodhi ne bote keshtu?
-VII-
Qendrova perpara globit.
Ballin e nxehte mbeshteta
Mbi rrudhat e meridianeve
Do te desha te pija me globin,
T'endeshim te dy te dehur,
Ai mes kozmosit,
Une rrugicave te Tiranes.
-VIII-
Nga erdhi kjo dashuri
Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
Ishte me siguri si ndeshkimi
I atij qe me tempullin tallet.
Njohja ne stacionin Konsomolskaja
Banale si rrallehere ish
Numri i telefonit
Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
Me te kuq buzesh
Barbarisht.
Restorant Leningradi
Shampanje
Snobizem i dyanshem.
Kotni.
Perlat, secili, pse valle
Perpiqet ti fshihte ne thellesi?
Nje te kollur si prej prostitute
Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
Ndersa une ngul kembe se nga lirat,
Merrja vesh me pak se nga futbolli.
Vec te port e shtepise
Nen ca jorgovane
Ajo psheretiu njerezisht
Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
E kthyer ne madone serisht.
-IX-
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Naten avioni u ul n'aeroport.
C'pati mes nesh,
Llora,
Harrese, ftohje, abort?
Tek dera e avionit era te priste.
Zemra ime me debore u mbush
Si nje vetmi e madhe zbrisja
Po n'aeroport.
Askush.
askush.
Hamej, merrini keto valixhe.
Te renda?
Jane mbushur me pritje.
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.
-X-
Ne kafe artistike bashke jemi prape.
Jashte debora ruse.
Brenda ti.
Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
Prape me sllaven ben dashuri.
Pusho, gen i vjeter i rraces,
Ne thellesi, ne humnere hesht,
Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
Kryqi im ajo le te jete.
-XI-
Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
I ngrysur, shpresepak, shteteror,
Kemi flakur te dy mburojat,
Si qelqi te thyeshem jemi prore.
Ku jane ditet e shkujdesshme.
Te dielat mendjelehta, te martat,
Kur ti me shthurjen une me injorancen
Vertiteshim si me maska?
Tani qe te tjeret rresht vune maskat
Ne papritur i hoqem ato
Fishkelle, uleri ere e marre,
Oren e ndarjes kendo!
-XII-
Ndarja ...
Nje fjale goje
Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
Te ndertosh nje ndarje per te qene
Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide.
Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapesira te medha e po aq mund.
por jet“ e njeriut s'eshte galaktike
Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.
Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton
Per dashuri,
Per ndarje,
Harrese.
Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
Kengetor i thinjur shetites syqorruari ...
Era e nentorit
Librin e trete te vjeshtes
Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.
Te gjitha keto rikujtoj
Ripertyp.
Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.
Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
Keshtu pra, Llora.
Ismail Kadare (1961)
as lasgushi e as esenini
cvajgun dhe hygoin i shikoj nga lart
petro marko me sjell cajin ne mengjes
stendali me mban taketuken prej platini
vetem atehere kur dielli guxon te ndricoje mbi mua
ngre koken lart ti hedh nje veshtrim percmues hijes
oops, kerkoj ndjese. kjo nuk eshte poeme.
gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli
"Cicinka" e Anivese!
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Poema me e bukur per mua eshte "The Past" e Emily Dickinson
The past is such a curious creature
To look her in the face.
A transport may reward us,
Or a disgrace
Unarmed if any meet her,
I charge him, fly!
Her rusty ammunition
Might yet reply!
me falni qe eshte ne anglisht po perkthimi do ia humbte BUKURINE E SHPREHJES...
Pershendetje
Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
Leo BUSCAGLIA
Krijoni Kontakt